Nga Olsjan Topalli

Shumë prej të njohurve tanë, të cilët meren me bujqësi dhe ne i quajmë fermerë, mundohen të na sjellin produkte “bio” në tavolinat tona. Kjo ka mund dhe përkushtim.

Por siç edhe e dimë frutat edhe perimet rriten në ferma ku ka shumë insekte të ndryshme të cilët i kanë pikë të dobët këto produkte që ne i konsumojmë çdo ditë.

Fermerët të cilët e dinë rrezikun që vijnë nga këto insekte, nuk mund t’ia falin mundin e tyre insekteve të shumta, ndaj edhe i spërkasin produktet me pesticide apo kimikate të ndryshme(dy apo tre herë) për ti zbrapsur insektet.

Po ashtu kimikatet apo pesticidet e përdorura parandalojnë shumë sëmundje që prekin produktet, kështu që përdorimi i këtyre të fundit është bërë i pa evitueshëm nga fermerët të cilët edhe pse me vetëdije po na vrasin në heshtje çdo ditë.

Sipas një statistike të nxjerrë nga studiues të ndryshëm në botë:

“Çdo njeri konsumon mesatarisht 4 litra pesticide në vit dhe më shumë se 400 mbetje të substancave kimike mbeten në trupin tonë. Nga ushqimet që konsumojmë çdo ditë ne arrijmë të marrim afro 3000 lloje kimikatesh. Sipas studiuesve janë ato që na mjegullojnë mendjen, na gënjejnë ndjesitë dhe shkaktojnë një sërë sëmundjesh që nga kanceri, dëmtimi i sistemit nervor, duke bërë që sistemi ynë imunitar të dobësohet. Fakt ky që është bërë publik edhe nga raportet e Organizatës Botërore të Shëndetsisë.

“Por efekti nuk është i menjëhershëm në trupin tonë. Ato kanë një efekt akumulues në trupin tonë. Po ta keni vënë re, shumë pak njerëz vdesin nga mosha tani. Njerëzit vdesin ose nga tumori ose nga sëmundjet kardiovaskolare” bën me dije studiuesi Italian Sebastiano Rao.

Përpara një katastrofe të tillë, gjithësecili prej nesh po mendon si mund tu shpëtojë kimikateve dhe pesticideve që po na vrasin çdo ditë.

A ka një zgjidhje për këtë ? Normalisht që ka dhe është përdorimi i produkteve organike. Edhe këto produkte spërkaten me pesticide, por të cilat janë të përbëra me produkte natyrale, pra përbërës i disa lloj bimëve, që nuk janë të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin.

Përshembull studiuesi italian pas eskperimenteve të shumta ka nxjerrë formulën e tij për të luftuar insektet tek produktet e tij. Ajo është tërësisht produkt natyrat pa kimikate e pesticide dhe nuk përbën dëm për shëndetin e mjedisin. Formula e tij është përbëres i hudhrës, specit djegës dhe vajit vegjetal.

Ashtu si Sebastiano Rao ka dhe shumë studiues të tjerë në botë të cilët kanë nxjerrë formulat e tyre organike.

Ndërkohë që ata vrasin mendjen për produkte sa më të shëndetshme. Ju fermerë të dashur na e kurseni jetën! Ndaleni atë dorë dhe kthejeni kokën pas për ne, për veten tuaj dhe mbi të gjitha për fëmijën tuaj që po e helmoni çdo ditë…!