Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-07-2011
    Postime
    115

    Adoptoni, shpetoni nje jete

    Emri i saj eshte Ginger (Xhinxher). Ajo eshte 10 muajshe tani. Ajo lindi ne nje ambient te jashtem, lindi bashke me motren e saj. Ajo ishte shume e vogel kur mamane e saj e kapi bashkia e qytetit dhe nuk u kthye me kurre. Ajo jeton ne Tirane, ne kryeqytetin e Shqiperise. Ishte shume e vogel, nuk e njihte jeten e eger, shume njerez nuk e donin sepse jeton jashte, por ata nuk e dine sa e dashur dhe sa miqesore eshte ajo. Ginger u vaksinua ne kohen e duhur, u rrit me ushqimet qe ajo i falte per te ngrene, merr ne kohen e duhur kokrren kunder krimbave dhe gjithashtu ajo ben kontroll mjekesor dhe eshte shume e paster. Ajo fal shume dashuri, ka vuajtur derisa sa u rrit sepse shpesh here shkonin naten dhe i ngacmonin deri ne gjuajtje kunder saj. Ginger eshte shume miqesore dhe me femijet, ajo i do te gjithe, duajeni ate dhe ajo do tju shume here me shume dashuri. Ju lutem ndihmojeni Ginger te largohet nga jeta qe ka sepse shteti nuk po ndalet duke i kapur dhe duke i zhdukur qente, ajo meriton te jetoje sepse nuk eshte nje qen qe duhet zhdukur. Ndihmojeni Ginger, adoptojeni ate ne familjen tuaj dhe asnjehere nuk do zgenjeheni prej saj. Kontaktoni ne e-mail : dianatirana75@gmail.com

    Emri:  wswsws.jpg

Shikime: 219

Madhėsia:  47.6 KBEmri:  qaqaqa.jpg

Shikime: 164

Madhėsia:  38.7 KBEmri:  rfrfrf.jpg

Shikime: 168

Madhėsia:  63.8 KBEmri:  ededed.jpg

Shikime: 165

Madhėsia:  27.4 KB

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Nardi89 pėr postimin:

    miku_yt (07-04-2018)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Pėr: Adoptoni, shpetoni nje jete

    Gjermanėt vendosin pėr fatin e qenit qė mbyti familjen shqiptare
    MĖ: 11 PRILL 2018 NĖ ORA: 09:5
    http://www.botasot.info/diaspora/869...jen-shqiptare/


    Njė qen qė duhej tė ekzekutohej pasi ka mbytur pronarėt e tij, mund t’i shpėtojė dėnimit pasi autoritetet gjermane kanė pranuar njė peticion qytetar, i cili kėrkon mosekzekutimin e qenit.

    Chico u kap nga zjarrfikėsit qė hynė nė njė apartament nė Hanover tė martėn e kaluar dhe gjetėn trupat e pronarėve tė qenit, tė quajtur Lezime K., 52 vjeē, dhe biri i saj, Liridoni, 27 vjeē. Autopsia zbuloi se ata kishin vdekur pas sulmit nga kafsha. Qeni duhej tė vritej, por mė shumė se 250 mijė veta nėnshkruan njė peticion tė titulluar “Let Chico Live”, shkruan gazeta.

    Udo Möller, zėdhėnės i qytetit, ka thėnė se autoritetet janė gati tė pranojnė se kishin bėrė gabime duke mos larguar Chicon nga pronarėt e tyre, duke njohur se ata i ekspozoheshin qenit, i cili ishte trajnuar pėr luftė. “Sikur tė ishte kryer njė vlerėsim i ekspertėve do tė bėnte qė pronarit t’i ndalohej mbajtja e kėsaj kafshe”, ka thėnė ai. Möller ka thėnė se autoritetet po hetonin mundėsinė e vendosjes sė kafshės nė njė strukturė tė sigurt pėr qentė me vėshtirėsi nė sjellje.

    “Po shohim nėse njė strukturė e tillė do tė ishte nė gjendje tė siguronte se qeni nuk paraqet rrezik pėr publikun”, ka thėnė ai. Heiko Schėarzfeld, drejtor menaxhues i Shoqatės sė Mirėqenies sė Kafshėve tė Hanoverit, ka thėnė: “Nėse njė azil i kafshėve shihet si njė mundėsi pėr tė shpėtuar jetėn e qenit, atėherė do tė shtrohej njė pyetje pėr tė parė se kush do tė paguante pėr mbajtjen e tij”.

    Sipas raporteve tė gazetave lokale, Chico ishte blerė nga Lezime K., tetė vjet mė parė, pak para lirimit tė parakohshėm nga burgu i ish-bashkėshortit tė saj, i cili e sulmoi atė me njė sėpatė nė vitin 2005. Plagėt qė ajo pėsoi nėnkuptonin se ajo duhej tė pėrdorte njė karrocė dhe ajo u kishte thėnė fqinjėve se e kishte blerė qenin, qė thuhet se e mbanin nė njė kafaz nė banesėn e familjes, nga frika pėr jetėn e saj dhe tė katėr fėmijėve.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •