Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Plumb në kokë, misteri i vdekjes së shoferit të Fatmir Xhafajt

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Shkëlzen Qordja, shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme. Trupi i tij i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës së Republikës. Pak pas ngjarjes Garda shpërndau për media një informacion i shkurtër, por pa dhënë detaje se çfarë ka ndodhur konkretisht.

    “Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave”, thuhet në njoftimin paraprak.

    Por ngjarja vishet me mister nëse mbajmë parasysh pozicionin e tij të punës si shoferi i Ministrit të Brendshëm, si dhe zhvillimet e fundit ku është përfshirë Fatmir Xhafaj. Kujtoni akuzat për vëllain e tij, ekstradimin drejt Italisë për të vuajtur dënimin pak pasi shpërtheu skandali ‘Babale’, përplasjen me Saimir Tahirin etj. Pikërisht mbi këtë linjë, ish-kryeministri Berisha ka reaguar duke thënë se kemi të bëjmë me një eleminim mafioz të shoferit të Xhafës dhe ‘qerim të hesapeve midis familjeve mafioze të pushtetit’.

    “Natyrisht një pyetje kërkon përgjigje, të cilën mjerisht duket se do ta marrë me vete viktima. Kush e eleminoi shoferin e familjes mafioze Xhafaj?? Habilajt, për gjëmën që u bëri Goni/Gerondi dhe vella Fatziu minister? apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesën e narkoeurove të Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari??? , shkruan Berisha.

    Për rrethanat e ngjarjes ka ende shumë paqartësi. Por kush është Shkëlzen Qordja, viktima për të cilin nuk dihet ende nëse është vrarë, apo ka bërë vetëvrasje. Ndonëse miqtë e tij thonë në kushte anonimati, se duke njohur karakterin e Shkëlzenit, ishte e pamundur që ai të vetëvritej.

    Shkëlzen Qordja dhe vëllai i tij Ermali, banojnë në zonën e ‘Qytetit Studenti’ në Tiranë. Prej kohësh ata punonin si shoferë dhe shoqërues të Fatmir Xhafajt, përpara se ky i fundit të bëhej Ministër i Brendshëm. Flitet për një lidhje të afërt familjare mes tyre dhe Fatmir Xhafajt, si dhe PS-së, shumë kohë më parë. Mësohet se Ermali, vëllai i tij, pak kohë më parë kishte ndërruar vendin e punës si shoqërues i Xhafës, ndërsa Shkëlzeni vijonte akoma. Burime të Lapsi.al thonë që përpara se Shkëlzen Qordja të bëhej shoferi i Fatmir Xhafës, ai ka qenë shofer i Ëngjëll Agaçit, sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë. Ndërkohë që ai iku nga Ëngjëll Agaçi për te Xhafa, në vend të tij shkoi vëllai, Ermal Qordja.

    Nëse kemi të bëjmë me ekzekutim të Shkëlzen Qordjes, siç në fakt janë të gjitha dyshimet e para, kjo ngjarje e rëndë vë në dukje luftën mes klaneve mafioze në vend dhe lidhjet e tyre okulte me politikën. Sidoqoftë hetimet pritet të zbardhin më shumë, ndonëse ka një paragjykim të natyrshëm për punën e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, për të cilën opozita thotë se ajo i merr urdhrat nga zyra e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës. A do të jetë në gjendje Arta Marku t’i shkojë në fund këtij hetimi dhe të zbardhë vdekjen e mistershme të shoferit të Ministrit të Brendshëm? Disa orë pas ngjarjes përmes një njoftimi të përbashkët kanë reaguar edhe Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit dhe SHÇBA, institucione këto që paraprakisht flet për vetëvrasje të Shkëlzen Qordjes. Më poshtë njoftimi.

    Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi SH.Q. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda. Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit. I ndjeri, ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore.

    Pas ngjarjes së rëndë ka ardhur reagimi edhe nga ministri Fatmir Xhafaj. Zyra e tij e shtypi shpërndau këtë njoftim për mediat.

    Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë.

    U prehsh në paqe, i dashur Shkëlzen!

    Nuk është dita sot për mua që të bëj politikë dhe as e ndaloj dot që politika të vazhdojë të merret me mua sot.

    Kam humbur krejt papritur një njeri të afërt, i cili si dhe gjithë familja e tij, ishte bërë si pjesë e familjes sime.

    Nuk kam asnjë koment për rrethanat e ndarjes së tij nga jeta, sepse prokurorët dhe ekspertët përkatës po punojnë ndërkohë për sqarimin e tyre.

    Nëse nuk kam se si u kërkoj hienave politike të mos sulen mbi të vdekurin, u lutem mediave që kanë sadopak ndjenjë njerëzore të respektojnë dhimbjen e prindërve, vëllezërve, të afërmve e miqve të tij.

    Ai ishte një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar e fjalëpak, që la një boshllëk të madh pas vetes dhe nuk e meriton në asnjë mënyrë përbaltjen.

    Faleminderit paraprakisht, kujtdo që do ta konsiderojë këtë apel njerëzor!

    © LAPSI.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Plumb në kokë, misteri i vdekjes së shoferit të Fatmir Xhafajt

    Vdekja misterioze e shoferit të Xhafës/ Pse Prokuroria del me deklaratë të përbashkët me Policinë e Shtetit?

    Vdekja misterioze e Shkëlzen Qordës, shoferit të ministrit Fatmir Xhafaj dhe një reagim zyrtar i përbashkët i dy institucioneve, ku thuhet se dyshohet që ai të jetë vetëvrarë me armën e shërbimit, ngre disa pikëpyetje. Pse Prokuroria dhe Policia e Shtetit nxituan të dilnin me një deklaratë të përbashkët për ngjarjen? Kjo është hera e parë që një institucion i pavarur si Prokuroria, pa përfunduar ende hetimet, bashkon qëndrimin me Policinë e Shtetit, që varet normalisht nga qeveria. C’punë ka Prokuroria me Policinë e Shtetit? Sipas njoftimit të përbashkët thuhet se nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi Shkëlzen Qordja.

    Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda. Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit. I ndjeri, ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Plumb në kokë, misteri i vdekjes së shoferit të Fatmir Xhafajt

    E tmerrshme dhe shume e trishtueshme! Ligesia e njeriut nuk paska kufi. Ngushellime familjareve!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •