Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Ndërhyrje e jashtëzakonshme kundër forcimit të lekut

    Banka e Shqipërisë njoftoi se do të blejë në treg euron e tepërt për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut, një lëvizje e mirëpritur nga një pjesë e operatorëve, por që ngre dilema të tjera për autoritetin monetar.
    Banka e Shqipërisë njoftoi një vendim të paprecedent për ndërhyrje të jashtëzakonshme në tregun e këmbimit valutor, duke blerë euron e tepërt në treg me synimin e shmangies së forcimit të mëtejshëm të lekut.

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi ndërhyrjen në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të BSH. Sipas Sejkos, forcimi i tepërt i lekut po ndikon në rënien e çmimeve në ekonominë shqiptare.

    Krahas vendimit për ndërhyrje në tregun valutor, Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit me 0.25% në masën 1% si dhe normën e depozitës njëditore me 0.15% dhe atë të kredisë njëditore në masën 0.35%. Që të gjitha këto ndërhyrje supozohet se lehtësojnë qarkullimin e lekut në ekonomi dhe kanë për rrjedhojë efekt nënçmues për monedhën kombëtare.

    “Operacionet e blerjes së valutës do të synojnë eliminimin e tepricës së përkohshme të valutës në treg dhe frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit, forcim i cili do të dëmtonte përmbushjen e objektivit tonë për stabilitetin e çmimeve,” deklaroi Guvernatori Gent Sejko. “…operacionet do t’i shërbejnë plotësimit dhe përforcimit të stimulit monetar, të transmetuar nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit. Gjithashtu, ato do të ndihmojnë tregun për të gjetur çmimin e drejtë të këmbimit të lekut kundrejt valutave, në linjë me raportet e qëndrueshme dhe afatgjata të kërkesës dhe ofertës për të” vijoi Sejko duke shtuar se ndërhyrja do të vijojë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

    Qëllimi i ndërhyrjes në tregun e këmbimit valutor, sipas Sejkos, është ndikimi negativ në inflacion, i shkaktuar nga forcimi i lekut. Po sot, Instituti i Statistikave publikoi Indeksin e Çmimeve të Importit, ku bëhet e qartë se çmimet e importit kanë rënë me 0.7% në tremujorin e parë në bazë vjetore. Raporti përfshin një periudhë të hershme, kur leku nuk e kishte marrë vrullin e forcimit të shpejtë të muajve prill dhe maj.

    Sejko foli gjithashtu edhe për disa faktorë që mund të kenë shkaktuar forcimin e shpejtë të lekut gjatë majit, si dhe nuk e fshehu faktin se forcimi i lekut ishte tema kryesore e diskutimeve në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës. Sipas Sejkos, forcimi i majit erdhi si pasojë e “pritshmërive” të operatorëve ekonomikë për forcim të mëtejshëm, ndërkohë që ndërhyrja e tij me deklaratë më 2 maj duket se nuk dha efektet e pritshme.

    “Në deklaratën për shtyp të datës 2 maj, bazuar në analizën e faktorëve mbështetës, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se ritmet e forcimi të kursit deri në muajin prill do të kishin një efekt të kufizuar dhe kalimtar në inflacion”, tha Sejko.

    “Megjithatë, ecuria e kursit të këmbimit gjatë muajit maj tregoi një forcim të mëtejshëm dhe më të shpejtë të tij. Ky mbiçmim ka shkuar përtej trendit forcues të dy viteve paraardhëse dhe duket se pasqyron krijimin e pritjeve të njëanshme – në kahun forcues të kursit të këmbimit – nga operatorët e tregut valutor,” shtoi ai.

    Sipas Sejkos, operatorët e tregut kanë pasur informacion për rritje të ofertës valutore dhe kjo ka qenë shkaku i mbiçmimit. BSH identifikoi tre burime për këtë tepricë të euros në treg: konvertimin e një sasie kapitali nga sistemi bankar në lekë, disbursimin e një kredie në valutë në favor të një kompanie publike, si dhe pritjeve për sezon më të mirë turistik.

    “Si rrjedhojë, pritjet kanë sjellë njëkohësisht rritje të ofertës dhe reduktim të kërkesës për valutë”, tha Sejko.

    Deklarata e Sejkos u bë pas mbylljes së ditës së punës në sistemin bankar dhe pasojat e saj në kursin e këmbimit valutor pritet të bëhen të qarta nesër./reporter.al

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Ndërhyrje e jashtëzakonshme kundër forcimit të lekut

    Faktikisht, eshte valuta e huaj (Euro) nje faktor kryesor per renjen e çmimit te lekut dhe demtimim e ekonomise.

    Me duket shume e çuditshme qe lejohet ne Shqiperi te behet biznes me Euro ne te gjithe aspektet e ekonomise.

    Kjo demton shume Shqiptaret, sidomos klasen puntore (qe eshte shumica).

    Çfare ndodh?

    Kur merren euro si forme blejre, ajo ruhet dhe pastaj i shitet bankes kur ka kurs me te larte shitje.
    Keshtu, dobesohet banka dhe ekonomia, dhe duhet te printohet me shume leke, qe automatikisht rrjedh dhe renja e lekut.

    Ose Euro ose Leku, nuk mund ti mbajme te dyja ne ekonomi.

    Para se te hyje valuta e huaj ne Shqiperi leku ka pasur vlere shume me te larte se'ç e ka tani.
    Dhe ne mesin e viteve 90te ka pasur vlere me te larte se tani.

    Renja e valutes vihet re dhe ne monedhen me te larte.
    Ne kohen e viteve 90te, ne mos gaboj, 500 (apo 5000) lekeshi ishte monedha me e larte (pastaj vijoi 1000 (10000) lekeshi).

    Kurse sot kemi 10.000 ose me mire 100.000 lekeshi.

    Ajo ç'ka varferoi Italine dhe Greqine ishte Euro, sepse ashtu sikur ne ,as ata nuk ishin te pergatitur te ndryshonin koke per koke valuten, pasi Euro ishte me e forte se valuta vendase.

    Polaket nuk e ndryshuan valuten, as Suedia dhe Danimarka.
    Po ashtu, as Anglia, duke qene se Pound ishte me i forte se Euro.

    Per mendimin tim, nga ajo ç'ka kame vene re une eshte, valuta e huaj (sidomos Euro) ka demtuar Shqipetaret dhe Shqiperine
    Eshte marrezi te kembesh me dy valuta kur njera nga keto e ka çmimin 1400 (apo 140) here me te larte se tjetra.

    Duhet nje plan dhe studim per valuten, se cila te mbahet dhe te perdoret.

    Çuditerisht, punonjesit shteterore paguhen ne Leke, ashtu si dhe shume private, por disa (shume pak persona) paguhen ne Euro.
    "Çuditerisht" apartamentet shiten ne euro, toka, makinat, hotelet rrobat, ushqimi etj etj.

    Kjo tregon impaktin e Euros, dhe si i ndan shtresat ne Shqiperi.

    Ose te paguhen qe te gjithe me Euro dhe Euro te behet baze, ose vetem me leke!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ilir-Arber : 08-06-2018 më 03:33

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Ndërhyrje e jashtëzakonshme kundër forcimit të lekut

    blerja e euros nga shteti eshte nderhyrje e paligjshme artificiale, veprime te tilla i bejne vendet totalitare si kina
    kushedi si e kane hallin keta. mesa duket i kane depozotat ne euro

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar aimilius për postimin:

    skender76 (10-06-2018)

  5. #4
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Ndërhyrje e jashtëzakonshme kundër forcimit të lekut

    Citim Postuar më parë nga aimilius Lexo Postimin
    blerja e euros nga shteti eshte nderhyrje e paligjshme artificiale, veprime te tilla i bejne vendet totalitare si kina
    kushedi si e kane hallin keta. mesa duket i kane depozotat ne euro
    Blerja e euros fsheh brenda nje mega vjedhje
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •