Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: I erdhi rradha ministrit Taulant Balla të bëhet kurban tek drejtësia nga Edi Rama

    VIDEO SYRI TV/ Përgjimet e SKY, skandali me TIMS, skandalet që i ‘hëngrën’ kokën Ballës

    VIDEO

    12 muaj e pak ditë në drejtimin e Ministrisë së Brendshme për Taulant Ballën ka qenë një periudhë me dritëhije për besnikun e Edi Ramës. Ky i fundit thonë burimet, ka qenë i detyruar nga presioni i partnerëve për ta shkarkuar nga funksioni. Balla u akuzua me dhjetwra herë si personi që urdhëroi vjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS apo për lidhjet e tij me botën e nëndheshme të krimit. Madje, nga burime publike ose jo, Balla njihej si përdorues i aplikacioneve të koduara përmes të cilave ‘Metamorfoza’ zbardhi se flitej për vrasje, blerje votash, pazare e biznes.

    Nga SYRI TV

    Kryeministri Edi Rama, duket se është detyruar të shkarkojë nga detyra besnikun e tij, Taulant Balla, i denoncuar shpesh si personi që i mbante lidhjet me bandat kriminale, nga funksioni i Ministrit të i Brendshëm.

    Në 12 muaj e pak ditë si kreu i Punëve të Brendshme, u evidentuan shumë raste të shkrirjes së Policisë së Shtetit me bandat e fuqishme kriminale, teksa shumë anëtarë të këtyre të fundit iu shërbyen socialistëve si hambar votash, herë të blera e jo pak herë me forcën e paprekshmërisë dhe të luidhjeve me pushtetin.

    Taulant Balla është denocuar publikisht, por edhe përmes burime të ndryshme se ka dalë në dosjen ‘Matamorfoza’ ku është evidentuar nga shërbimet partnere, belge dhe franceze si përdorues i aplikacioneve të komunikimit SKY-Encro me anë të të cilave shumë eksponent krimi, biznesi, drejtësie, policie e politike flisnin për plane, biznes, vota e krim të organizuar përfshirë vrasje e atentate.

    Me njëherë pas ardhjes në krye të ministrisë së Brendshme, 1 vit më parë, Taulant Balla do të konsiderohej si zyrtari që urdhëroi grabitjen e të dhënave të sistemit TIMS, ku përveç informacioneve për bandat që u zhdukën, u morën edhe të dhëna sensitive për shërbimet e huaja partnere në Shqipëri.

    Menjëherë pas ndërhyrjes, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë reagoi ashpër dhe bëri me dije se kjo ndërhyrje cenonte rëndë partneritetin mes dy vendeve. Mesa duket partnerët nuk ia kanë harruar Ramës emërimin e njeriut të lakuar prej vitesh si të lidhur me bandat në krye të ministrisë së Brendshme dhe, sipas burimeve, i kanë bërë presion për shkarkimin e tij.

    Syri

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: I erdhi rradha ministrit Taulant Balla të bëhet kurban tek drejtësia nga Edi Rama

    Dëshmitë/ A ka emra politikanësh në bisedat me SKY ECC?

    Emri:  01-at-5.09.41 PM.jpg

Shikime: 1849

Madhësia:  46.2 KB

    Numri i mesazheve të shkëmbyera mes kriminelëve shqiptarë në SKY ECC dhe telefonat ENCRO është aq i madh sa kur serverat e aplikacioneve u dekriptuan, mediat ndërkombëtare raportuan se shqipja ishte gjuha e dytë më e përdorur në komunikime. Nuk është çudi që dosjet e zbardhura që disponon SPAK nga aplikacionet të jenë aq voluminoze, saqë një pjesë e tyre nuk është lexuar ende.

    Deri në këto momente, hetimi ka pasur në fokus elementët kriminalë, të përfshirë në krime të rënda, si organizim vrasjesh me pagesë, rrëmbime dhe gjobëvënie, ndërkohë që janë lënë mënjanë lidhjet politike të grupeve kriminale. është naive të mendosh se bandat më të rrezikshme të Shqipërisë kishin rekrutuar policë, kontrollonin tregun e kumarit dhe ndërhynin tek prokurorët pa pasur mbështetje politike.

    Politikani “Tojota Jaris” në përplasjen mes bandave

    Pikërisht në këtë linjë ishte edhe kreu i PD, Sali Berisha që thoshte se prokurorët kanë fshirë nga dosjet emrin e Taulant Ballës që u shkarkua si ministër i brendshëm, një ditë para operacioni.

    “Personazhi më i lakuar në dosje për të gjitha veprat e zeza është Tualant Balla me tre mbiemra, por komunikimet e tij kriminale u fshehën nga Altin Dumani dhe famozi Alfred Shehu, prokurori kriminel” ka shkruar Berisha, që prej vitesh e akuzon Taulant Ballën se është lidhur direkt me bandat e Elbasanit.

    Në fakt, protagonistët e një nga ngjarjeve që përmenden në dosjen e SPAK, e kanë përmendur Taulant Ballën si palë në konfliktin mes bandave. Ka qenë korrik 2020, kur forcat speciale rrethuan një servis makinash në pronësi të fisit Manahasa në rrugën Elbasan-Peqin. Sinjalet ishin se aty do të gjenin armën me të cilën u vra Emiljano Ramazani. Informacionet dolën të sakta. Pistoleta u gjet vërtet, poshtë serbatorit të një makine. Nga ekspertiza doli se arma ishte përdorur për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

    Disa antarë të familjes Manahasa u arrestuan. Seiti dhe babai i tij Albert Manahasa dolën nga burgu pas 6 muajsh, kur u provua se nuk kishin lidhje as me vrasjen dhe as me pistoletën.

    Por ditën që u arrestuan nga RENEA, një i afërm i tyre akuzoi një deputet për kurthin. Deputetit i referohej si “Tojota Jaris”.

    Emri:  12345.jpg

Shikime: 1777

Madhësia:  22.4 KB
    Bujar Dervishi, duke folur pas arrestimit të të afërmve të tij nga familja Manahasa

    Në intervistën për abc, që mund ta shikoni KËTU, personi që flet, Bujar Dervishi ishte i bindur se aksioni i policisë ishte grackë e sajuar nga kundështarët e familjes. Fajin ia vishte deputetit, që i thërriste “Tojota Jaris” epitet me të cilin i referohej Taulant Ballës.

    “Personi që e nxit këtë është njeri i një politikani të lartë. Do t’i vijë fundi edhe atij njeriut Tojota Jaris, atë të shikojë ai 3 milion eurot mos shikojë konkurencën e miqve të tij, të shikojë ato 3 milion eurot”shprehej i afërmi i të arrestuarve jashtë komisariatit të policisë.

    “Kjo është thjesht nga konkurenca, që e bën Tojota Jaris për miqtë e tij” thoshte Bujar Dervishi duke bërë lidhjen mes ndërhyrjes së policisë dhe interesit që kishin miqtë e Taulant Ballës.

    Siç doli më vonë, pistoleta në servisin e Manahasave ishte vënë për të futur në sherr antarët e një bande, ndërsa emri i Taulant Ballës nuk dihet pse përmendej nga pala tjetër në konflikt. Gjithsesi, një ditë para se të zhvillohej operacioni i SPAK, Balla u shkarkua si ministër i brendshëm.

    Rasti Qyno dhe deklarata e fortë e avokatit

    Prokurorët e SPAK kryen një raprezalje në shtëpinë dhe në vendin e punës së gazetarit të Oraneës Elton Qyno, vetëm se ky kishte arritur të siguronte përgjimet e SKY ECC të bandave të Elbasanit. Kur vunë re se Qyno po i zbardhte përgjimet pa “filtrat” e diktuara nga prokurorët, ata e thirrën dhe e mbajtën peng gazetarin në zyrat e tyre deri sa i sekuestruan celularët, kompjuterat në shtëpi, kompjuterat në punë dhe gjithçka tjetër ku ai mund të kishte ruajtur materialet nga përgjimet e SKY ECC.

    Për veprimet e paprecedenta që urdhëroi kreu i Prokurorisë Speciale, Altin Dumani dhe prokurori Behar Dibra, pati shumë teori konspiracioni, por sipas shpjegimeve që dha avokati i gazetarit, Arben Llangozi shkak i këtij reagimi ishte se në përgjimet e bandave dilte emri i Edi Ramës.

    “Pas një debati të gjerë më lejuan të isha pjesë e hetimeve, që kanë përfunduar në orën 3:00 të mëngjesit. Mua mu duk sikur SPAK është duke mbuluar diçka. Në ato përgjime janë të implikuar një sërë politikanësh të nivele të larta, nga kryeministri e të tjerë. Bëhet fjalë për përgjimet e SKY. Bomba më e nxehtë në SPAK janë përgjimet që kanë ardhur nga jashtë. Nga përgjimet që kanë ardhur, kemi të bëjmë me një bombë të madhe ku thuajse e gjithë politika shqiptare është e implikuar. Këto përgjime kanë rënë në dorën e gazetarit Qyno, i cili në ditët në vijim do plaste gjylen e madhe. Ato u sekuestruan tashmë nga Prokuroria e Posaçme dhe s’e dimë çfarë fundi do kenë. Çfarë sekreti do kishte aty që s’duhet të dilte? Janë ato të tjerat që SPAK-u s’do që të dalin. SPAK-u do vepronte në mënyrë selektive, si në shumë raste. Kemi dyshime që më tepër kanë qenë sekuestro për të mbuluar pisllëqe. Nga ato që unë kam folur shkon deri në nivelin e kryeministrit dhe anëtarë të Vetingut që kanë dalë në përgjime, se si kanë dirigjuar shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Në disa përgjime ka dalë edhe ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Ardi Veliu që u ka shpërndarë 24 drejtorëve të policisë aparate enkro”, tha avokati.

    Privilegjet për Dumanin dhe lidhjet me politikanë dhe prokurorë

    Pak ditë më parë, dy motrat Nikolli në derën e të cilave shpërtheu një sasi tritoli, treguan se si vrasësi me pagesë Nuredin Dumani jeton në kushte të privilegjuara në burgun ku mbahet. Duke qenë në kushtet e bashkëpuntorit të drejtësisë, Nuredin Dumanit i kanë garantuar një palestër në dhomë, kondicioner, kompjutera, telefon, shërbimin e internetit etj. Motrat Nikolli thanë se kushtet e privilegjuara për Dumanin vijnë nga lidhjet e forta që ka jashtë burgut me njerëz me pushtet.

    Motrat Nikolli nuk janë të vetmet që e bëjnë një pohim të tillë. Më parë, një prej të arrestuarve në operacionin “Plumbi i Artë”, Besian Xhixha iu kundërvu Gjykatës, Prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë për shkak se sipas tij, dëshmia e të penduarit ishte e manipuluar se sipas tij, Nuredin Dumani ka kryer të paktën 12 vrasje.

    Ndër të tjera, 31- vjeçari nga Larushku ka thënë se Nuredin Dumani ia kshte pohuar vetë se ishte i lidhur me politikanë dhe prokurorë dhe se kishte garanci se nuk do të dënohej për vrasjet që kryente.

    “Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madhe më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni.

    Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar” ka thënë Xhixha në sallën e gjyqit.

    Deklaratat e Xhixhës nuk u morën parasysh nga prokuroria. Ai është një prej personave të vetëm që ka kontestuar me forcë dëshminë e Nuredin Dumanit duke pohuar se ai ka pasur lidhje politike.

    Heshtja e kreut të SPAK, Altin Dumanit

    Për zhurmën që kanë krijuar përgjimet e SKY ECC, për privilegjet që kanë përfituar nga pushteti njerëz të krimit është afërmendsh e ditur se ata nuk mund të vepronin pa lidhje politike. Por kreu i SPAK, Altin Dumani ka heshtur kur është pyetur në lidhje me këtë çështje.

    Në maj të këtij viti, gjatë raportimit në komisionin e ligjeve, deputeti i PD-së Dash Sula e pyeti Dumanin, nëse kishte politikanë që përdornin SKY ECC. Prokurori as nuk pohoi, as nuk mohoi gjë, duke e shmangur përgjigjen në stilin e zakonshëm të hetuesve.

    “Nuk mund të prononcohem, kemi cështje në hetim, por ajo që ju garantoj unë se në çdo rast që do evidentohen raste të tilla ne do ushtrojmë ndjekjen penale sepse është detyrim ligjor. Por jemi në hetim e sipër dhe nuk mund të jap informacion” tha Dumani.

    Lapsi.al

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: I erdhi rradha ministrit Taulant Balla të bëhet kurban tek drejtësia nga Edi Rama

    Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, Bardhi: Ja dosja sekrete. Të përfshirë Balla, 2 prokurorë të SPAK, bashkëshorti prokuror i Felajt dhe ish gjyqtari Gjermeni

    Emri:  -640-0-sgssds-1722538693.jpg

Shikime: 1834

Madhësia:  39.6 KB

    Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas arrestimit të kryeprokurorit të Vlorës.

    Ai ka zbardhur detaje të dosjes që sipas tij po mbahet sekret, ku thekson se janë të përfshirë ministri Taulant Balla, dy prokurorë të SPAK, prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti prokuror i Ermonela Felajt, komisionerja e Vettingut, ish gjyqtari Artan Gjermeni, etj.

    Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

    Procedimi penal nr. 26, datë 07.02.2024 i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vënë në pikëpyetje serioze kredibilitetin e sistemit të reformuar të drejtësisë në vend dhe ka vetëm një mënyrë për të vazhduar të ruhet besimi i publikut tek drejtësia: Drejtësi e barabartë, transparente dhe pa vija të kuqe.

    Drejtësia selektive, që merr në mbrojtje disa prokurorë, në emër të vëllazërisë institucionale apo lidhjeve të forta politike, rrënon në mënyrë përfundimtare besimin e publikut tek SPAK.

    Personalisht jam i shokuar nga të dhënat e përfituara nga hetimi i deritanishëm i kësaj çështje, që provon edhe njëherë se filtrit të vettingut i kanë shpëtuar një dyzinë prokurorësh e gjyqtarësh të korruptuar.

    Është detyrë e SPAK dhe GJKKO, që pa fshehur të dhënat, me kurajo dhe një hetim të plotë e të gjithëanshëm, të përmbushin misionin për pastrimin e drejtësisë nga prokurorët e gjyqtarët e korruptuar.

    Për fat të keq, të dhënat e deritanishme të hetimit të kësaj çështje, ngrenë dyshime të arsyeshme se po funksionon vëllazëria institucionale apo mbrojtja e prokurorëve me lidhje të forta politike.

    Mekanizmi kriminal “bëj gati xhixhat” duhet të sjellë pasoja për të gjithë.

    ????Nuk bën sens që dy punonjës të drejtësisë me të drejtë të jenë në burg sepse akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm përmes përfitimeve monetare të parregullta, ndërkohë që “përfituesi” prokuror, vetëm se është familjar i një deputetje të Edi Ramës, të vazhdojë të japë drejtësi në emër të Republikës i pa shqetësuar.

    ????Nuk bën sens që dy punonjës të drejtësisë me të drejtë të jenë në burg sepse akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm përmes përfitimeve monetare të parregullta, ndërkohë që të paktën dy prokurorë të SPAK, mes tyre i preferuari i Edi Ramës, që përshkruhen si prokurori me tarifën më të ulët apo tjetri me tarifën më të lartë, të vazhdojnë të bëjnë sikur luftojnë të pashqetësuar “krimin dhe korrupsionin” në emër të Republikës.

    ????Nuk bën sens që të urdhërohet mospublikimi i akteve dhe të kërcënohet media me burg, vetëm që të mbahet e fshehtë përfshirja në këtë çështje e takimit të politikanit “Tao” me prokurorin e çështjes së “Toyota Yaris”.

    ????Nuk bën po ashtu sens që një pjesë e të dhënave për këtë çështje të përgjimeve të SKY ECC të sjella nga autoritetet e huaja (Europol, Eurojust, autoritetet franceze të drejtësisë, apo autoritetet belge të drejtësisë), të mos përdoren për hetimin e plotë e të gjithëanshëm të kësaj çështje, duke menduar se do mbeten të fshehta dhe për to nuk do të flitet.

    ????Nuk bën sens që një ish-gjyqtar i akuzuar përgjithësisht si i lidhur me Bandën e Lushnjes, të vazhdojë i pashqetësuar edhe pse qartësisht është “magjistari” që shqyrton çështjet ku ka efekt ndikimi i paligjshëm.

    ????Nuk bën sens që komisionerja e vettingut që ishte mandatuar për të pastruar sistemin nga korrupsioni, të vazhdojnë të sillen sikur e ka përmbushur me integritet këtë mision, ndërkohë që përfshihet në afera vetë, në kaq pak të dhëna sa janë përfituar deri më tani nga kjo çështje.

    SPAK është vënë edhe njëherë në një provë serioze nëse do sjell atë që presin qytetarët e ndershëm të këtij vendi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, apo do jetë selektiv dhe institucion me vija të kuqe. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është jetike për të ardhmen e Shqipërisë. Por ajo duhet të jetë serioze, e plotë, pa vija të kuqe dhe pa kursyer prokurorë, gjyqtarë, e politikanë, në emër të vëllazërisë institucionale, lidhjeve të forta politike apo statusit social “i pushtetshëm, bashkëpunëtor i afërt i Edi Ramës”!

    Postimi i tij ne facebook

    ORA NEWS

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: I erdhi rradha ministrit Taulant Balla të bëhet kurban tek drejtësia nga Edi Rama

    Urdhri për ndalimin e publikimit të dosjes “Zarka” ngre shqetësime për censurë

    Në mënyrë të përsëritur, Gjykata e Posaçme urdhëroi ndalimin e publikimit të akteve të dosjes që implikon ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës në ndikim të paligjshëm dhe korrupsion me dosjen “Toyota Yaris”- një akt që ngre shqetësime për cënim të së drejtës për informim.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  Gjykata-e-Posacme-1-1536x1024.jpg

Shikime: 1833

Madhësia:  64.4 KB
    Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto LSA

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi për të disatën herë që të vulosë aktet hetimore në ngarkim të ish- kreut të arrestuar të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka si dhe të urdhërojë ndalimin e publikimit të pjesshëm apo të plotë të tyre përmes shtypit apo mjeteve të komunikimit masiv deri në përfundim të hetimeve paraprake.

    Zarka akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm si dhe për korrupsion aktiv dhe pasiv në bashkëpunim me një oficere të Policisë Gjyqësore dhe dy persona të tjerë për lehtësimin e akuzës dhe mbylljen e hetimit pasuror për të pandehurit e dosjes së bujshme të njohur si “Toyota Yaris”, për sabotimin e letër-porosive të ardhura nga autoritetet belge si dhe për pushimin e një procedimi pasuror ndaj Suel Çelës.

    Vendimi për ndalimin e publikimit u mor nga gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani me kërkesë e prokurorëve të SPAK mbi bazën e nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.

    “Mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete,” njoftoi Gjykata e Posaçme.

    Sipas këtyre përcaktimeve ligjore, edhe gazetarët ose mediat që publikojnë vendimin e gjykatës për masat e sigurisë ose akte të tjera të lidhura me çështjen rrezikojnë dënime deri në 3 vjet burg për “zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete”.

    Një praktikë e tillë e ndjekur së fundmi nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme po krijon shqetësime mes organizatave të medias për cënimin e së drejtës për informim për çështje me interes të lartë publik.

    Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias, i tha BIRN se publiku ka të drejtë të informohet për çështjen në fjalë dhe se institucionet e drejtësisë duhet të kuptojnë dallimin mes mediave të përgjegjëshme dhe platformave të komunikimit publik, ku materialet mund të përfundojnë pa asnjë filtër.

    “Në rastin konkret, ndalimi i kujtdo gazetari apo medie që i ka tashmë informacionet e çështjes për ta publikuar në mjetet e informimit publik është në kufinjtë e censurës,” tha Cukali.

    “Drejtësia e re që presim, nuk do të jetë kurrë funksionale e as e drejtë nëse nuk garantohet transparenca në media,” shtoi ai.

    Dosja “Toyota Yaris” lidhet me bllokimin e bujshëm të 3.4 milionë eurove në qershor të vitit 2018 në portin e Durrësit – një dosje që u hetua fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pastrim parash, por pas disa piruetave procedurale u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe u mbyll me akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi”.

    Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet se në bashkëpunim me oficeren e Policisë Gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe të afërmin e të pandehurve, Astrit Vladin kanë ushtruar ndikim të paligjshëm dhe veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv për të ndikuar ecurinë e çështjes “Toyota Yaris” dhe lirimin e të pandehurve.

    Ky zbulim ngre hije të zeza dyshimi mbi një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh të Krimeve të Rënda dhe Tiranës, që i hetuan dhe i shqyrtuan këto çështje.

    Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH, një organizatë e re në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve e cilëson një praktikë të rrezikshme dhe arbitrare urdhërimin dhe ndalimin e publikimit të informacionit nga gazetarët dhe mediat.

    “Mendoj që nuk është detyrë e gazetarëve që të ruajnë informacionin, përkundrazi, detyra jonë është krejt e kundërta, publikimi i tij, sidomos në raste të ndjeshme kur flitet për zyrtarë publikë dhe funksionarë të lartë, sidomos ata të drejtësisë,” tha Isa Myzyraj, kryetari i AGSH.

    “Sigurisht, ne duhet të jemi të kujdesshëm për tema, informacion dhe akte që qartazi nuk kanë interes publik…por për çdo të dhënë tjetër që dyshohet se implikon zyrtarë të çdo niveli atëherë është jo vetëm e drejtë, por edhe detyrë e jona të informojmë qytetarët,” shtoi ai.

    Urdhri për ndalimin e publikimit u kritikua edhe nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi përmes një postimi në Facebook, ku Bardhi publikoi edhe faqen e parë të vendimit për masat e sigurisë të gjyqtarit Erion Bani.

    “Procedimi penal nr.26… ka vënë në pikëpyetje serioze kredibilitetin e sistemit të reformuar të drejtësisë në vend dhe ka vetëm një mënyrë për të vazhduar të ruhet besimi i publikut të drejtësia” Drejtësi e barabartë, transparente dhe pa vija të kuqe,” shkroi Bardhi.

    “Është detyrë e SPAK dhe GJKKO, që pa fshehur të dhënat, me kurajo dhe një hetim të plotë e të gjithëanshëm, të përmbushin misionin për pastrimin e drejtësisë nga prokurorët e gjyqtarët e korruptuar,” shtoi ai.

    BIRN

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 5 milionë euro ‘cash’ në ‘Toyota Yaris’, cili është prokurori i çështjes dhe detaje të tjera

    Berisha: Kam dokumente për politikanë të lartë, direkt të implikuar në dosjen ‘Toyota Yaris’ dhe do t'i bëj publike

    VIDEO

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës me gazetarët nga selia e PD se disponon dokumente për politikanë të rëndësishëm në vend, të implikuar në dosjen e “Toyota Yaris”.

    Berisha: Gjithçka disponon Sali Berisha, do të ua paraqesë ju. Po kam dokumente për politikanë të lartë, direkt të implikuar dhe unë do ti paraqes para jush. Unë ju thashë, sepse shumë e drejtë pyetja e shtruar. Pse e quan Skapin organizatë kriminale, është gjë shumë e rëndë, apo s’është.

    Nuk mund ta quaja kurrë nëse nuk do të kisha ato dokumente. Nuk shkon.
    Kurse ai është kreu i një organizate kriminale se fle mbi to.

    Fle mbi to se e kanë kapur mat me Ymer Lalën, për arsye se Luftar Reçi e ka denoncuar Ymer Lalën për vrasje dhe zotëria e tij në 19 pyetje si ka bërë asnjë pyetje për vrasjen dhe e ka ekzauruar nga vrasja.

    Pra ata që menduan se duke më ndryrë mua në arrest në shtëpi, do të mund të shpëtonin nga të vërtetat, tani do të përvëlohen prej tyre.

    Skrapi i partisë, mendonte se me dosjen e klubit ‘Partizani’, fund e krye manipulim kriminal i tyre, do të mund të më impononim mua të heshtja. Po mund të ndodhte kurrë?

    Unë kur i kam shkruar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken; Z. Sekretar kur të gjesh një provë të vetme dhe çdo qeveri tjetër e botës, të korrupsionit të Sali Berishës, paraqite se unë jap dorëheqjen.

    Çfarë doli nga hetimi 4 vjeçar i tyre. Doli turpi i tyre. Doli se, Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë, se toka ishte shpronësuar, në një kohë që Fletoret Zyrtare faktonin se toka nuk ishte shpronësuar.

    Fletoret Zyrtare faktonin që në atë kohë se toka ishte e këtyre pronarëve, pikë për pikë.
    Mashtruan gazetarët dhe mediat se, ky ka bërë vendime për të favorizuar ata, e dini se çfarë i thanë Gjykatës Kushtetuese? Jo nuk ka bërë sepse nuk ekziston asnjë vendim nominal.

    Asnjë. Edi Rama ka me dhjetëra vendime nominale, Sali Berisha asnjë. Por thanë kanë përfituar dhe ata. Dëgjoni tani llogjikë kriminale.

    Pra, në këtë kontekst, sigurisht u përpoqën, menduan se, aty ka kështu e ashtu. Tani mos shtyj më tutje, por u treguan tutkunë, u treguar turp njerëz.

    E kupton ti që një njeri amniston krimin elektoral, por ai është armik i betuar i pluralizmit dhe PD-së. Nuk ka armik më të egër.

    Ai është i barabartë në krim me Edi Ramën. Në të gjitha dosje, Bajrëve, Pëllumb Gjokës, gjysma është dosje elektorale edhe Altin Dumani i mbyll për partinë e tij. E garantoj se do të dënohet për to dhe nuk ka forcë në botë që të pengojë ndëshkimin e tij për këto akte.

    ORA NEWS

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 5 milionë euro ‘cash’ në ‘Toyota Yaris’, cili është prokurori i çështjes dhe detaje të tjera

    “Toyota Auris”, SPAK kërkon 4 vjet burg për avokatin Radovan Çela

    Prokuroria e Posaçme kërkoi deklarimin fajtor të avokatit Radovan Çela, i akuzuar për korrupsion aktiv dhe ndikim të paligjshëm në çështjet penale që lidhen me dosjen “Toyota Auris”, duke kërkuar dënimin e tij përfundimtar me 4 vjet heqje lirie.

    Nga Edmond Hoxha

    Emri:  Gjykata-e-Posacme-1280x853-1.jpg

Shikime: 285

Madhësia:  63.4 KB
    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK paraqiti të martën më 13 maj konkluzionet përfundimtare në çështjen penale ndaj avokatit Radovan Çela, i akuzuar për korrupsion aktiv dhe ndikim të paligjshëm në çështjet penale që lidhen me dosjen e quajtur “Toyota Auris”, duke kërkuar deklarimin e tij fajtor. Prokurori Klodian Braho, në bashkim të dënimeve kërkoi masën përfundimtare me 6 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 4 vjet heqje lirie. Seanca u shty nga gjykata për t’i dhënë kohë mbrojtjes që të përgatisë konkluzionet përfundimtare.

    Dosja penale në ngarkim të avokatit Radovan Çela, ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeres së policisë gjyqësore, Eriona Daupaj, dhe biznesmenit Astrit Vladi, u dërgua për gjykim në fillim të muajit janar, ndërkohë që u nda çështja për të hetuar në vijim prokurorët, gjyqtarët apo funksionarët e tjerë të drejtësisë që dyshohet se lehtësuan akuzat për këto dosje.

    Hetimet ndaj Zarkës dhe të pandehurve të tjerë u nisën bazuar në të dhënat e administruara nga aplikacionet SKY ECC. Sipas prokurorisë, është provuar fakti se katër të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë; sipas episodeve dhe akuzave respektive për secilin prej tyre.

    Në vitet 2019 – 2020 kur janë kryer veprimet e kundraligjshme, Zarka ka qenë në funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Vlorës, e pandehura Eriona Daupaj ka qenë oficere e policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krime të Rënda dhe më pas në SPAK, ndërsa i pandehuri Radovan Çela ka qenë në cilësinë e mbrojtësit të shtetasit Alfred Vladi në çështjen “Toyota Auris” – procedim që u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

    Prokurori Zarka ishte i vetmi që nuk iu shmang arrestimit, ndërsa tre të pandehurit e tjerë u larguan. Zarka u ndalua më 29 korrik të vitit të kaluar dhe gjykimi ndaj tij filloi më herët. Për Zarkën SPAK kërkoi më 15 prill dënimin me 3 vjet burg. Radovan Çela u dorëzua në fillim të muajit mars dhe për rrjedhojë filloi edhe ndaj tij gjykimi. Mbeten në arrati ish-oficerja e policisë gjyqësore, Eriona Daupaj dhe biznesmeni Astrit Vladi.

    BIRN

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •