Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Peshq të ngecur në rrjetë

    Emri:  238841fd736b10a57da37661ccc3ccb13d481326.jpg

Shikime: 4306

Madhësia:  48.1 KB

    Pjesë të zgjedhura nga libri i Paolo Landi, Impigliati nella rete.

    Nëse ndonjëri kupton që mbreti është lakuriq, kjo nuk do të thotë që mbreti pushon se qenuri mbret. Do të thotë që shumë nuk do të vazhdojnë të bëjnë sikur admirojnë veshjet e tij.
    Hyrje

    Që pa filluar mire duhet thënë se nuk mund të bëhet pa Rrjetin (internetin), dhe, për t’i dhënë krejt hakun, duhen vënë gjithnjë në dukje mundësitë e tij të pa eksperimentuara më parë dhe potencialitetet e tij, ashtu si duhet të bëhet pa tjetër lista e aspekteve të tij pozitive. Por informacioni i sotshëm për Web-in lëkundet midis entuziazmit të turmës - shoqëruar nga një lloj kërkese për pjesmarrje akritike në mekanizmat e tij - dhe mohimit përbuzës e ndonjëherë snob të disa kundështarëve të izoluar, të trëmbur më tepër nga degjenerimet e tij politike, psikologjike, seksuale.

    Ja vlen të përqendrohem tek kontradiktat më të spikatura të Rrjetit, sigurisht jo për ta mohuar, por për të paralajmëruar kë e frekuenton që të bëjë kujdes nga çdo abuzim i mundëshëm. Do të dëshiroja që ky libër, në disa pika tepër kritik ndaj Web-it, të lexohej si një xhest shprese drejt mundësisë së inteligjencës dhe spiritualitetit njerzor, si një shtytje për t’i përdorur teknologjitë, më tepër se t’u përdorur prej tyre, gjë që po ndodh gjithnjë e më shpesh.

    Do të dëshiroja të hidhja një sfidë - prindëve, mësuesve, edukatorëve në përgjithsi, por edhe djalërisë - për një edukim (dhe një auto-edukim) të shumëllojqenësisë në vënd të njësimit tiranik të modave. Çfarë ky libër vërtet akuzon, më tepër se Rrjeti në vetvete, është shoqëria jonë dhe marrosja pas inteligjencës kapitaliste të teknologjive të reja: i këndohen hosana më tepër atyre që lavdërojnë fitimin e arritur pa shumë stërhollime etike dhe shumëfishimit të konsumeve, shpesh duke u maskuar mbas ideologjive të rreme të progresit.

    Nëse ndonjë kupton që mbreti është lakuriq, kjo nuk do të thotë që mbreti pushon së qenuri mbret.

    Çliruar nga xhingla-minglat ideologjike, Rrjeti nuk është gjë tjetër veçse një mjet informacioni dhe zbavitje. Do të zëvendësojë televizionin e vjetër dhe do të arrijmë më në fund ta frekuentojmë pa hipokrizi, pa ndërgjegjen false të pjesmarrjes në një apoteozë të demokracisë. Me ndërgjegjsimin (në rast se) e bërjes pjesë në një proces globalizimi - ekonomik dhe kulturor - më të sofistikuar.

    Do të mësojmë ta përdorim ashtu si kemi mësuar të përdorim telefonin, flokëtharsen, furrën me mikrovalë, faksin, pa i’u nënshtruar, pa na u lëbyrur sytë nga mitologji që, sipas të dhënave faktike, tregojnë brishtësinë e tyre pa vlerë. Atëhere teknologjia do të jetë një mjet për të jetuar më mirë, dhe jo mjedisi në të cilin detyrimisht duhet të jetojmë. (faqe 11-12)

    Në një rrjetë, e thotë fjala vetë, mund të mbetesh i kapur në të. Peshq që përpëliten midis syzeve të gërshetuara të një kurthi të thurur me kast për të na zënë rob, miza të ngecura në një rrjetë merimange të brishtë, e megjithkëtë vrastare, nga e cila nuk do të çlirohemi më. Një rrjetë mund të jetë një pështjellë, një pyll, një sistem biologjik që harliset, lëmsh i një bime parazitare që jeton për hesap të një organizmi tjetër deri sa i’a merr shpirtin. Sa më tepër degëzohet një rrjetë, aq më tepër shton aftësinë të gllabërojë gjithçka. Një rrjetë mund të na burgosë, mbasi të na hiptnotizojë me thurrjet ndjellëse të nyjeve të saj. Njësoj si peshqit notojmë në tufa, çdonjëri duke vozitur me pendë dhe duke marrë frymë me verza, individualitete të asgjësuara nga turma që çvendoset verbtazi sa andej këndej, duke u uniformuar si bashkësi, pasqyrima flakëruese të argjendta që marrin frymë fryu-çfryu si një mushkëri e madhe, ndonjëherë hallakatur prej sulmit të një peshku më të madh. Teknika tregon natyrën e saj çdo herë në një perspektivë të re, kështu, duke u tutkallosur me ne - mutantët (ndryshimtarët) e shekullit të njëzet - teknika ndryshon emocionet tona, ankthet, dëshirat. Rrjeta që na kap, ajo në të cilën mbesim ngjitur, ajo që na magjeps ndërkohë që na mbërthen, ajo që na burgos duke na lajkatuar, është Rrjeti, rrjeta e vetme që mund të ndërlidhë një peshk pa ujë me miliona të tjerë të ngjashëm me të: Interneti. Një bashkësi ndryshueshmërish që bëhen kapicë në një rrjetë gënjeshtare, seamless, pa syze, nyje dhe thurrje. Një rrjetë e përfytyruar pra, ashtu si duhet të jetë një rrjetë e hedhur në detin abstrakt të individualiteteve të ndërlidhura, që flasin pa u njohur dhe lejojnë të kapen rob për të qenë të sigurtë se ekzistojnë. (faqe 13-14)

    Të tillë jemi, peshq të vetmuar që vozitin në hapsirën e gjërë të një oqeani në të vërtetë të mbipopulluar: gjithnjë e më të vetmuar, të zhytur në paradoksin e një jete që na shtyn të ngujohemi në shtëpi, para pc-së (personal computer) tonë, në iluzionin që gjithçka që na duhet gjendet aty, e strukur në atë ekran . (…)
    (…). Njohja është, para së gjithash, eksperiencë. Por Rrjeti e ndryshon pa mëshirë eksperiecën: nuk lëvizim, nuk dalim, nuk udhëtojmë më për të njohur botën. Eshtë bota që na ofrohet neve, sedentarë të paluajtur vendit, që nuk e përshkojmë, përveç se në autostrada telematike, e nuk e banojmë më, perveç se në site virtualë. (faqe 15-16)

    (…). Duke harxhuar shumë kohë në Rrjetë, bëhet e zakonshme të mendohet që identiteti ynë është i shkëmbyeshëm, që e vërteta dhe përnjëmendësia mund të përputhen, falsiteti mund të bëhet joshës. Në ekranin e pc, duke dialoguar me kë nuk na njeh, mund të paraqitemi si e kundërta e asaj që jemi dhe Rrjeti fillon e duket si një vend ku shumëllojshmëria është në vetvete një virtut, në vënd të një gënjeshtre.

    (…). Nëse bota na ofrohet, ne pushojmë së qeni në botë. Bëhemi konsumatorë të botës. Nëse pastaj bota vjen tek ne vetëm në formë imazhi, nëpërmjet një ekrani, çfarë konsumojmë është vetëm një fantazmë e botës. Çdo eksperiencë e bërë në Rrjetë do të na duket një eksperiencë e “vërtetë”. E vërteta dhe gënjeshtra, vërtetsia dhe falsiteti tejkalohen nga miti i shumëllojshmërisë. Sasitë bëhen cilësi: mundësia për të folur me një numër pafund personash, ysht handikapin e të qënurit i vetmuar para një pc-je, mundësia për të konsultuar nëpërmjet kompiuterit enciklopedinë më të madhe të botës, të çliron nga detyrimi për të kërkuar gjetkë në mënyra të tjera, sepse, helbete, dihet që gjithçka mund të gjendet atje. (…). (faqe 19-20)

    Jam lidhur. Kam ndezur celularin, adresa ime e postës elektronike funksionon. Nuk më merr në telefon dhe nuk më shkruan asnjeri. Pra nuk jam askushi. Nga frika, nga një nevojë sigurie të cënuar, lind nevoja për të ndërtuar një jetë të dytë në Web. Nga pikpamja psikologjike Rrjeti dhe mjetet e reja të komunikimit janë rregullatorë dhe moderatorë të ndarjes, të asaj shkëputjeje që lind nga largësia fizike, por mbi të gjitha nga ajo më e padurueshmja, me natyrë sentimentale, që lind nga mungesa dhe humbja e kontaktit me “tjetrin”. (…) (faqe 27)

    (…). Te jesh anonim ka një kuptim të dyfishtë dhe kontradiktor: nga njëra anë duket si kushti i domosdoshëm që dikushi të shfaqë lakuriq - nëpërmjet fillit telefonik ose telematik - ndjenjat e tij, dëshirat e tij më të fshehta, perversionet e tij. Nga ana tjetër është denoncimi i izolimit tonë - që çdonjeri kërkon në mënyrën e tij ta mbushë “duke u lidhur” pa e zbuluar fytyrën e tij -, në mënyrë që të jemi në qendër të interesit të dikujt, në mënyrë që të mos ndjehemi të izoluar në boshllëkun e vetmisë sonë. Ashtu si çilimijtë rrekin të fillojnë të banojnë botën, të zotërojnë realitetin dhe të vendosin relacione ndjesore nëpërmjet kukllash dhe arushkash prej pellushi, njësoj ne nuk jemi më në gjëndje të banojmë botën dhe të garantojmë relacione ndjesore pa ndërmjetsinë e pc-së ose celularit tonë, të cilët janë lodrat tona, mrekullitë e reja teknologjike që na rishpien në fëmijëri, në një fëmijërizim të përgjithshëm dhe progresiv të botës - jo vetëm virtual -, në të cilën jetojmë dhe veprojmë. (faqe 31-32)

    (…) Speaker’s Corner (qoshja e oratorëve) është një zonë në anën veri-lindore të Hyde Park, në Londër, afër Marble Arch. Eshtë vëndi tradicional i rezervuar për kë ka ndonjë gjë për të thënë. Veçanërisht të djelën në mëngjez çfardo lloj robi mund të dalë në resme pa i’a marrë dorën kujt, e praktikisht për të llafosur për çdo lloj argumenti. Oratorët e Speaker’s Corner tashmë janë rob të një manierizmi, denoncimet e tyre, opinionet e tyre, edhe pse mund të provokojnë opinione të kundërta nga ndonjë spektator, mbeten fjalë të ngordhura. Liria, demokracia dhe ambicja e kotë për komunikim e kujt lundron në Internet, bien pre e të njëjtit manierizëm. Ashtu si në park mjafton një stol, mbi të cilin ngjitesh, për të ligjëruar para kalimtarëve, në Rrjetë të mjafton një lidhje-hyrje. E kujt i intereson ajo që ti kërkon të thuash? Rrjeti dhe Blog-u ngjajnë me një Hyde Park i zgjeruar dhe i frekuentuar në të gjitha orët, jo vetëm mëngjezin e të djelës, nga milionë gojtarë që, në të gjitha gjuhët e botës, shkarkojnë aty informacione dhe opinione të dobishme dhe korrekte, por edhe të panevojshme, ose të parëndësishme, të skaduara ose të papërditsuara. Nëse dallohet lehtë filozofi nga sharlatani që hip mbi stol në Hyde Park, si mund të ndahet djathi nga sapuni në valangën e të dhënave dhe kumteve që përditë përmbyt Rrjetin?

    Autori : InkuizitoriMoth
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 12-07-2018 më 14:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •