Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Zyrtare: Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Franca dhe Hollanda vendosin veton, Gjermania kushte.

    Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së në mbledhjen e sotme në Luksemburg ka vendosur që të heqë nga axhenda e mbledhjes së Samitit Europian, që zhvillohet pas dy ditësh, çështjen e zgjerimit, duke e shtyrë për të ardhmen vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë, me gjasa për në dhjetor 2019, pas zgjedhjes së Komisionit të ri Europian.
    Sipas burimeve nga mbledhja, Franca dhe Hollanda kanë vendosur veton për mos hapjen e negociatave me asnjë nga vendet. Gjermania ka propozuar miratimin në parim të hapjen e negociatave, por kushtëzimin e fillimit praktik të negociatave me përmbushjen e një sërë kushtesh.
    Për Shqipërinë kushtet kanë qenë themelore, përfshi hartimin dhe zbatimin e një reforme zgjedhore, rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, krijimin e SPAK, prokurorisë anti korrupsion, dhe byrosë së hetimeve, përparimin e vetingut dhe ndjekjen penale të prokurorëve dhe gjyqtarëve të përjashtuar nga vetingu.
    Ka patur përpjekje në takim për të bindur tre shtetet kundër për përqafimin e propozimit gjerman, por kjo dakordësi nuk është arritur.
    Për këtë arsye, çështja e zgjerimit është hequr fare nga axhenda e Këshillit Europian që do të mbahet më 28-29 qershor në Bruksel, për një kohë të pacaktuar.
    Ka një mundësi të vogël që çështja të rikonsiderohet në Këshillin Europian të dhjetorit 2018, pas gjashtë muajsh, por gjasat më të mëdha janë që vendimi të shtyhet për në Dhjetor 2019, pas zgjedhjeve europarlamentare të majit 2019 dhe pas krijimit të Komisionit të ri Europian në fund të nëntorit 2019, i cili do të zëvendësojë Komisionin Juncker.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Zyrtare: Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Franca dhe Hollanda vendosin veton, Gjermania kusht

    Franca sebashku me Hollanden kane qene kundra Shqiperise qe nga renja e diktatures.

    Mos te harrojme, Franca rrefuzoi nderhyrjen e Natos ne Kosove, nuk i interesonin genocided.
    Po ashtu, ishin ushtaret Hollandeze qe lejuan masakrat serbe ne Bosnje.

    Ne nuk futemi ne Europe edhe po te permbushim "kriteret" .
    Perse?

    Se pari, jemi vend Islamik (fale Lal Sales, jemi ne konventen Islamike).

    Se dyti, jemi nje vend vetjak, pa miqesi.


    Se treti, Shqiptaret (ashtu si dhe fqinjet) kane probleme etnike.


    Keshtu qe, do te mbahemi me genjeshtra nga BEja, me shprese te kote, se ne nuk futemi asnjehere me BE.

    Me mire, shteti te beje ndonje kontrate per tregti te lire me Europen dhe pa dogane.
    Te pakten, ne kete menyre mund te kemi nje jetese me te mire.

    Nuk do kishim nevoje per levizje te lire nese kemi tregti te lire dhe pa dogane.

    Fatkeqesisht, ne nuk kemi asnje politikan qe e don Shqiperine sot, vetem shushunja tradhtare.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ilir-Arber për postimin:

    jarigas (13-08-2018)

  4. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zyrtare: Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Franca dhe Hollanda vendosin veton, Gjermania kusht

    Ekonomia jone eshte vene totalisht ne sherbim te kultivimit dhe transportit te droges.
    Nje qeveri qe premtoi hapje negociatash qe ne 2014-en, sot ne vitin e peste te mandatit te dyte ka deshtuar ne menyre spektakolare ne permbushjen e kushteve te anetaresimit dhe zbatimit te reformave!!!

    Rama nuk eshte i afte jo sot por as edhe per 100 vjet t’i hapi negociatat..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Zyrtare: Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Franca dhe Hollanda vendosin veton, Gjermania kusht

    Kjo qeveri u zgjodh nga Status Quo qe kemi jetuar qe me renjen e Diktatures.

    Pra, midis te keqes dhe shume te keqes, zgjodhem te keqen.

    Problemi kryesor eshte se NUK ka alternative, keto dy zgjedhje kemi.

    Dje shame Salen, sot Ramen, neser Bashen, pasneser Ramen etj etj.......

    Keta dy parti kane polarizuar popullin ne "demokrate" dhe "socialiste" .
    As keta politikane dhe as vete populli nuk e kane idene se ç'kuptim ka Demokracia dhe Socializmi.
    Keto ideologji jane shitur si "firma" rrobash.

    Ja iku Rama, a mos thua Basha ka per te na futur ne Europe, apo mos do te na permiresoje jetesen?!

    Shqiptaret vuajne nga deliri, se po ta shikosh situaten si "arbiter" dhe jo "tifoz" , atehere do te ishim me mire sot dhe pa keta tradhtare ne politike.

    Keshtu qe ne çirremi me njeri tjetrin, dhe politika fiton.
    Zihen dy vete, fiton nje i trete!

    Ndryshimi ndodh vetem nga ne, populli.

    Duhet nje ndryshim kushtetute ne themel, duke filkuar me zgjedhjet dhe ligjet.

    Por, çfare mund te presesh nga nje popull siç jemi ne, dembele, moskokeçares, pa largapamje?!

  6. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zyrtare: Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Franca dhe Hollanda vendosin veton, Gjermania kusht

    E vetmja e sigurte ne kete rast eshte qe Rama s’di te beje asgje. Deshtimi i negociatave i perket vetem atij!
    Eshte e vetmja qeveri ne keto 26 vite qe nuk performon me mire se paraardhesja. Qeveria Nano krijoi nje stabilitet ekonomik te qendrueshem e cila futi ne kulturen e shqiptareve vajtjen ne restorant. Qeveria Berisha futi Shqiperine ne Nato, liberalizoi vizat, ndertoi rruget kryq e terthor.
    Edhe ato u karakterizuan nga korrupsioni, vjedhja, nepotizmi, moszbatimi i ligjit, etj etj. Sigurisht qe duhet te kishin bere shume me teper dhe me te drejte moren ndeshkimin me vote, ndaj i perkasin se shkuares si shembuj qe s’duhen riperseritur me!
    Perceptimin se e keqja do shkulej dalngadale me rrotacion u shkermoq nga Rama, adhuruesi i krimineleve dhe gjithçkaje qe ata i karakterizon. Ndaj edhe ky palaço si shume paraardhes meriton vendin ne koshin e plehrave te historise..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zyrtare: Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Franca dhe Hollanda vendosin veton, Gjermania kusht

    Zheji, Ramës: E bëre Shqipërinë ‘Bythistan’ o i papërgjegjshëm

    Nga Artur Zheji
    Ore zotërinj, që lëshoni bajga ndër fb-ra e gjithkund mundeni nëpër tv-rat e vërrat, që ju vendosin një mikrofon-akullore në gojë, të cilat i pështyni, tre herë në ditë…

    Jemi sot, falë jush, ‘larg Europës edhe një vit, të paktën me fjalë, sepse pas 1 viti, diskutimi është i hapur nga e para’, pse nuk fshihni kokën diku po fishkëlleni si gjarpri?…
    Dhe fill më pas fillojnë diskutimet e çartura sipas variantit: “Pordhë me rigon” që thonin tironsit dikur, apo në variantin modern: “Sa gëzim se kemi një datë të saktë se kur do të avitemi për në ‘Evroqi’, në vitin 2019…”
    Pordhëri e paparë fjalësh.
    Ore ky populli shqiptar, kaq idiot pandehet të jetë?
    Nëse është kështu është një tmerr pa fund dhe më mirë të vijë një fund i tmerrshëm, se sa ky tunel, krejt pa ditë në fund të vet.
    Ky vend është i tëri i bllokuar, as reformë në drejtësi dhe as drejtësi të drejtë askund e kërkund.
    Arrogancë dhe grabitje sipas variantit: “E marr unë, se jam në pushtet dhe më përket dhe pikë!”
    Toka, para të thata, burime energjetike, tendera, evazion fiskal për miqtë dhe burg për armiqtë politikë, zhvatje dhe vetëm zhvatje…
    Të paktën na lini me ajrin që kemi, mos e mbytni me pordhërime, se të vjellat e popullit do mbushin rrugët dhe do t’ju hyjnë shpejt a vonë nëpër vila e rezidenca.
    Më kujdohet një anektodë që më thoshte dikur im Atë, që i ndrittë shpirti:
    “Njëherë mbreti i Francës, vendosi të dalë në dritare e të përshëndesë popullin që brohoriste për shëndetin e gjakpirësit të vet me të madhe” m’rrëfente Petro në vegjëlinë time.
    “Oborrtarët u habitën me këtë vendim të mbretit të Francës dhe u bënë gati të hapnin dritaret e pallatit që naltmadhnija të përshëndeste katunarët e Provincës. Mirëpo u habitën sepse mbreti hoqi brekët dhe nxorri bythën në dritare! Populli u gëzua pa masë sepse nuk e kishte parë kurrë mbretin më parë dhe lumturisht u kthyen nëpër katundet e veta…” vijonte Petro im Atë.
    “Skuptojnë gjë këto kafshë se si duhet të jetë mbreti!…” thuhet t’u ketë thënë naltmadhnija oborrtarëve që u tmerruan nga frika se mos ftohej byth’e mbretit, nga ajri i freskët parizian.”
    “Kurse një nga katunarët e kthyer nga Parisi në shpi t’vet, në të vërtetë i rrëfeu gruas:
    – Pashë Mbretin!
    – Si ishte Mbreti i bukur? – e pyeti ajo.
    – Më i bukuri që kam parë! – u përgjigj me mburrje katunari i Francës.
    – Vetëm se, të gjithë e kanë gojën për së gjëri, ai e kishte për së gjati! Një Mbret i vërtetë! – ish përgjigjur katunari, që e kish pandehur në të vërtetë bythën e mbretit, për kokën e mbretit…” e mbylli tregimin e vet në kohën e diktaturës babai im erudit dhe trim.
    Unë u mërzita shumë për popullin francez dhe për të gjithë popujt që u gëzohen “bythës” që mbretërit e tyre u rrëfejnë me guxim, sikur të ishte një kokë mbretërore. Petro e kuptoi në ajër trishtimin tim dhe shtoi menjëherë në mënyrë ngushëlluese:
    – “Por, mbas pak kohësh, francezët nuk i prenë bythën, por kokën e vërtetë mbretit të Francës në gijotinë!…”

    Ej, ju të pushtetit, futeni bythën brenda se e bëtë Bythistan këtë Shqipëri të mjerë dhe askush nga shqiptarët që ju majmin ditë pas dite me pasuritë që i grabisni, nuk e meriton këtë… se në të vërtetë “ata”, populli, e dinë se ku e keni kokën, kur ajo, do t’ju duhet atyre, në ditën e gjykimit që po afron…
    /360grade.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zyrtare: Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Franca dhe Hollanda vendosin veton, Gjermania kusht

    Alizoti: Rama, qesharak dhe i pafytyrë, e ktheu vendin në stacion krimi e trafiqesh

    Ish-diplomati Tomor Alizoti ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e drejtuar prej tij si përgjegjësit e vetëm për shtyrjen pa afat të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.
    Ja reagimi i plotë i Tomor Alizotit

    Ku mund të shkojë pafytyrësia e një njeriu që pretendon të jetë kryeministër i Shqiptarëve?
    Shqipëria mori një “jo” të qartë në Bruksel, ndërsa Edi Rama e paraqet si një fitore duke pretenduar se fituam një datë të re! Si mund të tallet kaq keq me veten një kryeministër? Kaq budalla e di këtë popull ky? Fundja edhe palaçollëku e ka një kufi dhe nuk mund të bëhesh qesharak deri në këtë pikë!
    Natyrisht, kur ngelesh në provim, nuk ke humbur krejt shkollën dhe është gjëja më normale të fiksohet një datë e re kur mund ta japësh provimin që humbe. Ta interpretosh këtë si fitore është thjesht dhe vetëm qesharake deri në keqardhje. Qeveria i humbi negociatat, ndonëse deri para pak ditëve vinte bast se ato do të hapeshin. Të pretendosh tani se, basti u fitua, është aq absurd sa bëhet indinjues. Bëhet indinjues për nivelin e paturpësisë me të cilën një kryeministër bën rolin e dobiçit, duke pretenduar për t’ia hedhur sy për sy popullit të vet.
    Natyrisht, të gjithë ata që i kanë pasur mendtë në krye këto ditë, e kanë ditur që negociatat nuk do hapeshin. Nuk kanë sesi hapen negociatat për një vend që është bërë stacion terminal i krimit të organizuar dhe trafiqeve ndërkombëtare, për një vend që mbillet me drogë, ku ministrat e rendit janë në hetim për trafiqe, ku shteti dhe institucionet janë të kapura nga kryeministri, ku nuk ka media të lira pasi të gjitha shtënë në dorë me pazare e presione nga qeveria, ku sundojnë monopolet dhe ligji shkelet e përdhoset më shumë nga ata që kanë për detyrë ta mbrojnë.
    Europa i di të gjitha këto ndaj nuk ka sesi të gënjejë veten dhe të hapë negociatat, pavarësisht se mundohet ta zbusë gjuhën me qeverinë shqiptare, duke ruajtur politikën e saj të dyerve të hapura. Nuk është thjesht Holanda dhe Franca që pengojnë Shqipërinë për shakak të problemeve të tyre të brendshme. Ky është vullnet i përgjithshëm që nuk pohohet nga të gjithë për arsye politike. Po të mos ishte Holanda, do të dilte një vend tjetër ta bënte këtë dhe Shqipëria përsëri nuk do kish hyrë.
    Jo vetëm që negociatat nuk u hapën, por u shtuan edhe disa kushte që janë për të vënë kujën si, lufta ndaj krimit. Të arrish deri këtu sa, pas 27 viteve proces integrimi, të marrësh si kusht luftën kundër krimit për të hyrë në Europë, kjo është për të ardhur keq. Kjo tregon se në çfarë gjendje e ka katandisur Edi Rama këtë vend.
    Negociatat nuk u hapën, jo për faj të Holandës, e as të Francës, por për fajin tonë. Negociatat nuk u hapën sepse jemi një vend në këtë nivel, sa kryeministri nuk e ka për turp ta trumpetojë si fitore dështimin në provim. Me këtë politikë, me këtë paaftësi, me këtë palaçollëk që drejtohet ky vend, nuk na i hap dyert as Afrika, jo Europa.

    © SYRI.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Bisedime me kushte jo para vitit 2019

    Media gjermane raportoi se ministrat e jashtëm të BE-së kanë rënë dakord për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë në rast se plotësohen kushtet specifike për secilin vend, duke sjellë efektivisht shtyrjen e hapjes së negociatave deri në vitin e ardhshëm.
    Negociatat për anëtarësim do të hapen por jo tani. Dhe do të hapen vetëm pasi Shqipëria të ketë plotësuar disa kushte jo fort të lehta për t’u plotësuar. Media gjermane bëri të ditur se në takimin e sotëm në Luksemburg të Ministrave të Jashtëm të BE-së, takim që i paraprin samimit të Këshillit Europian në këtë fundjavë në të njëjtin vend, është rënë dakord me pozicionin e Gjermanisë për hapjen e negociatave me kushte.

    Agjencia gjermane e lajmeve DPA e cituar nga Deutsche Welle, bëri të ditur se është informuar për vendimin nga burime diplomatike. Vendet kritike, Holanda dhe Franca hoqën dorë nga kundërshtimi i tyre duke pranuar qëndrimin e Gjermanisë. Parlamenti i Gjermanisë miratoi pak ditë më parë një rezolutë në të cilën shprehej vullneti për hapjen e bisedimeve por pasi të plotësohet një listë e detajuar kushtesh. Kushtet e raportuara gjithashtu nga Deutsche Welle, lidhen si me reformën në drejtësi ashtu edhe me reformën zgjedhore, si dhe mbi të gjitha, me luftën kundër korrupsionit.

    Risia në këtë rezolutë është dëshira e Bundestagut që ecuria e reformave në Shqipëri të mos monitorohet nga afër vetëm nga Komisioni Europian, i cili ka pasur deri tani funksionin e monitoruesit dhe vlerësuesit në proces, por edhe nga qeveria gjermane përmes përfaqësisë së vet diplomatike.

    Kushtet për Shqipërinë janë sa të lehta aq edhe të vështira. Kushti i parë lidhet me reformën në drejtësi. Parlamentarët gjermanë kërkojnë që Shqipëria të përfundojë vetingun e 57 gjyqtarëve dhe prokurorëve që gjenden në “listën prioritare” të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Këto gjyqtarë dhe prokurorë janë “prioritarë” për shkak se kanë aplikuar për pozicione në institucionet e reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Pa përfunduar vetingu i tyre vendi nuk mund të vijojë me krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe as të plotësojë vendet vakante dhe të mbyllë boshllëkun institucional të krijuar nga shkarkimi i shumicës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si dhe vakancave të krijuara në Gjykatën e Lartë.

    Procesi i 57 gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të mbarojë shpejt, por problemi është se me normën aktuale të mbijetesës së kandidatëve para vetingut, frika është se në fund të vetingut do të mbeten më pak kandidatë nga sa janë poste për t’u plotësuar në institucionet e reja. Kjo do të thotë se thirrjet për kandidatura do të duhet të rihapen, me një proces tjetër të gjatë.

    Kushti tjetër i vështirë është reforma në sistemin zgjedhor. Duke qenë se kjo është një reformë që kërkon mirëkuptim mes maxhorancës dhe opozitës, kjo do të kërkojë një pazar mes së paku dy partive të mëdha parlamentare dhe kompromisi nuk është një praktikë e lehtë në politikën shqiptare.

    Këto kushte duhet të realizohen para “konferencës së parë të anëtarësimit”, që është takimi i parë mes zyrtarëve shqiptarë dhe atyre të BE-së.

    Por Bundestagu ka vënë kushte të tjera që duhet të realizohen “para konferencës së dytë”, kushte që janë gjithashtu të vështira.

    Në këtë kohë, reforma zgjedhore jo vetëm që duhet të jetë miratuar, por duhet edhe të jetë zbatuar. Por kushti më i rëndësishëm lidhet me kërkesën e deputetëve gjermanë që gjyqtarët dhe prokurorët që kanë dështuar në veting të çohen për ndjekie penale. Deri tani kjo nuk ka qenë praktikë e rregullt ndërsa kur ka pasur kallëzim për pak zyrtarë, hetimet nuk është se kanë çuar gjëkundi. Por fillimi i ndjekies penale duhet të paraprihet nga një kusht tjetër, krijimi i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të njohur me akronimin SPAK. Kjo është struktura që do të duhet të plotësojë kushtin tjetër dhe ndoshta më të vështirin. Deputetët gjermanë kërkojnë “hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar”, “zbulimi dhe konfiskimi i mjeteve financiare në lidhje me korrupsionin”, dhe dënimin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të korruptuar.

    Deri më sot Shqipëria ka bërë shumë pak “hetime proaktive”, gjë që do të thotë së prokurorët të hetojnë me iniciativë të vet dhe me metoda speciale si përgjimet, zyrtarët e lartë të dyshuar për korrupsion. Hetime të tilla vijojnë të mbeten tabu. Me përjashtim të hetimeve të dy gjyqtarëve, (Majlinda Andrea dhe Shkëlqim Miri), nuk ka pasur hetime të politikanëve “me iniciativë të prokurorëve”.

    Gjermanët kërcënojnë gjithashtu që nëse Shqipëria, pas hapjes së bisedimeve, zvarrit ndonjë nga këto kushte, bisedimet duhet të ndërpriten./reporter.al

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Zyrtare: Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Franca dhe Hollanda vendosin veton, Gjermania kusht

    Ehhhh fatosa, jepini se keshtu u do partia, partizane partiake por pa ideologji.
    Tifoza dhe te polarizuar.


    Duke (ndrysh nga Lazo), i fukte nji copy-paste çdo lajmi qe te te ben qejfin ty.

    O mik, lexo dhe lajme te huaja, po ashtu, ik tek faqja e BEse apo KEse (Komisionit Europian) qe te shohesh me se miri ate ç'ka ka vendosur BEja, dhe jo Rama me ANAListet Shqiptaret.

    https://www.rferl.org/amp/preparatio...mpression=true


    https://www.google.com/amp/s/www.ind...916.html%3famp


    https://eeas.europa.eu/delegations/n...egotiations_en

    (disa burime, jo partiake)


    Une nuk mendoj se futemi ne BE, por as nuk rri e bej propaganda politike te njeanshme.

    Nuk eshte vetem.faji i Rames, por e te GJITHE klases politike qe nga renja e diktatures deri sot.

    Dhe Enver Hoxha do ta kishte futur sot Shqiperine ne BE .

    Perse deshtuan keta pasardhesit?!

    Ca me dashje e ca pa dashje. Me dashje pasi nuk.pasurohen nese do te ishim.pjese e Europes.
    Me dashje, sepse jane agjenten te forcave te huaja, tradhtare.
    Me dashje, pasi e kane monopolizuar pushtetin si te ishte nje model Mafioz.

    Pa dashje, nga Injoranca, Arroganca dhe pangopja per pushtet dhe para.

    Forcat politike jane me te shqetesuar per festat Fetare se ato kombetare, sepse te japin vota si dhe para qe nga Vatikani e deri ne Arabi.

    Ne jemi rreflektim i te njejtit komb qe njihemi Historikisht te ndare dhe te perçare.
    Komb pa te ardhme te sigurt, por vetem mbijetese nga fati.

    Atehere, kush e ka fajin qe nuk futemi ne Europe?

    Sa vite beri Rama ne Pushtet ne krahasim me pararardhesinnk e tij, si dhe presidentit e sotem?!


    Rama eshte nje pordhac Tirons i pagdhendur, nuk e meriton postin qe ka dhe as voten.

    Por nese do te ishte te zgjidhje.midis nje te keqeje dhe shume te keqje, ke do te zgjidhje?!

    Perse u zgjodh Rama si alternative kur pushteti parardhes paskesh qene kaq i mire dhe me shembuj dallues?!



    Aman, ju lutem, vetem njehere, tregohuni te ndershem dhe pa luhatje partiake.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ilir-Arber : 28-06-2018 më 04:01

  11. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zyrtare: Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Franca dhe Hollanda vendosin veton, Gjermania kusht

    Citim Postuar më parë nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    Ehhhh fatosa, jepini se keshtu u do partia, partizane partiake por pa ideologji.
    Tifoza dhe te polarizuar.


    Duke (ndrysh nga Lazo), i fukte nji copy-paste çdo lajmi qe te te ben qejfin ty.

    O mik, lexo dhe lajme te huaja, po ashtu, ik tek faqja e BEse apo KEse (Komisionit Europian) qe te shohesh me se miri ate ç'ka ka vendosur BEja, dhe jo Rama me ANAListet Shqiptaret.

    https://www.rferl.org/amp/preparatio...mpression=true


    https://www.google.com/amp/s/www.ind...916.html%3famp


    https://eeas.europa.eu/delegations/n...egotiations_en

    (disa burime, jo partiake)


    Une nuk mendoj se futemi ne BE, por as nuk rri e bej propaganda politike te njeanshme.

    Nuk eshte vetem.faji i Rames, por e te GJITHE klases politike qe nga renja e diktatures deri sot.

    Dhe Enver Hoxha do ta kishte futur sot Shqiperine ne BE .

    Perse deshtuan keta pasardhesit?!

    Ca me dashje e ca pa dashje. Me dashje pasi nuk.pasurohen nese do te ishim.pjese e Europes.
    Me dashje, sepse jane agjenten te forcave te huaja, tradhtare.
    Me dashje, pasi e kane monopolizuar pushtetin si te ishte nje model Mafioz.

    Pa dashje, nga Injoranca, Arroganca dhe pangopja per pushtet dhe para.

    Forcat politike jane me te shqetesuar per festat Fetare se ato kombetare, sepse te japin vota si dhe para qe nga Vatikani e deri ne Arabi.

    Ne jemi rreflektim i te njejtit komb qe njihemi Historikisht te ndare dhe te perçare.
    Komb pa te ardhme te sigurt, por vetem mbijetese nga fati.

    Atehere, kush e ka fajin qe nuk futemi ne Europe?

    Sa vite beri Rama ne Pushtet ne krahasim me pararardhesinnk e tij, si dhe presidentit e sotem?!


    Rama eshte nje pordhac Tirons i pagdhendur, nuk e meriton postin qe ka dhe as voten.

    Por nese do te ishte te zgjidhje.midis nje te keqeje dhe shume te keqje, ke do te zgjidhje?!

    Perse u zgjodh Rama si alternative kur pushteti parardhes paskesh qene kaq i mire dhe me shembuj dallues?!



    Aman, ju lutem, vetem njehere, tregohuni te ndershem dhe pa luhatje partiake.
    O shoku te karakterizon injoranca sa here diskuton.
    Ke kurajo te etiketosh njerezit pa i njohur. Sateliti i fijeve te barit qe te kane zevendesuar trurin nuk ta gjen dot valen e mesme midis perceptimit dhe realitetit.
    Ato linqet qe sjell ketu Cory-paste jane, apo e ke formuluar ti raportin e BE-se?
    Eshte e zeze mbi te bardhe nga X-kushte para 5 vitesh jane bere X plus 6-7 kushte ne 2018-en. Trafiku i droges, mbjellja e droges dhe mbi te gjitha reforma ne drejtesi qe u reklamua si sukses nga Rilindja, nderkohe qe s’benka dy leke. Keto jane kryefjala dhe per keto ne jemi sot larg BE-se. Çdo aludim tjeter eshte fantazi fantastiko-shkencore..

    PS: miqesisht, perpara se te hysh ne te tilla diskutime mundohu te kuptosh nocionet KE dhe BE!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •