Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,527

    Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e Artë në Turqi

    Distria ka fituar Medaljen e Artë në “Antalya Grand Prix 2018”.

    Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka rrëmbyer Medaljen e Artë “Antalya Grand Prix 2018” në kategorinë 52 kg, shkruan Gazeta Express.

    Për të arritur te Medalja e Artë, Krasniqi e mposhti në finale me ippon xhudisten nga Britania, Chelsie Giles.

    Më parë edhe Fjolla Kelmendi luftoi për të artën në kategorinë 48 kg, por humbi në finale me (ippon) nga xhudistja nga Portugalia, Catarina Costa.

    Por, ajo kthehet në Kosovë me kokën lart, pasi ka fituar Medaljen e Argjendtë – arritja e madhe kjo në karrierën e xhudistes sonë.

    Pas pak për të Artën do të luftojë Nora Gjakova, ajo do të përballet me xhudisten nga Korea e Jugut, Jandi Kim. /Gazeta Express/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,527

    Për: Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e Artë në Turqi

    Dy medalje për Kosovën në "Tarragona 2018" Xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë kaluar në finale.

    Distria Krasniqi ka kaluar në finale të xhudos në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Tarragona të Spanjës, për t’ia siguruar Kosovës medaljen e parë në këto lojëra. Në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë, ajo mposhti turken Irem Korkmaz.

    Lexo me shume: http://rtv21.tv/krasniqi-e-gjakova-n...arragona-2018/
    © RTV21.tv

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,527

    Për: Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e Artë në Turqi

    Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë rrëmbyer medalje të arta në Lojërat Mesdhetare në Tarragona.

    Krasniqi në finale e mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida.

    Ndërkohë, Gjakova mundi italianen Miriam Boi në kategorinë 57 kilogramë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,527

    Për: Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e Artë në Turqi

    Distria Krasniqi e ka siguruar gjysmëfinalen e turneut të xhudos Abu Dhabi të shtunën, pasi e mundi kinezen Yanan Li.
    Krasniqi ishte fantastike duke fituar me Ippon në çerekfinale ndaj kinezes në kategorinë -52 kilogramë, raporton Gazeta Express.


    Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/...aign=copyright

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,527

    Për: Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e Artë në Turqi


    Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, fascinoojnë, fitojnë dy medalje të arta e një të argjendtë në garën Grand Prix në Tashkent të Uzbekistanit
    Distria Krasniqi shkëlqeu në finale dhe fitoi medaljen e artë në kategorinë -48 kg. Ajo në finale i dha leksion hungarezes Eva Csernoviczki.
    Distria me Ipoon e mundi hungarezen.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,527

    Për: Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e Artë në Turqi

    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë siguruar Kosovës medalje në një për turneve më të rëndësishëm në xhudo.

    Distria Krasniqi e ka përmbyllur me sukses maksimal garën e saj në World Judo Masters, Guangzhou 2018.

    Xhudistja nga Kosova arriti të mposhtë në finale xhudisten japoneze, Kondo Ami.


    Ami ishte medaliste olimpike dhe nuk ishte sfidë aspak e lehtë për Distrian.

    Por, përkundër vështirësisë së duelit, Distria ishte e fokusuar dhe për 16 sekonda e hodhi në tatami medalisten japoneze nga Lojërat Olimpike.
    Kështu, Distria fiton të artën për kategorinë deri 52 kilogramë.

    Pas triumfit, Distria fiton 1800 pikë olimpike, të vlefshme për kualifikim në Lojërat Olimpike.

    Edhe Nora Gjakova do të garojë në finale dhe lufton për medaljen e artë.

    Kina me mbi një miliard banorë, mbeti sot pa asnjë medalje në garën prestigjioze Guangzhou Masters në xhudo.
    Kina nuk i gëzoi tifozë e saj të paktën me një medalje, si vend organizatorë. Kina me mbi një miliard banorë, mbeti pa medalje!

    /Telegrafi/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 15-12-2018 më 15:22

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,527

    Për: Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e Artë në Turqi

    Xhudistja kosovare, Distria Kransiqi, nuk arriti që të shënojë fitorë në finalen e Gran Prix në Paris, pasi që u mund nga Ami Kondo. Japonezja shfrytëzoi një moment pakujdesia të Krasniqit dhe mbylli takimin final me ipon. Në rrugën deri në finale, Distria Krasniqi mundi portugezen Joana Diogo, brazilianen Gabriela Chibana, jug-koreanen Yujeong Kang dhe Melanie Klement në gjysmëfinale.Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 09-02-2019 më 16:42

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,527

    Për: Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e Artë në Turqi

    Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin e mbajtur në Turqi, në qytetin e Antalisë.
    Luftëtarja nga Kosova ishte konkurrente në kategorinë -48 kilogramë dhe arriti rezultat shumë të mirë.

    Xhudistja nga Kosova e ka fituar luftën e parë, që ishte e vlefshme për raundin e dytë, në Antalia ndaj turkes Gulkader Senturk, për të kaluar në fazën çerekfinale, shkruan lajmi.net.

    Faza çerekfinale ishte ‘speciale’, pasi që përballë Krasniqit ishte xhudistja serbe, Andrea Stojadinov, e cila u mposhtë me IPPON nga luftëtarja jonë.

    Distria ishte e papërmbajtshme edhe në gjysmëfinale, ku përsëri me IPPON arriti ta mposhte koreanen Yujeong Kang, për të kaluar në finalen e madhe të ‘Grand Prix Antalya’.

    Lufta e fundit për Krasniqin ishte kundër xhudistes nga Kazakistani, Otgontsetseg Galbadrakh, të cilën gjithashtu e kaloi me sukses.

    Distria Krasniqi triumfoi në këtë kompeticion edhe në vitin e kaluar, kur asokohe garonte në kategorinë -52 kilogramë. /Lajmi.net/

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,527

    Për: Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e Artë në Turqi

    Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në Xhudo që po mbahet në Tokio të Japonisë.

    23 vjeçarja ka mposhtur Paula Pareto, në një luftë të vështirë në çerekfinale.
    Krasniqi e mundi rivalen argjentinase me “Golden Score”, pasi koha e rregullt u mbyll pa fitues.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,527

    Për: Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e Artë në Turqi

    Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në kategorinë -52 kg në Grand Slam në Paris.
    Distria Krasniqi ka fitue edhe luftën gjysëfinale kundër brazilianes Sarah Menezes, për me sigurue finalen në Grand Slamin e Parisit.

    Distria e hodhi në tokë 28 qindtat e kohës pa përfunduar sfida, duke fituar pikë. Pas 12 sekonda edhe e mposht rivalen.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,527

    Për: Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e Artë në Turqi

    Distria Krasniqi lartëson Kosovën, kampione e Evropës


    Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen në kategorinë -48 kg në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Turqisë.

    Distria si luaneshë luftoi në përballje me ukrainasen Daria Bilodid.

    Luftë e fortë mes tyre, Distria me kujdes të madh iu ka qasur finales, duke mos lejuar ndonjë gabim eventual, që të përfitonte rivalja. Distria fiton ndaj ukrainases.

    Distria u tregua e papërmbajtshme në të gjitha luftërat dhe i fitoi para kohe (me ippon), duke e mundur Francesca Giorda nga Italia, pastaj në çerekfinale izraeliten Shira Rishony dhe në gjysmëfinale e dërmoi rusen Sabina Giliazova.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,527

    Për: Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e Artë në Turqi






    Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi, është nisur drejt finales në Lojërat Olimpike Verore, që po mbahen në Tokio. Ajo ka mposhtur të shtunën lojtaret, Gabriela Chibana, Chen-Hao Lin dhe Urantsetseg Munkhbat në kategorinë deri në 48 kilogramë. Komiteti Olimpik i Kosovës ka thënë se xhudistja Krasniqi sapo i ka siguruar Kosovës medalje olimpike. “Distria Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës nga Lojërat Olimpike Tokio 2020. Xhudistja jonë mundi Urantsetseg Munkhat të Mongolisë, për të kaluar në finalen e madhe. Bravo Distria dhe shumë fat e suksese në finale. URIME KOSOVË MEDALJA E DYTË OLIMPIKE!”, ka thënë ky Komitet përmes një postimi në Facebook.
    Kosova e ka fituar medaljen e parë olimpike përmes xhudistes Majlinda Kelmendi në Rio 2016. Këtë herë, Kosovën në Lojërat Olimpike e përfaqësojnë 11 sportistë, në gjashtë sporte. Në ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike, një ditë më parë, ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,527

    Për: Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e Artë në Turqi



    Judo - Distria Krasniqi gold medal ceremony Tokyo 2020
    787 viewsJul 24, 2021

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •