5 milionë euro ‘cash’ në ‘Toyota Yaris’, cili është prokurori i çështjes dhe detaje të tjera
Lajmi i një dite më parë, se miliona euro janë zbuluar në dy automjete tip “Toyota Yaris” në Durrës ka shkaktuar mjaft debate në vend.
Sasia e eurove u kap në mjetin me targa AA 120 SP AFR 559 dhe gjatë kontrollit fillestar në mjet u kapën 1.5 milionë euro, por pas kontrollit të imtësishëm edhe në një mjet tjetër, sasia e eurove ka qenë shumë më e madhe dhe dyshohet se bëhet fjalë për rreth 5 milionë euro.
Mësohet se policia kishte informacion nga INTERPOL-i për shumën e fshehur dhe nisi kontrollin, fillimisht në njërën nga makinat u gjet një pjesë e shumës e fshehur te dyert, ndërsa më pas u kontrolluan me imtësi dhe makinat e tjera dhe rezultoi që edhe në një tjetër ‘Toyota Yaris’ po te dyert ishte fshehur pjesa tjetër. Prerjet e kartëmonedhave janë të ndryshme 20-she, 50-she dhe 100-she dhe nuk janë të falsifikuara.
Deri më tani policia ka arrestuar 4 persona, mes të cilëve edhe shoferin e kamionit me targë AA 120SP-AFR 559 nga Durrësi, Edi Lika, i cili është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve.
Sakaq është zbuluar edhe prokurori i cili ka marrë në dorë çështjen. Ai është Sokol Nishani, vëllai i ish-presidentit Bujar Nishani.
A është kjo makina për të cilën foli Basha në Kuvend?!
Vetëm pak ditë më parë në seancën e fundit parlamentare, kryedemokrati Basha, akuzoi kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, se kishte lidhje me një mjet tip ‘Toyota Yaris’ me të cilin do i vinin 1.5 milionë euro para droge të trafikuar prej tij. Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte një destinacion. Eurot ishin fshehur në makinë, ndërsa dyshohet se kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.
“Të kapën ‘Toyota Yaris’-in me 1.5 milionë euro të drogës brenda”, kjo ishte akuza që Lulzim Basha i bëri Taulant Ballës në Kuvend. Balla, ishte duke qeshur, teksa Basha fliste për negociatat, ndërsa përgjigja e Bashës ka qenë: “Qesh ti qesh, zgërdhiu!Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita.”, akuzoi Basha.
Kjo akuzë u mohua nga Balla, i cili komentoi jashtë sallës së Kuvendit: “Së fundmi në Gjermani nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë unë di që kanë qenë, Mimi Kodheli nga Partia Socialiste dhe Sali Berisha e Lulzim Basha nga Partia Demokratike. Këta di unë që kanë qenë deputetë shqiptarë në Berlin. Tani nëse Saliu ka qenë dhe e ka parë Lulzimi, kjo është çështje e brendshme në sajë të duelit për PD-në. Por që Lulzim Basha ka prova të theksuara që burojnë nga Babalja, por moskallëzimi i një krimi të tillë është vepër penale, të kesh parë një deputet me ‘Toyota’ me 1.5 milion euro, pra ky e paska peshuar! Personi Lulzim Bashës është në dijeni të një krimi dhe natyrisht duhet të vihet në dispozicion të autoriteteve gjermane.”.
“Peshohen, nuk numërohen”
Lidhur me zbulimin e shumës marramendëse, kanë reaguar shumë eksponentë nga opozita, ndër to spikat ai i Ervin Salianjit, i cili thotë se eurot e kapura dje në Durrës po peshohen e nuk po numërohen, ndërsa shton se janë 200 kilogramë. Ai shtron pyetjen se përse nuk shkohet asnjëherë tek zbulimi i plotë i grupit kriminal.
“Eurot e kapura në Durrës janë aq shumë sa i masin me kilogram, kanë peshuar 200 kilogram Euro të kapura, pas sinjalit të ndërkombëtarëve.
Në Republikën e Rilindjes vlera e parave peshohet nuk numërohet.
Pyetja qe mbetet përherë, pse nuk gjurmohen paratë deri në fund? Pse nuk shkohet asnjeherë tek zbulimi i plotë i grupit kriminal?”, shkruan Salianji.
Për: 5 milionë euro ‘cash’ në ‘Toyota Yaris’, cili është prokurori i çështjes dhe detaje të tjera
Zbulohet shifra zyrtare, sa milionë euro u sekuestruan dje tek ‘Toyota’-t në Durrës
Zbulohet shifra e saktë e eurove të sekuestruara dje në Portin e Durrësit në automjetet tip “Toyota Yaris”.
Në fillim u fol për 1.5 milionë, më pas rreth 5 milionë por sot policia pas procesit të numërimit, deklaron se bëhet fjalë për 3 milionë e 470 mijë euro.
Kjo sasi parash u gjet e fshehur në dy makina ‘Toyota Yaris’ të cilat kishin ardhur nga Ancona bashkë me disa makina të tjera.
Policia kishte informacion nga INTERPOL-i për shumën e fshehur dhe nisi kontrollin, fillimisht në njërën nga makinat u gjet një pjesë e shumës e fshehur te dyert, ndërsa më pas u kontrolluan me imtësi dhe makinat e tjera dhe rezultoi që edhe në një tjetër ‘Toyota Yaris’ po te dyert ishte fshehur pjesa tjetër. Prerjet e kartëmonedhave janë të ndryshme 20-she, 50-she dhe 100-she dhe nuk janë të falsifikuara.
Dje përflitej se policia ka arrestuar 4 persona, por sot rezulton se bëhet fjalë për tre persona, pronari i kamionit që po transportonte makinat Edi Lika shoferi dhe shoqëruesi i shoferit Klevis Lika, djali pronarit gjithashtu.
Vetëm pak ditë më parë në seancën e fundit parlamentare, kryedemokrati Basha, akuzoi kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, se kishte lidhje me një mjet tip ‘Toyota Yaris’ me të cilin do i vinin 1.5 milionë euro para droge të trafikuar prej tij. Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte një destinacion. Eurot ishin fshehur në makinë, ndërsa dyshohet se kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.
Për: 5 milionë euro ‘cash’ në ‘Toyota Yaris’, cili është prokurori i çështjes dhe detaje të tjera
Perderisa zbulojme çdo dite ministra ne detyre qe qellimin kryesor kane transportin e droges, perdite lajme te kesaj natyre do degjojme.
Politika ekonomike e shtetit eshte e lidhur b*ythe breke me krimin e organizuar.
Vend i marr fund perfundimisht..
Për: 5 milionë euro ‘cash’ në ‘Toyota Yaris’, cili është prokurori i çështjes dhe detaje të tjera
Qe thua ti Duke, ne socialistat jemi nje cik xheloze. Ja per shembull, debati i madh ne rradhet e Partise sot qe: "Pse kapen milionat e Balles e jo milionat e X-it?!" Dyshojne shoket e Partise se Edi Rama po na i jep keto informacione Lulzim Bashes se do qe t'i fusi shoket e Partise nje e nga nje ne burg. Se ai i madhi i diplomacise amerikane e mori ne telefon dhe i tha: "Ti i bere kriminelet deputete, t'i ti nxjerresh tani me rradhe para drejtesise."
Dhe se c'kam nje merak se po na prishet solidariteti ne rradhet e Partise Socialiste dhe do fillojme t'i prishim pazaret njeri-tjetrit. Sot kapet Toyota e Balles, neser kapet kamioni i X-it. Dhe me e bukura eshte qe Balla e shoket e tjere te partise do te na ia tregojne keto sekrete Bashes e Berishes.
Na e mori lumi Partine... E shitem idealin per nje grusht euro!
Për: 5 milionë euro ‘cash’ në ‘Toyota Yaris’, cili është prokurori i çështjes dhe detaje të tjera
Si qenkan para te "shtetit" kur shteti i kap?!
Nuk e kuptoj, nese do te ishin parate e ndonje politikani ne pozite nuk do te ishin kapur ato para, nuk ka llogjike.
Parate jane te dikujt, por te cilit jane?!
Se pari, te gjehen personat e porosive te makinave dhe nga ku jane nisur makinat.
Se dyti te hetohen keta persona si dhe lidhjet qe kane keta, qofte dhe me politiken Shqiptare.
Perse u kapen ne Shqiperi dhe jo ne Itali, apo gjetke?
Basha tha , Basha nuk tha......?!
Basha qenka zeri i popullit!
Basha po hedh tym ne sy nga litari qe po i afrohet fytit.
Basha ka bere kerdine ne pushtet, me leket qe do ti paguaj populli mjeran qe e ndejk.
Tallje ***** masive.
Popull idiot, qe genjehet si nje femije i vogel me perralla gogolash dhe princeshash.
Për: 5 milionë euro ‘cash’ në ‘Toyota Yaris’, cili është prokurori i çështjes dhe detaje të tjera
Ketu po behet kerdia dhe fajin e paska Luli, qe i kan dal mbi 80%-90% te denoncimeve.
Po mor po, edhe une kam rezervat, kritikat per opozitarizmin e çuditshem te Lulit. Madje edhe per menyren si ka qeveris, qe jo me kot e çoi ne opozite.
Mirepo faktet jane kokeforte!
Mushkonjat e Divjakes, dolen kaçatorr droge.
Fundi i marrezis per lojerat e fatit, ishte riaktivizimi i marrezis ne nje nivel 10-20 here me te larte.
Elvisi i bashkise se Kavajes me shoke, nuk e kishte nderruar emrin per çeshtje dokumentacioni, por nga e shkuara kriminale.
Audi i zi i Tahirit, kalonte kufirin me kokaine dhe jo me buqeta me lule.
Koncesionet e miliardave ne shendetesi, nuk i menaxhonte nje specialist i fushes, por nje tregtar i rendomte cigaresh..
Etj etj etj, se eshte kaq e gjate lista sa edhe Basha vete do i kete harru gjysmat e denoncimeve
Jo me kot kane ardhur muajt e fundit rregullisht kryeprokuror apo kryebashkiak holandez, italian, gjermane, anglez, belg, etj, te shqetesuar me eskalimin e trafikut te droges qe i ka rrenjet ne vendin e rilindjes...
E njejta gje edhe me rastin ne fjale. Kemi te bejme me nje skeme pastrimi lekesh droge. Por si gjithmone policia kap vetem shoferin apo pastruesin, sepse keqberesit e vertete ikin ne drejtim te paditur. Edhe kur ndonje keqberes kapet ne flagrance e liron mbrenda dites prokuroria, meqenese autenticitetin e zerit ja ben Rama mbrenda ores..
Lulzim Basha merret në SPAK nga prokurorët belgë për 3.4 milionë euro të “Toyota Yaris”
Kreu i PD-së, Lulzim Basha është marrë në këto momente në SPAK nga prokurorët belgë, të cilët po hetojnë mafien shqiptaro-belge që kanë lidhje me një makinë e cila po vinte me miliona euro në Durrës. Në qershor 2008 Lulzim Basha doli në parlament dhe tha se po vijnë miliona euro në “Toyto Yaris” në traget. Për këtë po dëshmon Basha në SPAK, pra se nga e dinte ai dhe pse foli duke prishur operacionin ndërkombëtar.
Thirrja e Bashës lidhet me deklaratat e tij për milionat e eurove të “Toyota Yaris” e cila u kap në portin e Durrësit, ndërkohë që shërbimet intelegjente dhe ato të Policisë po e ndiqnin për të parë kush do të ishte pritësi i milionave.
Për “Toyota Yaris” është akuzuar edhe Taulant Balla dhe disa të tjerë, por ai e ka mohuar.
Në Tiranë ndodhen 6 prokurorë belgë dhe prej tre ditësh po hetojnë në lidhje me këtë operacion të dekonspiruar.
Për: Lulzim Basha merret në SPAK nga prokurorët belgë për 3.4 milionë euro të “Toyota Yaris”
'Të shoqërohet me forcë nëse nuk vjen'/ Kush është prokurori belg që 'gozhdoi' Bashën për 2 orë në SPAK
Julien Moinil, 35-vjeç, është një prej prokurorëve belgë që morën në pyetje sot për 2 orë ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha. Prokuror magjistrat i krimit të organizuar nga disktrikti i Brukselit. Julien ka qenë edhe më herët në Shqipëri si pjesë e delegacionit të prokurorisë belge.
Sipas kërkesës se belgëve nuk pranonte të pyetej do të shoqërohej me forcë.
Në të kundërt do akuzohej për pengim të zbardhjes të së vërtetës. Është diskutuar që mbrëmë për dhënien e deklarimeve, edhe sot ka dhënë dakordësi.
Vetë prokurori Moinil ka thënë se nëse Basha nuk vjen duhet të sillet forcërisht, ndryshe do të veprojë drejtësia belge. Grupi i hetuesve belgë është gjithsej me 7 persona, grup i kompletuar hetimor. Ata që mbrëmë kanë njoftuar Partinë demokratike.
Prokurori 35-vjeçar ka qenë dhe herë tjetër në Shqipëri, por këtë herë është vënë re se ka pasur masa të forta sigurie.
Vetëm 35 vjeç por me karrierë të pasur
Në moshën vetëm 35 vjeç, gjyqtari federal tashmë ka një karrierë të shkëlqyer. Ai ka qenë avokat në Bruksel që në moshën 23-vjeçare dhe më pas u bashkua shpejt në zyrën e prokurorit publik të Brukselit si magjistrat i të rinjve përpara se t'i bashkohej zyrës së prokurorit publik të Monsit, ku kryesisht merrej me rastet e krimit të organizuar.
Shpejt, magjistrati do të ngjitet në prokurorinë federale, ku prej dy vitesh i janë besuar çështjet më të rëndësishme.
Për të përmendur disa, ai qëndron pas hetimeve për shitjen e ekipit më të madh belg të futbollit Anderlecht, arrestimin e Patrick De Koster, agjentit të futbollistit Kevin De Bruyne, sekuestrimin e armëve nga një komisioner i Brukselit, rastin e agjentit të futbollit Christophe Henrotay, trafiku gjigant i drogës i njohur si “lidhja frigo” etj.
Deputeti Lulzim Basha është pyetur sot në SPAK për dy orë rresht nga prokurorët belgë, ku ka dhënë përgjigje rreth pyetjeve të tyre në lidhje me dosjen e 3.4 milionë eurove në ‘Toyota Yaris’.
Më 22 qershor 2018, Lulzim Basha nga foltorja e Parlamentit akuzoi Ballën si të lidhur me 3.4 milionë eurosh që ishin të fshehura në një makinë në Portin e Durrësit dhe vinin nga Belgjika, dy ditë para se policia t'i kapte ato më 24 qershorit 2018.
Kjo bëri që prokuro ta merrte Bashën në pyetje se nga i kishte marrë informacionet, i cili duke u rrezikuar për t'u marrë i pandehur si dekonspirues i operacionit u paraqit më datë 25 korrik 2019 për të dhënë shpjegime përpara prokurorit.
Syri
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-02-2022 më 19:33
Për: Lulzim Basha merret në SPAK nga prokurorët belgë për 3.4 milionë euro të “Toyota Yaris”
‘Basha dekonspiroi belgët’/ Balliu: Halli i tij burimi...Taulant Balla po bën fushatë për të
I ftuar në Çim Peka Live, anëtari i Komisionit të Rithemelimit Klevis Balliu ka sqaruar detaje në lidhje me denoncimin e mirstershëm të Lulzim Bashës për çështjen e Toyota Yaris dhe hetimin e autoriteteve belge.
Sipas Balliut, Basha ka dekonspiruar belgët dhe se pas denoncimit të Taulant Ballës si të përfshirë, sot ky i fundit po bënë fushatë për kandidatët e tij në zgjedhjet e 6 marsit.
Balliu: Është akuzuar Taulant Balla dhe tani po del që grupet kriminale që po përplasen dhe vriten në Belgjikë janë nga Elbasani, ku përfaqësuesi politik i grupeve kriminale në Elbasan është Taulant Balla dhe deri këtu akuza e Bashës qëndron por problemi është burimi pasi po i doli burimi mund të shpjegojë se pse e dekonspiroi, se e dekonspiroi kjo është fakt.
Kohët e fundit kemi një ndryshim total të Lulzim Bashës nga vetingu, te marrëdhënia me qeverinë dhe pikërisht sot Taulant Balla del dhe bënë fushatë për kandidatët e Lulzim Bashës. Në këtë kontekst dalin fakte që ky jo vetëm e ka hallë atë burimin por shpjegon dekonspirimin dhe ky duhet të japë përgjigje për dekonspirimin. Belgët janë investuar në këtë operacion se jo më kotë paratë të ishin me GPS dhe ky i dekonspiroi e la bandën të ikë në punë të vetë. Prandaj vijnë katër prokurorë ata, për hallin e tyre se janë investuar në këtë hetim dhe Basha i’a dekonspiroi duke thënë që e ka marrë informacionin nga një kamarier, a thua se nje kamarier do merret me bandat e Belgjikës.
Për: Lulzim Basha merret në SPAK nga prokurorët belgë për 3.4 milionë euro të “Toyota Yaris”
Basha flet pas daljes nga SPAK: Do bashkëpunoj me drejtësinë, hetimi në Belgjikë është vendosur të shkojë deri në fund
Basha del nga dyert e SPAK: Do bashkëpunoj me drejtësinë duan apo nuk duan non gratat
Deklarata
Hetimi në Belgjikë dhe drejtësia belge është e vendosur të shkojë deri në fund. Sa herë të jetë e nevojshme do të bashkëpunoj me drejtësinë belge dhe të çdo vendi partner në luftën kundër krimit të organizuar dhe në veçanti lidhjet e politikës me krimin. Ky është një mision jo vetëm i imi por i por i PD. Ky është një proces që bëhet. Krimi i organizuar është një fenomen kudo por përmasat e bashkëpunimit me politikën në Shqipëri janë unike.
Një gjë dua të siguroj që unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge por do të vazhdojmë të jemi aktivë në luftën kundër krimit të organizuar duan apo nuk duan non gratat e shpallur apo të pa shpallur. Unë kam lirinë time dhe lirinë time nuk ma merr dot askush sepse unë luftoj për lirinë tuaj. Nëse nuk ju pëlqen merrni kamerat dhe largohuni. U është thënë shqiptarëve që çështja e mbyllur dhe janë ndarë paratë mes politikanëve. Paratë janë konfiskuar. Hetimi vazhdon.
Punonjësit e SPAK dhe BKH kanë dhe do kenë mbështetjen e PD për të ecur përpara me hetimin e çështjeve në juridiksionin e tyre. Nuk janë vartësit e askujt veç ligjit shqiptar. Lufta me krimin është bërë e rreptë. Isha në rolin e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Prokurorët belgë kanë pasur një qëllim përtej intervistimit tim. Kam bindjen me aq sa ndava me prokurorët belgë, në hetimet në zhvillim e sipër nuk mund të flas për detaje të tjera.
Për: Lulzim Basha merret në SPAK nga prokurorët belgë për 3.4 milionë euro të “Toyota Yaris”
A i kanë ndaluar prokurorët belgë largimin nga Shqipëria, Lulzim Bashës?
Pas dëshmisë se Lulzim Bashës para prokurorëve të Belgjikës në prani të prokurorëve të SPAK në lidhje me 3.4 milionë euro të kapura në “Toyoto Yaris” në qershor 2018, analisti Çim Peka ka deklaruar se Lulzim Bashës i kanë ndaluar largimin nga Shqipëria.
Ja se çfarë tha analisti: Prokurorët belgë dje i kanë dorëzuar prokurorëve shqiptarë të SPAK pyetjet që duhet ti bëheshin Bashës dhe kanë marrë pjesë në seancën e dëshmisë. Pyetjet kanë qënë që dje të dërguara dhe në bazë të përgjigjeve të Bashës prokurorët belgë kanë caktuar një seancë tjetër dhe i kanë kërkuar të mos largohet nga vendi. Nëse Basha është vetëm person që ka vetëm dijeni, pse duhet të lihen tre seanca dëgjimi të merret në pyetje nga prokurorët belgë?
Ndërkohë nga selia blu mohojnë një gjë të tillë, pasi thanë se ajo çfarë ka thënë Basha para prokurorëve belgë mbetet sekret hetimor.
Pyetjet janë fokusuar në identitetin e personit që i ka dhënë informacione kryedemokratit që sipas informacioneve bëhet fjalë për një emigrant shqiptar në Belgjikë.
Kush është personi që informoi?
Cilat janë informacionet që ai ka dhënë përtej atyre që ai ka bërë publike?
Cila është mënyra që Basha i ka marrë këto biseda?
Sipas zotit Basha ishte një emigrant shqiptar në Belgjikë që i kishte dhënë një pjesë të informacionit. Gjatë marrjes në pyetje ka patur edhe prokurorë shqiptarë sepse SPAK ka një prokuror ndërlidhës.
Për: Lulzim Basha merret në SPAK nga prokurorët belgë për 3.4 milionë euro të “Toyota Yaris”
“Një emigrant shqiptar i ka dhënë informacione”/ Zbardhen pyetjet e prokurorëve belgë ndaj Bashës në SPAK. Cilat janë çështjet e tjera që kanë rikthyer disa herë hetuesit nga Belgjika në Shqipëri (E plotë)
Gazetarja Klodian Lala ka zbardhur pyetjet që grupi me hetuesit dhe prokurorët belgë i kanë bërë kryedemokratit Lulzim Basha ditën e sotme gjatë marrjes në pyetje.
Pyetjet janë fokusuar në identitetin e personit që i ka dhënë informacione kryedemokratit që sipas informacioneve bëhet fjalë për një emigrant shqiptar në Belgjikë.
Kush është personi që informoi?
Cilat janë informacionet që ai ka dhënë përtej atyre që ai ka bërë publike?
Cila është mënyra që Basha i ka marrë këto biseda?
Në pyetjen e parë nga informacionet që ne kemi siguruar nga grupi i hetuesve belgë ai fliste për një emigrant. Sipas zotit Basha ishte një emigrant shqiptar në Belgjikë që i kishte dhënë një pjesë të informacionit . Ditën e sotme prokurorët belgë janë shumë hermetikë duke qenë se prokurorët shqiptarë kanë dështuar në hetimin e kësaj çështjeje.
Gjatë marrjes në pyetje ka patur edhe prokurorë shqiptarë sepse SPAK ka një prokuror ndërlidhës.
Kanë pyetur persona të tjerë bëlgët?
Prokurorët belgë janë një grup i madh edhe me hetues për të patur një panoramë më të qartë edhe për disa nga grupet kriminale kryesisht ne Elbasan dhe kanë patur një aktivitet më të zgjeruar se zoti Basha.
Për: Lulzim Basha merret në SPAK nga prokurorët belgë për 3.4 milionë euro të “Toyota Yaris”
Ish-prokurori Trenova: Si u përdor Lulzim Basha nga klani i narkotrafikantëve të 'Toyota Auris'
Ish-prokurori Gentian Trenova ka ofruar një pistë interesante lidhur me çështjen “Toyota Auris” sipas të cilës Basha është futur në një spirale intrige për të goditur aksionin e policisë belge, pa e ditur se ajo deklaratë do i kushtonte shtrenjtë.
Trenova shpjegon në një postim se belgët kanë pasur informacion për ardhjen e parave në Shqipëri, por kanë dashur të gjejnë pronarët e tyre.
Belgët lanë të lirë ngarkesën dhe për këtë njoftuan edhe autoritetet shqiptare se po vinte ngarkesa me paratë dhe persona të rëndësishëm në polici qenë garat te pronarët e parave për moskontrollin e ngarkesës.
“Autoritetet e huaja kanë patur informacion për ardhjen e parave me automjetin Toyota Yaris në Shqipëri.
Ata kanë dashur të gjenin pronarët e tyre duke lënë të lirë ngarkesën nga kontrollet deri sa paratë të përfundonin te pronari.
Për këtë qëllim janë lajmëruar edhe autoritet shqiptare se në Shqipëri po vinte ngarkesa me paratë.
Persona të rëndësishëm në polici kanë qenë garant te pronarët e parave për moskontrollin e ngarkesës, por informacioni nga belgët ka prishur planet”- shkruan Trenova.
Ish-prokurori thotë më tej se duhej të gjendej një mënyrë që paratë të ndaloheshin në port pavarësisht kostosh të humbjes së parave dhe me siguri i mbushën mendjen Bashës të bënte denoncimin në parlament.
Dhe duket sipas, Trenovës se denoncimi prishi planet e belgëve për të zbuluar rrjetin kriminal.
“Duhej të gjendej një mënyrë që ngarkesa të ndalohej në port dhe për këtë situatë të papritur janë lajmëruar edhe pronarët e parave.
Situata ishte e vështirë dhe duhet të ndërpritej procesi pavarsisht kostos për humbjen e parave në ngarkesë.
Me siguri është gjetur një mënyrë për t'i mbushur mendjen Luli Bashës ta bënte denoncimin në Parlament. Denoncimi në parlament ka prishur planet e belgëve dhe ishte mënyra më e mirë për të mbuluar rrjetin kriminal në Shqipëri. (nuk ka asnjë llogjikë që Luli Basha të jetë bindur nga ndonjë mesazh anonim apo nga ndonjë person i rëndomtë).
Tani Luli Bashës i ngelet të tregojë rrjetin kriminal”- shkruan Trenova.
Basha denoncoi në parlament në qershor të vitit 2018 se në Portin e Durrësit do kalonin miliona euro dhe akuzoi në Parlament, socialistin Taulant Balla.
Për: Lulzim Basha merret në SPAK nga prokurorët belgë për 3.4 milionë euro të “Toyota Yaris”
Artan Hoxha: Si u njoftua Basha per Toyota Yaris, paratë ishin të një grupi të lidhur me të
Nga Artan Hoxha
Një ndihmë e vogël për Bashën, që nuk dëshmon dot se nga e mori informacionin për ardhjen e Toyota Yaris me 1.5 milionë euro të narko-trafikut.
Por dhe një indicie për prokurorët belg, përpara se të largohen nga Shqipëria, që të mos lodhen më me linjën Bruksel-Tirane, për të marrë në pyetje shefin e PD-së zyrtare.
Pyetja bazë e prokurorëve federalë belgë, por dhe e opinionit shqiptar, është si e mori vesh Lulzim Basha se drejt Shqipërisë po vinte një autoveturë me një sasi të madhe parash të narko-trafikut??!!
Saktësia e informacionit që ai publikoi në Kuvendin e Shqipërisë më 22 qershor 2018 është e denjë për skena filmash të Netflix.
Informacioni i Bashës ishte aq i saktë, sa duket e çuditshme pse pronarët e 3.4 milionë eurove, vendosën të mos e ndryshonin itinerarin e trajlerit të nisur nga Belgjika.
Ngjarjet në 48 orët në vijim, u zhvilluan pikë për pike siç e deklaroi Basha në Kuvend.
Me të vetmin ndryshim, paratë nuk ishin të grupeve të Elbasanit, që kishin lidhje me pushtetin, siç tha Basha, por të një grupi tjetër, i cili për fat të keq rezultoi se kishte lidhje me Bashën dhe partinë e tij.
Mundësitë që kreu i opozitës të kishte këtë informacion kaq të saktë, për një lëvizje miliona euroshe të krimit të organizuar janë vetëm dy:
E para; njëri nga grupet kriminale rivale, njoftoi opozitën në mënyrë që operacioni i kundërshtarëve të tyre, të bëhej publik, dhe paratë të kapeshin duke dëmtuar rëndë rivalët.
E dyta; informacioni “rrodhi” nga ndonjë agjenci e zbatimit të ligjit, ku një zyrtar “dashamirës” i opozitës, duke mos pasur besim te eprorët e tij, njoftoi për dijeni dhe Lulzim Bashën…
Kronologjia e ngjarjes rrodhi në këtë menyrë:
22 qershor 2018,
Basha denoncon në Kuvend transferimin e parave të narko-trafikut nga Europa drej Shqipërisë, prej një organizate kriminale, e cila ka lidhje me qeverinë e Rames dhe me eksponentë të rëndësishëm të PS-së.
Ai tha se 1.5 milionë euro po vinin në Shqipëri me një Toyota Yaris.
24 qershor 2018,
Policia e Shtetit bën “bingo” pasi ndalon në portin e Durrësit një trajler që vinte nga Belgjika, në të cilin u kapën dy autovetura Toyota Auris, me 3.4 milionë euro brenda tyre.
Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë?!
Me datë 20 qershor 2018, 48 orë përpara se shefi i opozitës të fliste në Kuvendin e Shqipërisë, një mesazh mbërrin në telefonin e një drejtuesi të lartë të shtetit shqiptar.
Saktësisht në orën 09:31 minuta të datës 20 qershor 2018, një person që identifikohet si punonjës i Shërbimit Informativ Shqiptar, njofton se, një mjet transporti, karroatrec me disa vetura të ngarkuara sipër tij, pritet të futet në territorin e Shqipërisë deri në mbrëmje.
Informatori thotë se, një veturë po transporton një sasi të madhe parash për llogari të një klani trafiku.
Burimi është aq i bindur ne informacionin e tij, sa jep të dhëna për targën e mjetit, madje dhe emrin e shoferit.
Ai sqaron se, me “90% paratë do hyjnë nga Porti i Durrësit”.
Por thotë se paratë mund të hyjnë dhe nga pikat e kalimit kufitar në veri të Shqipërisë, në Muriqan ose në Hanin e Hotit.
Në fund dërguesi i mesazhit edhe pse është punonjës shteti, kërkon të ngelet 100% anonim, madje uron që kapja e parave, të realizohet nga policia…
Këtë sms (të cilën nuk e di nëse ndodhet në dosjen e prokurorisë) të dërguar një drejtuesi të lartë të shtetit, dy ditë përpara se shefi i opozitës te fliste në Kuvend dhe 4 ditë përpara se të kapej ngarkesa me 3.4 milionë euro, po e publikoj më poshtë.
Ky fakt, uroj së paku të kthjellojë shefin e PD-së, Lulzim Basha se nga i ka ardhur informacioni.
Por dhe të orientojë prokurorët belg, për çfarë saktësisht ta pyesin dëshmitarin e vyer të tyre…
Për: Lulzim Basha merret në SPAK nga prokurorët belgë për 3.4 milionë euro të “Toyota Yaris”
Berisha: Basha dekonspiroi operacionin e 4 shteteve, belgët do t'i shkojnë deri në fund
Lideri historik i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim me banorët e Njësisë Administrative Guri i Zi në Shkodër, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka diskriminuar veriun duke inverstuar në të gjitha qarqet më pak se 2/3 e asaj që është investuar me rrasa guri në sheshin 'Skënderbej'.
"Diskriminim racist i Shkodrës dhe veriut nga Edi Rama. Nëse marrim investimet e dhëna për të gjithë zonën e Veriut ato përbëjnë më pak se 2/3 e ivestimeve për rrasa guri në sheshin 'Skënderbej'. E kam denoncuar me dhjetëra herë. Voltana i ka qëndruar parimit të shpërndarjes së barabartë të të ardhurave si në Ana e Malit dhe Guri i Zi", vlerësoi Berisha.
Lideri historik i PD tha se revolucioni i demokratëve është në sprovë të madhe, pasi qeveria ka angazhuar gjithçka për ta ndalur, në bashkëpunim me ish-kryetarin e PD.
Berisha akuzoi edhe Bashën se dekonspiroi operacionin e 4 shteteve për çështjen e 'Toyota Yaris', por shtoi se belgët do t'i shkojnë deri në fund hetimit.
"Revolucioni ynë është në provë të madhe sepse kundër tij për të ndaluar dallgën e tij, narko shteti ka mobilizuar të gjitha potencialet e tij, por si asnjëherë në 30 vite, ne na doli ish-kreu i partisë kallp, na doli siç i thotë populli arrë me vrimë, e prishur. Edi Rama e mori peng me dosje ku ishte kryekëput i inkriminuar. Secili prej jush nëse del në Tv dhe dekonpsiron një operacion policor kryen një vepër penale dhe dënohet. Operacioni policor që denoncoi Lul Brava ishte operacioni i 4 shteteve. Sa mori sa nuk mori nuk e di, por di atë që akuzën që i bëri prokuroria për dekonspirim të operacionit ia mbylli Edi Rama.
Por akuzën e Belgjikës nuk ia mbyll dot e Edi Rama dhe ata do t'i shkojnë deri në fund këtij problemi", tha Berisha.
Ish-kryeministri ftoi demokratët që të bashkohen me koalicionin opozitar 'Shtëpia e Lirisë'.
"Ftoj edhe ata pak banorë që të bashkohen me ne, të mos e identifikojnë veten me një njeri të të pabesë, të marrë peng, nuk iu lidh asgjë me atë, ata janë të lidhur me ju. Duhet ë jemi të të gjithë së bashku, nga ky proces do të dalim më të bashkuar se asnjëherë. Kemi betejë të madhe përpara. Ata kanë konfiskuar logon, e kanë rrëmbyer dhe ai nuk del vetë në shesh betejë se e di mirë se iu ia merrni fytyrën, por i le kandidatët me logon dhe përpiqet të mashtrojë që njerëzit të votojnë një logo e cila është e tëra në dispozicion të Edi Ramës dhe Lul Bravës. Ndaj ju ftoj që të qartësojmë çdo votues të Gurit të Zi, të Shkodrës, nga Shala e deri në Velipojë se logoja e opozitës së vërtetë, logoja e Bardh Spahisë është Shtëpia e Lirisë, vota e numrit dy për kandidatin tuaj", theksoi Berisha.
I erdhi rradha ministrit Taulant Balla të bëhet kurban tek drejtësia nga Edi Rama
Një ditë pas largimit të Ballës, rikthehet dosja me 3.4 milion euro në Toyota Yaris
Kur dëgjoi Ramën që i njoftoi largimin nga zyra e ministrit të brendshëm për ta degdisur në vartës të Elisa Spiropalit, Taulant Balla thjesht u shtang. Ai ishte ulur disa radhë pas kryetarit. Në krahun e djathtë kishte ministren e turizmit Mirela Kumbaron, që nuk u përmbajt dhe e pyeti nëse dinte gjë. Balla shihet që rrudh fytyrën nga shija e keqe që i lanë fjalët e Ramës. Kur i afrohet Veliaj, Balla ngriti supet me një buzëqeshje të hidhur.
Nga filmimet më poshtë dallohet se lajmi i shkarkimit i erdhi surprizë.
Gjithsesi, një operacion i SPAK të hënën, një ditë pas largimit të Ballës nga ministria e brendshme ngre dyshime se shkarkimi ishte një vendim që Rama ishte i detyruar ta merrte.
Gjithsesi, një operacion i SPAK të hënën, një ditë pas largimit të Ballës nga ministria e brendshme ngre dyshime se shkarkimi ishte një vendim që Rama ishte i detyruar ta merrte.
SPAK urdhëroi arrestimin e prokurorit të Vlorës Aurel Zarka, hetueses së BKH-së, Eriona Dautaj, avokatit Radovan Çela dhe të një personi të quajtur Astrit Vladi.
Ky i fundit, Astrit Vladi është vëllai i Elvis Vladit dhe kushëri i Alfred Vladit. Këta të dy janë personat e shpallur në kërkim për 3.4 milion eurot që erdhën në Durrës të fshehura në dy Toyota Yaris në vitin 2018.
Më saktësisht, sekuestrimi ndodhi në 24 Qershor të vitit 2018 në portin e Durrësit. Dy makinat ishin nisur nga Belgjika dhe shërbimet partnere po i ruanin për të marrë vesh kush do t’i priste paratë në Shqipëri.
Tre persona u arrestuan, dy shoferët dhe administratori i kompanisë që transportoi makinat. Fillimisht u tha në media se ishin 5 milion euro, pastaj zyrtarisht policia njoftoi për gjetjen e 3.4 milion eurove.
Por historia komplikohet për shkak të një denoncimi të fortë që kishte bërë Lulzim Basha 3 ditë para operacionit të policisë.
Në seancën parlamentare të 21 qershorit, Lulzim Basha drejtoi gishtin nga Taulant Balla dhe tha: “Njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë (duke treguar me gisht nga Balla, që po qeshte bashke me kryeministrin Edi Rama) ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them! Dhe ka porositur një Toyota Yaris! Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda! Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt”,– tha Basha.
Kapja e makinave në Durrës ishte provë se Lulzim Basha dinte diçka më shumë. Që nga ajo ditë, si për Lulzim Bashën, ashtu edhe për Taulant Ballën nisën telashet për sqarimin e të vërtetës.
Basha nuk sqaroi asnjëherë se kush ishte lidhja e Taulant Ballës me paratë e sekuestruara në makina. Nga ana e tij, Taulant Balla e hodhi në gjyq për shpifje dhe më vonë Basha u dënua me 50 mijë lekë gjobë.
Edhe policia shqiptare nisi hetimet për dekonspirim të operacionit, ndërsa prokurorët belgë erdhën në Tiranë dhe kërkuan të marrin në pyetje Lulzim Bashën.
Elvis dhe Alfred Vladi nuk u arrestuan asnjëherë për 3.4 milionë eurot e “Toyota Yaris” që vinin nga Belgjika. Të dy e dinin se ishin zbuluar kur dëgjuan Lulzim Bashën të bënte denoncimin në parlament.
Mendohet se operacioni i SPAK për arrestimin e Astrit Vladit ka të bëjë me bisedat në SKY ECC. Këto biseda mund të zbulojnë diçka më shumë për këtë histori.
Për: I erdhi rradha ministrit Taulant Balla të bëhet kurban tek drejtësia nga Edi Rama
Arrestohet kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka
Me urdhër të SPAK është arrestuar drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka me akuzën e "ushtrimit të ndikimit të paligjshëm".
Nga Jerola Ziaj
Prokurori Aurel Zarka in KPK | Foto; LSA
Të hënën është arrestuar në Vlorë drejtuesi i Prokurorisë Aurel Zarka, si dhe hetuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eriona Dautaj, njëkohësisht magjistrate në Shkollën e Magjistraturës.
Zarka është shoqëruar nga policia e Vlorës gjatë natës dhe është transferuar në Tiranë. Se bashku me Zarkën dhe Dautajn është arrestuar avokati Radovan Cela dhe biznesmen Astrit Vladi.
Vladi ka qenë më parë i dyshuar për vrasje e shtetasit Paulin Marku në vitin 2011 tek kthesa e Kamzës në Tiranë. Pasi është arrestuar nga Policia si i dyshuar për vrasjen e Markut, ai është liruar me urdhër të Prokurorisë, e cila e ka cilësuar arrestimin si të paligjshëm.
Radovan Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris'
Prokuroria i akuzoi dy kushërinjtë Elvis Vladi, dhe Alfred Vladi, për krijimin e një organizate me qëllim pastrimin e parave me origjinë kriminale. Por kushërinjtë Vladi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia.
Astrit Vladi, biznesmen dhe aksioner i disa kompanive në Shqipëri, është vëllai i Elvis Vladit. Sipas regjistrit civil të vitit 1998, ai mund të ketë mbjatur më parë emrin Doxh Vladi.
Çështja mori rëndësi publike në Shqipëri, pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e denoncoi mbërritjen e parave disa ditë para se ato të sekuestroheshin në Durrës. Basha paralajmëroi trafikimin e parave me makina “Toyota Yaris” dhe akuzoi kreun e grupit socialist, Taulant Balla se kishte dalë garant për ato që i quajti “para të drogës”.
Balla i mohoi akuzat dhe fitoi në gjykatë një padi për shpifje ndaj Bashës.
Denoncimi i Bashës i dha dosjes emrin “Toyota Yaris”, ndonëse makinat e dorës së dytë i përkisnin markës “Toyota Auris”.
Për: I erdhi rradha ministrit Taulant Balla të bëhet kurban tek drejtësia nga Edi Rama
‘Toyota Yaris’: Arrestimi i Zarkës ngre hije dyshimi mbi zyrtarë të tjerë të drejtësisë
Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet nga SPAK për vepra penale të korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në katër çështje penale që lidhen me dosjen e “Toyota Yaris” si dhe një hetim pasuror të Suel Çelës – duke ngritur pikëpyetje mbi prokurorët dhe gjyqtarët që lehtësuan akuzat për këto dosje.
Nga Edmond Hoxhaj
Prokurori Aurel Zarka in KPK | Foto; LSA
Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet për vepra penale të korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te funksionarë të tjerë të drejtësisë në të paktën tetë çështje penale, përfshirë edhe çështjen e njohur si “Toyota Yaris”, bëri të ditur përmes një njoftimi për shtyp të martën Prokuroria e Posaçme, SPAK – duke ngritur hije dyshimi mbi një rreth prokurorësh dhe gjyqtarësh që lehtësuan akuzat për këto çështje.
Zarka është i vetmi i ndaluar, ndërsa personat e tjerë të akuzuar bashkë me të, ish-oficerja e Policisë Gjyqësore, Erjona Dauti, biznesmeni Astrit Vladi si dhe avokati Radovan Çela, nuk janë gjetur ende nga Policia e Shtetit.
Sipas njoftimit të SPAK, procedimi për këtë çështje u regjistrua në shkurt të këtij viti, ndërsa janë marrë informacione nga agjenci të huaja të zbatimit të ligjit si dhe janë marrë prova nga autoritetet e drejtësisë së shteteve të tjera.
“…Personat nën hetim, në bashkëpunim dhe në disa raste kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe kanë përfituar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë…,” thuhet në njoftimin e SPAK.
Përfaqësuesi ligjor i Zarkës, avokati Julian Mërtiri pohoi për BIRN gjatë një komunikimi telefonik, se nuk qëndrojnë akuzat e ngritura ndaj të mbrojturit prej tij. sipas Mërtirit, bëhet fjalë “për biseda që nuk provojnë faktet”.
Sipas SPAK, prokurori Zarka dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.
Interesi kryesor duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Yaris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan fillimisht Klevi Cani, Edi Lika dhe Alban Mollaymeri dhe u akuzuan kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi. Astrit Vladi është vëllai i Elvis Vladit.
Hetimet e atëhershme dështuan të provonin se trafiku i parave përmes makinave të përdorura ishte pjesë e një skeme të pastrimit të parave. Një investigim i mëparshëm i BIRN gjeti se si prokuroria dhe më pas gjykata pranuan si provë alibinë e të akuzuarve – duke e çuar çështjen përfundimisht në gjykatë për veprën penale të “modeklarimit të të hollave në kufi”.
Sipas SPAK, prokurori Zarka në bashkëpunim me Erjona Dautin, Astrit Vladin dhe Radovan Çelën kanë tentuar të ushtrojnë ndikim të paligjshëm përgjatë viteve 2018-2020 për katër çështje penale që lidheshin me të pandehurit Elvis Vladi, Alfred Vladi dhe Alban Mollaymeri.
Një tjetër çështje ku dyshohet se është ushtruar ndikim lidhet me hetimin pasuror ndaj Suel Çelës në shkurt 2020 nga Prokuroria e Posaçme – një personazh i akuzuar për përfshirje në krim të organizuar në Elbasan dhe i shpallur në kërkim si i dyshuar për dy vrasje.
Tre çështjet e tjera penale ku dyshohet se është ushtruar ndikim i paligjshëm u hetuan nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Vlorës.
Dosja e “Toyota Yaris” u hetua fillimisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, Ened Nakuçi dhe Doloreza Musabelliu, përpara se të dërgohej për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës.
E pyetur nga BIRN, prokurorja Doloreza Musabelliu tha përmes një bisede telefonike se “nuk kishte pasur asnjë ndikim”, ndërsa prokurori Ened Nakuçi ishte i paarritshëm për koment.
SPAK sqaron se hetimi për këtë procedim penal nuk ka përfunduar dhe se po vazhojnë hetimet për fakte të tjera penale apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e kësaj çështjeje. Në këtë rast, hetimet janë kryer në bashkëpunim me Europol, Eurojust, autoritetet franceze dhe belge të drejtësisë.
Për: I erdhi rradha ministrit Taulant Balla të bëhet kurban tek drejtësia nga Edi Rama
Belgët hapën ‘Sky’ për 3.4 mln € në ‘Toyota Yaris’ 14 persona të përfshirë. Hetime dhe për prona në Himarë
Një material i mbërritur në SPAK nga autoritetet Belge, duket se nuk do mbyllet vetëm me arrestimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, pasi emra të tjerë dalin në skenë si të përfshirë në çështjen penale që njihet publikisht si dosja ‘Toyota Yaris’.
Por kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi personat e përfshirë në këtë dosje, dalin në ‘Sky’ dhe si të implikuar në mbylljen e çështjeve penale të tjetërsimit të pronave në Himarë dhe Dhërmi.
Çështja e ‘Toyota Yaris’, nisi fillimisht në Durrës, pas kapjes brenda në makinë të 3.4 milion eurove dhe më pas u transferua për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke u orientuar hetimi për veprën penale të ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale’ kryer në formën e ‘Grupit të strukturuar kriminal’.
Paralelisht me Krimet e Rënda në Belgjikë, prokurori Julien Moinil nisi një hetim për të zbuluar fijet e personave Shqiptarë dhe Belgë që ishin përfshirë në transferimin me kamionë nga Belgjika në Shqipëri të 3.4 milion eurove.
Në Belgjikë janë vendosur disa persona nën hetim dhe mes të cilëve mësohet se është marë i pandehur dhe avokati Radovan Çela.
Madje në muajin Shkurt 2022, Moinil mbërriti në Shqipëri për të marrë dëshminë e ish-kreut të PD, Lulzim Basha, si personi që foli i pari për këtë çështje, duke paralajmëruar në parlament se në Shqipëri po futeshin nga Krimi i Organizuar me mbështetjen e Taulant Ballës, plot 4 milion euro.
Por teksa në Shqipëri hetimet u zbehën, rasti në Belgjikë u konsiderua shumë serioz, duke bërë që për këtë çështje së fundmi të hapen dhe verifikohen kodet e aplikacionit ‘Sky’ në Belgjikë.
Deri në këtë fazë të hetimit, Belgët mësohet se kanë zbuluar gati 14 persona si të përfshirë në zbutjen e akuzave për personat e arrestuar në Shqipëri, duke i kërkuar SPAK të veprojë në arrestimin e tyre.
Ditën e diel, SPAK urdhëroi arrestimin e Aurel Zarkës drejtuesin e prokurorisë së Vlorës. Ndërsa u shpallën në kërkim biznesmeni Astrit Vladi dhe ish-oficerja e Krimeve të Rënda, Eriona Daupaj.
Po ashtu me masë sigurimi ‘arrest në burg’ u vendos dhe për avokatin Radovan Çela, i cili veç procesit që ka të hapur në Belgjikë tashmë duhet të përballet me një procedim penal edhe në prokurorinë e posaçme SPAK.
Por siç mësohet nga burime pranë SPAK, kjo dosje nuk ka përfunduar ende, pasi ka dhe persona të tjerë të përfshirë. Burimet thanë se bëhet fjalë për rreth 14 persona, që janë të përfshirë në këtë çështje.
Deri në këktë fazë SPAK nuk ka dhënë asnjë shpjegim dhe sqarim për sistuatën e arrestimit të prokurorit Zarka dhe shpalljes në kërkim të personave të tjerë, duke lënë të hapur mundësinë se operacioni është në vijim e sipër.
Krijoni Kontakt