Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Rilindjes: Biznesi i vogël të paguajë TVSH! Biznesi: Do dalim në grevë urie!

    Shoqata e biznesit të vogël: Grevë urie kundër TVSH-së

    Emri:  qepena-1068x712.jpg

Shikime: 358

Madhësia:  59.1 KB

    Shoqata e Biznesit të Vogël ka paralajmëruar se do të nisë protestat masive, duke u përshkallëzuar deri në grevë urie në rast se qeveria nuk tërheq mbrapsht vendimin për të përfshirë në skemën e TVSH-së bizneset që kalojnë xhiron vjetore prej 2 milionë lekësh.

    Sipas kryetarit të shoqatës, Alberta Nasta, përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së shënjon fundin e tyre. Ai tha për “Monitor” se Shoqata bazuar në sondazhet dhe analizat e veta parashikon se numri i bizneseve të mbyllura në gjashtë mujorin e parë do të shkojë deri në 50 mijë.

    Nasta shton për Monitor se vendosja e pragut të TVSH-së do të shtojë më shumë korrupsionin dhe evazionin, si dhe do të rrisë selektivitetin. Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm po organizohet edhe nëpër rrethe për të nisur protestat në datën 2 prill.

    Fillimisht bizneset e vogla do të mbyllin qepenat e dyqaneve dhe nuk do të operojnë për disa orë. Nasta thotë se do përdorin çdo formë demokratike, deri në grevë urie, për të kthyer mbrapsht vendimin e qeverisë.

    Vendosja e TVSH-së për biznesit e vogël rrit shpenzimet e njësive ekonomike, por edhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve. Sipas kryetarit të Shoqatës së Biznesit të Vogël rritja e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që ata tregtojnë do të përkthehet në falimentim të menjëhershëm, duke qenë se fuqia blerëse është e ulët.

    Tatimet parashikojnë që llimisht në skemë do të përfshihen rreth 11,300 biznese të vogla, por sipas përfaqësuesve të shoqatës në rast se tatimet do të monitorojnë bizneset të gjithë përfshihen në skemë dhe e kalojnë pragun prej 2 milionë lekësh, i cili sipas tyre është lehtësisht i kapërcyeshëm prej bizneseve të vogla.

    Biznesi i vogël ka një marzh të ulët timi, nga 2 deri në 10 për qind e xhiros. Shoqatat e Biznesit të vogël ka rreth 22 mijë anëtarë të regjistruar në të gjithë vendin, të cilët po organizohen për të kundërshtuar vendimin e qeverisë.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes: Biznesi i vogël të paguajë TVSH! Biznesi: Do dalim në grevë urie!

    Biznesi i vogël me TVSH, nis mbyllja e qepenave, barra e papërballueshme



    Ashtu siç ishte paralajmëruar, nga ky 1 prill ka nisur aplikimi i përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

    Paralajmërimi se kjo taksë do të sillte ndikime negative, është ndjerë në kryeqytet, aty ku shumë biznese kanë mbyllur aktivitetin.

    Për bizneset, përfshirja në këtë skemë do të rezultojë fatale, pasi nuk kanë mundësi financiare për të përballuar pagesat që parashikohen, duke qenë fuqia blerëse ka pësuar rënje të theksuar.

    Biznes: Nuk jemi dakord me këto taksa, pasi njerëzit kanë rroga të vogla. Ku ti paguajnë njerëzit, ku ti marrin njerëzit? Nuk ka punë, me çfarë ti paguajmë, do 2 milionë lekë shteti nga ne. Pa taksa nuk mbahet vendi, por taksat duhet të jenë brenda normave, të rrogave që marrin njerëzit.

    Biznes: Ka rënë shumë puna, nëse kalojmë me TVSH ne do ta mbyllim biznesin. Është e papërballueshme kjo barrë fiskale, nuk ia dalim dot. Më mirë të na vënë një taksë vjetore, sesa TVSH. Me TVSH do i mbyllim bizneset.

    Biznes: Nuk ka punë, duke qenë se nuk ka punë, TVSH na falimenton.

    Në skemë janë përfshirë për herë të parë 11.500 biznese të vogla, pas ndryshimit të ligjit, ku nga 5 milionë lekë xhiro vjetore, që ishte më parë, tani edhe bizneset që realizojnë 2 milionë lekë xhiro qarkulluese janë përfshirë në skemë.

    Kjo nismë është kundërshtuar nga Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm që paralajmëroi, jo vetëm falimentim të një pjesë të këtyre subjekteve, por edhe rritje të çmimeve nga ata që do të vazhdojnë të mbajnë hapur aktivitetin.

    Sipas statistikave, në tre muajt e parë të këtij viti, kanë kaluar në status pasiv 3.652 biznese, ndërkohë ka një rritje të ndjeshme me 45% të subjekteve të mbyllura, numri i të cilave ka arritur në 2523.

    ORA NEWS

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •