Megjithë përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe të dashamirëve të politikës pro anëtarësimit në BE nëpërrmjet hpjes së negociatave, mesa duket, në Shqipëri egzistokan grupime politike-financiare që kërkojnë të kundërtën megjithë se në dukje  janë pro, në fakt veprojnë me vendosmëri duke penguar në çdo hap, progresin, dhe hapjen e negociatave

Duket qartë gjithashtu se se ky grupim kundër hapjes së negociatave mund të dallohet lehtë nëse sihkohen me kujdes prononcimet e disa politikanëve të cilët kanë kohë që përpiqen të destabilizojnë situatën në Shqipëri. Karakteri i pranoncimeve të këtyre politikanëve zbret edhe tek zëdhënësit e tyre analistë politikë. Si mund të lexohen këto deklarata dhe analiza të këtij grupimi?

Nëprmjet hedhjes së farës së dyshimit për çdo gjë

Nëpërmjet nxirjes së situatës së vëndit

Nëpërmjet nxjerrjes së lajmeve të rreme

Nëpërmjet sharjeve dhe grindjeve ttë stisura kundër njëri tjetrit

Nëprmjet analizave me njerëz të paguar nga politika për ta bërë gjëndjen në Shqipëri sa më të keqe,

Nëpërmjet përdorimit të twitter dhe facebook-ut apo Portaleve të paguara për të dis-informuar publikun

Nëpërmjet krijimit të zhurmuesve duke krijuar konflikte-sherre-fake news-dëshmitarë të rremë, për të larguar vëmëndjen e publikut nga problem i reformës së vettingut dhe i kontrollit të pasurisë

Ky grupim ka dhe njerëzit e vet radikalistë të cilët për shkak se preken vetë nga reformat dhe vetting, për shkak se preken nga ligji dhe do të mbajnë në një të ardhme përgjegjësi ligjore për shklejet e rënda ligjore që kanë bërë kur ishin apo janë në drejtimin e vëndit, kanë arritur deri aty sa të hyjnë në grupin e Anti-shqiptarëve.

Shumëkush do të bënte pyetjen e thjeshtë Përse?

Sigurisht pyetja ka përgjigjen e thjeshtë: për t`ju shmangur përgjegjësisë ligjore dhe penale, ata nuk e kanë për gjë të  shajnë, grinden, të ndotin shoqërinë me kalbësirën morale të tyre, të nxijnë Shqipërinë para ndërkombëtarëve, madje dhe mund të vrasin, vetëm e vetëm që të shpëtojnë lëkurën e tyre.

Po përse nuk e duan hapjen e Negociatave dhe integrimin e Shqipërisë në BE?

Sepse sigurisht pranimi i Shqipërisë në BE do të thotë vendosja e ligjit dhe zbatimi i tij, zbatim që ka munguar prej vitesh, e kjo do të thotë për pasojë që grupimi që ka zhvatur Shqipërinë prej vitesh me rradhe, grupim që përbëhet nga gjyqtare-prokurorë-politikanë –policë- drejtues militantë, që tashmë hedhin ujë nën rrogoz, dhe përpiqen të injorojnë çdo përparim , ecje përpara, çdo `vendosje në shina` të ligjit dhe të rendit, do të vihet para përgjegjësive ligjore e penale për çdo veprim të kryer në shkelje të ligjit.

Këto janë shkaqet që një pjesë e mirë e Opozitës me Anti-shqiptarin Basha në krye, por edhe me shumë hajdutë të LSI-së, madje dhe të disa militantëve të PS, ndër vite do të fërkonin duart nga gëzimi dhe lumturia nëse Shqipëria nuk do të anëtarësohej në BE, nëpërmjet hapjes së negociatave me 28 qershor.

Kërkesat e vazhdueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë Shqiptare kanë gjetur jehonë në kancelaritë e BE dhe ne Parlamentin Europian.

Kështu që deklaratat e Fleckenstein dhe Kukan të cilët u kanë dërguar letër liderëve të BE me kërkesën:`` Hapni negociatat për Shqipërinë``, janë një goditje e fortë kundër grupimit anti-shqiptar të Bashës i cili sot mund të quhet pa asnjë ekuivok si Esat Pasha i Shqipërisë së shek XXI.

Në pritje të hapjes së Negociatave me ose pa kushte , i gjithë populli shqiptar, përfshi dhe atë opozitar e kupton se e ardhmja e Shqipërisë është në BE, se e ardhmja e Shqipërisë është BE, sepse vetëm kështu Shqipëria do të ketë stabilitet ligjor-ekonomik-financiar dhe shkelësit e ligjit që kanë drejtuar Shqipërinë për këto 28 vite do të marrin më në fund përgjigjen ligjore për shkeljet e tyre, për lënien për 28 vjet me rradhë të Shqipërisë në tranzicion, për uzurpimin e pronave të pronarëve të ligjshëm, për vendosjen në drejtim të shtetit shqiptar në të katër pushtetet e tij (qeveri-drejtësi-parlament-media) të militantëve, hajdutëve, `intelektualëve katundarë`, migrimin pa kriter brënda vëndit të popullatës, largimit masiv jashtë vendit  të një pjese të madhe të popullatës,  përvehtësimit të pasurisë kombëtare të akumuluar gjatë rregjimit diktatorial nga ana e disa drejtuesve politike- që i madh dhe i vogël i njeh me emër, të vjedhjes dy herë të thesarit të shtetit, të rrënimit të shtetit në 97-98, të viktimave të Gërdecit dhe të 21 janarit, të kanabizimit të vëndit dhe të vendosjes së një kaste mafioze ne drejtim të ekonomisë së vëndit, etj, etj.

Cfarë mund të ndodhë nëse Shqipërisë nuk i hapet drita jeshile e Negociatave?

Kjo është pyetja 20 miliard dollarëshe (aq sa është buxheti i Shqipërisë) që kërkon përgjigje:

Ose Shqipëria do të bejrë në dorë të gjeopolitikës ruso-turke

Ose Shqipëria  e krijuar me aq mund nga Rilindja Kombëtare me të te Tre Religjionet brënda një shteti - do të shpërbëhet.

Në të dyja raste vetëm njëra palë do të gëzohet: grupimi anti-shqiptar që vendosi Ramiz Alia në përfundim të diktaturës dhe fillimin e Epokës  se re të Demokracisë dhe pasuesit hajduto-kriminelë të epokës së tranzicionit të zgjatur.

Kurse Populli, ky Popull heroik dhe i vuajur i cili kërkoi që në vitet `90 `Ta bëjmë Shqipërinë si Europa``, do të zhgënjehet e do të kërkojë të largohet apo do të kërkojë një diktaturë të re për të stabilizuar gjëndjen.

E përfundojmë me thirrjen ndaj BE dhe PE: Hapini Negociatat me Shqipërinë  dhe vendosni një Trojkë drejtuese për vëndin tonë të vuajtur, ndryshe pasojat do të jenë të paparashikueshme.