Shqipėria ka parė e dėgjuar shumė nė kėto thuajse 30 vjet zhvillime demokratike, ku liria e Fjales dhe e Shtypit, ėshtė kthyer shpesh nė liri e Shpifjes ndaj Tjetrit dhe e Shtypjes tė sė Vėrtetės. Nė njėfarė mėnyre, Shqipėria ka qenė djepi i Fake News. Ndaj shpėrthimi i epidemisė sė Lajmit tė Rremė anembanė botės demokratike, e ka gjetur vendin tonė nė krye tė klasifikimit pėr prodhimtarinė e lajmeve tė rreme! Nuk e di a e ka dikush tjetėr shprehjen e vjetėr popullore, shpif shpif se diēka mbetet, po mjafton tė ndjekėsh me shumė pak vėmendje, kuvendimin politik e mediatik nė mexhelisin tonė, pėr ta parė kėtė shprehje nė veprim tė pėrditshėm.
Qyshse Komisioni Europian rekomandoi pa kushte ēeljen e negociatave me Shqipėrinė, tėrbimi epidemik i Lajmit tė Rremė ka njohur njė pėrshkallėzim intensiv dhe tė trekahshėm. Lajme tė Rreme pėr konsum tė brendshėm, pėr eksport dhe pėr import. Gėnje kėtu, ik gėnje jashtė shtetit, kthehu gėnje me gėnjeshtra tė bėra andej e tė sjella kėtej. PD-ja e ka kthyer tanimė Lajmin e Rremė nė vizion, mision, program dhe qėllim tė ekzistencės sė vet, madje duke mos u mjaftuar mė me prodhimin e riprodhimin e Lajmit tė Rremė thjesht me gojė, po duke u hedhur nė veprim pėr ta krijuar Lajmin e Rremė me inskenime perverse. Babalja ishte njė prodhim kuptimplotė i kėsaj industrie tė re tė mashtrimit publik.
Terreni ynė mediatik ku fara e keqe e Lajmit tė Rremė mbin e rritet pa asnjė problem dhe ku thuajse askush, sgjen as kohė pėr ta analizuar dhe ska as gajle pėr ta mbjellė e ushqyer nė parcelėn e tij mediatike kėtė farė tė keqe, bėn qė pjelloria e kėsaj mortjeje antidemokratike tė jetė e lartė ndoshta si askund tjetėr. Eshtė e qartė se pafuqia e PD-sė pėr tė sfiduar shumicėn me ide, alternativa, skuadėr e lidership pėr Shqipėrinė, gjeneron pėrditė e mė shumė dėshpėrim dhe pėrpjekje tė dėshpėruara pėr tė helmuar e ēoroditur opinionin publik. Dhe kjo rritje e pafuqisė dhe dėshpėrimit, pėrkon me njė periudhė kur vendit i duhej mė shumė se asnjėherė unitet politik nė raport me Europėn. Nė vend se nė gjuhė tė huaj ta mbronim me njė zė Shqipėrinė, jemi ndarė nė njė palė qė mbron interesin strategjik tė Shqipėrisė pėr ēeljen e negociatave dhe njė palė tjetėr, e cila i punon qindin Shqipėrisė duke ia vjellė nė vesh tėrė tė zezat e mendjes, ēdo deputeti europian qė nuk i do negociatat me Shqipėrinė.
Edhe pse kush i bie ndesh Shqipėrisė nė parlamente tė vendeve europiane, nuk sheh pėrtej hundės sė vet e nuk ka asnjė lidhje me tė vėrtetat e vendit tonė, po thjesht bėn politikė tė brendshme duke pėrdorur Shqipėrinė, deri nė sekondėn e fundit ne do tė luftojmė me tė gjitha fuqitė qė, nė njė formė a njė tjetėr, drita e 28 qershorit tė jetė jeshile. Por asgjė nuk e shlyen dot nga ky proces turpin e esadistėve tė rinj tė Shqipėrisė. Tė cilėt kanė hapur thesin e farės sė keqe e po pėrpiqen tė mbjellin e rrisin sė fundi Lajmin e Rremė tė 600 mijė sirianėve tė ISIS-it qė do mėsyjnė nė Shqipėri, nė kėmbim tė ēeljes sė negociatave. Falė gatishmėrisė sė pasqyrave mediatike pėr ta reflektuar kėtė broēkull kozmike, si njė grimcė drite tė thithur nga Dielli i tė Vėrtetės qė u hidhet nė sy njerėzve pėr ti verbuar, ky Lajm i Rremė kaq monumental diskutohet, analizohet, komentohet e debatohet, si tė ishte zbulimi i njė konspiracioni, pazari, tradhėtie e me radhė.
E vėrteta ėshtė se as teorikisht e jo me praktikisht, nuk ekzistojnė nė asnjė pikė tė planetit, jo 600 mijė ushtarė tė ISIS-it qė presin avionėt pėr tu nisur pėr nė Shqipėri, po as 600 mijė refugjatė tė zakonshėm qė mund tė mblidhen e tė spostohen si tė ishin robėr lufte, drejt njė vendi tė vetėm, lėre pastaj drejt njė vendi tė vogėl sa Shqipėria! Po pse 600 mijė dhe jo 500 mijė apo fundja pse jo 1 milionė? Sepse nė njė intervistė pėr njė kanal gjerman, zv.ministri ynė i brendshėm, tha thjesht Shqipėria ka strehuar 600 mijė refugjatė lufte nga Kosova dhe hopa(!), ja ku doli shifra e pazarit tė madh nė kėmbim tė negociatave! E gjeti gurin budallai dhe e hodhi nė lumė, duke turrur zhyt 100 tė menēur pėr ta nxjerrė dhe tėrhequr vėmendjen e tėrė dynjasė, mbi njė budallallėk me brirėt si tė kaprollit.
Qė kjo histori ėshtė po aq e vėrtetė sa ēėshtė e vėrtetė qė Babalja ėshtė njė hero popullor i luftės kundėr kriminalitetit, kjo nuk ka diskutim! Qė as nuk e ka ēuar askush nėpėr mend tė mbledhė 600 mijė refugjatė pėr ti sjellė nė Shqipėri, kjo nuk do as mend as kalem, po nga ana tjetėr, ėshtė njėqind pėrqind e sigurtė se asnjėherė dhe askund, asnjeri nuk i ka kėrkuar Shqipėrisė, as zyrtarisht as me shaka, qė tė bėhet megapikė grumbullimi e refugjatėve tė importuar nga tėrė Europa! Qė edhe sikur, ta zemė pėr njė moment, se dikush nė Europė do tė ēmendet e do tė na e kėrkojė njė gjė tė tillė, ne nuk mundet veēse ta refuzojmė me keqardhje tė mirėsjellshme, as kjo nuk ka se si tė dojė diskutim.
Ama njė pyetje mbetet: Mirė kėta njerėz pa fe e as atdhe, qė janė gati ti hedhin nė fytyrė tė tilla bomba tymuese e helmuese qytetarėve tė kėtij vendi, po si ka mundėsi qė ka akoma njerėz nė kėtė vend qė u besojnė kėtyre tė dėshpėruarve, tė cilėt po bėjnė ēmos ta shqyejnė Shqipėrinė nė sytė e tė huajve, ndėrkohė qė e shqyejnė pėrditė nė sytė e shqiptarėve ēdo normė, ēdo vlerė, ēdo parim e ēdo shenjė dalluese mes njeriut dhe ēakallit?!
Lum Esad Pashė Toptani qė pas 100 vjetėsh vetmie tė hidhur nė varr, nuk ėshtė mė pa pasardhės!
Burimi : ERTV
Krijoni Kontakt