Eksperti i Politikės sė Jashtme, David Phillips thotė se rreziku qė paraqet ndikimi i Rusisė dhe Turqisė nė Ballkan ėshtė real. Udhėheqėsit e vendeve tė rajonit duhet ta marrin seriozisht. Prof. Phillips, drejtor i programit pėr Ndėrtimin e Paqes dhe tė Drejtat e Njeriut nė Universitetin Columbia tė Nju Jorkut, thotė se udhėheqėsit e Shqipėrisė dhe Kosovės duhet ta marrin seriozisht kėtė kėrcėnim dhe duket tė mbajnė qėndrime tė qarta pėr aleancat e tyre. Kolegia, Keida Kostreci bisedoi me zotin Phillips.
Zėri i Amerikės: Profesor Phillips, po flitet shpesh pėr rrezikun e ndikimit e Rusisė dhe Turqisė nė vende tė ndryshme tė Ballkanit. Sipas jush, sa serioz ėshtė ky kėrcėnim?
David Phillips: Shtetet e Bashkuara nuk kanė aleat mė tė mirė se Shqipėria as miq mė tė mirė se shqiptarėt. Kėrcėnimet ndaj sovranitetit tė Shqipėrisė dhe Kosovės janė nė proporcion tė drejtpėrdrejtė me afėrsinė mes Shteteve tė Bashkuara dhe komuniteteve shqiptare. Kėrcėnimi ėshtė real, pėrfaqėson njė rrezik tė vėrtetė. Udhėheqėsit politikė nė botėn shqiptare duhet tė jenė tė vetėdijshėm dhe tė ruhen nga kėrcėnimet ndaj sovranitetit qė vjen nga Rusia dhe Turqia.
Zėri i Amerikės: Ky ėshtė njė problem jo vetėm pėr vendet me shumicė shqiptare, kam parasysh ndėrhyrjet nė Mal tė Zi dhe Maqedoni dhe faktin qė njė deputete ruse tha kėtė javė nė Bosnje se hyrja e vendeve ballkanike nė NATO ėshtė kėrcėnim pėr sigurinė nė Evropė. Si do ta komentonit kėtė lloj ambjenti tė krijuar?
David Phillips: Rusia e kundėrshton me forcė anėtarėsimin e vendeve tė kėtij rajoni nė Ballkan. Kjo ėshtė arsyeja qė ata organizuan njė grusht shteti nė Mal tė Zi, qė mbėshtetėn partinė ultranacionaliste VMRO nė Maqedoni. Rusia ka njė program dhe ky ėshtė qė tė minojė NATO-n dhe Bashkimin Evropian dhe ta pėrdorė kėtė si pikė sulmi jo vetėm kundėr institucioneve euro-atlantike por edhe vetė Shteteve tė Bashkuara. Pėr kėtė arsye Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Ballkanit Perėndimor duhet tė bashkėpunojnė edhe mė ngushtė pėr ēėshtje sigurie, nė drejtimin ekonomik dhe diplomatik. Pėr tė frenuar rrezikun rus dhe turk, duhet qė Shtetet e Bashkuara tė angazhohen mė shumė dhe qė Bashkimi Evropian tė integrojė mė shumė nė institucionet e veta Kosovėn dhe Shqipėrinė.
Zėri i Amerikės: Nga ana tjetėr si do ta vlerėsonit pėrgjigjen e kėtyre vendeve, veēanėrisht Shqipėrisė dhe Kosovės, dhe udhėheqėsve tė tyre ndaj kėtyre rreziqeve?
David Phillips: Duket sikur mes udhėheqėsve politikė tė kėtyre vendeve nuk duan ta pranojnė kėtė realitet. Tė hėnėn nė Universitetit Columbia ne patėm njė vizitė nga Ministri i Jashtėm, Ditmir Bushati dhe kur foli pėr Rusinė dhe Turqinė, ai nuk e pranoi kėtė rrezik dhe u pėrpoq tė minimizonte rrezikun ndaj Shqipėrisė. Ėshtė e ditur qė Edi Rama ka lidhje tė ngushta me Tayyp Erdoganin. Kjo nuk ėshtė nė interesin e Shqipėrisė. Ai nuk duhet tė kėrcejė nėpėr dasma nė Ankara, ai duhet tė pėrqendrohet tek nevojat e qytetarėve shqiptarė. Nė fund tė fundit Turqia do qė ti pėrdorė vendet nė Ballkanin Perėndimor, pėr tė ri-imponuar programin e tij neo-otoman. Nuk ka interes nė mirėqenien e popujve tė Ballkanit Perėndimor. Turqisė thjesht i leverdis ti pėrdorė ata ekonomikisht, tė flasė pėr njė bashkėpunim tė madh kulturor, por nė fakt ėshtė njė program qė Turqia e ndjek pėr interesin e vet kombėtar.
Zėri i Amerikės: A po sugjeroni qė kėta udhėheqės, duhet ta shpjegojnė qartėsisht se ēfarė marrėdhėnie kanė me Turqinė nė kėtė rast dhe se ēfarė strategjie kanė pėr tu bėrė ballė kėtyre pėrpjekjeve pėr ndėrhyrje dhe pėr tė ushtruar ndikim?
David Phillips: Kryeministri Rama nuk mund tė shkojė nė Berlin dhe ti thotė Kancelares Merkel se nėse Shqipėria nuk integrohet mė tej nė Bashkimin Evropian, do tė ketė njė rritje tė islamizmit. Ndėrkohė ai pranon ndėrtimin e njė xhamie 30 milionė dollarėshe nė Tiranė, imazhet e Skėnderbeut mbulohen nga TIKA, Agjencia Kulturore Turke kur organizon aktivitete nė Sheshin Skanderbeg. Pra Shqipėria duhet tė zgjedhė: A do tė jetė me Perėndimin, do tė jetė me Shtetet e Bashkuara, apo do tė pėrpiqet tė luajė me tė dyja palėt? Tė ketė njė marrėdhėnie me Turqinė, qė nuk ėshtė nė interesin e saj, dhe njėkohėsisht duke i ofruar baza Departamentit Amerikan tė Mbrojtjes dhe NATO-s, qė e ēon pėrpara bashkėpunimin e Shqipėrisė pėr sigurinė. Nė fund tė fundit Shqipėrisė do ti duhet tė zgjedhė a ėshtė pro-perėndimore apo pro-islamiste, dhe tė jetė pranė Turqisė dhe tė ketė njė marrėdhėnie me Tayyp Erdoganin, e vendos Shqipėrinė nė kampin islamist.
Zėri i Amerikės: Por nga ana tjetėr Turqia ėshtė anėtare e NATO-s...
David Phillips: Nėse NATO-ja do tė ngrihej sot, pėr shkak tė faktit qė Turqia ėshtė anti-demokratike, anti-amerikane dhe islamiste, nuk do tė kishte ashnjė shans tė miratohej nė NATO. Po, Turqia ėshtė anėtare e NATO-s nė letėr, por nga ana tjetėr blen raketa S400 nga Rusia, saboton aktivisht interesat e NATO-s dhe nė Siri, Turqia po punon kundėr interesave tė Shteteve tė Bashkuara madje edhe kundėr interesave tė popullit sirian. Prandaj ka disa dyshime serioze lidhur me faktin se sa i plotėson sot kriteret Turqia si anėtare e NATO-s. Fakti qė ėshtė anėtare e alencės, nuk do tė thotė qė e ka vendin atje.
Zėri i Amerikės: Ēfarė duhet tė bėjnė Shtetet e Bashkuara pėr tė frenuar kėto pėrpjekje pėr ndikim anti-perėndimor?
David Phillips: Shtetet e Bashkuara duhet tia bėjnė shumė tė qartė Erdoganit qė ne presim qė Turqia tė funksionojė nė mėnyrė demokratike, i ka afruar zgjedhjet mė 24 qershor dhe kjo ėshtė jodemokratike pasi nuk u jep partive tė opozitės kohė pėr tu pėrgatitur. Nėse Turqia do qė tė ketė njė marrėveshje me Shtetet e Bashkuara dhe dėshiron ti rikthehet bashkėpunimit tė ngushtė qė kemi pasur mė parė, atėherė ėshtė koha pėr tė mbajtur qėndrim. Shtetet e Bashkuara duhet tia komunikojnė Turqisė se ēfarė presim ne dhe nėse Turqia nuk ėshtė gati tė bashkėpunojė me Shtetet e Bashkuara, nėse nuk ėshtė gati tė tėrhiqet nga ndėrhyrja nė Ballkanin Perėndimor, atėherė duhet tė paguajė njė ēmim.
Zėri i Amerikės: Njė nga arsyet qė nė Shqipėri mund tė thonė qė Rusia nuk ka ndikim ėshtė se nuk ekziston me shqiptarėt, ajo lidhje historike pėr shembull qė ekziston me Serbinė. Nga ky kėndvėshtrim, rreziku mund tė vijė indirekt pikėrisht nga ato lidhje, apo jo?
David Phillips: Rusia pėrbėn kėrcėnim pėrmes mbėshtetjes sė Serbisė dhe provokimeve tė vazhdueshme qė po bėhen kundėr Kosovės. Treni qė u dėrgua nė Mitrovicė, ngritja e bazės sė zbulimit nė Nish, fakti qė Beogradi ėshtė tani qendra pėr propagandėn ruse qė ėshtė anti-amerikane, dhe anti-shqiptare, tė gjitha kėto nėnkuptojnė qė Rusia dhe Shqipėria janė nė kėnde tė kundėrta. Do tė ishte gabim tė mendohej qė pėrpejkjet keqdashėse tė Rusisė kanė nė shėnjestėr vetėm Kosovėn. Ēdo provokim qė mund tė ēojė nė njė spirale dhune vdekjeprurėse, pa diskutim qė do tė kishte pasoja nė Shqipėri, prandaj nė kėtė rast si Kosova, edhe Shqipėria janė tė rrezikuara pėrballė njė politike ruse qė ėshtė provokuese dhe qė pėrpiqet tė minojė NATO-n dhe Bashkimin Evropian dhe tė dobėsojė miqėsinė qė kanė Shtetet e Bashkuara me miqtė e vet nė Ballkanin Perėndimor.
Zėri i Amerikės: Bashkimi Evropian ndezi dritėn jeshile pėr negociatat me Shqipėrinė dhe po mban njė qėndrim mė mikpritės pėr vendet e Ballkanit. A mendoni se gjendja e brendshme me sfidat e iliberalizmit nė BE dhe kėto rreziqe pėr tė cilat po flasim kanė ndikuar nė kėtė qėndrim?
David Phillips: Ėshtė lajm shumė i mirė qė Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave pėr kandidaturėn e Shqipėrisė. Ēfarė e motivon qė ti marrė kėto hapa tani? BE-ja i sheh veprimet e Rusisė nė rajon dhe do qė ta hapė perspektivėn e anėtarėsimit tė vendeve tė tjera si njė masė mbrojtėse pėr tė parandaluar ndikimim e Rusisė. Gjithashtu vepron duke pasur parasysh fuqizimin e aktorėve iliberalė nė Evropė, pėrfshirė vende anėtare tė Bashkimit Evropian. Prandaj futja e Shqipėrisė nė tendėn evropiane ėshtė njė masė parandaluese. Kjo e nxit Shqipėrinė qė tė ecė pėrpara me demokracinė dhe tregjet e lira. Fakti qė Kosova dhe Mali i Zi kanė arritur njė marrėveshje pėr kufirin dhe qė banorėt e Kosovės mund tė pėrfitojnė nga udhėtimi pa viza nė vendet e BE-sė, ėshtė po ashtu njė zhvillim shumė pozitiv. Por kėto zhvillime duhet tė kenė njė rezultat tė qartė. Nuk bėhet fjalė pėr procesin, duhet tė jetė theksi tek rezultatet dhe rezultati duhet tė jetė njė integrim mė i thellė pėr Kosovėn nė institucionet euro-atlantike, pėrtej liberalizimit tė vizave dhe pėr Shqipėrinė qė tė futet nė njė proces tė pėrshpejtuar me negociatat. Qė kjo tė bėhet, udhėheqėsit politikė nė Shqipėri duhet tė tregojnė seriozitet pėr forcimin e demokracisė, tė luftojnė korrupsionin, tė thellojnė bashkėpunimin me homologėt nė BE. Kam besim qė udhėheqėsit e Shqipėrisė mund ta bėjnė njė gjė tė tillė sepse ėshtė qartėsisht nė interesin komnbėtar tė Shqipėrisė. Shtetet e Bashkuara mund tė ndihmojnė dhe duhet tė vazhdojnė tė mbeten tė angazhuar dhe integrimi do tė dojė inkurajim tė vazhdueshėm nga SHBA dhe bashkėpunim mes Uashingtonit dhe Brukselit pėr tė pasur pėrparim tė vėrtetė./zeriamerikes.com
Krijoni Kontakt