-
Pėr: Festivale ne Shqiperi
Jeni gati pėr Gjon Mili Jazz Blues Festival? Ja artistėt qė do tė performojnė nė Tiranė
Nė datat 12, 13 dhe 15 Korrik vjen nė Tiranė festivali “Gjon Mili, Jazz & Blues”.
Shfaqjet mė 12 dhe 13 do tė zhvillohen tek Instalacioni Reja nė kryeqytet dhe do tė jenė tė hapura pėr publikun, ndėrsa mė 15 Korrik nė Korēė.
“Gjon Mili Jazz & Blues Festival” synon promovimin e figurės sė Gjon Milit, si e vetmja urė lidhėse qė kombi shqiptar ka me muzikėn Jazz nė periudhėn e saj mė tė artė, duke e bėrė pjesė tė Trashėgimisė Kulturore dhe Artistike tė Shqipėrisė.
Zhvillimi i festivalit ka pėr qėllim tė nxisė aktivitetin artistik dhe krijimtarinė nė muzikėn Jazz dhe Blues, duke motivuar muzikantėt e rinj shqiptarė me anė tė shkėmbimit artistiko – kulturor me muzikantė kombėtarė dhe ndėrkombėtarė me eksperience.
Artisti shqiptar Gjon Mili, si mjeshtėr dhe novator i fotografisė, ka kontribuar nė tė gjitha fushat sociale dhe kulturore nė Shtetet e Bashkuara dhe, si rrjedhojė, nė mbarė botėn.
Si muzikant amator (luante oboen), ai pati njė lidhje tė veēantė me muzikėn Jazz dhe arriti tė dokumentojė tranzicionin midis dy periudhave mė tė rėndėsishme tė saj, Swing Era dhe Modern Jazz.
Gjithēka filloi nė vitin 1943, kur Gjon Mili realizoi pėr revistėn Life, dy nga setet e tij fotografikė mė tė famshėm “The Lindi Hop” dhe “Jam Session”. Falė kėtyre artikujve Gjon Mili u lidh gradualishit me kulturėn jazz dhe me promovimin e mėtejshėm tė saj. Kėtė e ka dėshmuar me filmat artistikė tė realizuara nė vitet ’40 – ’60 si: “Jammin the blues”, “Stompin for Mili” dhe “Improvisation”, filma tė njohur tė kinematografisė botėrore me qėllim promovimin e muzikės jazz.
Koha Jonė
Artistėt Performues nė linkun nė vijim: https://kohajone.com/jeni-gati-per-g...jne-ne-tirane/
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 09-07-2023 mė 20:16
-
-
Pėr: Festivale ne Shqiperi
Za Fest nė Shkodėr, muzikė dhe tė ftuar specialė nė festival
Zā Festi jehoi edhe nė edicionin e tij tė 7-tė nė Shkodėr.
Festivali qė lindi me synimin pėr tė promovuar vlerat e Shqipėrisė, pėrmes muzikės, artit, mbėshtetjes nė traditė dhe mbrojtjes sė mjedisit, u zhvillua pėr tre netė me radhė, duke nisur nga oborri i Kullės se Sahati tė Inglizit, pėr tė pėrfunduar nė kalanė Rozafa, me kėngėtarė me famė botėrore deri tek tė ftuarit special.
“Pak e dinė jo tė gjithė qė jam nip shkodre, djali i kėtij qyteti prandaj ėshtė kėnaqėsi shumė e madhe qė jam kėtu me ju. Pa ditur ku kemi qenė e ku kemi patur tė mirat e tė gabuarat tona nuk do tė dimė tė ndėrtojmė tė nesėrmen”- tha Marin Mema, gazetar
“Ėshtė shumė e bukur e sidomos ky vendi. Jam pa fjalė. Ėshtė gjithēka fantastike. E njoh Vlashentin prej shume vitesh dhe me ka folur gjithmonė pėr vendin e tij. Tani jam e lumtur qė e dėgjova dhe erdha pėr tė zbuluar Shqipėrine e tij,e cila ėshtė e mrekullueshme.”- tha Isabeal Sorling, kėngėtare.
“Pėr mua ėshtė hera e parė nė Shqipėri dhe duhet tė them qė ky vend, Shkodra ėshtė e mrekullueshme dhe kjo skenė njė magji e vėrtetė. Vlashenti mė kontaktoi dhe krijuam lidhjet menjėherė, njė kimi qė dukej se njiheshim prej kohėsh. Mund tė them qė ėshtė nisja e njė miqėsie. Pėrgjigjia e publikut sonte ishte fantastike dhe tė shohėsh qė njerėz qė nuk flasin gjuhėn tende por kėndojne me ty, ėshtė fantastike. Njė eksperiencė qė dua ta pėrsėris.”-tha Davide Shorty, kėngetar.
Krijuesi i ZAFEST, Vlashen Sata, thotė se edhe kėtė edicion, ky festival ia arriti qėllimit.
“Shumė pėrpjekje qė t’ja dilnim dhe jam shumė i lumtur e mė vjen shumė mirė qė kemi arrit rezultatin. Ėshtė dėshira me mbajt nivelin, tė ruajmė tė mirėn e tė bukurė dhe mė vjen mirė qė njerėzit e kanė shijuar e pėrqafuar dhe i ka bėrė mirė atyre dhe neve”- tha Vlashent Sata
ZAFEST, erdhi me mbėshtetjen e Ministrisė sė Kulturės, Bashkimit Europian dhe ambasadės Franceze, Italiane dhe Suedeze.
/ TopChannel / KultPlus.com
https://www.kultplus.com/muzika/za-f...e-ne-festival/
-
-
Pėr: Festivale ne Shqiperi
Ngre siparin "Mik Festival" festivali i muzikės internacionale pėr tė gjashtin vit nė Korēė
29 Korrik, 2023
-
-
Pėr: Festivale ne Shqiperi
MIK festival, koncerti nė Drenovė mes muzikės klasike dhe asaj tradicionale
31 Korrik, 2023.
-
-
Pėr: Festivale ne Shqiperi
ReMusica me dy koncerte nė Himara International Music Festival
ReMusica Festival i drejtuar nga kompozitorja Donika Rudi do tė ketė dy paraqitje nė Himara International Music Festival.
Nė pikėn mė tė lartė tė kalasė, nė kalanė shekullore tė Himarės nė Shqipėri, Lament of the Earth nga kompozitorja Donika Rudi do tė hapė festivalin Himara International Music Festival kėtė tė enjte, pėrcjell KultPlus.
Lament of the Earth ėshtė vepėr kushtuar efekteve tė ndryshimeve klimatike nė Tokė dhe ngrohjes globale e mbėshtetur nga platforma IN SITU European Platform for Artistic Creation in Public Space, nė kuadėr tė projektit (UN)COMMON SPACES, tė bashkėfinancuar nga Programi Creative Europe i Bashkimit Evropian / Teatri ODA.
Shfaqja do tė prezantohet dy herė, nė orėn 19.30 dhe nė orėn 20.00.
LAMENT OF THE EARTH (Vajtimi i Tokės)ėshtė cikėl i veprave audio-vizuale nga kompozitorja Donika Rudi kushtuar efekteve tė ndryshimeve klimatike nė Tokė, ėshtė thirrje pėr ndėrgjegjėsim dhe kujdes ndaj planetit tonė. Fokusi thelbėsor i kėtij cikli ėshtė shtjellimi i temės sė ndryshimeve klimatike dhe eksperiencės tingullore pėr komunitetin e shurdhėt. Vepra ėshtė ndėrtuar duke u bazuar nė grafikėn e warming stripes apo shiritat e ngrohjes globale, tė cilat vizualisht portretizojnė ndryshimin afatgjatė tė temperaturės nė sipėrfaqen e Tokės. Nė pjesėn e parė vepra pėrqendrohet nė tinguj organikė, kryesisht nė njė qetėsi dhe harmoni me tekst tė autores Doruntina Basha, pėrderisa kulminacioni arrihet me tinguj tė transformuar, tė deformuar dhe vajtimin e tokės, thirrjes pėr veprim nga sopranoja Kaltrina Miftari. Gjuha e shenjave dhe vallėzimi ėshtė pjesė integrale e kėtij cikli, ku pėrmes lojės sė lėvizjeve, vallėzimit dhe visual vernacular do interpretohet dhe pėrjetohet emocioni i tingullit. Vepra adreson atė qė tė gjithė ndjejmė por nuk e flasim, vėrejmė por nuk e shohim, atė qė na afekton por ne qėndrojmė indiferent.
Pėr kėtė vepėr me profesionalizmine tyre kanė punuar: Donika Rudi, kompozitore, Kaltrina Miftari, soprano, Agnes Nokshiqri, gjuha e shenjave/visual vernacular & vallėzim Doruntina Basha, teksti Hana Zeqa (Fight or Flight), kostumi / skenografia, Labinot Rudi, sound / zėri.
Gjithashtu, kompozitorja Donika Rudi ka bėrė mė dije pėr KultPlus se nė kėtė festival do tė paraqiten edhe me njė tjetėr koncert nga ReMusica Vocal Ensemble.
Nėn qiellin e hapur, midis shtėpive tė vjetra dhe Kishės sė Gjithė Shenjtorėve nė fshatin e Himarės, koncerti i Ansamblit vokal ReMusica do tė mbahet me datėn 3 Gusht 2023.
Programi i ansamblit vokal ReMusica paraqet njė zhytje tė madhe nė thesarin historik tė muzikės shqiptare (deri vonė tė panjohura pėr histiorografinė shqiptare ) tė shekullit XIII dhe XIV me kompozitoret Gjergj Danush Lapacaj , Jan Kukuzeli (i cili njihet si reformator i notacioni tė kishės lindore) dhe duke vazhduar deri te krijimtaria e kompozitorėve kosovarė si Mendi Mengjiqi, Memli Kelmendi dhe poashtu repertoari modern botėror.
Ky program i pasur, kryesisht me vepra tė autorėve tanė do tjepet me datėn 3 Gusht 2023 nė Himarė.
Ansambli vokal i Kosovės ReMusica ėshtė ansambėl i formuar nga Festivali ReMusica dhe ai karakterizohet pėr repertoarin e tij tė gjerė stilistik, duke filluar qė nga muzika e vjetėr renesansė & barok, repertoari modern shqiptarė e deri tek repertoari botėror bashkėkohor. Nėn udhėheqjen e dirigjentit Rafet Rudi, tetė profesionistė janė bashkuar pėr tė shpalosur muzikėn korale me njė finesė, ndjeshmėri interpretative duke synuar njė standard shumė kėrkues.
/ KultPlus.com
https://www.kultplus.com/muzika/remu...usic-festival/
-
-
Pėr: Festivale ne Shqiperi
Muzikė elektronike nė kala/ Ēeēo Fest zhvillohet edicioni i katėrt nė Gjirokastėr
Nė kalanė e Gjirokastrės ėshtė duke u mbajtur njė prej eventeve mė tė njohura tė muzikės elektronike nė vend. “Ēeēo fest” njė ngjarje muzikore rinore qė vjen nė edicionin e saj tė katėrt ka mbledhur qindra tė rinj nga i gjithė vendi si dhe tė huaj qė kanė udhėtuar drejt Gjirokastrės pėr tė ndjekur DJ-t e tyre tė preferuar. Ritmet e muzikės elektronike pėr tė disatėn natė rresht i kanė ftuar pjesėmarrėsit tė vallėzojnė deri nė agim.
DJ setet e mbrėmjeve po karakterizohen nga disa zhanre, me improvizime dinamike, teknikė inovative dhe pjesė nga albume tė njohura si ai i DJ Andi Bros “ Love intro”, “ Midnight love” apo pjesė nga albumi “Dreams”
Mė shumė se 15 artistė ndėrkombėtarė dhe shqiptarė tė muzikės elektronike duke kombinuar repertorin dhe ritmet kanė mundėsuar qė festa tė zėrė vend edhe nė pazarin e Gjirokastrės nė orėt e pasdites. Emri i festivalit ėshtė njė memorje pėr heroin shqiptar tė pėrpjekjeve ēlirimtare kundėr otomanėve Ēerēiz Topulli, lindur dhe rritur nė Gjirokastėr.
Krahas promovimit pėrmes imazheve filmike tė figurės sė Ēerēiz Topullit portreti tij ėshtė bėrė tani shumė popullor nė bluza, kapele e ēanta.
Lexo.al
https://lexo.al/2023/08/muzike-elekt...e-gjirokaster/
-
-
Pėr: Festivale ne Shqiperi
Ēeēo Fest 2021 | Official Aftermovie
-
-
Pėr: Festivale ne Shqiperi
“Shkodra Jazz Festival 2023”- Aktiviteti Muzikor qė bashkon muzikantė tė njohur nga Shqipėria dhe tė huaj
Nisi “Shkodra Jazz Festival 2023”, aktiviteti muzikor qė bashkon muzikantė tė njohur nga Shqipėria, vende tė rajonit e mė gjerė.
Edicioni i 14-tė i tij nis me “Rrok Akademi” masterclass pėr tė rinj nė instrumente dhe rryma tė ndryshme muzikore e vijon me koncerte nė qytet, duke na shoqėruar pėr 3 javė.
Projekti organizohet nga Shoqata Kulturore “Rrok Jakaj”, me mbėshtetjen e Bashkisė dhe partnerėve tė tjerė dashamirės tė artit e Shkodrės si qendėr kulture.
Koha Jonė
https://kohajone.com/shkodra-jazz-fe...a-dhe-te-huaj/
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 08-08-2023 mė 07:11
-
-
Pėr: Festivale ne Shqiperi
https://gazetasi.al/nona-festivali-q...ria-ne-permet/
" Nona " - festivali qė shkund brezin e tretė dhe mbledh Gjyshet nė Pėrmet
-
-
Pėr: Festivale ne Shqiperi
"Divani Lunxhot", promovohen kėngėt popullore, kulinaria dhe punimet artizanale
Lunxhėria vijon tė ruaje traditėn duke mbledhur grupe te ndryshem popullore nga i gjithe vendi. Krahas kėngės, promovohen edhe kulinaria dhe punimet artizanale.
Divani Lunxhot" rikthehet nė edicionin e 9-tė. Pėr dy netė me radhė vlerat mė tė arrira tė folkut, etnografisė dhe traditės sonė popullore do tė ngjiten nė skenėn e Dhoksatit, nėpėrmjet interpretimit tė rreth 16 ansambleve dhe grupeve popullore nga zona tė ndryshme te vendit por edhe jashtė kufijve.
A2 CNN
-
-
Pėr: Festivale ne Shqiperi
Porto Palermo Festival 2023 - Edition III
-
-
Pėr: Festivale ne Shqiperi
A special closing night at Porto Palermo Festival 2023
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Ruaj Lidhjet