Emri:  8dcfea2c5b7dd3084369dba9e68b7c883704bfcd.jpg

Shikime: 1084

Madhėsia:  37.9 KB


Nėse arrin tė vendosėsh ballė-pėr-ballė pėr tė debatuar mbi Revolucionin, Pierre Chaunu, historian liberal, dhe Daniel Bensaļd, filozof trockist, qė tė dy autorė librash mbi kėtė temė(1), s’ka nevojė tė nxitėsh debatin - ai ndizet vetvetiu … Duhet thėnė se vėshtirė ėshtė tė gjesh dy pikpamje mė tė ndryshme mbi tė njejtėn ngjarje. Pėr njėrin, Revolucioni francez ėshtė njė kafshėri e provokuar nga grumbullimi i gabimeve, pėr tjetrin, ai ishte njė domosdoshmėri e detyruar nga zhvillimi i logjikės shoqėrore.
Njė pikė e vetme qėndėrzuese mes dy debatuesve: i njejti - dhe s’po guxojmė ta quajmė “sovran” - pėrēmim lidhur me festimet e Dyqindvjetorit, paēka se edhe nė kėtė rast arsyet janė diametralisht tė kundėrta.
Pėr Pierre Chaunu, Revolucioni ėshtė dora-dorės i panevojshėm, i dėmshėm dhe i pėrgjakshėm. I panevojshėm pasiqė shoqėria franceze e shekullit XVIII ishte dinamike dhe krijuese dhe qė, pėr tė kryer modernizimin e saj, zhvillimi i butė do tė kish qenė shumė mė i efektshėm se sa Revolucioni brutal.
I dėmshėm pasi duke rrėnuar ekonominė e njė vendi tė pasur dhe duke thyer vrullin demografik tė tij, Revoluconi i vitit 1789 e zhvlerėsoi thellėsisht Francėn pėrkundrejt partnerėve tė saj dhe e bėri qė vendi tė humbte kthesėn e duhur tė njė tjetėr revolucioni tė vėrtetė: revolucioni industrial.
Pėrsa i pėrket sė fundi karakterit tė tij tė pėrgjakshėm, Pierre Chaunu s’bėn gjė tjetėr veēse pėrmend dhe numėron egzekutimet e panumėrta tė shtatorit (1972) sikundėr dhe mbytjet kolektive tė Nante-s - pa harruar aspak edhe atė urdhrin e famshėm tė dhėnė nga Komiteti i Shpėtimit Publik ndaj gjeneralėve pėr tė masakruar sistematikisht gjithė popullsinė e Vendée-sė… ndėrkohė qė kryengritja lokale ishte dėrrmuar nga ana ushtarake.
Njė pikpamje krejt e ndryshme ėshtė ajo e mbrojtur nga Daniel Bensaļd, i cili ka vėnė pendėn e tij nė shėrbim tė atij Revolucioni. Kėshtu i takon vetė atij Zotnije tashmė me moshė dyqindvjeēare tė mbrojė trashėgiminė e tij tė njollosur nga njė gjeneratė e re historianėsh apo tė kapur hilacakėrisht nga termidorianėt hipokritė, ata qė qeverisin sot vendin dhe popullin e tij.
Pėr Bensaļd-in pra, jo vetėm ai Revolucon ka qenė i dobishėm por ai mbetet edhe sot e kėsaj ditė nė rend tė ditės pasi qė ai s’ka mundur tė kryhet deri nė fund, dhe nė fund tė fundit, ishin pikėrisht kundėrshtarėt e tij qė arritėn tė gėzojnė frytet.
I dobishėm, ky Revolucion ka qenė pas asnjė dyshim qoftė edhe pėr faktin se ai na solli demokracinė, Republikėn dhe njohjen e tė Drejtave tė Njeriut - tė paktėn tė drejtat e tij politike. Sidoqoftė, nuk duhet humbur sysh se njė numėr tė drejtash u arritėn veēse mė vonė, dhe hap pas hapi, gjithmonė me atė tė luftės: ndalimi i skllavėrisė, e drejta universale e votės, tė drejtat sindikale, pėrmirėsimi i gjendjes sė femrės etj…Nė tė vėrtetė, na shpjegon Daniel Bensaļd nė vijim tė Trotskit, Revolucioni nuk mund tė jetė ndryshe veēse permanent - i vazhdueshėm: pėr tė mbrojtur fitoret e tij, pėr tė forcuar arritjet e demokracisė, pėr tė pėrballur pabarazitė shoqėrore nė rritje nė vendet e botės sė tretė etj… kėrkohet njė qėndrim sulmues dhe nė momentin e duhur, kryerja e atyre “shėndrrimeve tė vendosura dhe radikale”, pėr ta thėnė ndryshe: revolucionare.

[Bruno Tellenne]

(1) Pierre CHAUNU - Le Grand Déclassement, Robert Laffont, Paris 1989: Daniel BENSAĻD - Moi, la Révolution (Remembrances d’une Bicentenaire Indigne), Gallimard, Paris 1989.

* * *
Revolucioni : kafshėri njerėzore apo logjikė shoqėrore ?

Njė debat mes Pierre Chaunu dhe Daniel Bensaļd (pjesė tė zgjedhura…)

Gazeta : Ēka mendon sejcili prej jush lidhur me librin e tjetrit?

[…]

Pierre Chaunu: […] Gjej qė procesi i ndjekur nga Franca nuk ėshtė as i shpejtė as edhe i efektshėm. Shoqėria franceze e shekullit XVIII ishte njė shoqėri plastike, nė evolucion tė plotė dhe nė mjaft sektorė, Revolucioni zhvillohet me efektivitet dhe pa zhurmė.
Mund t’ju sjelle shėmbullin e mėposhtėm: 80 % e oficierėve tė ushtrisė franceze ishin me origjinė tė thjeshtė dhe vetėm 20 % janė fisnikė; Nė Prusi, nė tė kundėrt, 95 % e oficerėve janė fisnikė dhe vetėm 5 % me origjinė tė thjeshtė ; pėrsa i pėrket ushtrisė angleze ajo llogariste tė njejtėn pėrqindje tė ushtarakėve tė thjeshtė dhe fisnikė si edhe Franca. Procesi i modernizimit tė ushtrisė ėshtė zhvilluar si tė thuash nė mėnyrė trigonometrike. Ja pra njė formė e bukur progresi, por jo e gjithė shoqėria franceze funksionon me tė njejtat ritme.
Egzistojnė njė numėr bllokimesh origjina e tė cilėve gjenden nė fund tė shekullit XVI dhe atij XVII, pasi qė Shteti francez vendosi njė administratė aq tė pėrsosur sa qė ajo bllokoi institucionet tradicionale tė marrėveshjes, pikėrisht ato qė i lejuan vendeve tėtjera tė Evropės tė realizonin njė evolucion mė pak kaotik.
Vėshtrimi mė i zgjuar dhe mė i kthjellėt qė ėshtė hedhur mbi Revolucionin ėshtė ai i Edmund Burke-s, njė politikan i konsideruar si i majtė pėr epokėn, drejtues i partisė wigh, i cili qysh nė fund tė 1989 dhe qė nė fillim tė vitit 1790 ju tha Francezėve se do shkonin drejt njė fundi tė pėrgjakshėm dhe drejt njė diktature ushtarake. Duhet tė jesh gjeni tė realizosh njė tė tillė analizė ! Nuk mund ta tėrheqėsh me zor progresin, atė duhet ta ndėrtosh. Pra ja vlen mė mirė qė aksionet disi tė ashpra tė jenė tė rralla dhe jo tė pėrqėndruara, ja pėrse unė gjej procesin anglez shumė mė tė lumtur dhe tė efektshėm. Jam njė «angloman» nė sensin qė ēmoj tek Anglezėt mėnyrėn e mirė tė administrimit tė ēėshtjeve, ndoshta jo gjithmonė me tė butė por sidoqoftė me stil elastik. Pikėrisht atė qė ata quajnė Glorious Revolution i vitit 1688, referencė e liberalėve tė shek. XVIII

Unė jam njė nga themeluesit e Historisė sasijore nė Francė dhe shifrat qė jap nė librin tim janė tė padiskutueshme. Po t’i shohėsh bėhet e qartė se procesi anglez, ai i meritokracisė dhe i progresit, i ka lejuar Anglisė tė realizojė revolucionin e saj industrial ndėrkohė qė ne nuk ditėm ta merrnim kthesėn. Nuk jam aspak njė nostalgjik i Rregjimit tė Vjetėr tė tė drejtės hyjnore, krejtėsisht e paefektshme; jam partizan i Parlamentit alla anglez qė funksionon shumė mė mirė. Sa pėr provė, taksat u trefishuan nė Angli nė shek XVIII ndėrkohė qė nė Francė ato qėndronin nė vend numėro. Askurrė pushteti i Shtetit nuk ka qenė aq i dobėt se sa nė fund tė shek. XVIII.
Pėrsa i pėrket fjalėve tė « la Marseillaise », i gjej thellėsisht turbulluese dhe tė ashpra pasi nė vitin 1792, agresori ėshtė pikėrisht qeveria franceze !
Shkurt, kėto vitet e Revolucionit na kanė bėrė tė paguajmė shumė shtrenjtė njė evolucion qė mund tė realizohej ndryshe, me kosto shumė mė tė lirė. Ajo ēka ishte programuar nė shoqėrinė franceze tė fundit tė shek. XVIII quhej monarki sipas njė mėnyje: ndryshe, do tė kishim realizuar njė ekonomi prej 2 milion tė vrarėsh…
Sigurisht, do tė ishte dashur pėr kėtė njė Luigj XVI mė i zgjuar nė mėyrė qė tezat e liberalėve tė mund tė fitonin davanė. Por sidoqoftė, egziston njė dozė e vėrtetė hipokrizie tė thuash - e trazuar me njė lloj nacionalizmi qesharak - se nga momenti qė Franca e zgjodhi kėtė lloj rruge, ajo ėshtė natyrisht mė e mira.
Ka nga ata qė thonė se Revolucioni ėshtė Engjėlli, sikundėr tė tjerė qė thonė tė kundėrtėn, se Revolucioni ėshtė Djalli. Pėr tė pėrsėritur disi Paskalin, do tė thosha “as Engjėll as edhe Djall, por sidoqoftė Kafshė”. Kjo vorbull sipas meje ka ndodhur si pasojė e kafshėrisė. Mė janė dashur tridhjetė vjet jetė pėr tė gjetur njė farė rregulli nė kėtė gjė por, arrij tė dalloj herė-herė qė s’ka qenė arsyeja qė arriti tė fitojė. Nga ana ime, nė shembullin e Churchill-it dhe Burke-s, preferoj kompromisin, elementin thelbėsor tė jetės nė shoqėri.

[…]

Drama e tij ėshtė qė i flaku tej institucionet qė funksiononin gjithandej nė Evropė. Anipse monarkia austriake ėshtė kritikuar rreptė, aty mbreti qe i detyruar tź pranohej nga tė gjithė. Nė Angli, Dhoma e Komuneve dhe Dhoma e Lordėve bashkėegzistonin, por nė vijim tė kohės, Dhoma e Lartė fillon dhe vjetėrohet Ja pra, dy situata shumė mė harmonike, sipas meje, krahasuar me njė ndryshim radikal.

Daniel Bensaļd: Ēka mė habit mė tepėr, ėshtė pikėrisht metoda juaj. Ju thoni se egziston njė proces modernizimi, gė krejt normale nė njė shoqėri qė zhvillohet. Nuk besoj aspak se revolucionet bėhen nė kushtet e njė bllokimi absolut. Pėrkundrazi. Por ju vini ballė-pėr-ballė njė revolucion tė mirė, njė modernizim tė mirė tė administruar nga kompromisi, ndaj gjithēkaje tjetėr qė krijon shkėputje nė Histori dhe qė sipas jush, mbetet rezultat i gabimeve, i paparashikimeve, i shpirtrave tė ngurtė qė shkojnė dhe bllokojnė reformat. Nė kėtė mėnyrė, ju s’bėni gjė tjetėr veēse se spostoni problemin nė kohė: pėrse njė shoqėri qė arrin njė njė tė tillė stad zhvillimi prodhon institucione apo individė nė poste vendimmarrėse tė tillė qė arrijnė tė bllokojnė reformat? Ēėshtja e revolucioneve sipas meje, nuk lidhet me ndonjė qėllimshmėri, me ndonjė dėshirė tė shfrenuar pėr tė kryer revolucion. Ajo qė kqyret ėshtė konstatimi historik, njė shpėrthim qė prodhohet nė mėnyrė tė pėrsėritur.
Ju flisni pėr kompromis zhvillimi nė rastin britanik qė ju ėshtė kaq i shtrenjtė. Por ky rast i pėrgjigjet njė kompromisi post-revolucionar. “The Glorious Revolution” i vitit 1688, nuk ėshtė aspak i ndashėm nga shperthimi kromwellian, pra nga njė Revolucion qė pati edhe ai dhunėn e vet.

Pierre Chaunu: Nė librin tim i pėrkushtoj mbi 200 faqe studimit tė bllokimeve, pra nuk konsideroj kėshtu aspak qė gjithēka ėshtė e pėrsosur. Pėr mė tepėr, protestoj kundėr kėtij pėrkujtimi tė parfumuar, qėllimi i tė cilit ėshtė tė na bėjė tė pėrkujtojmė vetėm njė moment tė historisė: 1789, sikur s’ka ndodhur aspak vijimi - ai i vitit 1793. Jam aq historian sa qė tė dij se vėrtet, egziston modeli i Revolucionit francez, por egziston gjithashtu edhe ai tjetri, shumė mė i qetė, Anglez.
Ndoshta ka edhe mė keq se procesi francez, por unė gjej se nė rrafshin e kohėzgjatjes, ai nuk gjendet mes mė harmonikėve dhe mė tė efektshmėve.

Daniel Bensaļd: Egzistojnė mosmarrėveshje mes nesh, nė disa nivele. Lidhur me festimet pėrkujtimore: mendoj se Historia pėrmban ngjarje themeluese qė e bartin atė - dhe pikėrisht kjo gjė pėrmban brenda rrezikun, e themelimit, sikundėr dhe ai i krijimit tė miteve. Revolucioni, me qė ra fjala, ėshtė veshur me mitin republikan tė konfiskuar nga Shteti i cili, nė fjalėrimin e tij, e ēon debatin nė nivelin zero. Ajo ēka mė bezdis nė kėtė mes ėshtė pikėrisht mungesa e debatit tė ideve rreth Revolucionit dhe ndaj aspekteve tė tij. Kur ju thoni se kanė egzistuar revolucione mė pak tė kushtueshme - bėn vaki, pse jo, por nė kėtė rast ju ngrini njė hipotezė duke u nisur nga njė vizion normativ tė Historisė. Ju dukeni sikur i kėrkoni vazhdimisht vehtes se cili do tė ishte njė progres i dobishėm apo i mirė, por nė tė vertetė Historia me pėrkufizim ėshtė e rastėsishme. Nuk mund tė shpiket njė teleologji e progresit. Historia ėshtė njė proces i ndėrlikuar dhe aspak vijėdrejtė. Pėr shembull, cili mund tė ishte me tė vėrtetė raporti mes vonesės sė zhvillimit prusian dhe shfaqjeve autoritare tė hitlerizmit tė fillim shekullit tė XX ?
[…] Me kėtė dua tė them se shoqėria ėshtė zhvilluar njė njė farė mėnyre dhe me njė ritėm tė caktuar qė nuk mund tė jetė aspak indiferent apo i huaj ndaj kėtyre ndryshimeve. Pikėrisht pėr kėtė gjė, nėse merret pėr studim problemi historik i Revolucionit, ėshtė shumė e vėshtirė tė mund tė krijohet njė vėshtrim normativ mbi tė dhe si pasojė, tė mund t’i vishen tė gjitha deformimet qė vijojnė. Pikėrisht kjo gjė mė habit si rregull i pėrgjithshėm nė arsyetimin tuaj, pasi ai arrin nė pėrfundimin se si pasojė e grumbullimit tė gabimeve, tė gafave, tė mungesės sė syēelėsisė individuale, tridhjet-dyzet vjet mė vonė vijnė dhe prodhohen shpėrthime revolucionare, jashtė ēdo lloj qėllimėsie.
Edhe sikur tė konstatohet se, gjatė dy shekujve rradhazi, njė seri e tėrė bllokimesh vijnė dhe pėrmbysen nga njė seri revolucionesh, a mund tė qėndrojmė vetėm nė konstatimin e kėtyre fakteve, pa ngritur aspak pyetjen nėse kėto bllokime sikundėr dhe kryengritjet qė ato provokojnė nuk janė tregues tė njė farė logjike shoqėrore?
Nuk arrij tė kuptoj pėrse duhet konsideruar Revolucioni si njė hipotezė e rrjedhjes sė Historisė, tė cilės mund t’i kundėrvihet njė version tjetėr idilik qė do tė mund tė kryhej thjesht me anė tė dėshirės sė mirė.

Pierre Chaunu : Nuk duhen pėrzierė tė gjitha gjėrat. Revolucioni francez ėshtė njė fakt madhor, njė tronditje jashtėzakonisht e rėndėsishme qė ēon nė shėndrrime tė mėdha; Revolucioni rus i vitit 1917 ėshtė gjithashtu i rėndėsishėm; Revolucioni i vitit 1848 po ashtu, pasi ai shėnon fundin e robėrisė nė Evropėn qėndrore… por, kalimi nga Charles X nė Louis-Philippe ose ai nga Guizot nė Napoléon III nuk mund tė konsiderohen si tronditje veēanėrisht fantastike. Ato s’janė gjė tjetėr veēse rregullime dhe nė tė njejtėn mėnyrė mund tė konsideroni se edhe i ashtuquajturi Glorious Revolution nė Angli po ashtu, i tė njejtės natyre ėshtė. Jam i njė mendjeje me ju se Revolucioni anglez i vitit 1640 ėshtė njė revolucion fort i rėndėsishėm, motivet e tė cilit janė nė themel fetare. Por ėshtė edhe njė gjė tjetėr: Ka patur vende nė Evropė qė pėrjetuan reformėn protestante pas njė farė numri ndryshimesh tė ndodhura mė parė. Ėshtė krejt e mundur atėhere qė ato tė kenė ēuar kėto vende drejt revolucioneve tė buta. E di fort mirė se rrjedha e historisė nuk mund aspak tė shmangė tronditjet, por mbetem i revoltuar nga vetė-kėnaqėsia dhe nga ai konsensus i ngathėt qė egziston rreth e qark Revolucionit francez. Vlerėsoj se kjo periudhė s’ėshtė aspak njė model arritjeje, sa nė rrafshin e shėndrrimit tė shoqėrisė po aq edhe nė atė tė zhvillimit tė kulturės sė shkruar.
Nga ana tjetėr, nė librin tuaj, ju anashkaloni disa akte si tė parėndėsishme, por Vendée-ja, gjykatat revolucionare, ajo qeveri qė nė vitin 1794 urdhėroi tė pushkatohet njė popull i tėrė. E gjithė kjo ėshtė poshtėrsi ! Egziston njė seri gabimesh dhe njė seri krimesh: uria e vitit 1789 dhe dy milion tė vdekurit prej saj…

Daniel Bensaļd: Ėshtė e vėshtirė tė dikutohet me ju, pasi pėr ju kėto ngjarje janė rrjedhojė qoftė e ideve abstrakte, qoftė e veprimeve individuale, ndėrkohė qė kalimi i shoqėrisė tė rendėzuar nė Revolucion i pėrgjigjet nevojshmėrisht njė situate bllokazhi tė logjikės shoqėrore.
Nė atė vizionin tuaj tė historisė nuk egziston asgjė tjetėr pėrveē sjelljeve individuale dhe serive tė gjata statistikore. Nuk dua aspak tė reduktoj historinė thjesht nė njė luftė klasash, besoj se simbolika dhe ideologjia e kanė luajtur plotėsisht rolin e tyre, qė individi nė momente kritike sikundėr Revolucioni francez ka njė rol tė caktuar dhe tė qartė, por nė tė kundėrt, nuk mendoj aspak se mund tė shpjegohen tė gjitha kėto me anė tė njė grumbullimi tė thjeshtė gabimesh dhe gafash. Kėshtu pėr shembull, mund tė ngihet gjithmonė pyetja se sa e dėshirueshme do tė ishin zhvillimet nė Kinė apo nė Poloni me anė tė kompromisit…
[…] Kam shumė respekt pėr idenė tuaj qė t’i jepet gjithė vendi qė meritojnė zhvillimit tė trashėgimisė kulturore, tė zbulimeve shkencore apo shpikjeve teknike…Por nuk ėshtė aspak nė dorėn tuaj - as edhe timen me qė ra fjala, tė shpiken pėrfaqsime tė mėdha simbolike. Egzistojnė ngjarje politike madhore qė bėjnė tashmė pjesė nė ndėrgjegjen kolektive dhe qė s’janė vendosur aspak nė mėnyrė arbitrare, apo tė jenė mirėmbajtur nė mėnyrė artificiale.
Ju sapo pėrmendėt qė unė anashkaloj si tė parėndėsishme ēėshtjen e Vendée-s, absolutisht jo. Nuk jam aspak dakord me kėtė shpjegim budallallepsės tė “rrethanave”, besoj qė nė mekanizmin e Terrorit- pėrtej atyre njėqind e diēka mijė tė vdekurve tė luftės - mund tė imagjinohet efektivisht se ka egzistuar me tė vėrtetė njė kontekst frike dhe tė shkallėzimit tė dhunės. Por pikėrisht, aty ku edhe vėmendja ime shkon nė mėnyrė tė veēantė, - egziston njė mekanikė e proceseve dhe e procedurave politike, sikundėr dhe njė farė figure e tė drejtės tė cilat, pėr analogji, kanė diēka tė pėrbashkėt me proceset e famshme staliniane.

Le Quotidien : Le t’i kthehemi, nėse ju lejoni, revolucioneve nė pėrgjithėsi sikundėr dhe logjikave shoqėrore qė ato i binden, sipas jush z. Bensaļd.

Daniel Bensaļd : Mirė pra, le tė flasim atėhere ! cilat janė pėrfitimet e tregut, tė konkurrencės dhe tė krizave tė njepasnjėshme… nė termat e urisė pėr shembull ? Luftrat shoqėrore nuk janė shpikur as nga Jaurčs, as nga Marksi apo nga ndonjė njeri tjetėr !

Pierre Chaunu: Qysh prej Marksit dhe Jaurčs-it, historia ekonomike ka pėrparuar sė tepėrmi. Mund t’i pėrgjigjemi kėtyre problemeve, lidhur me tė cilat sot njihen shifrat. Kostoja e procesit liberal ashtu sikundėr ai ėshtė zhvilluar nė Perėndim ėshtė fort mė e vogėl se sa ajo e Lindjes !

Daniel Bensaļd : Analiza juaj krahasuese nuk funksionon aspak, pasi ju nuk mund tė vlerėsoni nga ana sasijore as ngjarjen as edhe aspektin e saj historik. Aq mė pak ju mund tė pohoni me bindje se pėrfitimi i shoqėrive liberale ėshtė i ngjashėm me momentet precize tė revolucioneve, apo qė tė kėmbėngulni se liberalizmi dhe tregu janė mė pak tė kushtueshme.

Pierre Chaunu : Kėmbėngul dhe pohoj me forcė pasi egziston njė sėrė veprash nė tė cilat kėto gjera egzistojnė dhe janė tashmė tė vlerėsuara nga ana sasijore. Ju jen dikush i angazhuar politikisht, por edhe unė gjithasht, jam njė liberal konservator dhe si rrjedhim, mbėshtes me tė gjithė masėn e mundėsisė politikat, tė cilat nė botė, dhe nė vendin tim, arrijnė tė realizojnė kompromise dhe kalime tė buta, tė cilat i konsideroj si mė tė mirat.
Ju nga ana juaj mbėshtesni nėpėrmjet aksionit tuaj politik proceset mė tė ashpra, vorbulluese tė cilat ju i konsideroni - sipas meje nė mėnyrė tė gabuar, si tė domosdoshme dhe tė preferueshme. Zgjedhjet tona nė kėtė rast janė thjesht tė ndryshme dhe ne nuk e shohim tė mirėn nė tė njejtėn mėnyrė.

Daniel Bensaļd : Shpėrthimet revolucionare qė ndodhin herė pas here nuk mund tė shpjegohen sikundėr bėni ju, nėpėrmjet njė serie gafash tė pushtetit, apo tė rastėsive fatkeqe. Njerėzit nuk e bėjnė revolucionin nga qejfi, por nga nevoja. Nė shoqėritė tona bėjnė vaki fenomene tė njėpasnjėshme bllokuese qė shfaqen nė intervale tė rregullta dhe, pikėrisht nė kėto momente, ndėrkohė qė institucionet bllokohen, mbetet njė mėnyrź e vetme pėr t’i dalė mbanė: revolucioni… Ajo ēka ndodhi nė 1789 nuk ishte as hera e parė as edhe e fundit…

Le Quotidien de Paris, n° 3000, 13 korrik 1989.
(vijon me njė tjetėr diskutim…)