Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Patriarku Kirill i Rusisë dhe Zgjimi i traditës Ortodokse në Shqipëri

    Vizita e Patriarkut të Rusisë Kirill (ose Ciril, sipas emrave Cirili dhe Metodi), në Shqipëri pas ftesës së Kryepeshkopit tonë të nderuar Anastas, ka habitur por dhe është përshëndetur me shumicë nga komuniteti ortodoks i Shqipërisë. Kjo u vu re nga prania e shumtë e besimtarëve ortodoksë por edhe e kureshtarëve të tjerë të shumtë, madje dhe myslimanë dhe katolikë shqiptarë në Katedralen `Ngjallja e Krishtit` në Tiranë.

    Në momentin e parë u konstatua në Mediat shqiptare një heshtje e plotë për shkak të kësaj vizite që më shumë dukej surreale në mjedisin shqiptar të pushtuar nga konspiracionet politike dhe përplasjet e ashpra mediatike pozitë–opozitë apo dhe komentet ambiguale për miratimin e hapjes së negociatave për integrimin në BE.

    Pritja shumë e ngrohtë nga populli, kleri, binte në kontrast me mos pjesëmarrjen e asnjë politikani qoftë ortodoks apo ateist shqiptar apo dhe i ambasadorëve të BE, në një kohë kur erdhi Papa i Romës në Shqipëri, të pranishëm ishin më shumë politikanë dhe ambasadorë e bodigardë.

    Argumenti mund të jetë se vizita ishte kryesisht fetare qoftë për shkak të ardhjes për herë të parë në Shqipëri të një Patriarku rus, i cili nuk mori pjesë në Samitin e Kretës por pranoi të vinte në një vend ku shumica janë myslimanë, por se Komuniteti ortodoks i Shqipërisë mbetet një komunitet solid i cili kontribuon në ruajtjen e traditës së vjetër dhe të shëndoshë shqiptare dhe sot është pasardhës i rilindasve që kontribuuan në krijimin e KOASH, të Pavarësisë së Shqipërisë, të Himnit Kombëtar, të këngëve Patriotike, të Kongresit të Shkronjave në Manastir (Bitola) etj. etj.

    Rizgjimi i Traditave Ortodokse në Shqipëri dhe në vendet ku banojnë shqiptarë në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, na rikujton se sa komunitet i madh dhe patriot ka qenë Ortodoksia e Arbërisë dhe Epirit dhe se sa e egër ra mbi këtë popullatë egërsia e Perandorisë Osmane, gjë që e dëshmojnë popullatat arbëreshe ortodokse në Kalabri e Sicili (sot unitë), nga popullata arvanitase në Greqi (sot shumica të asimiluara), popullatat në Rumani (Bukur-eshti), në Ukrainë, madje edhe shkiet dhe pjesa më e madhe e malazezëve, të cilët për arsye të ruajtjes së pronave dhe fesë u sllavizuan në shkie e malazezë (sepse dekreti sulltanor i vitit 1602, ruante pronat e kishave dhe religjionin).

    Sigurisht simboli i Ortodoksisë mbetet Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kishat e rrënuara e të vjetra ortodokse në çdo cep të Arbërisë dhe Epirit, dhe `Pirgu Arbanas` në Manastirin e Hilandarit ku janë varrosur Gjon dhe Reposh Kastrioti, vend për të cilin duhet subvencionuar jo vetëm nga KOASH por edhe nga shteti.

    Patriarku Kirill i lindur më 20 nëntor 1946 është Patriarku i Moskës dhe i Kishës Ortodokse Ruse që nga 1 shkurti i 2009. Karriera e tij mbetet e shkëlqyer; mbaroi Akademinë Teologjike në Leningrad shkëlqyeshëm, më parë më 1971 ka qenë archimandrit por dhe anëtar i Rusisë në Këshillin Botëror të Kishave, ishte Archbishop në Smolensk dhe Kaliningrad në 1984, por dhe dialogon çdo javë në Channel One `sllovo pastorja`.

    Patriarku Kirill njihet për sfidat e shumta dhe për përpjekjet për zbutjen e diferencave më Kishën Katolike. Ai bëri vizitën e parë në Poloni në 2012, dhe në 12 mars 2016 u takua me Papën Farncesko (Francis) në Kubë. Në 2011 mbajti Sinodin e Shenjtë për ish-vendet sovjetike me popullatë ortodokse në riorganizimin e strukturës së kishave në Tajikistan, Uzbekistan, Kyrgyzstan and Turkmenistan – në formë Mitropolish.

    Patrirku Kirill njihet edhe për fjalët kundër LGBT, grupit punk femëror rus `***** riot`, dhe për mbrojtjen e traditave familjare dhe familjes.

    Patriarku Kirill i ka quajtur që ata “janë duke bërë punën e Satanit dhe duhen ndëshkuar”. Në të kundërt, Amnesti international e vlerësoi grupin punk si `të burgosur të ndërgjegjes`.

    Kisha Katolike e përkrahu në atë kohë Patrirakun Kirill. Po ky Patriark thotë se `Ortodoksia duhet të mbrojë veten dhe të luftojë kundër herezive të të drejtave humane`, por pa përmendur se për cilat herezi bëhet fjalë megjithëse kuptohet lehtë se e ka fjalën se është kundër lirive që u jep Perëndimi -komuniteteve LGBT.

    Dhe së Fundmi Patriarku i Rusisë Kirill njihet për përshtypjen e madhe që la në Asamblenë në Strasburg më 2 tetor, ku paralajmëroi për rrezikun e relativizmit moral duke thënë: “Nëse do të injorojmë rregullat moralë, ne injorojmë në fund të fundit edhe vetë lirinë; Nëse rregullat moralë kapërcehen dhe deklarohen relative – do të minohej themeli i vetë këndvështrimit europian të botës“.

    Vizita e Patriarkut Rus në Shqipëri, ndonëse tërësisht Fetare, mbart në vetvete edhe reminishencën e të kaluarës së mirë kur rusët (BRSS) ndihmoi shumë rindërtimin e Shqipërisë së shkatërruar nga lufta dhe përshtypjen e mirë që lanë punonjësit rusë në Shqipëri. Kjo na kujton edhe kërkesën e himarjotëve drejtuar Katerinës së Rusisë për t’i ndihmuar në luftën kundër osmanëve. Kjo na kujton fitoren e Rusisë kundër Perandorisë osmane më 3 Mars 1878, fitore që hapi shpresat e popujve të Ballkanit për liri e pavarësi, pavarësisht se si vazhduan ngjarjet më vonë.

    Shpresojmë se kjo vizitë do të ketë impakt pozitiv në bashkëpunimin midis KOASH dhe Kishës Ortodokse ruse si dhe në fashitjen e urrejtjes artificiale të nxitur nga brenda e jashtë ndaj popullit rus.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar pirro10 për postimin:

    ilia spiro (01-05-2018)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Patriarku Kirill i Rusisë dhe Zgjimi i traditës Ortodokse në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin

    Cirili eshte kundra Kosoves (Kombit Shqiptar) dhe eshte nje shovinist Sllav.

    Perse vendosi Cirili te vizitoje Shqiperine?!
    Ne nuk jemi komb Sllav dhe as me nje shumice Ortodokse.
    Cila eshte arsyeja e vizites ngs Patriarku Rus?

    Patriarku Rus Ciril ka influnence ne Rusi, ne ligjet dhe ne shoqeri.

    Shteti Rus eshte i mvarur nga patriarket, nuk eshte Laik.

    Nuk e kuptoj se pse u dashka qe Cirili te vizitoje Shqiperine, kur dihen mire mendimet e tija per Kosoven, Sllavet dhe Fene?

    Jo se ka ndonje arsye Papa i Vatikanit, por te pakten Italine e kemi dhe fqinje.

    Kam dyshime se perse eshte pergatitur kjo lloj vizite dhe perse tani.

    Simboli i Ortodksise Gjergj Kastrioti?!?!

    Ku e bazon kete mendim?
    Ne cilat dokumente ka pranuar Gjergj Kastrioti qe eshte Ortodoks apo ka luftuar per Ortodokset?!?!

    Mikun e huaj me te ngushte kishte Ferdinandin (Mbrojtesi i fese Katolike).
    Papa thoshte se ishte atlet i krishtit.

    Ore, ai nuk kishte fe, prandaj dhe ishte i zgjuar dhe pragmatik.

    Nuk luftoi per fe (sidomos ate Ortodokse), por luftoi per komb!

    Shqiperia ishte e ndare ne Katolike dhe Ortodokse ne kohen e pushtimit Osman.

    Princat Shqiptare qe ishin vasale te Mbretit Bullgar dhe pastaj Serb ndryshonin fete sipas kostumeve (interesit).

    Per çfare rizgjimi Ortodoks e ke fjalen?!

    Shqiptaret jane aq Ortodokse sa jane Myslane dhe Katolike......sipas interesit !

    Kisha Ortodokse nuk.eshte simbol.Shqiptar, por i perandorise se lindjes, ashtu si Islami i Arabeve dhe Katolicizmi i Romes.

    Duket sikur po i ben ekspoze Cirilit shoku, duke anashkaluar shovinizmin qe rreklamon ai.
    Me duket sikur te mjafton qe te predikon sipas deshirabe dhe interesave tuaja.

    Çfare vlerash (ruajtja e tradites se vjeter) paskan ruajtur Ortodokset Shqiptare?!

    Greqishten apo mohimin e kombesise deri tek Grekofilia?

    S'ka mundesi te na beje mesime morali as Cirili, as papa dje as kleriket e islamit.

    Nese zoti eshte gjykatesi, atehere lereni ate te beje punen e tij, nje krijese e plotfuqishme nuk ka nevoje per ndihmen e njerezve, te vdekshmit!

    Se çfare bejne rinia, se me ke zgjedhin te shkojne e te shiqerohen u takon atyre, prandaj dhe quhet demokraci.

    Cirili i fut hundet mjaftueshem ne Rusi, nuk ka nevoje per te na dhene leksione sesi u dashka te jetojme jeten tone.

    Ju fetaret, mbani fete per vete dhe mos na predikoni per moral dhe sesi duhet te jetojme jeten tone, merruni me pinet tuaja lere zotin te gjykoje vete!

    Te kerdisni buken kur flitni me nje sens sikofanti dhe injorance qe ua ka sherbyer feja.

    Mjer kombi per lepirsa si ju!

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2018
    Vendndodhja
    Athine,Greqi
    Postime
    24

    Për: Patriarku Kirill i Rusisë dhe Zgjimi i traditës Ortodokse në Shqipëri

    Skenderbeu Ortodoks ? hahaha....
    Po keta ishin shoket tan rus qe ndhimuan shkijet ne Dardani ne vitet 98-99....Shoket tan qe brohorasin ''vdekje shqiptarve Kosova Serbise'' ??
    Balli Kombetar : The real country's heroes !!!

  5. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Patriarku Kirill i Rusisë dhe Zgjimi i traditës Ortodokse në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Vizita e Patriarkut të Rusisë Kirill (ose Ciril, sipas emrave Cirili dhe Metodi), në Shqipëri pas ftesës së Kryepeshkopit tonë të nderuar Anastas, ka habitur por dhe është përshëndetur me shumicë nga komuniteti ortodoks i Shqipërisë. Kjo u vu re nga prania e shumtë e besimtarëve ortodoksë por edhe e kureshtarëve të tjerë të shumtë, madje dhe myslimanë dhe katolikë shqiptarë në Katedralen `Ngjallja e Krishtit` në Tiranë.

    Në momentin e parë u konstatua në Mediat shqiptare një heshtje e plotë për shkak të kësaj vizite që më shumë dukej surreale në mjedisin shqiptar të pushtuar nga konspiracionet politike dhe përplasjet e ashpra mediatike pozitë–opozitë apo dhe komentet ambiguale për miratimin e hapjes së negociatave për integrimin në BE.

    Pritja shumë e ngrohtë nga populli, kleri, binte në kontrast me mos pjesëmarrjen e asnjë politikani qoftë ortodoks apo ateist shqiptar apo dhe i ambasadorëve të BE, në një kohë kur erdhi Papa i Romës në Shqipëri, të pranishëm ishin më shumë politikanë dhe ambasadorë e bodigardë.

    Argumenti mund të jetë se vizita ishte kryesisht fetare qoftë për shkak të ardhjes për herë të parë në Shqipëri të një Patriarku rus, i cili nuk mori pjesë në Samitin e Kretës por pranoi të vinte në një vend ku shumica janë myslimanë, por se Komuniteti ortodoks i Shqipërisë mbetet një komunitet solid i cili kontribuon në ruajtjen e traditës së vjetër dhe të shëndoshë shqiptare dhe sot është pasardhës i rilindasve që kontribuuan në krijimin e KOASH, të Pavarësisë së Shqipërisë, të Himnit Kombëtar, të këngëve Patriotike, të Kongresit të Shkronjave në Manastir (Bitola) etj. etj.

    Rizgjimi i Traditave Ortodokse në Shqipëri dhe në vendet ku banojnë shqiptarë në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, na rikujton se sa komunitet i madh dhe patriot ka qenë Ortodoksia e Arbërisë dhe Epirit dhe se sa e egër ra mbi këtë popullatë egërsia e Perandorisë Osmane, gjë që e dëshmojnë popullatat arbëreshe ortodokse në Kalabri e Sicili (sot unitë), nga popullata arvanitase në Greqi (sot shumica të asimiluara), popullatat në Rumani (Bukur-eshti), në Ukrainë, madje edhe shkiet dhe pjesa më e madhe e malazezëve, të cilët për arsye të ruajtjes së pronave dhe fesë u sllavizuan në shkie e malazezë (sepse dekreti sulltanor i vitit 1602, ruante pronat e kishave dhe religjionin).

    Sigurisht simboli i Ortodoksisë mbetet Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kishat e rrënuara e të vjetra ortodokse në çdo cep të Arbërisë dhe Epirit, dhe `Pirgu Arbanas` në Manastirin e Hilandarit ku janë varrosur Gjon dhe Reposh Kastrioti, vend për të cilin duhet subvencionuar jo vetëm nga KOASH por edhe nga shteti.

    Patriarku Kirill i lindur më 20 nëntor 1946 është Patriarku i Moskës dhe i Kishës Ortodokse Ruse që nga 1 shkurti i 2009. Karriera e tij mbetet e shkëlqyer; mbaroi Akademinë Teologjike në Leningrad shkëlqyeshëm, më parë më 1971 ka qenë archimandrit por dhe anëtar i Rusisë në Këshillin Botëror të Kishave, ishte Archbishop në Smolensk dhe Kaliningrad në 1984, por dhe dialogon çdo javë në Channel One `sllovo pastorja`.

    Patriarku Kirill njihet për sfidat e shumta dhe për përpjekjet për zbutjen e diferencave më Kishën Katolike. Ai bëri vizitën e parë në Poloni në 2012, dhe në 12 mars 2016 u takua me Papën Farncesko (Francis) në Kubë. Në 2011 mbajti Sinodin e Shenjtë për ish-vendet sovjetike me popullatë ortodokse në riorganizimin e strukturës së kishave në Tajikistan, Uzbekistan, Kyrgyzstan and Turkmenistan – në formë Mitropolish.

    Patrirku Kirill njihet edhe për fjalët kundër LGBT, grupit punk femëror rus `***** riot`, dhe për mbrojtjen e traditave familjare dhe familjes.

    Patriarku Kirill i ka quajtur që ata “janë duke bërë punën e Satanit dhe duhen ndëshkuar”. Në të kundërt, Amnesti international e vlerësoi grupin punk si `të burgosur të ndërgjegjes`.

    Kisha Katolike e përkrahu në atë kohë Patrirakun Kirill. Po ky Patriark thotë se `Ortodoksia duhet të mbrojë veten dhe të luftojë kundër herezive të të drejtave humane`, por pa përmendur se për cilat herezi bëhet fjalë megjithëse kuptohet lehtë se e ka fjalën se është kundër lirive që u jep Perëndimi -komuniteteve LGBT.

    Dhe së Fundmi Patriarku i Rusisë Kirill njihet për përshtypjen e madhe që la në Asamblenë në Strasburg më 2 tetor, ku paralajmëroi për rrezikun e relativizmit moral duke thënë: “Nëse do të injorojmë rregullat moralë, ne injorojmë në fund të fundit edhe vetë lirinë; Nëse rregullat moralë kapërcehen dhe deklarohen relative – do të minohej themeli i vetë këndvështrimit europian të botës“.

    Vizita e Patriarkut Rus në Shqipëri, ndonëse tërësisht Fetare, mbart në vetvete edhe reminishencën e të kaluarës së mirë kur rusët (BRSS) ndihmoi shumë rindërtimin e Shqipërisë së shkatërruar nga lufta dhe përshtypjen e mirë që lanë punonjësit rusë në Shqipëri. Kjo na kujton edhe kërkesën e himarjotëve drejtuar Katerinës së Rusisë për t’i ndihmuar në luftën kundër osmanëve. Kjo na kujton fitoren e Rusisë kundër Perandorisë osmane më 3 Mars 1878, fitore që hapi shpresat e popujve të Ballkanit për liri e pavarësi, pavarësisht se si vazhduan ngjarjet më vonë.

    Shpresojmë se kjo vizitë do të ketë impakt pozitiv në bashkëpunimin midis KOASH dhe Kishës Ortodokse ruse si dhe në fashitjen e urrejtjes artificiale të nxitur nga brenda e jashtë ndaj popullit rus.
    Duke falenderuar artikullshkruesin (ndonese nuk jam dakord me disa etiketime raciste dhe perzjerje ne politike), por pergjithesisht artikulli eshte realist, me dujet te shtoj se dogmatikisht orthodhokset shqiptare jane vellezer ne Krishtin me Patriarkun Kirill dhe me cdo orthodhoks ne bote. Nuk duhet futur ceshtja ne teza politike e nacionaliste, pasi kjo vizite eshte nje bekim per cdo orthodhoks shqiptar dhe per KOASH-in. Gjergj Kastrioti patjeter eshte nje shenjtor orthodhoks i pakanonizuar ende, simboli yne kombetar. Kisha Orthodhokse eshte Nje, e Shenjte, Katholike dhe Apostolike, me ne krye Kryepriftin Jisu Krisht. Te gjithe sa jemi sllave, greke, shqiptare, sa jane e sa do shtohen, nuk ka dallim mes nesh. Kjo eshte vizite paqesore, e mikut tone te shtrenje z. Kirill, vizite e dashurise per orthodhokset shqiptare dhe eshte ne kthim te vizites qe Kryepiskopi Anastas zhvilloi me 1998 ne Rusi, ku u prit nga i ndjeri Aleks i Moskes. Zoti e bekofte dhe jete te gjate Patriarkut Kirill!.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 01-05-2018 më 11:33
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #5
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Për: Patriarku Kirill i Rusisë dhe Zgjimi i traditës Ortodokse në Shqipëri

    Besimi nuk eshte qenje por botekuptim,andaj bashkebesimtaret nuk mund te jene vellezer por vetem bashkemendimtar per nje dimenzion jete, per nje ide,ideologji, percaktim etj. Njeriu si qenje shumedimenzionale nuk mund te sterkeqet dhe te identifikohet vetem me nje dimenzion-besimin e tij...keshtu do shendrrohej njeriu kompleks ne nje amebe...Qenja eshte trupi,besimi eshte veshja ,ti je asnje gje pa trupin ndersa veshjet mund ti nderrojsh o ti flakish plotesisht... Nuk ka vellezeri me ortodokset sllav dhe grek qe jane aleance e deshmuar per shkatrrimin e shtetit shqiptar dhe per zhdukjen e kombit shqiptar... Mandej ky rusi eshte person i padeshiruar ne EU perfshire Greqine ketu, po vetem ne Shqiperine me politikane pakurrizore mund te tubohen te gjithe armiqte e kombit shqiptare dhe te luajn me ne... Presidenti i Shqiperise eshte nje kriminel qe ka vjedh popullin me te varfer te Europes dhe vete eshte bere multimilioner,atij nuk i shkohet ne EU dhe eshte ai qe mashtron popullin se perpiqet per EU nderkaq qe punon nate e dite kunder anetarsimit te Shqiperise ne EU( sepse nuk do kontrolle dhe as ligj mbi krye , me kollaj e vjedh nje popull fatkeq ,doren ne zemer nje popull ne mase te madhe edhe budalla qe lejon perdhunimin nga keta qelbanike qe ne vitet 90ta ishin pa breke dhe sot jane politikanet me te pasur ne Europe)...Ja keta i sjellin kleriket fashist qe jane kunder Kosoves, kunder Shqiperise dhe non-grata ne EU,jane keta politikane qe e sabotojne hyrjen ne EU pasi vete jane rregulluar me mire se mbreter dhe nuk u duhet EU dhe as normat e EU qe do tu rrezikonin manipulimet dhe vjedhjet..Vetem nje shpirt tradhetari mund ta vjedhi popullin e vet,dhe ja keta pra e kane sjelle kete rusin antihumanist qe shet pordh vlerash nderkaq eshte kunder te drejtave te grave ,te LGBT si te drejta themelore njerezore.....deri kure do te luajn me shqiptaret ? Cfare krishti cfare bakraci, feja qoft Islami apo ortodoksizmi eshte nje instrument per ckombtarizim dhe shkatrrim te Shqiperise... Shqiperia duhet ta ruaj laicitetin e shtetit se perndryshe i dalin edhe me shume zot islamistat duke bertit ne kupe te qiellit se shqiptart jane mbi 75 % musliman...Shqiptaret jane shqiptare dhe nuk idendifikohen me fene,feja eshte ceshtje personale dhe botekuptim dhe jo leternjoftim identifikimi...
    Kirili eshte nje cetnik ordiner,ndersa Janullatos nje grekomadh qe me shume i interesojne varrezat e grekeve se sa shqiptaret e gjalle, edhe me keq me shume i intereson ta shendrroje Shqiperine ne nje varreze greke ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 01-05-2018 më 14:46 Arsyeja: shtim
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #6
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Për: Patriarku Kirill i Rusisë dhe Zgjimi i traditës Ortodokse në Shqipëri

    U lutem lexoni kete shkrim ,per viziten e ketij kryepopit rus....qellim i vetem eshte edukata humaniste dhe kombetare per kete vizite

    NGA: SHQIPTAR OSEKU

    ILIR META DO HETUAR PËR ABUZIM TË DETYRËS SI PRESIDENT

    Që Ilir Meta, një i pandehur për krim ekonomik i cili sot shërben si president i shtetit shqiptar, nuk ēshtë lulja e intelektit, këtë e dinim tē gjithē. Por se ai vuan nga varfëri e gjykimit dhe mungesë e plotë e dinjitetit njerëzor, deri atje sa të presë e të gostisë klerikë të shprehur si armiq të hidhur tē shqiptarëve, këtë nuk ma mirrte mendja.

    Vladimir Mihaileviç Gundjajev, si quhet në tē vërtetë kreu i kishës ruse, ka kryer vetëm filloren 9-vjeçare jashtë kurseve e seminareve të kishës. Ai ka punuar me kadastra e gjeodezi në katundet rreth Petersburgut, derisa i erdhi ideja lukrative të mirret me fe. Edhe kreu i orthodoksëve shqiptarë Anastas Janullatos ka të njëjtin gjysëmndërtim, vetëm gjimnaz jashtëfetar, e "doktoratura" me thasë në teologji nga seminare të kishës. Si dihet, një doktoraturë në teologji është goxha shpesh barazi me doktoraturë në kuçedrologji, ku studiohen luspat e kthetrat e kuçedrave. Do theksuar se "akademitë" fetare, përkundër emrave pompozë, as nuk numërohen fare në krahasimet e rregullta ndërkombëtare të selive shkencore, shkaku i mangësive - do tē donim të thonim mangësive shkencore, por aty shkenca hyn veç si hyzmeqare e fesë, ndaj s'po e përmend fare.

    Këta dy fallco janë, pra, klerikët që priti e gostiti Ilir Meta, president i hetuar për ryshfet e krime ekonomike. Dora në zemēr, kanë të njëjtin nivel të tre, e u shkon tē rrinë bashkë. Problemi është, se i pandehuri për krime ekonomike, Ilir Meta, rastis të jetë president i Shqipërisë; ndërsa ata dy bashibozukët fetarë që ai priti e gostiti në këtë cilësi, pra si president shqiptar, janë shprehur hapur si armiq të shqiptarëve.

    Gjeodeti i kadastrave Gundjajev, i bërë kreu i orthodoksëve rusë, ka kthyer kishēn në mashë qorre të pushtetit. Gundjajev ka përkrahur pushtimet ruse nē Ukrainē, ka kritikuar Europēn për sekularizëm e të drejta të tepruara, e është bërë i njohur për lavdatat e veta makabre për regjimin sovjetik. Ai është shprehur disa herë kundër pavarësisë së Kosovës. "Ne mbështetim vijën serbe nē Kosovë", thotë ai nē një shkrim të vetin nga 2017, thënie kjo që e gjen në plot tjera shkrime të mēhershme të tij.
    Jo fort ndryshe prej tij ështē shprehur dhe Janullatosi, ta zēmë për sekularizmin. Dhe më 1998, kur demokracitë sekulariste ndërhynë për tē ndihmuar shqiptarët në Kosovë, Janullatosi u mblodh me fallcot tjerë orthodoksë e nënshkroi - në cilësinë e kreut të kishës shqiptare! - një thirrje për të reshtur ndërhyrjen. Thirrja "kristiane" erdhi në momentet kur 1 mil shqiptarë ishin dëbuar nga Kosova: them se nuk do fort shkollë, biles mjafton me teologji, për kuptuar se çfarë do tē ndodhte me Kosovën dhe me Shqipërinë, sikur demokracitë sekulariste të kishin reshtur luftën ashtu si donte Janullatosi me shokë.

    (Dhe mos u genje se Janullatosi vepron ashtu pse qenka parimor, pse dashka paqen e Krishtit. Se ai nuk ben as gek as mek per paqe kur kleriket serbe therrasin cdo vidovdan per lufte ne Kosovë. Nuk kerkon paqe kur Rusia sulmon nje pas nje fqinjet e vet, azeret, gjeorgjianet, a ukrainasit. Dhe nuk i shkon ndermend te kerkoje nga atdheu i vet, Greqia, as heqje te gjendjes se luftes me Shqiperine, as ulje te shpenzimeve ushtarake.)

    Edhe fakti që Janullatosi ftoi e organizoi vizitën e Gundjajevit në Shqipëri nuk mund të interpetohet ndryshe vec si thikë tinzare në shpinë të shtetit shqiptar. Janullatosi e di fort mirë që Gundjajev është non grata në BE, shkaku i mbështetjes që i ka dhënë e vazhdon t’i japë Vlad Putinit. Vizita e Gundjajevit në Bullgari, ta zëmë, shkaktoi probleme të rënda për qeverinë e atjeshme. Vetë Greqia, atdheu i Janullatosit, nuk e ka ftuar Gundjajevin për vizitë.

    Duke njohur fort mirë injorancën dhe, sinqerisht, tradhëtinë latente qē gëlon në radhët e klerit, etërit e shtetit shqiptar u kujdesën që në krye të herës për tē sajuar një shtet laik sipas modelit francez, ku shteti në një anë, e kleri dhe feja në anën tjetër, qëndrojnë ndamas. Klerikët e huaj le t'i ftojnë klerikët tanë dhe anasjelltas - detyrë e shtetit është vetëm të lëshojë vizën, ose jo. Kaq. Dhe Gundjajevit askush me dy fije mend në kokë nuk do t’i lëshonte vizë.

    Por kur ke politikanē të poshtër e të korruptuar si në Tiranë, ata ta bëjnë edhe shtetin kishë. Dmth qerthull debilësh injorantë që nuk shohin më larg se hunda vetjake.
    Gundjajev, i cili gjen dyert e mbyllura me shtatë dryrë kudo në Europë për mbështetjen që i jep Putinit, nuk bën më të gjejë livadh në Shqipëri. Vendi ynë nuk bën të shndërrohet në kryeurë të ndikimit rus në Ballkan shkaku i qorrllëkut të politikës. Ilir Meta ne cdo vend normal ne botë do të hetohej sot për abuzim të rolit të vet kushtetues.

    Hapni sytë katër, e mbrojeni laicizmin e shtetit! Ndryshe pasojat do t’i vuajmë të gjithë në shtatë breza.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 01-05-2018 më 14:43
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Patriarku Kirill i Rusisë dhe Zgjimi i traditës Ortodokse në Shqipëri

    Mbase ka ardhur koha qe kishen ortodokse ta marin ne dore shqiptaret. Dhe ta besh "nje kishe" a nje fe shqiptare eshte gjeja me e veshtire.

  9. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Patriarku Kirill i Rusisë dhe Zgjimi i traditës Ortodokse në Shqipëri

    Kjo teme duhej hapur tek nenforumi orthodhoks. Ka lidhje vetem me orthodhokset, eshte teme thjesht fetare. Me kot jane theksuar nga ''pirro'' disa ceshtje nacionaliste dhe etiketime. Nuk kane lidhje me kete vizite.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #9

    Për: Patriarku Kirill i Rusisë dhe Zgjimi i traditës Ortodokse në Shqipëri

    Kjo teme eshte hapur po ne kete nenforum, e nuk eshte e aresyeshme te hapet dy here rishtaz.
    Tre temat me te fundit, jane dedikuar vizites se Patrikut te Moskes...
    Ne fund, nuk ka aresye te diskutohet jashte teme, pasi vizita nuk kishte karakter politik dhe nacionalist...,
    sikur kane deshire te debatojne njerez tipik te mejhaneve .
    Nese keni per te shtuar, jeni te lutur te postoni, por jo mesazhe jashte teme, pra te karakterit fetar, me rrespekt per komunitetin ku jeni te ftuar,
    e me kryesorja mos postoni shkrime "trillime te stilit te Servates..."!
    Nese nuk plotesohen kushtet me lart, çdo postim do te fshihet. Ju faleminderit shume per mirekuptimin...
    Pershendetje
    Niko
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •