Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    A i ka mbjellë vërtet 100 mijë pemë Bashkia e Tiranës?

    Emri:  B9D88FA0-CBD0-4CED-B18E-D8DFD3A782A3.jpeg

Shikime: 642

Madhësia:  48.2 KBEmri:  B9D88FA0-CBD0-4CED-B18E-D8DFD3A782A3.jpeg

Shikime: 642

Madhësia:  48.2 KB
    Foto Ilustruese: Sipërfaqja pyjore që krijohet nga 100 mijë pemë

    Që prej muajit shtator të vitit të kaluar Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë intensive për gjelbërimin e kryeqytetit. Objektivi ishte mbjellja e 100 mijë pemëve deri sot më 21 Mars, datë që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. Përmes profilit të tij në “Facebook”, Veliaj falenderoi sot çdokënd që kontribuoi në këtë nismë përmes albumit fotografik “100 mijë” dhe shpërndau sloganin e ri “TreeRana”.

    Në pamundësi për të verifikuar shifrën prej 100 mijë pemësh, po bëjmë një llogari për treguar se si këto pemë do të përktheheshin në një pyll, meqenëse jemi në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve.

    Fillimisht na duhet të sqarojmë se çfarë nënkuptojmë më pyll. Sipas përkufizimit të “Food and Agriculture Organization” FAO, pyll quhet një hapësirë prej minimumi 0.5 hektarë e mbuluar prej pemëve në jo më pak se 10% të sipërfaqes.

    Kjo na çon në pyetjen e radhës: “Sa pemë duhen për të krijuar një pyll?”

    Nëse bazohemi tek përkufizimi i mësipërm FAO rezulton se nevojitet një minimum prej 50 pemësh që një sipërfaqe prej 0.5 hektarë të quhet pyll.

    Rrjedhimisht, pyetja tjetër është: Sa sipërfaqe pyjore krijohet me 100 mijë pemët e mbjella nga Bashkia e Tiranës?

    Nëse 50 pemë na japin 0.5 hektarë pyll, 100 mijë pemë na japin 1000 hektarë pyll. E përkthyer në kilometra katrorë kjo hapësirë pyjore do të ishte e mjaftueshme për të “shndërruar në pyll” një pjesë të konsiderueshme të Tiranës.

    Për ta thjeshtuar po japim një ilustrim grafik që tregon se cila pjesë e Tiranës do të mbulohej nga pylli i 100 mijë pemëve të mbjella.

    Emri:  B9D88FA0-CBD0-4CED-B18E-D8DFD3A782A3.jpeg

Shikime: 642

Madhësia:  48.2 KB

    Ashtu si duket edhe nga harta, 100 mijë pemë konvertohen në një hapësirë pyjore që shtrihet nga fillimi i rrugës Teodor Keko deri në afërsi të sheshit “Shqiponja” duke vazhduar në Kinostudio, më pas në afërsi të Saukut e do të mbyllej sërish tek Teodor Keko, zona e njohur ndryshe si “pallati me shigjeta”.

    Në këtë rast bashkia duhet përgëzuar vërtetë, pasi paska arritur të mbjellë aq pemë sa për të krijuar një pyll më të madh se Parku i Liqenit, i Kasharit dhe i Paskuqanit të marrë së bashku, të cilët sipas matjeve të përafërta në hartë rezultojnë të kenë një sipërfaqe prej vetëm 6.85 Kilometra katror.

    Infografikë: Sipërfaqja e tre parqve të Tiranës

    Emri:  975AEE6E-6B83-46E7-8B85-6C4D815887C2.jpg

Shikime: 475

Madhësia:  31.9 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: A i ka mbjellë vërtet 100 mijë pemë Bashkia e Tiranës?

    Si nuk i ka mbjellur 100 mije peme !

    Ka mbjellur me teper se 100 mije peme,se vetem fotografi duke mbjellur peme ka me shume se 100 mije. Se nuk ka toke ku ti mbjellesh 100 mije peme,dhe se numuri i mbjelle i pemeve eshte 10 mije eshte problem tjeter....Por ne shume siperfaqe toke eshte mbjellur e njejta peme mbi 10 here.

    Veliaj vetem lulishte ne Tirane ka bere mbi 500. Shyqyr qe pushoj nga lulishtet se e beri Tiranen pellemb e lulishte. Lulishtet ne Tirane jane 50 por edhe ato po ti shumzosh me 10 del llogaria.


    Mashtrus me te modh se ky nuk ka per te pa naiher Tirona.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: A i ka mbjellë vërtet 100 mijë pemë Bashkia e Tiranës?

    Nuk i kane mungu mashtruesit Tirones, por ky Lal Eri eshte duke e balcamos qytetin edhe pa dit me rrejt..
    Dikur ishte parimi nje pallate nje vote, Lali Eri e ka bo 1 shkurre 1 kulle..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: A i ka mbjellë vërtet 100 mijë pemë Bashkia e Tiranës?

    Po mire me ju eshte hall i madh, kishim para ketij nje njeri qe ne 4 vite vetem gjume flinte edhe akoma po fle, tani ky qe punon qenka gabim ?

  5. #5

    Për: A i ka mbjellë vërtet 100 mijë pemë Bashkia e Tiranës?

    Kam dyshime shum me shume.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: A i ka mbjellë vërtet 100 mijë pemë Bashkia e Tiranës?

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Po mire me ju eshte hall i madh, kishim para ketij nje njeri qe ne 4 vite vetem gjume flinte edhe akoma po fle, tani ky qe punon qenka gabim ?
    Ca pune paska bo ky Lal Eri? Ne politike dhe ne jete vleresohesh sipas standartit qe kerkohet dhe jo nepermjet krahasimeve qesharake me para dhe pasaardhes..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 01-04-2018 më 12:46
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: A i ka mbjellë vërtet 100 mijë pemë Bashkia e Tiranës?

    100 mije fotografi jane perpunuar nga drejtoria a shtypit ne bashkine e Tiranes.
    Nena e propogandes eshte lule Eri.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228

    Për: A i ka mbjellë vërtet 100 mijë pemë Bashkia e Tiranës?

    Ç' u duhen qytetarëve drujtë, se t' ishin pemë, ua hanin kokrrat, të paktën. Se mos po e mbytë qytetin pluhuri i uzinave e fabrikave. Turp, per çdo qytetar tiranas një drú ose hú...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •