Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Të pathënat e vizitës në Berlin/ Përplasja me dyer të mbyllura e Ramës me Krichbaum

    Dosja “Tahiri” ka qenë çështja kryesore që u diskutua në seancën dëgjimore të kryeministrit Rama në Bundestag, në Komisionin për Çështjet Europiane, që drejtohet nga Gunther Krichbaum.
    Deputetët gjermanë pyetën Ramën se “si ka mundësi që një ish ministër dhe deputet që i bëhen akuza aq të renda si në rastin e Saimir Tahirit, nuk i hiqet krejt imuniteti, por mbrohet nga mazhoranca qeveritare”, por kryeministri ka dhënë të njëjtën përgjigje që jep vazhdimisht për këtë çështje, se Saimir Tahirit i është hequr plotësisht imuniteti.
    Në kundërpërgjigje, Raporteri për Shqipërine i Grupit Parlamentar CDU, deputeti Thorsten Frei tha se kjo nuk ishte e vërtetë. Frei, që pak kohë më parë ishte në Tiranë, tha se kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e Tahirit, ishte refuzuar nga mazhoranca socialiste.

    Frei shkoi më tej kur u shpreh se: “Votimi u bë pasi prokurorët u sulmuan publikisht, gjë që është e papranueshme dhe jashtë standardit europian”.
    Por pavarësisht rëndësisë së kësaj çështjeje, momenti më i vështirë për kryeministrin shaiptar ka qenë kur deputetët gjermanë nisën të diskutojnë për sulmet që iu bënë nga Tirana kreut të Komisionit, Gunther Krichbaum.
    Në fakt Rama e kishte nisur paraqitjen e tij pikërisht me këtë temë.
    Që në fillim kërkoi ndjesë për fyerjet e disa mediave në drejtim të kryetarit të Komisionit, Gunther Krichbaum, madje i dënoi sulmet ndaj Krichbaum si shpifje “të poshtra e të ndyra”, por tha se, “si kryeminstër i një vendi të lirë, ai nuk kishte mundësi të ndalonte shkrime të tilla prej kazani.”
    Por ndryshe nga sa pritej, deputetët gjermanë kanë qenë të mirëinformuar për burimin e fyerjeve dhe sulmeve ndaj kolegut të tyre.
    Burimet konfirmojne se deputeti i CSU Florian Hahn e kundërshtoi Ramen, duke i thënë se sulmet ndaj kolegut Krichbaum ishin media pranë tij dhe se “për këtë arsye ndjesa e Ramës nuk i dukej e sinqertë”.
    Katia Leikert, zëvendëskryetare e grupit parlamentar CDU. Në ndërhyrjen e saj, ajo tha se ndjesa e kërkuar nga Rama ishte gjëja e duhur, por, nga ana tjetër, të dhënat nga Tirana vinin në dyshim pohimin e kryeministrit se ai nuk ka lidhje me mediat që sulmuan Krichbaum.
    Në të njëjtën linjë ishin edhe deputetë të tjerë, përfaqësues të CDU, SPD, të të Gjelberve dhe Liberalëve.
    Edhe deputetët e Partisë së Gjelbër e të Majtë shprehën solidaritet me Krichbaumin dhe dënuan sulmet mediatike, ndërsa një përfaqësues i SPD mbajti një qëndrim më të zbutur, me tone shfajësuese ndaj Edi Ramës.

    Kulmi i seancës ka qenë momenti kur fjalën e mori Gunther Kirchbaum.
    Kreu i Komisionit për Çështjet e Evropës në Bundestag tha se nuk bëhej fjalë thjesht për personin e tij, por për një akt politik me pasoja politike. Krichbaum solli shembuj konkretë, me emra portalesh, që e kishin sulmuar dhe që siç tha ai, kishin lidhje direkte me stafin e Edi Ramës.
    Ky ishte momenti i parë, kur Rama ka ngritur zërin duke thënë “Lie, lie”, (Gënjeshtër, gënjeshtër). Ai e ka përsëritur disa herë këtë fjalë, duke e ndërprerë Krichbaumin që fliste në komision. Megjithatë, Kryetari i Komisionit, i cili kishte përpara një raport me informacione për këtë temë, ka vazhduar t’u vendosë emra portaleve që e sulmuan, duke thënë se njëri prej tyre ishte nën ndikimin e Saimir Tahirit dhe një tjetër nën ndikimin direkt të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
    Të pranishmit në mbledhje e përshkruan këtë si momentin më kritik, sepse Edi Rama është ngritur në këmbë dhe me zë të lartë ka përsëritur “Lie, lie” (Gënjeshtër, gënjeshtër). Nën këtë atmosferë të tensionuar, mbledhja u mbyll, por në mbrëmje deputetët e CDU/CSU të partisë së kancelares Merkel, sipas një vendimi të marrë më herët, kanë braktisur darkën e shtruar për ta nga kryeministri Rama.
    Tagesspiel.de raportoi se deputetët e partisë së Merkelit nuk morën pjesë në darkën ku i kishte ftuar ambasada shqiptare me Edi Ramën të martën në mbrëmje.
    “Krichbaum kishte kritikuar në të shkuarën mundësinë e hapjes së negociatave me Tiranën, dhe për këtë kishte qenë në fokus të mediave shqiptare, që janë pranë Kryeministrit Rama. Si pasojë e fushatës mediatike, një delegacion nga Unioni do të vizitojë Tiranën në fillim të Majit.
    Me një një humor të prishur ka kaluar edhe darka e Ramës, ku deputetët ishin ftuar nga ambasada shqiptare në Berlin: Grupi i deputetëve kishte njoftuar paraprakisht refuzimet për të qenë pjesë e darkës” shkroi Taggespiegel.de./ Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Të pathënat e vizitës në Berlin/ Përplasja me dyer të mbyllura e Ramës me Krichbaum

    Nje gje eshte pozitive nga ky negocimi per antaresim qe i kerkohen rezultate nga reforma ne drejtesi,qe do te thote qe kerkohen arrestime,dhe arrestimi i Tahirit eshte pik-nisja qe e kerkojne te gjithe. Sa me shume vonohet ky arrestim aq me shume shtohet pesha e trysnise... qe do te thote qe duhet shtuar numuri i te arrestuarve,nuk mjafton me vetem nje.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të pathënat e vizitës në Berlin/ Përplasja me dyer të mbyllura e Ramës me Krichbaum

    Nuk besoj se eshte Tahiri nyja e integrimit.
    Sikunder arrestimi i tij sa per sy e faqe, nuk do kishte praktikisht asnje vlere.
    Shqiperia ka probleme te thella ne te gjitha fushat, arsimi, shendetsia, energjitika, drejtesia, ekonomia etj..
    Dhe nje Shqiperi e tille mesa duket per gjermanet (qe jane te paret dhe te vetmit qe kane kuptuar deri me tani), vetem kokeçarje do ju sjelli.
    Ndaj edhe mesazhi i Merkelit e kishte theksin tek mangesia e reformave (ne numrin shumes)..

    PS: Personalisht vazhdoj te uroj tek zemergjeresia e gjermaneve me hapjen e negociatave edhe pse nuk e meritojme!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Të pathënat e vizitës në Berlin/ Përplasja me dyer të mbyllura e Ramës me Krichbaum

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Nuk besoj se eshte Tahiri nyja e integrimit.
    Sikunder arrestimi i tij sa per sy e faqe, nuk do kishte praktikisht asnje vlere.
    Shqiperia ka probleme te thella ne te gjitha fushat, arsimi, shendetsia, energjitika, drejtesia, ekonomia etj..
    Dhe nje Shqiperi e tille mesa duket per gjermanet (qe jane te paret dhe te vetmit qe kane kuptuar deri me tani), vetem kokeçarje do ju sjelli.
    Ndaj edhe mesazhi i Merkelit e kishte theksin tek mangesia e reformave (ne numrin shumes)..

    PS: Personalisht vazhdoj te uroj tek zemergjeresia e gjermaneve me hapjen e negociatave edhe pse nuk e meritojme!!!
    Nuk e di se eshte vertet nyja apo jo e negociatave por di qe kjo kultura e mos-ndershkimit na ka sjellur ketu ku jemi...(duke filluar; te gjithe bashkvuajtes e te gjithe bashkfajtor)


    Te vetmin progres (siç thone) eshte reforma ne drejtesi. Po nuk kerkuan arrestime per çfare progresi po flasim. (Reforma kemi 27 vjet qe bejme.Reforma i thençin se jane ligje te bera kot).

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Të pathënat e vizitës në Berlin/ Përplasja me dyer të mbyllura e Ramës me Krichbaum

    "Prit Gomar te mbije bar"!

    Ne nuk futemi ne KE te pajten per nja 15-20 vite (minimumi).

    Keto lloj manovrash shpresedhenese te KEse nuk jane veçse sa per te lare gojen dhe sa per te mbajtur influencen Ruse jashte Ballkanit. (Shife Duken tani te eksitohet dhe te kunderpergjigjet, sidomos per influencen Ruse).

    Plani Europian per Ballkanin qe nuk eshte integruar akoma ne KE nuk eshte per integrim e tij, por per kontroll (menaxhim) dhe per ndertimin e nje organizmi ekonomik te ketyre shteteve (si nje mini KE).

    Si Rama, si Basha, apo dhe zoti te zbrese nga lart nuk i bejne nder Shqiperise.
    Ne jemi nje vend Afrikan ne Europe!

    Te korruptuar gjer ne palce, dembele si dhe te paditur.

    Çfare reformash duhen per Shqiperine qe te integrohet ne KE?

    Ku t'ia fillojme, Arsimi, Shendetesia, Kushtetuta, Drejtesia, infrastruktura (Energjia, Uji, Rruget dhe ndertimi), institucionet shteterore?!

    Qe nga renja e Diktatures nuk ka patur nje institucion shteteror qe te punoje ashtu si duhet.
    Vete KAOS kemi perjetuar, asnjehere stabilitet.

    Ne vend qe te evulohemi jemi dievuluar, nje hap para dhe thridhjete mbrapa.

    Kjo si pasoje e pushteteve, politikes dhe injorances se popullit.

    Sa pasuri ka Venezuela, Brazili dhe Kokumbia?
    Plot.

    Perse mbeten ne boten e 3te?

    Sepse vuajne nga e njejta semundje qe vuan Shqiperia: Korrupsioni, Krimi dhe Injoranca masive!


    Keshtuqe, me shume do kemi shamse te fitojme llotarine se te futemi ne KE!

    Bojkotoni zgjedhjet, mos u jepni me vota personave qe po na nxijne jeten tani e 26 vite!

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të pathënat e vizitës në Berlin/ Përplasja me dyer të mbyllura e Ramës me Krichbaum

    Citim Postuar më parë nga Ilir-Arber Lexo Postimin

    Keto lloj manovrash shpresedhenese te KEse nuk jane veçse sa per te lare gojen dhe sa per te mbajtur influencen Ruse jashte Ballkanit. (Shife Duken tani te eksitohet dhe te kunderpergjigjet, sidomos per influencen!
    Kete ndikimin rus ne Shqiperi e ka kuptuar vetem nje pasardhes i pellazgve ketu ne forum dhe disa LSI-ste nga Kalaja e Dodes dhe Memaliaj qe u larguan per tek PS-ja sepse kishin nuhatur « influenca » ruse tek vendimet e Monika Kryemadhit.

    Ymer Baza publikoi nje artikull para ca kohesh ku akuzonte Gunther Kriechbaum (deputetin gjerman qe Rama kerkoi ndjese per baltosjen e tij) si te lidhur me ruset.
    Si te paska shpetuar pa e sjell si lajm ketu te forumi???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Të pathënat e vizitës në Berlin/ Përplasja me dyer të mbyllura e Ramës me Krichbaum

    Nderhyrja e Rusis ne Shqiperi eshte thjesht nje budallik. Ne gjithmon e gjejme "te keqin" tek te huajt...jo ruset,jo parlamentaret gjerman,jo Sorosi e me radhe... Justifikime e budalliqe kot

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Të pathënat e vizitës në Berlin/ Përplasja me dyer të mbyllura e Ramës me Krichbaum

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Kete ndikimin rus ne Shqiperi e ka kuptuar vetem nje pasardhes i pellazgve ketu ne forum dhe disa LSI-ste nga Kalaja e Dodes dhe Memaliaj qe u larguan per tek PS-ja sepse kishin nuhatur « influenca » ruse tek vendimet e Monika Kryemadhit.

    Ymer Baza publikoi nje artikull para ca kohesh ku akuzonte Gunther Kriechbaum (deputetin gjerman qe Rama kerkoi ndjese per baltosjen e tij) si te lidhur me ruset.
    Si te paska shpetuar pa e sjell si lajm ketu te forumi???

    Duke, ndrysh nga ti, une informacionet nuk i marr nga Youtube, TV Klan, Wikipedia apo zyra e partise!


    Ti shoku, lexon gazetat dhe kanalet Shqiptare (te zoteruara nga pokitika) dhe i fut nje Copy-Paste ketu ne forum, pa injektuar ndonje mendim te pamvarur tendin.


    Nuk merrem me Ramen dhe as me Kriechbaum (nje deputet pa asnje lloj influence boterore, dhe as Europiane).
    Lufta e fjaleve qe bejne keta te dy nuk me intereson aspak, sepse e kane nga testosteroni, jo llogjika!

    Nuk eshte HABI qe Shqiperia eshte e korruptuar, bashke me Ramen e kope (si Majtas, Qender dhe Djathtas).

    KEja ka frike influencen Ruse ne Ballkan, sepse e njohin mire se ç'eshte Rusi.

    Putin, Lideri me i pasur dhe me i fuqishem ne bote arriti aty ku eshte sot duke shfrytezuar metodat e KGBse, shantazhin, spiunimin dhe vrasjet (e di ti Duke sesa Opozitare dhe gazetare ka vrare Putin dhe burgosur?!).

    Rusia nuk perdor me forcen (pamvaresisht Krimese), por Informacionin e rreme, internetin dhe spiunimin per destabilizim.

    Duke, e dije ti se Rusia zoteron mbi 40% te imvestimeve ne Malin e Zi, ne te njetin vend ku u kapen grupi qe deshtoi ne vrasjen e ish Kryeministrit Malazez (agjente Ruse, dhe te paguar nga Moska)?


    Ne Shqiperi para 2 vitesh ne mos gaboj u kapen 3 Ruse qe po filmonin bazat ushtarake ne Jug te Shqiperise.

    Si duket, ishin aq turiste te interesuar per floren dhe faunen, sa benin foto vetem aty ku kishte baza ushtarake.

    Duke, se kam per detyre une te te informoj, te kam dhene disa informacione per Ruset, por me dashje po pa dashje i ke anashkaluar, sepse nuk permbushim kriteret e TV Klanit.

    Nuk eshte paranoje mervozizmi ndaj Ruseve nga Bota mbare, por frika e kuptueshme ndaj Putin, qe sulmoi nje shtet te pamvarur, po ndihmon Assadin dhe nderhyrja Ruse ne zgjedhjet Amerikane dhe Brexit.

    Arsyeja perse Shqiperia nuk bjen ne sy, eshte sepse ne jemi nje vend i vogel dhe pa influence, dhe kjo qe eshte ne avantazh te Ruseve.

    Amerika dhe Anglia (bashke me Gjermanine dhe Francen) jane zgjuar nga Ruset, dhe po i vezhgojne me kujdes.

    Ruset armatosen Serbet, dhe nuk e pranojne Kosoven si shtet apo dhe Shqiptaret si komb autokton te asaj toke.
    Sipas teje, si te duket kjo?

    Arsyeja perse KEja po mban Serbine me shpresa per integrim eshte sepse e duan Serbine jashte kthetrave te Ruseve.
    Çdo pokitikan Serb qe eshte pro Europes dhe qe do te pranoje Kosoven si shtet, do te vritet, ashtu siç u vra deputeti Serb ne Mitrovice!


    Po te mbledhesh keto evidenca, duket qarte qe Rusia po perdor nderyhrjet e fshehta per destabilitetin e rajonit dhe KEse.

    KEja deshiron te formoje nje Armate Europiane (edhe Obama ishte pro ketij mendimi).

    Nje armate e tille e tremb Rusin, pasi shumica ben fuqine, dhe KEja shihet si force e re Globale

    Duke, Winston Churchill e ka permendur dhe pas luftes se dyte boterore, qe Rusia do te jete Armiku i ardhshem dhe duhet patur kujdes dhe te formohet KEja si dhe Armata Europiane.
    (Fjalimet e Churchill ne Zurich dhe Amsterdam, hidhu nje sy, sa per kulture edukative).


    Mbi 20 Ruse jane paditur ne Gjykaten Amerikane per nderhyrje ne zgjedhjet e kaluara, si dhe jane denuar.

    Perpos kesaj, dhe Amerikane qe punuan ne fushate, lexo padite e prokurorit Robert Muller, ndoshta ja fusin kot Amerikanet, paranojake ndaj Ruseve.


    Degjo njeqind vete, dhe bej si te dish vete!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ilir-Arber : 29-04-2018 më 05:45

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të pathënat e vizitës në Berlin/ Përplasja me dyer të mbyllura e Ramës me Krichbaum

    E shof qe e ke problem te merresh me thelbin e diskutimit dhe kapesh tek detajet.
    Une te solla nje interviste autentike me ze dhe figure, kurse ti merresh me linkun. Nga linku hidhesh te Mali i Zi, megjithese ne flasim per Shqiperine.
    Ç’ti thuash njerit si ty, qe ngaterron Bashkimin Europian me institucionet e saj perkatese. Qekur thua anetaresim ne KE (keshillin europian), e merr me mend sesa i qarte je...

    PS: Ke kohe te rritesh!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •