Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 44 prej 44
  1. #41
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Varfëria ne Shqipëri

    Kush tjeter duhet te pergjigjet per varferine ne Shqiperi pervecse klases politike ne pushtet ne keto 28 vjet. Me pare kishte barazi dhe deri diku varferi, por kurrsesi deri ne mjerim dhe mungese ushqimi. C`ka bere klasa plitike keto 28 vjet. S`ka nxjerre akoma nivelin minimal te pranueshem te varferise. Ky nivel duhet te siguroje jetese dinjitoze. Kur nuk ka bere kete,per cfare nevojitet kjo klase politikanesh te korruptuar??? Vetem shmangja e "rilindjes urbane" do te ndikonte qe shume familje te dilnin nga mjerimi, kur ka te tjera e te tjera.Vetem nje parti qe se paku ka ne programin e saj si prioritet zhdukjen e mjerimit, varferise dhe sigurimin e nje standarti minimal dinjitoz, ja vlen te votohet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 24-01-2019 më 14:19
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Varfëria ne Shqipëri

    Shqiptaret per Shqiptaret
    Published on Mar 8, 2019
    "Shqiptaret per shqiptaret" ne News24, 8 mars, 2019
    Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në fshatin Mashan të Gramshit. Këtu jetojnë 6 anëtarët e familjes Kishta.

    Kjo familje frymën e mban gjallë veç me ndihmën ekonomike. Të ardhura të tjera nuk kanë.
    6 anëtarët e familjes Kishta fshatin Mashan të Gramshit jetojnë vetëm me ndihmën ekonomike. E gjithë banesa e tyre përmblidhet në një dhomë të vetëm 2 me 3 metra katërore. Fëmijët flenë përdhe çdo natë.
    Kryefamijari, Dhimitraq Kishta dridhet teksa tregon vështirësisë e nuk i mban dot lotët.

    “Këtu jetojmë të gjithë, duhen lekë unë lekë që nuk i kam. Kam vuajtur shumë, nëpër spitale kam rritur fëmijët. Dy fëmijë i kam patur me vrimë në zemër, më shumë pa bukë sesa më bukë.

    Në Tiranë kam fjetur në lulishte kur fëmijët kuroheshin në spitale. Tani jam vetëm , këtu kam 4 fëmijë si mos më keq. Njëherë hanë njëherë nuk hanë. Të shikonin edhe fëmijët e mi ndonjë ditë të bardhë nuk doja asgjë tjetër.

    Faturën e energjisë elektrike dhe faturën e ujit ma paguan vëllai i madh. Nuk kam mundësi, nuk kam asnjë shpresë më. Zoti vetëm ai e di si do shkojë halli im”-shprehet babai i katër fëmijëve duke lotuar nga dhimbja që e ka kapluar.



  3. #43
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Varfëria ne Shqipëri

    Dhimbje e madhe! Urgjente!

    Ditën e dielë ka ndodhur një aksident në Peshkopi ku humbi jetën një çift, Gentian dhe Klodiana Karazajmi, 34 - 28 vjeç.
    Për të mos mjaftuar kjo dhimbje e madhe, prindërit kanë lënë 4 fëmijë jetimë, katër vajza të vogla të moshës 14, 11, 8 dhe 2 vjeç.
    Familja jeton në varfëri ekstreme, në Peshkopi. Nisur nga ky rast, i shprehim ngushëllimet familjes dhe nisim fushatën për një shtëpi për familjen. Këto ditë të vështira jemi pranë tyre. Gjyshi i fëmijëve dhe vajza e madhe bëjnë apel, pasi familja nuk ka asnjë të ardhur dhe gjenden në situatë tepër të vështirë.
    Të bëhemi bashkë të gjithë për tja lehtësuar sadopak dhimbjen!
    Ju lutem shpërndajeni!

    Një share/shpërdarje e këtij postimi ndihmon më shumë se mund ta mendoni.

    GoFundMe: https://www.gofundme.com/fundjavendrysheal.

    PayPal & Credit Cards: https://ffn.al/en/donate-2/

    Numrat e llogarisë :
    Fondacioni Fundjavë Ndryshe
    Raiffeisen Bank

    SWIFT CODE - SGSBALTX

    0011184027 - ALL - AL76202110130000000011184027
    0021184027 -EUR - AL61202110130000000021184027
    0031184027 -USD - AL46202110130000000031184027

    “Bamirësia nuk të varfëron”
    #fundjavendryshe✅

    https://youtu.be/qRI6dZfnGP0

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Varfëria ne Shqipëri



    Historia rrënqethëse e dy të moshuarve, që perdorin karamelet për sheqer. 18 vite më parë...
    n




    News24 Albania

    Kamera e News24 ka ardhur sot ne fshatin Derje, te njesise administrative shengjergj. Do ju tregojme sot historine e dy te moshuarve, te cilet jetoje ne varferi ekstremi. Ata e kane pranuar fatin e tyre. Dhe kane bashkejetuar me fatin e tyre te keq, prej vitesh me radhe, nuk e kane ngritur asnjehere zerin per situaten ku ndodheshin. Sot guxojne ne flasin. Guxojne sepse pandemia ne te cilen ndodhemi i ka lene pa ngrene dhe pa asnje ushqim ne shtepi.

    Shume familje shqiptare po kalojne dite te veshtira, si pasoje e Coronavirusit. Por me te veshtira jane ditet per ata qe edhe perpara Covidit, jetonin ne varferi ekstreme. Sot do te shkojme tek shtepia e Qemal dhe Ishe Muratit. Teksa I afrohemi shtepise, e gjejme nenen 68-vjecare te ulur perpara shtepise. Pasi pershendetemi, na fton te hyjme brenda, dhe aty takohemi me gjyshin 76-vjecar, I cili e k ate veshtire te levize, e ne ndihme I vjen nje shkop. Te dy te moshuarit me rrefejne se keto dite kane qene shume te veshtira per ta, jane pa ushqime dhe miell kane vetem per 3 dite. Murati na tregon gjithashtu se ka komunikuar edhe me drejtuesin me njesine administrative shengjergj, por qe askush nuk ia ka pare deri me tani deren.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •