Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Edi Rama është sjellë si rrugaç ndaj gazetares Ambrozia Meta duke u përpjekur ta ofendojë të fyeje dhe ta intimidojë duke i përmendur faktin e thjeshtë se edhe pronari i saj Tv Fax News ka një problem me vëllain njësoj si ai i Fatmir Xhafës.

    Gazetarja Meta me qetësi dhe profesionalizëm insistoi disa herë në pyetjen e saj duke këmbëngulur në faktin e thjeshtë se a nuk gjente dot PS ndonjë ministrër të brendëshëm që nuk ka familjarë të lidhur me trafikantët e drogës. « Pyet pronarin, ti ke ardhur këtë të bësh propagandë » ishin përgjigjet intimiduese të Ramës. Në fund të këtij dialogu disa minutësh kryeministri nuk rrezistoi dot dialogut me gazetaren e akult dhe serioze qe nuk i lëvizte qerpiku, dhe u largua duke braktisur konferencën e shtypit. Ai demostroi një fraxhilitet psikologjik dhe paftësi të theksuar për tu përballur me pyetjet duke bërë gabimin trashanik të gjithë liderve të çekuilibruar që përcaktojnë “pyetjet e fajshme”. Rama tregoi edhe njëherë që ai nuk ka aftësinë për tu përballur me mendimin kritik. Një ditë më parë në një shkrim opinion Fatos Lubonja kishte vërejtur se Rama vuan nga çrregullime psikike: “Gjykoj se në thelb kemi të bëjmë me kriza që vijnë nga rëndimi i sëmundjes së tij psikike, që po manifestohet gjithnjë e më rëndë si kriza politike e vendimmarrjeve të tij të mbrapshta dhe anasjelltas.

    Them kriza psikike pasi, sipas studiuesve që merren me sëmundjen e çrregullimeve të narcizizmit pervers që ka Rama, personi që e gjen të keqen gjithnjë te të tjerët, që i akuzon ata se vetëm gënjejnë kur thonë ndonjë gjë kundër tij apo punëve të tij, është në një hall të madh psikologjik. Sipas këtyre studiuesve, narcizizmi pervers, si sëmundje, manifestohet në formën e krijimit nga i sëmuri të një imazhi të rremë të vetvetes, të një “uni glorioz” – si nevojë vetëmbrojtjeje psikologjike ndaj dobësive dhe pasigurive që ka thellë vetes – dhe problemi i problemeve të tij është se ai lufton ta mbajnë në këmbë me çdo çmim këtë imazh, edhe duke gënjyer, intriguar, mashtruar, manipuluar, pasi rënia e këtij imazhi i shkakton një rënie të padurueshme psikologjike”.

    Ndoshta kjo lloj padurueshmërie e detyroi atë sot të braktisë konferencën për media dhe te largohet i nervozuar nga salla plot me reportere duke i bertitur gazetares edhe pasi ishin mbyllur kamerat: ti te kesh turp .

    ©Lapsi.al

    https://m.youtube.com/watch?v=acD683gCW2Q
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Është e padiskutueshme që Rama bën diferencën në politikën Shqiptare si një reformator Shtetbërës i shkëlqyer. Problemi i tij është administrata dhe njerëzit rreth vetes që ka. Nuk mundet as Rama dhe as Merkel po të ishte të ndryshonte mentalitetin e Shqiptarëve në pak vite. Do të ishte shumë më produktive për të dhe për Shqipërinë që të punësonte në Shtet vetëm të rinj që janë rritur në perëndim dhe mundësisht të mos kenë jetuar asnjë ditë në ambientin e dallavereve Shqiptare. Rrugë tjetër me njerëz që shtetin e shikojnë si pronën e tyre nuk ka dhe nuk mund të ketë. Korrupsioni atje fillon nga presidenti deri te fshesaxhiu i rrugës.Duhet ndërhyrje emergjente për të zëvendësuar që nga polici i thjeshtë deri te ministri i brendshëm. Koha nuk pret dhe Shqiptarët janë lodhur me politikanët antishqiptare që e katandisën shtetin si një estradë fshati..

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (20-05-2018)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Eshte pjese e mentalitetit Shqiptar, fodulleku.

    Eshte me shqetesuese kur zyrtaret e larte shteterore e mbartin kete dhunti.

    Rama eshte Pordhac qe nuk di asgje.
    Nje ish Basketbollist i skaduar si dhe Piktor i skaduar, nuk mund te presesh shume nga ai.

    Por ai u zgjodh si e keqja me e vogel. Pasi, Sala edhe pak dhe behej Perandor.

    Problemi tjeter me Shqiptaret eshte se e kemi kujtesen si te peshkut, 10 sekondshe.

    Duke sulmuar Ramen me shoke (qe eshte me se e pranueshme), harrojme qe Opozita ka qene dhe eshte me e keqe per Shqiperine.

    Sala dilte ne televizione me pyetje te pergatitura, qe beheshin me teper per marketing sesa per hetim gazetaresk.

    Pokitikanet Shqiptare shajne me nena dhe motra neper Parlamente, intervista e zyra.

    Rama nuk eshte ai qe i duhet apo ai qe do te permiresoje Shqiperine.

    Opozita eshte me e demshme, sepse te njejtet persona qe ishin ne pushtetet e shkuara.

    Dhe me keq akoma, kemi nje President qe eshte hajdut, i korruptuar dhe kriminel.

    Ky president ishte ne pushtet dhe me Opoziten e sotme, qe e shanin i nxorren videon dhe prap e mbajten afer tyre.

    Kjo tregon qe politika Shqiptare eshte monopolizuar, dhe asnje kandidat i ri apo parti e re nuk lejohet "te fise hundet" .

    Rama nuk eshte i denje per te udhehequr, ashtu si asnje person aktual ne politike.

    Duhet nje force e re (ndoshta dhe e jashtme) apo thjesht nje bojkot kombetar zgjedhjeve per ndonje ndryshim.

    Duhet ndryshuar kushtetuta, qe zgjedhja e Presidentit dhe kryeministrit te behet me referendum nga populli dhe jo nga partite.
    Po ashtu, ligjet e kushtetutes te votohen nga populli, qe mos te kete ngerçe apo bllokime nga Partite.

    Mbi te gjitha, tju hiqet imuniteti qe te gjitheve, nuk ka arsye perse te kete imunitet ndaj ligjit asnji!

  5. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Është e padiskutueshme që Rama bën diferencën në politikën Shqiptare si një reformator Shtetbërës i shkëlqyer. Problemi i tij është administrata dhe njerëzit rreth vetes që ka. Nuk mundet as Rama dhe as Merkel ..
    Paske koncepte shume interesante rreth shtetberjes shoku Lazo.
    Kush i beri kriminelet ordiner ministra, deputet, kryetar bashkie, etj? Reformatori Rama.
    Kush vazhdon t’i mbroje me fanatizem keta kriminele? Serisht reformatori Rama.

    Nese ka sot nje kancer qe demton rende shendetin e shqiptareve, ky eshte Edvini.
    Dhe ta vendosesh kete lloj kanceri ne nje linje me Merkelin, eshte njesoj si te krahasosh floririn me tunxhin!

    PS: Pse s’kishte kurajo reformatori t’i kthente pergjigje gazetares???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Duke asgje nuk thua përvec propagandës fasade që dëgjon nga pala tjetër..

  7. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Duke asgje nuk thua përvec propagandës fasade që dëgjon nga pala tjetër..
    Bravo Lazo u pergjigje njesoj si Rama, duke mos thene asgje!
    Per palen tjeter hape ti temen dhe e sakatojme me kritika.
    Edhe sikur ta lejme pak palen tjeter, tonelatat me droge qe dalin nga shqiperia po i kapin policite italiane, greke, gjermane, Hollandeze, dhe jo pala tjeter. Kerkesen per t’u distancuar nga kriminelet, ja kerkuan deputetet gjermane ne Bundestag reformatorit.

    Po gjithesesi shumezoi me zero keto qe thashe.
    Dhe ma shuaj pak seriozitetin, pse nuk kishte kurajo reformatori t’i kthente pergjigje gazetares???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #7
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Sepse asgje nuk eshte e vertete nga ato qe kerkojne te tjeret ti bejne te verteta dhe dordollisin mendjen e shqipetareve.

  9. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Pyetja Lazo, ishte:
    Perse cakton ne postin e ministrit te mbrendshem, persona te lidhur me trafiqet e droges?

    Megjithate e kot te ta riperseris se ti beson akoma qe kaçatorret e droges ne Divjake ishin mushkonja.
    Vertete mushkonja ishin Lazo???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin

    Ne fakt pyetja eshte nul pasi le te nenkuptosh keto:
    1. Ministri dhe ish ministri jane trafikante. Gje qe nuk eshte vertetuar ende ne syte e ligjit. Njeri ne hetim tjetri by association
    2. Si rrjedhoje e te pares rama i bie te jete i inkriminuar dhe bashkepunetor apo dhe me keq shefi i tyre.
    3. Dhe eshte apo jo e vertete kete nuk mund ta pronoje askush aq me teper kur nuk ka fakte.

    Reagimi i tij ishte me te vertere i bute eshte apo jo rama strumbullari i ketij muhabeti.
    Per sa kohe qe do jete ne politike berisha dhe tek kreu i pd-se basha, ramen aty e ke. Pasi ai duhet si kundra peshe. Pd-ja ishte zgenjimi me i madh i shqiptareve, ps-ja e keqja e domosdoshme.

  11. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Po e perseris ne kapitalizem nuk te shikojne biografine..por punen. A mundet ta kuptoni kete?

  12. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Citim Postuar më parë nga aimilius Lexo Postimin
    Ne fakt pyetja eshte nul pasi le te nenkuptosh keto:
    1. Ministri dhe ish ministri jane trafikante. Gje qe nuk eshte vertetuar ende ne syte e ligjit. Njeri ne hetim tjetri by association
    2. Si rrjedhoje e te pares rama i bie te jete i inkriminuar dhe bashkepunetor apo dhe me keq shefi i tyre.
    3. Dhe eshte apo jo e vertete kete nuk mund ta pronoje askush aq me teper kur nuk ka fakte.

    Reagimi i tij ishte me te vertere i bute eshte apo jo rama strumbullari i ketij muhabeti.
    Per sa kohe qe do jete ne politike berisha dhe tek kreu i pd-se basha, ramen aty e ke. Pasi ai duhet si kundra peshe. Pd-ja ishte zgenjimi me i madh i shqiptareve, ps-ja e keqja e domosdoshme.
    C’lidhje ka Basha qe Tahiri ben trafik droge me audin e kushurinjve?
    Nese s’do kishim probleme me drogen, nuk do kapte pernate Italia tonelata te tera qe vijne nga ne.
    Rama refuzoi te pergjigjet sepse i bie fabula e tij bajate qe ka propoganduar gjithe keto kohe: S’kemi probleme me drogen. Po bejme shtet. Bravo çunat..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 19-05-2018 më 15:12
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  13. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Ne kapitalizem avionet me droge, nuk i quajne mushkonja Lazo!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  14. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    C’lidhje ka Basha qe Tahiri ben trafik droge me audin e kushurinjve?
    Nese s’do kishim probleme me drogen, nuk do kapte pernate Italia tonelata te tera qe vijne nga ne.
    Rama refuzoi te pergjigjet sepse i bie fabula e tij bajate qe ka propoganduar gjithe keto kohe: S’kemi probleme me drogen. Po bejme shtet. Bravo çunat..
    Jam shume dakort. Basha nuk ka asnje faj per tahirin. Edhe ne rastin me te mire nese tahiri del te jete i pafajshem per drogen, prape duhet te futet ne burg per shkelje ligji dhe shperdorim detyre etj.
    Por ne nje shqiperi qe drejtesia behet ende nga partite ku nuk ke nje sistem drejtesie te pavarur abozojne te gjitha palet sikur te jene prokurore. Vjedhja e fondeve 200+ milione euro e bashes (nese eshte e vertete) dhe hashashi i tahirit (nese eshte e vertete) e para eshte shume here me e rende se e dyta, pasi ato euro jane te popullit shqiptar, dhe na i ka marre ne te gjitheve. Nuk mund te kerkojne drejtesi dikush pa pastruar ende emrin e tij, qe asnje votim nuk ka fituar biles ka manipuluar edhe votimet brenda pd-se, nuk ka aspak te drejte morale.
    Shqiperia akoma rremuje eshte por perpara se te rrezohej berisha ishte akoma dhe me keq.

  15. #14
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Citim Postuar më parë nga aimilius Lexo Postimin
    Jam shume dakort. Basha nuk ka asnje faj per tahirin. Edhe ne rastin me te mire nese tahiri del te jete i pafajshem per drogen, prape duhet te futet ne burg per shkelje ligji dhe shperdorim detyre etj.
    Por ne nje shqiperi qe drejtesia behet ende nga partite ku nuk ke nje sistem drejtesie te pavarur abozojne te gjitha palet sikur te jene prokurore. Vjedhja e fondeve 200+ milione euro e bashes (nese eshte e vertete) dhe hashashi i tahirit (nese eshte e vertete) e para eshte shume here me e rende se e dyta, pasi ato euro jane te popullit shqiptar, dhe na i ka marre ne te gjitheve. Nuk mund te kerkojne drejtesi dikush pa pastruar ende emrin e tij, qe asnje votim nuk ka fituar biles ka manipuluar edhe votimet brenda pd-se, nuk ka aspak te drejte morale.
    Shqiperia akoma rremuje eshte por perpara se te rrezohej berisha ishte akoma dhe me keq.
    Kur te kesh Bashen perballe apo simpatizantet e vete thuaja te gjitha keto.
    Sot drejton dikush tjeter dhe jeten mizerje shqiptareve po ja ben po prape ky tjetri..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  16. #15
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    nuk eshte dicka e re qe vellai merr the fut vellain NE pushtet
    Merr the fut kushuririn dhe shokun.
    nepotizmi eshte traditional NE politiken dhe administraten
    Shteterore.
    cdo punonjes qe punon ne shtet e ka fituar ate vend
    pune me miq duke filluar nga nepunesi me I thjeshte deri Te kryeministri.
    ambrozia gazetarja e ka marre ate vend pune me miq
    Dhe Jo bazuar NE aftesite professionale pjekurine dhe eksperiencen
    Dhe perpara se Te revoltohet per Te ashtuquajturat
    Padrejtesi NE politike dhe shtet,Te mendoje per nje moment
    A vertet e. meriton ajo ate pozicion pune apo
    Te caktohet dikush tjeter me I afte me I pershtatshem.
    nqs ajo kerkon drejtesi ate here mbaj qendrim te ndershem ndaj vetes
    Mos e fillo karieren me miq me favore NE prapaskene.
    ajo e ka marre ate vend pune qe ka padrejtsisht,me miq
    Ashtu SI ministri I brendshem e ka marre me miq.
    perpara se ajo Te flase per Te tjeret Te shikoje aktin e vet
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 19-05-2018 më 20:16
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  17. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Nuk ekziston Drejtesia me Shqiperi!

    Ne jemi mesuar me hakmarrje dhe inate, dhe i ngaterrojme me fjalen e drejtesise.
    Drejtesine e shohim rrelative, sipas deshires apo trurit te individit.

    Nese Xhafajt, Tahiri apo kusbdo tjeter te jene te implikuar atehere
    te hetohe dhe nga organe te jashtme, duke qene se mund te kene thyer ligjet e huaja me krimet qe akuzohen.

    Vellai i Xhafes eshte dorezuar ne Itali, dhe keshtu qe do shihet nese eshte fajtor per ç'ka akuzohet.

    Po ashtu dhe Tahiri, çeshtja e Habilajve eshte marre nga Italoa persiper, keshtuqe, nese ka gisht ai do te hetohet nga te huajt.

    Por, duhet pasur parasysh se Opozita po e "rremben" kete çast pee te hedhur tym ne sy dhe per te kundersulmuar...

    Vettingu i kercenon dhe ata.

    Vjedhja e lekeve Rreshen-Kalimash?

    Çeshtja Hajdari?

    Gerdeci?

    Vrasja e protestuesve te Janarit?

    .....etj etj.......

    Nuk ka person ne pokitiken Shqiptare qe mos te kete kryer nje forme krimi.
    Nuk ekziston (burre apo grua) qe mos te kete thyer ligjin dhe mos te kete abuzuar me detyren.

    Nuk ka sot nje person te mirefillte qe mund t'ia japesh voten dhe te shpresosh ne te.

    Po te kishte Drejtesi, qe te gjithe politikanet (deputete dhe pushtetaret) duhet te perfundojne mbas hekurave!

    Por kjo eshte drejtesi poetike jo Shqiptare!

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ilir-Arber për postimin:

    Neteorm (20-05-2018)

  19. #17
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    nuk eshte dicka e re qe vellai merr the fut vellain NE pushtet
    Merr the fut kushuririn dhe shokun.
    nepotizmi eshte traditional NE politiken dhe administraten
    Shteterore.
    cdo punonjes qe punon ne shtet e ka fituar ate vend
    pune me miq duke filluar nga nepunesi me I thjeshte deri Te kryeministri.
    ambrozia gazetarja e ka marre ate vend pune me miq
    Dhe Jo bazuar NE aftesite professionale pjekurine dhe eksperiencen
    Dhe perpara se Te revoltohet per Te ashtuquajturat
    Padrejtesi NE politike dhe shtet,Te mendoje per nje moment
    A vertet e. meriton ajo ate pozicion pune apo
    Te caktohet dikush tjeter me I afte me I pershtatshem.
    nqs ajo kerkon drejtesi ate here mbaj qendrim te ndershem ndaj vetes
    Mos e fillo karieren me miq me favore NE prapaskene.
    ajo e ka marre ate vend pune qe ka padrejtsisht,me miq
    Ashtu SI ministri I brendshem e ka marre me miq.
    perpara se ajo Te flase per Te tjeret Te shikoje aktin e vet
    E drejte, nepotizmi eshte nje fenomen i lashte sa vete njerezimi. Ndoshta edhe gazetarja eshte ndihmuar nga dikush per postin qe mban, por nuk eshte kjo çeshtja.
    Ne gazetari pyetjet nuk behen me hater dhe fakti qe politika reagon ashtu siç beri Rama, tregon se pyetjet e drejta e kane bezdisur.
    Dhe ne çdo rast duhet vleresuar ai qe lemon te verteten...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  20. #18
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Ambrozia “vrasëse” nga Tepelena dhe me mbiemrin “Meta”

    Nga Artur ZHEJI

    Ambrozia “vrasëse” nga Tepelena dhe me mbiemrin “Meta”

    Prindërit në Tepelenë i kanë vënë emrin Ambrozia, gazetares së re, që shkalafiti nervat e kryeministrit me qetësinë e saj dhe me llogjikën e thjeshtë dhe të saktë të argumentit.
    Ballë për ballë dhe ftohtësisht e në mënyrë “vrastare”, Ambrozia, krejt e panjohur deri pardje, “detyroi” kryshefin të ndërpresë konferencën për shtyp me pyetjen e pafajshme se: “Përse ministrat e brendshëm të Ps, duhet të kenë patjetër diçka të lidhur me trafikun e drogës?…”
    Vesi i përhershëm i Ramës, pasionant për të shtypur gazetarë e gazetarucë, veproi pa vëmendje edhe në rastin e Ambrozias nga Tepelena, që punon për Fax News. Gazetare e re, në një antenë Tv, të re dhe ambicioze.
    Mirëpo “Tepelena” që ka pjellë edhe Gramozin edhe Saimir Tahirin, vazhdon të pjellë trima e trimëresha, kështuqë shtypësi i gazetarëve, u krruajt më shumë se çduhej, dhe u bë për turp të të gjithëve ne që e kemi kryeministër, qesharak, nga një pothuajse fëmijë me mikrofon në dorë.
    Dhe të mendosh që emri Ambrozia, ka prejardhjen nga “Ambrotos”, që në pellazgjishte apo në greqishte të vjetër, përdorej si mbiemër dhe do të thotë: “E pavdekshme”. Ndërsa në mitologji, ishte një “ushqim erëmirë me të cilin ushqeheshin Perënditë” dhe madje shërontë çdo plagë zjarri, shpate apo heshte…
    Por me sa duket cilësitë e lashta të “Ambrotos së Perëndive” të lashta, në gazetaren tepelenase me emrin Ambrozia, janë pasuruar me kalimin e viteve dhe në malet krenare të Tepelenës, edhe me atë helmin vrastar që dikur ngjyenin shigjetat.
    Por çfaj kishte gazetarja Ambrozia, kur më i gjati i kryeministrave, kërkon të bëjë karshillëk me një gazetare që bën thjesht detyrën e saj dhe ndërtoi për fat të saj, një pyetje të mençur?
    Apo sepse e kishte edhe mbiemrin “Meta”, gazetarja nga Tepelena?
    Kohëra qesharake.
    Por le të shpresojmë që brezi i Ambrozias, do të mund të fillojë e ti ndryshojë e të largojë uzurpatorët arrogantë të banaqeve dhe foltoreve, nga cilado parti qofshin, ashtu si rasti më i fundit, kur kryeministri kafshoi gjuhën dhe mirë bëri dhe liroi foltoren duke i thënë Ambrozias: “Eja këtu dhe drejtoje ti konferencën për shtyp!”
    Në të vërtetë pyetja që lind është: Çfarë do të na thosh nga ai banak e nga ajo foltore Ambrozia?
    Në mos sot nesër, ajo dhe shoqet e saja?
    /360grade.al/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •