Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Luiza Gega, medalje ari në Lojërat Mesdhetare në 3000m/p

    Atletja Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në garën e 3000m/p, medalja e parë për Shqipërinë në këtë event. Një paraqitje e shkëlqyer e atletes kuqezi, që e dominoi garën, duke dhënë kohën 9’27”37, e shkëputur ndjeshëm karshi rivaleve të saj (tuniziania Ghribi, e dyta, mbërriti në finish pas 7 sekondash).

    Në këtë garë morën pjesë 11 atlete dhe mes tyre edhe Luiza Gega, që ishte gjithnjë mes më të mirave në pistë, duke e merituar fitoren. Gega e mbajti fjalën, pasi kishte premtuar medaljen e artë dhe ia arriti qëllimit, duke bërë një garë të mirë. Të shumtë tifozët kuqezinj në stadium, që mbështetën Luiza Gegën, e cila nuk i zhgënjeu, duke fituar garën.

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Luiza Gega, medalje ari në Lojërat Mesdhetare në 3000m/p

    Atletja Luiza Gega është kualifikuar për në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian të Atletikës, garë e cila do të zhvillohet ditën e diel në Berlin. Kampionia shqiptare e pistës ka garuar sot në bateritë eliminatore të kësaj disipline, duke u renditur e dyta në Baterinë B, por koha e saj ishte e dyta edhe në renditjen e përgjithshme. Gega dha kohën 9’33”11, duke u renditur pas zviceranes Fabienne Schlumpf (9’32”32).

    Në total, në dy bateritë eliminatore të garës së 3000m/p ishin regjistruar 33 atlete dhe në fund 15 atlete shkuan në finale e mes tyre është edhe Luiza Gega. Një paraqitje e shkëlqyer e atletes kuqezi, që konfirmoi momentin e mirë që po kalon, pas triumfit dhe medaljes së artë të marrë një muaj më parë në Lojërat Mesdhetare në këtë disiplinë. Luiza Gega është pretendente për të fituar medalje në këtë event Europian.do të zhvillohet ditën e diel (ora 20:55).
    http://telesport.al/shkelqen-luiza-g...p-ne-europian/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 11-08-2018 më 05:07

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Luiza Gega, medalje ari në Lojërat Mesdhetare në 3000m/p

    Luiza Gega shkëlqen sërish në garat ndërkombëtare, vendi i parë dhe rekord piste në Francë

    Atletja Luiza Gega ka shkëlqyer sërish në garat ndërkombëtare. Suksesi i fundit i saj është rregjistruar në Francë në garat e ‘Meeting de Miramas’ ku u rendit e para, ku në garën e 3000 metrave me pengesa atletja e ndali kohën në 8 minuta e 50 sekonda e 08 të qindtat.

    Ky rezultat është rekord edhe për pistën e Miramas.

    Koha mund të kishte qenë edhe më e mirë, por Luiza krijoi një shkëputje të madhe nga rivalet dhe bëri një garë thuajse e vetme. Por nuk mbaron këtu, pasi paraqitja e atletes së Tiranës u shpall si “best performance” e të gjithë eventit, në një turne ku merrnin pjesë sportistë elitarë dhe medalistë olimpikë.

    Ndalesa e radhës për kampionen e atletikës shqiptare është më 5 mars në Ballkaniadë, kompeticion që do të shërbejë si testues për finlen e Botërorit të sallave të mbyllura që do të mbahet më 18 mars në Beograd, aty ku Gega do të kërkojë historinë duke synuar një vend në top-5.


    Lajme.al

    https://www.lajme.al/luiza-gega-shke...ste-ne-france/

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Luiza Gega, medalje ari në Lojërat Mesdhetare në 3000m/p

    BALLKANIADA NË SALLA TË MBYLLURA

    Gega medalje ari dhe argjendi, edhe Smajlaj ari

    Në Stamboll të Turqisë u zhvillua Kampionati Ballkanik i sallave të mbyllura në atletikë, aktiviteti i përvitshëm i sportit të mbretëreshës ku mori pjesë edhe Shqipëria me disa atletë.

    Vendi ynë arriti të sigurojë dy medalje të arta dhe një të argjendtë në këtë turne, si gjithnjë me dy atletët e saj më të mirë Luiza Gega (ari dhe argjendi) dhe Izmir Smajlaj (ari).

    Izmir Smajlaj zuri vendin e parë në garën e kërcimit së gjati, ku morën pjesë 13 konkurrentë. Atleti shkodran arriti dy herë të kërcejë 7.79 metra, rezultati më i mirë i kësaj gare, duke zënë vendin e parë. Nga 7 prova, Smajlaj realizoi 4 prej tyre, në dy raste bëri faull dhe në përpjekjen e fundit u tërhoq.

    Luiza Gega mori dy medalje. Në 3000 metra ajo zuri vendin e parë (medalje ari), me kohën 9’15”11. Ajo fitoi falë një sprinti të fuqishëm në metrat e fundit ndaj rivales turke (9’15”33). Në këtë garë morën pjesë 6 konkurrente.

    Në 1500 metra, Gega u klasifikua në vendin e dytë dhe mori medalje argjendi. Në këtë distancë ajo dha kohën 4’13”25, ndërkohë që konkurruan 7 atlete.


    Konica.al

    https://konica.al/2022/03/gega-medal...e-smajlaj-ari/

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •