Të mposhtësh sëmundjet pa ilaçe, Hetem Ramadani: Të gjithë kemi mundësi të jetojmë 140 vjet
Hetem Ramadani është njeriu që ka bërë kapërcime të mëdha në jetë. Ka shënuar arritje rekord në fushën e biznesit, ka ndryshuar tërësisht stilin e jetës dhe regjimin, ka mundur të vetëshërohet dhe të shërojë, duke përjashtuar çdolloj mjeti të mjekësisë konvencionale, është i pari që ka përcjellë në Shqipëri dhe Kosovë meditimin transhendental, duke sjellë mësuesit më të mirë të meditimit nga shkolla e Maharishit, e duke financuar projektin, ku mijëra shqiptarë e kosovarë, kryen kurse meditimi.
Krahas meditimit, i cili prej tri dekadash i është bërë shprehi e përditshmërisë, Hetem Ramadani u përfshi në fushën e studimeve shkencore të mjekësisë. Pas dekadash të tëra studime, mbi libra e kërkime shkencore, ai sot ka arritur në një përfundim, i cili hedh poshtë shumë teori të mjekësisë konvencionale.
Sigurisht që zoti Ramadani nuk i mbështet këto dije vetëm mbi fjalë, por edhe në fakte të vërtetuara. Në librin e tij të parë “Shëndeti dhe suksesi nëpërmjet meditimit”, ai sjell prova sesi arriti të shëronte veten pa asnjë lloj ndërhyrjeje dhe trajtimi me ilaçe, pas një aksidenti në ski, ku theu kockën e legenit. Në libër, paraqiten edhe shumë raste të tjera me probleme të rënda shëndetësore, të cilave zoti Ramadani u ka dhënë zgjidhje. Regjimi i jetës së tij bazohet tek ushqimet, aktiviteti fizik dhe meditimi.
Ai argumenton se, natyra e ka pajisur trupin tonë me një megafarmaci, të cilën mund ta aktivizojmë nëse zbatojmë regjimin që zbaton ai vetë. Hetem Ramadani, tanimë nuk do që t’i mbështesë vlerat e tij humane mbi arritjet në biznes, por mbi përfundimet që ai sjell në fushën e shëndetit, duke dashur që me këto dije të ndihmojë shumë njerëz, që së pari të ruajnë shëndetin për gjithë jetën, e së dyti të mund të shërohen nëse janë prekur nga sëmundje të rënda.
Zoti Ramadani është diplomuar për kimi dhe teknologji. Më vonë, ka vijuar dy vite studimi në Zagreb për toksikologji-patologji, rrezatim, ndotje akustike, etj. Gjithmonë interesi i tij ka qenë mjekësia, e cila u kthye në një shprehi jete për të, por, teoria e tij është: “Nuk ka rëndësi çfarë kemi mësuar dje, por çka dimë sot”. Kudo që gjendet, ai është i rrethuar nga qindra e qindra libra e punime shkencore në fushën e shëndetit.
Ndërsa përgatitemi për të nisur këtë intervistë ekskluzive për revistën Living, ai na zbulon se 2-3 vitet e fundit, dieta e tij bazohet në yndyra. Kaloritë me të cilat ushqehet, përbëhen nga yndyrat në masën 70-80 %. Gjithashtu zoti Ramadani, në mënyrë periodike, çdo muaj, kryen agjërim 4 deri në 7 ditë, pa asnjë ushqim, përveç ujit.
Krijoni Kontakt