Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    1,784

    Loriana Kuka në finale

    Po vazhdojnë me sukses të shfaqen xhudistet tona në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018. Kësaj radhe në finale të garave që po zhvillohen në shtetin spanjoll, Loriana Kuka ka siguruar një vend në finalen e kategorisë deri në 78 kilogramë.Gjatë dy ditëve të kaluara, dy xhudiste dhe një xhudist i sollën vendit tonë tri medalje të arta.Xhudistja jonë mposhti në gjysmëfinale sllovenen, Patricia Brolih.Theksojmë se Kuka triumfoi në çerekfinale ndaj spanjolles, Laia Talarn, pasi kundërshtarja mori tri vërejtje.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    1,784

    Për: Loriana Kuka në finale

    Diele, 11 Nëntor 2018

    Xhudistet kosovare nuk kanë të ndalur, tani Loriana Kuka siguron medalje

    Xhudistet kosovare kanë vazhduar të shkëlqejnë nëpër kompeticione të ndryshme në Evropë e më gjerë.

    Tani, Loriana Kuka i ka siguruar shtetit tonë edhe një medalje.

    Kuka ka arritur në finalen e Uzbekistan Grand Prix, garë e cila po zhvillohet në Tashkent, transmeton IndeksOnline.
    Loriana, në këtë kompeticion, garon në kategorinë deri në 78 kilogramë.

    Në gjysmëfinale, xhudistja kosovare mposhti gjermanen, Luise Malzahn, e paraprakisht mposhti ndaj Raifovas dhe Sampaios.

    Në finalen e kësaj, Loriana përballet me xhudisten nga Austria, Bernadette Graf./IndeksOnline/

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    1,784

    Për: Loriana Kuka në finale

    11 NËNTOR 2018
    Loriana Kuka shkëlqen dhe fiton medaljen e artë në garën Grand Prix në Tashkent të Uzbekistanit. Loriana shënoi fitore me ippon pas kohës shtesë, duke e mundur austriaken Bernadette Graf.
    https://video.eurosport.com/judo/lor...38/video.shtml

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    1,784

    Për: Loriana Kuka në finale

    Xhudistja kosovare, Loriana Kuka është kualifikuar në finalen e turneut Grand Prix, i cili po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
    Ajo në gjysmëfinale qe më e mirë se rivalja e saj nga Britania e Madhe, Natalie Powell.

    Në finale Loriana Kuka do të takohet me xhudisten sllovene, Klara Apotekar. /Zëri

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •