Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Rama- Macron, takim në “kohërat e kolerës”!

    Nga Armand Maho
    Kryeministri i kishte lënë në shtëpi dje atletet e bardha. Si rrallëherë në takimin me Presidentin e Francës kishte zgjedhur një veshje të përshtatshme, ndoshta për të mos e rënduar dhe më tej situatën e tij. Vizita e tij vjen në një moment kur pas shpinës së tij janë lëshuar sërish akuza të rënda për qeverinë e tij. Një tjetër ministër i brendahëm i dyti në radhë pas Tahirit po akuzohet për lidhje me trafikantë droge. Një situatë jo e zakontë për kryeministrin e një vendi aspirant për në Bashkimin Evropian. Duket se pashallarët e drogës janë dystuar mirë në këtë vend. Pashai më i fundit ishte vëllai i Xhafës, arkitektit të reformës në drejtësi dhe ministër i brendshëm. Por Rama këtë e ka ditur prej kohësh, dhe ndoshta prandaj e vuri në ate pozicion.
    Ndërsa Rama shtrëngonte duart me Macron, ministri i tij më i sukseshëm në 27 vjet( siç do e cilësonte vetë ai) ishte në bankën e të akuzuarve në gjykatë në pritje të masës së sigurisë. Diskutohet arrest shtëpie apo me burg. Ndërsa Rama fotografohej ne Elyse, Xhafaj ishte strukur në zyrën e tij pa ditur ti japë shpjegim akuzave për të vëllanë. Por jo vetëm kaq. Ky vend është rrjepur deri ne atë pikë me koncensione, shpenzime luksi, vjedhje të resurseve e të tjera sa po sajohen taksa përmbi taksa për të mbajtur ne kembë ngrehinën e pushtetit. Duket sikur skemi të bëjmë me një komb aspirant për në BE, por me një popull të zënë në grackë nga një grusht banditësh që po marrin çtë mundin. Në këtë teatër të frikshëm spektatorët evropianë dhe ndërkombëtarë po duartrokasin lojën e banditëve duke i shtruar rrugën me trëndafila. Fortesa e fundit ishte drejtësia, që me gjithë mangësitë e saj siguronte një lloj amortizimi mes kësaj bande dhe pjesës tjetër të shoqerisë. Edhe ajo ra në duart e banditëve. Krimi tani është i lirë të bëjë çtë dojë. Natyrisht jo krimi i zakonshëm. Hajdutët e xhepave dhe konsumatorët e hashashit do vazhdojnë të dënohen si askund tjetër, për të mbushur dosjet me statistika, apo për të justifikuar spektaklet e bajatshme të “forcës së ligjit”. Por pashallarët e drogës jo… ata do vazhdojnë të trajtohen si të tillë, dhe do kontrollojnë me fijet e tyre rendin, lejet e ndertimit, kumarin dhe çdo gjë tjetër këtu.
    Hapja e negociatave është karta e fundit qe i ka mbetur Ramës. Me atë ai synon të marre në dorë sërish rolin e shpëtimtarit, me qëllim që të justikojë gjithëçka është bërë ne këto pesë vjet. Kur flet Europa shqiptarët duhet të heshtin. Negociatat do ishin nje shfajësim i mirë për çdo gjë që është bërë në këto pesë vjet. Ngritjen e taksave, burgosjet e të pafajshmëve, ngritjen në pushtet të personave me rekorde kriminale. Te gjitha në emër të negociatave qe shumica në këtë vend as nuk e di pse i hyjnë në punë.
    Kjo ishte një vizitë në “ kohë kolere” për kryeministrin. Askush s’mund ta imagjinojë se çfarë mund ti thotë presidentit të Francës kreu i një qeverie që etiketohet nga të gjitha raportet si më e korruptuara. Një qytetar i BE-së aq më shumë i Frances s’mund ta kuptojë se çfarë mund ti ofrojë presidenti i vendit të tij një kryeministri që nuk i gjen dot në qeverinë e tij një ministër të pa akuzuar. Buzëqeshja e sikletshme e Ramës përballë Macronit e përshfaqte më së miri këtë. Rama mund t’u hedhë hi syve me statuse facebooku leshkove që e duartrokasin por jo presidentit të një vendi evropian. Ky i fundit e sheh edhe atje në vendin e tij se sa mirë po qeveris bashkëbiseduesi i tij i gjatë. E sheh në rrugët e mbushur me azilantë shqiptarë, që po ikin nga sytë këmbët si në një vend në konflikt. E sheh në tonelatat e drogës qe vijnë pikërisht nga Shqipëria, e sheh tek rritja e kriminalitetit nga shqiptarët, arkitekt i të cilit është pikerisht ai që ka përballë. Çfarë negociatash kërkon ky farë shtetari nga BE? Unioni në radhë të parë është respektim ligji dhe mbrojtje e të drejtave të njeriut! Nga Shqipëria, haberet janë zi e më zi dhe Macroni përveç se disa buzëqeshje kortezie s’ka se çfarë i ofron më. Jo vetëm ai por dhe krerë të tjerë shtetesh habiten me fatin e këtij njeriu , që ka të bëjë me një popull të cilin mund ta shkelësh, burgosësh e ti bësh një mijë e një të zezat dhe serish nuk reagon. Ku do ishte sot Merkel, Macron, May apo të tjerë në rast se do ja benin këto të pabëra popujve të tyre! Por ja që kryeministri ynë është me fat. Ai e di se shqiptarët falin kollaj. Ata do harrojnë dhe rritjen e taksave, burgosjet, mungesën e shërbimeve në shëndetësi, korrupsionin lumenjtë e drogës, mund të harrojnë gjithçka mjaft ti thonë se janë në rrugët e duhur. Prandaj Rama i kërkon me ngulm këto negociata sa më shpejt tani në qershor megjithëse e di se që është thauajse e pamundur. I kërkon si varkë shpëtimi për veten dhe për të gjitha zullumet e rilindjes. Deri në dhjetor mund të jetë shumë vonë!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Rama- Macron, takim në “kohërat e kolerës”!

    5 vjet kryeminister,5 vjet llogje,5 vjet butafori. Ky as per drejtor shkolle fashti nuk ben.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •