Pritja po mbaron!
Pak orë na ndajnë nga çelja e kampionatit botëror të futbollit i cili këtë vit do të zhvillohet ne Rusi. Ndeshja e pare do të jetë ajo mes Rusisë mikpritëse dhe Arabisë Saudite, e cila do të hapë rrugën për ndeshjet e njepasnjëshme deri në ndeshjen finale më 15 Korrik ne stadiumin ‘Luzhniki” te Moskës.
32 skuadra, 12 stadiume, 11 qytete, miliona sportdashes dhe tifozë në ngjarjen më spektakolare të futbollit.
Gjermania, kampionia në fuqi dhe njëra prej favoriteve për ta fituar kampionatin, do të duhet të ruhet nga skuadra si Brazili (favoritja kryesore), Franca, Spanja, Argjentina dhe Belgjika për ta çuar përsëri titullin në shtëpi. Kurse skuadrat që do t’i mungojnë më shumë këtij botërori janë Italia dhe Kili, por dhe skuadra të tilla si Uellsi apo Bregu i Fildishtë të cilat nuk arritën të kualifikoheshin.
Parashikimet, skuadrat e preferuara, analizat dhe diskutimet tuaja janë të mirëpritura.
Fitoftë skuadra më e fortë!
Krijoni Kontakt