Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Skandali: Obama dhe Sorros përdorën fondet amerikane për të mbështetur Edi Ramën në Tiranë

    Del dokumenti/ Si e kapi Rama drejtësinë me 9 milionë $ që Lu i dha Sorosit

    Emri:  sdfserfer.jpg

Shikime: 324

Madhësia:  36.2 KB

    Judicial Watch, një grupim aktivistësh amerikanë konservatorë kanë publikuar së fundmi dosjen se si miliarderi George Soros përfitoi nga paratë e taksapaguesve amerikanë për qëllimet e tij politike në Shqipëri.

    Ky grupim ka hetuar disa nga financimet e Soros në vende të ndryshme të lindjes dhe së fundmi ka publikuar një dosje me 32 faqe si si “Fondacioni për Shoqërinë e Hapur” në Shqipëri u vu në shërbim të Partisë Socialiste në pushtet dhe kryeministrit Edi Rama për të justifikuar mënyrën se si po bëhej reforma në drejtësi.
    Dhe kanë marrë jo pak, por të paktën 9 milionë dollarë. Judicial Watch e ka bërë hetimin nisur nga interesi i saj, për të hedhur dritë se si u shpenzuan paratë e taksapaguesve amerikanë për qëllime politike të administratës së ish-presidentit, Obama.

    Por ky dokument që disponon të plotë edhe lapsi.al nxjerr disa detaje mjaft interesante për të kuptuar mbështetjen e fortë që Edi Rama kishte nga ambasadori amerikan Donald Lu gjatë negociatave të miratimit të reformës në drejtësi dhe sidomos gjatë krizës politike përpara zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, kur Lu doli hapur kundër bojkotit të opozitës.

    Judicial Watch thotë se dosjen me 32 faqe arriti ta marrë më 26 maj 2017, vetëm pasi ngriti një padi për lirinë e informacionit kundër departamentit amerikan të shtetit. Ky i fundit fillimisht refuzoi të jepte dokumentet 31 mars 2017.

    Dokumentet tregojnë se si fonde të USAID u derdhën për llogari të Fondacionit për një Shoqëri të Hapur në Shqipëri i mbështetur nga Soros, në veçanti lëvizjeve të Soros për t’i dhënë qeverisë socialiste më shumë kontroll mbi gjyqësorin. USAID ka paguar 9 milion dollarë në 2016-ën për fushatën e quajtur “Drejtësi për të gjithë” i cili është mbështetur nga “Instituti i menaxhimit Lindje Perëndim” sërish në varësi të Soros.

    Në mars 2017 një grup prej 6 senatorësh amerikanë të kryesuar nga Mike Lee i dërguan një letër Sekretarit të Shtetit të asaj kohe Rex Tillerson që të hetonte nëse zyrtarë amerikanë kishin përdorur fondet e taksapaguesve për të mbështetur Sorosin në Shqipëri. Në letër thuhej: “Fondacioni për një Shoqëri të Hapur” dhe ekspertët e tij me fonde të USAID kanë hartuar të ashtuquajturin “Dokument Strategjik për Reformën në Drejtësi në Shqipëri”. Disa politikanë besojnë se këto “reforma” kanë si qëllim t’i japin kryeministrit dhe qeverisë së tij të qendrës së majtë një kontroll të plotë mbi drejtësinë”.

    Në parlamentin shqiptar, opozita e ka përmendur shpesh se kjo “strategji” është një reformë e sponsorizuar nga Soros.

    Emri:  seferfeebb.jpg

Shikime: 200

Madhësia:  48.4 KB

    Të dhënat e reja të “Judicial Watch” zbulojnë një “memo” të prillit 2016 nga ambasada amerikane në Tiranë që tregon se ka “sponsorizuar” një sondazh në bashkëpunim me “Fondacionin për një Shoqëri të Hapur” të Sorosit për të matur te qytetarët shqiptarë “njohuritë, mbështetjen dhe pritshmërinë nga reforma në drejtësi”. Fondacioni i Sorosit raportoi më pas se 91% e shqiptarëve e “mbështesnin plotësisht” apo “e mbështesnin disi” nevojën për një reformë në drejtësi. Sondazhi nuk e specifikonte se çfarë lloj reforme kërkohej.

    Një tjetër dokument i shkurtit 2017 tregon se si Departamenti i Shtetit bashkë-financoi një tjetër sondazh të “Fondacionit për Shoqërinë e Hapur” për reformën në drejtësi që forconte kontrollin e qeverisë shqiptare mbi reformën. Raporti tregonte se departamenti për marrëdhënie publike në ambasadën amerikane në Tiranë dhe fondacioni Soros mbështetën organizata lokale për të orientuar opinionin publik mbi reformën në drejtësi.

    Emri:  seferfeebba.jpg

Shikime: 214

Madhësia:  35.0 KB

    Të dhënat tregojnë se DASH i dha organizatës së Sorosit fonde direkte për programet në Shqipëri. Një raportim në 10 shkurt 2017 thotë se “si një nga ofruesit më të mëdhenj të ndihmës në Shqipëri, përfaqësuesit e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur kërkohet të marrin pjesë në shqyrtimet teknike të aplikimit që ne japim për financim “.

    Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i administratës së Obamës, ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri. Në maj 2017, Lu ndihmoi të minojë planet e partive opozitare shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke deklaruar se SHBA do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës refuzonin të merrnin pjesë. Lu është përshkruar në shtypin amerikan si “një forcë shtytëse nga pas e reformës në drejtësi në Shqipëri”.

    Emri:  seferfee.jpg

Shikime: 212

Madhësia:  42.0 KB

    ”Administrata e Obamës kaloi në heshtje të paktën 9 milionë dollarë dollarë amerikanë të taksapaguesve në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mbështetjen e miliarderit të krahut të majtë George Soros për një qeveri socialiste në Shqipëri. Është veçanërisht mizore që Departamenti i Shtetit lejoi operacionin Soros të ndihmonte me fondet e drejtpërdrejta të taksapaguesve në grupe të tjera”, – tha presidenti i Judicial Ëatch, Tom Fitton.
    “George Soros është një miliarder dhe ai nuk duhet të marrë mbështetjen e taksapaguesve për të çuar përpara axhendën e tij radikale të majtë për të minuar lirinë brenda dhe jashtë vendit”.

    ©LAPSI.al
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-04-2018 më 00:29

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Skandali: Obama dhe Sorros përdorën fondet amerikane për të mbështetur Edi Ramën në Tiranë

    Ky lajmi vetem sa konfirmon dhjetra lajme te tjera qe si Rama fal ndihmes se Sorosit arriti ta fusi ne xhep reformen ne drejtesi.
    Droja e njerzve qe perpara dy vitesh ishte se kjo reforme e uzurpuar nga nje batakçi delirant, do neperkembte ne nivele poshteruese hallexhiun, perkundrejt interesave ekonomike te 4-5 hajduteve me çizme.

    Dhe ja ku gjendemi sot perballe nje drejtesie e cila gjobit, i rremben pronen, dhe burgos padrejtesisht individin nga njera ane dhe mbron me fanatizem shkelesit e ligjit nga ana tjeter!!!

    Kush mund te ndaloj Naltgjatesine ne tilla kushte?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Skandali: Obama dhe Sorros përdorën fondet amerikane për të mbështetur Edi Ramën në Tiranë

    Manjani: Reforma në Drejtësi vuri qeverinë mbi drejtësinë, ambasadorë mbështetën këtë poshtërsi

    Ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe një nga njohësit me të mirë të procedurës dhe mënyrës se si u bë reforma në Drejtësi në Shqipëri ka reaguar pas publikimit të një raporti të bërë publik nga Agjencia konservatore amerikane, Judicial Ëatch

    Një raport Amerikan që nxjerr të palarat e reformës, shkruan Manjani në rrjetet sociale.

    Ja edhe shënimi i plotë i ish ministrit të Drejtësisë në Facebook.

    Që reforma në drejtësi u bë për të vënë qeverinë mbi drejtësinë, e kam stër-thënë e stër-denoncuar!

    E kam bërë pa asnjë kompleks! As ndaj mega-ambasadorëve që e mbështetën këtë poshtërsi!

    Ne kishim dhe kemi nevojë për një reformë reale të sistemit të drejtësisë, por jo për këtë që u bë! Kjo ishte dhe mbetet e pisët dhe e rrezikshme për demokracinë!

    Sot, me vjen mirë që nuk jam vetëm! Por për fat të keq është pak vonë!

    Dëmi që është bërë është shumë i rëndë! Qeveria po ndjek kursin e “Drejtësisë Popullore”, që shpiku komunizmi për të dënuar njerëz pa ligj.

    Të paktën tashmë nuk ka peshk (i madh apo i vogël qoftë) që nuk e di se Drejtësinë e ka në dorë Kryeministri!

    Sidoqoftë, duhet falenderuar ai raport që vjen nga Amerika.

    Njëjohësisht duhet të ndalim disi katrahurën e drejtësisë politike, për të vendosur drejtësinë e ligjit!

    Duhet ta bëjmë vetë këtë gjë , jo me klientë ndërkombëtarë!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Skandali: Obama dhe Sorros përdorën fondet amerikane për të mbështetur Edi Ramën në Tiranë

    edhe merkel ngordh per ed ramen.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Skandali: Obama dhe Sorros përdorën fondet amerikane për të mbështetur Edi Ramën në Tiranë

    Obama (Presidenti Demokrat) ka ndihmuar Edi Ramen (Kryeministrin Socialist)?!?!?!

    Nese eshte thyer ligj diku, atehere te ndertohet ceshtja dhe te dergohet ne gjykate. Nese ka patur mbeshtetje financiare nga Obama, atehere te kerkohet Obama si deshmitar. Soros nuk eshte politikan, mesa di une ai ka te pakten qe ne mesin e 90'tes qe operon ne Shqiperi. Nga Soros kemi marre ndihma qe ne vitet 90, por nuk u rrevoltuam atehere. Soros ka dhe agjensi humanitare ne Shqiperi, perse nuk rrevoltohemi per keto?!

    Perse Obama dhe Sorosi interesohen qe te "mberthejne" drejtesine Shqiptare?!

    Nese ka prova qe gjoja dhe Lu qenka pjese e kesaj Konspiracie, atehere perse nuk e shkarkon Amerika Lune?!?!


    Shqiptaret shohin shume Telenovela, dhe besojen ne cdo lloj konspiracie ose e bejne Qimen Tra.


    Eshte shume e thjeshte, nese ka dokumenta dhe deshmitare qe vertetojne thyerjen e ligjit, atehere te merren masat per kete dhe te akuzarit (kushdoqofshin) te thirren ne Gjykate!


    Perse eshte mbeshtetur Rama? Cfare dobie paska kjo per Obamen apo Soros? Cili eshte motivi?

    Eshte e vertete qe qe BOTA e civilizuar e urren Berishen, pasi e njohin me se miri, tani e 25 vite. Ky mund te jete motiv qe ta besoj.




    Brari:

    Edhe Merkel ngordh per Ramen?!

    Ahahahhahah, kushedi, ka degjuar se shtatelartit kane cdo gje te madhe!

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Skandali: Obama dhe Sorros përdorën fondet amerikane për të mbështetur Edi Ramën në Tiranë

    Obama nuk ka lidhje personalisht me rastin ne fjale. Eshte naivitet foshnjarak ta mendosh e jo me ta thuash. Administrata e tij po.
    Po te gugellosh pak me shume rreth perfshirjes se sorosit ne reformen ne drejtesi, do flasesh me pak. Edhe ketu ne forum kemi sjell pafund dokumente rreth perfshirjes se Lu-se, Vllahutinit dhe njerezve te sorosit ne Tirane, ne deformimin e reformes ne drejtesi.
    Eshte diskutim i ezauruar qe perpara 3-4 vjetesh.

    PS: E sqaron dot ç’lidhje ka bamiresia me imponimin e reformes ne drejtesi apo me planin ekonomik te nje shteti?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Skandali: Obama dhe Sorros përdorën fondet amerikane për të mbështetur Edi Ramën në Tiranë

    Ça dokumentash?!

    A jane prova per thyerje te ligjit?
    Nese jane, dergojini ne gjykate, hapni çeshtje.

    Nuk ishte Obama por administrata e tij?!

    Presidenti i Amerikes nuk eshte si ky i yni, sa per sy e faqe.
    Nuk ka si Obama mos te dije se ç'ben administratave tij, pasi çdo gje rregjitrohet neper protokolle.

    Cili eshte motivi i Sorosit apo administrates se Obames qe te mberthehet drejtesia e Shqiperise?!

    Perse pikerisht Obama, dhe jo Bush apo Klinton?!

    Perse pikerisht tani Sorosi paske vendosur te "luftoje per kontroll" kur fondacionet e tij e kane zanafillen ne Shqiperi qe me renjen e Komunizmit?!

    Lobimi (financiar apo politik) nuk eshte i jashtligjshem ne Amerike, dhe as me duket te jete i tille ne Shqiperi.


    Imponim e reformes se drejtesise?!

    Planin ekonomik te nje shteti?!


    Shoku, nuk te imponon bota te besh asgje, por, nese deshiron te jesh pjese e KEse p.sh, apo te lidhesh me ngushte ekonomikisht me boten duhen aplikuar reforma qe perpuqen me nivelin ekonomik dhe te drejtesise me keto vende dhe organizata.

    Reforma ne drejtesi kerkuar nga KEja me vite me rradhe, sepse ndoshta korrupsioni per ca Shqiptare eshte bere menyre jetese, por per ca te tjere si dhe boten shihet si pengese per integrim!


    E thashe dhe nje here, nese ka prova per thyerje te ligjit ndokund, Basha do ta kishte derguar ne gjykaye me kohe, por perdorin keto lloj lajmesh per vota, propagande.

    Ato dokumentat dhe faktet qe paske nxjerre ketu ne Forum duke, merri dhe dergoja nje prokurori apo avokati, qe ti shqyrtoje nese jane te vlefshem per te ngritur nje akuze.

    Dhe nese mendon se drejtesia Shqiptare nuk ben, atehere dergoja Gjykates Nderkombetare.

    Perse Basha nuk e ndjek kete çeshtje me ligj?!?



    Eshte me se e vertete qe Shqiptaret nuk jane zot ne vendin e tyre, si mund te jemi kur s'kemi integritet apo nder?!


    Nga njera ane thoni se Bota nuk eshte e intersuar per investime apo lidhje ekonomike me Shqiperine sepse ne jemi nje hiç ne arenen ekonomike nderkombetare, pasi nuk kemi.potencial, dhe nga ana tjeter na thoni se bota po financon dhe mbeshtet nje plan ligjor dhe ekonomik?!?


    Cili eshte deformimi i reformes se drejtesise?
    Vettingu?


    Njerez, Drejtesia ne Shqiperi nuk ka ekzistuar kurre, ne as qe nuk e kemi idene se ç'do te thote drejtesi, pasi deri tani kemi jetuar nje jete bixhozi, hidh zarat po pate fat.

    Nuk mund ti drejtohesh institucioneve ligjore sepse jane si Shitore, shitet dhe blehet "Drejtesia" !

    Perse gjyjates dhe prokurore po japin doreheqje si pasoje e Vettingut?!

    Ku e moren pasurine e pajustifikueshme?!


    Atehere, ose ts leme "Drejtesine" siç ishte, ose te provojme diçks tjeter!


    Perseri nuk e kuptoj, se çfate interesi ka Soros dhe Obama apo administrata e tij me "mberthimin" e ekonomise (e çfare ekonomie?!) dhe drejtesise Shqiptare?!


    Ndoshta ata mund te kene lobuar per Ramen, po ashtu Vlahutin punon per KEne, ndoshta dhe KEja ka gisht ne kete konspiraci

    Perse Vlahutin nuk po hetohet nga KEja?!


    Shqiptaret e kane bere me se te qarte, qe jane te oaafte te vetqeverisen, keshtu qe ndoshta eshte me mire t'ua japim timonin te huajve, te pakten mesojme diçka te re!


    Shikoni si ia beri Britania ,Hong Kongun, Shangain dhe Tajvanin Kines......

    Ta japim dhe ne Shqiperine me qera.......apo prit, kush eshte i interesuar por Shqiperine , se mos kemi ekonomi apo potencial ekonomik?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ilir-Arber : 18-04-2018 më 03:54

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Skandali: Obama dhe Sorros përdorën fondet amerikane për të mbështetur Edi Ramën në Tiranë

    Ngre nje sere pyetjesh naive saqe eshte humbje kohe te te pergjigjesh nji per nji. Po mundohem t’i pergjigjem me nje kundrapyetje, perse Donald Lu duartrokiste si rrugaç arritjet imagjinare te Tahirit kundra droges, ne nje salle ku gjendeshin qindra drejtues policie qe sot jane zhdukur sepse kane qene te perfshire ne trafiqe droge?
    Vetem i zoti e nxjerr gomarin nga balta, fiksoje mire kete!!!
    Reforma me bekimin e dy te diskretituareve ne sy te publikut Lu-Vlahutin, arreston sot ata fukarenjte qe s’kane 5 euro per te vajtur ne pune dhe mbron koncensionaret e 5 euroshit qe i kane miliona euro borxhe shtetit fatura te papaguara.
    Koiçidence apo jo, por te njejtin qendrim mban edhe Rama ndaj ketyre padrejtesish qe po na behen. Kshu qe ti vazhdo beso tek rastesia..

    PS: Kush do merret me vilen e Vlahutinkes, qe e ble 12 kur kushton 3, Mogherini apo Kocijançiç, qe vlersonin profesionalizmin e policise serbe kur lejonte tifozat e tyre te rrifnin ne fushe futbollistet tane?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 18-04-2018 më 05:27
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •