Gjakova është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian për Seniorë “Tel Aviv 2018”.
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar edhe luftën e dytë për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian “Tel Aviv 2018”, shkruan Gazeta Express.
Xhudistja jonë, në kategorinë -57 kilogramë, e mposhti me ippon Acelya Toprak të Britanisë së Madhe.
Ajo në çerekfinale takohet me fituesen e çiftit, Telma Monteiro (Portugali) – Tena Sikic (Kroaci).
Distria Krasniqit ka shkuar në rrethin e tretë dhe është rrugës së mirë për të marrë medalje. Ajo do të përballet me njërën nga xhudistet; Darya Blrskrypnik e Karolina Pol Pienkowka. /Gazeta Express/
Xhudistja Nora Gjakova (-57 kg), kampionia e re e Evropës, çmend botën sportive për faktin se shënon ngritje në ranglistën e përgjithshme botërore. Pa dyshim se Nora bëri një hap të madh, për faktin se remditet në pozitën e katërt në renditjen e përgjithshme dhe lë pas edhe francezen Helene Receveaux me 3805 pikë.
“Nora Gjakova është ngritur për një pozitë në renditjen më të re të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. Kampionia e Evropës, kategoria -57 kg, tani është e katërta në botë me 4110 pikë. Nënkampionia e Evropës, kategoria -52 kg, Distria Krasniqi, ka mbetur në pozitën e katërt me 4454 pikë.
Në këtë kategori, Majlinda Kelmendi, ka rënë në pozitën 15, shkaku i mospjesëmarrjes në gara, pasi po rehabilitohet nga lëndimi. Ngritje ka bërë edhe Loriana Kuka (-78 kg), e cila nga vendi 40, tani është e 33-ta në botë, me gjithsej 882 pikë. Pozita e shtatë në evropianin e fundit, ka bërë që Akil Gjakova nga vendi 12 të kalojë në të 11-tin, me 2598 pikë”, bëhet e ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës
Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale në lojërat mesdhetare “Tarragona 2018”. I kanë mjaftuar më pak se një minutë, Nora Gjakovës që ta mposhtë me Ippon kroaten, TenaSikiq në çerekfinalen e garave të xhudos, kategoria 57 kg, në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”. Në gjysmëfinale, Nora takohet me tunizianen, Ghofran Khelifi e cila mundi Priscilla Gnetton. Raundin e parë, Nora e kishte kaluar pa luftë. Edhe Distria Krasniqi sot i nis me fitore garat e xhudos në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”. Xhudistja kosovare mposhti me Ippon spanjollen, Isabel Perez, në kategorinë 52 kilogramë.
Nora Gjakova dhe Distria Kransiqi fitojnë medalje të arta në Spanjë
Lajme të mëdha nga Tarragona për Kosovën.
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë rrëmby medalje të arta në Lojnat Mesdhetare në Tarragona.
Krasniqi në finale e mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida.
Ndërkohë, Gjakova mundi italianen Miriam Boi në kategorinë 57 kilogramë.
Nora Gjakova siguroi gjysmëfinalen në Abu Dhabi
Nora Gjakova me pikë të artë ka mposhtur Priscilia Gneton e Francës, për të kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit që po mbahet në Abu Dhabi.
Gjakova pak minuta pas fitores së Majlina Kelmendit, mposhti Gneton me ippon, njofton Koha.net.
11:15 – Kelmendi tregon fuqinë e kampiones në ndeshjen e dytë
Kampionia Olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi pa problem ka kaluar në rrethin e tretë të Grand Slamit në Abu Dhabi, duke mposhtur me lehtësi Karolina Pienkowskan e Polonisë.
Kelmendi e mposhti me ippon xhudisten polake që u ndëshkua dy herë për pasivitet.
10:53 – Kosova nis me fitore rrugëtimin drejt medaljeve në Abu Dhabi
Pas 14 muajsh mungesë shkaku i lëndimeve, Kampionia Olimike, Majlinda Kelmendi, i është kthyer tatamit me një fitore në Grand Slamin që po mbahet në Abu Dhabi.
Kelmendi mposhti rusen Ylla Kazarina në raundin e parë të kategorisë deri në 52 kilogramë.
Xhudistja tjetër, Nora Gjakova mposhti rumunen Loredana Ohai në raundin e dytë të kategorisë deri në 57 kilogramë, duke ia sjell Kosovës fitoren e dytë në këtë Grand Slam.
Distria Krasniqi kompletoi fitoren e radhës për Kosovën, duke mposhtur Mariana Chernyakun e Ukrainës në raundin e parë të kategorisë deri në 48 kilogramë.
Nora Gjakova është stolisur me medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kampionia olimpike, pas katër fitoreve, u ndal në finale nga jugkoreania, Mimi Huh, kategoria -57 kg.
Nora iu rikthye garave pas 15 muajsh shkaku i lëndimit dhe rikthimi në podium vlerësohet sukses i madh, marrë parasysh që rrugëtimin e saj drejt Lojërave Olimpike Paris 2024 e nisi edhe me arkëtimin e 700 pikëve olimpike.
Nesër garon Laura Fazliu (-63 kg), ndërsa të dielën Loriana Kuka (-78 kg).
Krijoni Kontakt