Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Kush ishte legjenda e futbollit Fadil Vokrri, i cili vdiq sot

    Fadil Vokrri ka lindur me 23 korrik 1960 nė fshatin Sfeēėl nė komunėn e Podujevės. Ai njihet si "Legjenda e futbollit shqiptar" dhe mbetet futbollisti mė i njohur dhe i adhuruar nė Kosovė


    Nė vitet '80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierės se tij. Ai e filloi karrierėn e tij si futobollist me KF Llapi tė Podujevės dhe mė vonė kaloi tek KF Prishtina dhe luajti pėr njė periudhė edhe me KF Partizani i Beogradit. Ai pati mundėsi tė arrinte edhe mė shumė nė karrierėn e tij. Nė vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar pėr tė dhe i propozoi nėnshkrimin e njė kontrate disa vjeēare. Nė atė vit Fadil Vokrri ishte vlerėsuar si futbollisti mė i mirė i vitit nė Jugosllavi. Mirosllav Bllazheviē, trajneri i KF Prishtina e vlerėsonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrės mė tė mirė nė Jugosllavi. Mirėpo, nė atė kohė Fadil Vokrri u thirr pėr tė kryer shėrbimin e detyruar ushtarak. Sipas ligjit jugosllav, sportistėt jugosllavė nuk mund tė luanin jashtė Jugosllavisė nė qoftė se ata nuk kishin kryer shėrbimin e detyruar ushtarak pėrpara moshės 27 vjeē.



    Gjatė periudhės sė shėrbimit ushtarak ai luajti pėr KF Partizani i Beogradit. Nė atė kohė Fadil Vokrrit iu propozua tė luante edhe pėr Dinamo e Zagrebit. Fadil Vokrri e shpjegon kėshtu pse vendosi tė luante pėr KF Partizani dhe jo Dinamo e Zagrebit: "Pikėrisht "Partizani", ka qėnė ekipi i parė qė ka shprehur interesim pėr mua. Arsyeja pėr tė kaluar nė rradhėt e "Partizanit", sė pari ka vendosur afėrsia kilometrazhe Prishtinė-Beograd, pastaj siē dihet atėbotė tė ish-Jugosllavisė, "Partizani", ka pasur shumė simpatizues nė Kosovė, sepse ky ekip gjithnje kishte ndonjė shqiptar tė aktivizuar nė klub. Pėr nga shikueshmėria "Partizani" ka pasur Kosovėn, Malin e Zi, Maqedoninė, tri qendra kryesore pėr rekrutimin e lojtarėve. Edhe unė si fėmijė, si ēdo moshatar i imi isha simpatizues i "Partizanit" tė Beogradit, d.m.th. si shumica e kosovarėve, andaj kėto ishin arsyet qė unė kalova nė radhėt e ekipit tė "Partizanit". Kushtet qė mė pat ofruar ky ekip ishin shumė tė mira, e qe besa edhe "Prishtina", me transferimin tim tek "Partizani", nuk ėshtė ndarė keq pėr nga "leku", kėshtu qė tė gjitha komponentet u pėrmbushėn qė unė tė bėhem lojtar i ekipit tė "Partizanit". Kam kaluar mirė nė kėtė ekip, mirėpo nuk kanė munguar edhe provokimet e ndryshme. Si p.sh. atėbotė kur minatorėt e Trepēės, hynė nė zgafellė, TV Vesti nga Beogradi, nė emisionin nė gjuhėn shqipe nė orėn 17:00, mė kanė ftuar qė unė tė bėja thirrje, qė minatorėt tė dalin nga zgafella (kjo ėshtė hera e parė qė kėtė po e bėj publike), mė janė paraqitur dy-tri herė emra tė ndryshėm tė sferės sė politikės, mirėpo unė u thashė se nuk merrem me politikė dhe se janė politikanėt tė cilėt mund tė bėjnė thirrje ...".

    Flamurtari - Partizani i Beogradit
    Petro Ruci, lojtar i Flamurtarit tė Vlorės e kujton kėshtu atė ndeshje dhe Fadil Vokrrin: "Detyra qė na dha trajneri Leonidha Ēuri ishte qė unė dhe Rrapo Taho tė koordinojmė veprimet tona pėr tė ruajtur mirė sulmuesit mė tė rrezikshėm tė Partizanit tė Beogradit Milko Gjurovski dhe Fadil Vokrri. Pėr vetė mėnyrėn e lojės, qė u krijua, mė takoi mua tė luaj ndaj bashkatdhetarit tim Vokrri. Ai ishte njė lojtar i shpejtė, i fortė fizikisht, kėrcente shumė nė ajėr dhe e godiste mjaft mirė topin me kokė. Ai ishte njė futbollist mjaft i vėshtirė pėr ēdo mbrojtje kundėrshtare. Si i tillė, ai ishte i vėshtirė edhe pėr ne."

    Fadil Vokrri kujton nga kėto 2 ndeshje: "Nė takimin e parė qė e zhvilluam nė Vlorė, ekipi i "Partizanit", ka qenė shumė i dobėt, ku humbėm 2:0. Nė Kavajė i kam 30 familje kushėri, babai im komunikonte me ta nėpėrmjet letrave dhe ekipi ynė mė tė arritur nė Vlorė, njė natė para ndeshjes, kanė qenė 2000 tifozė, qė mė prisnin. Pėr mua ishte diēka madhėshtore, me kėtė rast dua tė falėnderoj trajnerin tim nė atė kohė Fahredin Jusufin (ish-trajner i Partizanit), i cili mė dha leje speciale qė tė dal dhe tė pėrshėndetem me atė tifozėri qė mė prisnin. Tani kur po flas po mė rrėnqethet trupi dhe bashkė me ta kam bėrė dikund 1000 fotografi, ndoshta dikush brenda nga klubi mė ka pėrcjellė, mirėpo lejen ma dha Jusufi. Ndėrsa sa i pėrket lojės ““Flamurtari”, me plotė meritė fitoi 2:0", ndėrkaq nė ndeshjen e kthimit nė Beograd, Fadil Vokrri, shėnoi golin e dytė, si dhe nė Vokrrin shkaktohet penalltia, "Partizani" udhėheq 2:0, ekipi ynė luan shumė mirė, e po ashtu edhe Fadil Vokrri, njėri ndėr lojtarėt mė tė mirė nė terren, mirėpo nė fund tė takimit Sokol Kushta shėnoi gol, pastaj portieri i "Flamurtarit", Arapi, ka qenė nė formė shumė tė mirė, kėshtu qė "Partizani", u eliminua nga garat. Humbja e "Partizanit" ka qenė shumė e rėndė, u pasqyrua shumė keq, ku thuhej se si ėshtė e mundur qė njė ekip si "Flamurtari", ta eleminojė ekipin e "Partizanit" tė Beogradit, me famė tė madhe, kėshtu qė vėrtet humbja nė Beograd, u pėrjetua shumė rėndė. Kjo u pasqyrua menjėherė nė lojėn pėr Kupėn e ish-Jugosllavisė, kundėr "Iskres" (anėtar i Ligės sė Dytė), ku humbėm, kėshtu qė humbja ndaj "Flamurtarit", na destabilizoi nė tėrėsi".

    Fadil Vokrri ka luajtur 12 ndeshje me ekipin pėrfaqėsues tė Republika Socialiste Federative e Jugosllavisė dhe ka shėnuar 5 gola.

    Fadil Vokrri luan pėr njė periudhė kohe pėr NIM, Francė
    Fadil Vokrri nė vitet 1990-1992 luajti pėr ekipin e futbollit Fenerbahēe tė Turqisė dhe korri shumė suksese pėr kėtė ekip.
    Pas pėrfundimit tė karrierės si futbollist, Fadil Vokrri u vendos me banim nė Francė, ku u bė trajner i njė ekipi futbolli tė ligės sė dytė.
    Pas njė kohe tė suksesshme atje, Fadili u kthye nė Kosovė dhe tani jeton nė Prishtinė.

    https://sq.wikipedia.org/wiki/Fadil_Vokrri

    Ka vdekur kryetari i Federatės sė Futbollit, Fadil Vokrri. Lajmin pėr Radion Evropa e Lirė, e ka konfirmuar nėnkryetari i Federatės sė Futbollit tė Kosovės, Agim Ademi.

    Ademi tha se Vokrri ka ndėrruar jetė pas njė sulmi nė zemėr.

    “Ngjarja ka ndodhur rreth njė orė mė parė. Ka qenė sulm nė zemėr”, tha ai shkurt pėr REL.

    Kryeministri i Kosovės, Ramush Haradinaj pėrmes njė postimi nė Facebook ka ngushėlluar pėr vdekjen e Vokrrit dhe ka thėnė se ai ishte frymėzim pėr shumė breza tė sportistėve.


    https://periskopi.com/kush-ishte-leg...vdiq-sot-foto/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 09-06-2018 mė 06:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •