Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 44 prej 44
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Poezia e Këngës

    BEKUAR - FLORI MUMAJESI

    Ti je, një mrekulli në tokë, ti je.
    As Zoti nuk e di përse,
    si erdhëm ne në jetët tona.

    Ti Je,
    Jetojmë në një kohë tjetër ne.
    Me dashurinë që ti ma dhe,
    vazhdoj unë të kem jetë akoma.

    Tentova ta kopjoja unë veten time,
    të korrigjoja çdo gabim nga jeta ime.
    Dhe pse e dija, nuk dublohet kurrë dashnia jonë.
    Shpirtin në vend e kam tek ti, përgjithmonë.

    Ti je, nje mrekulli në tokë, ti je
    As Zoti nuk e di përse,
    si erdhëm ne në jetët tona.

    Ti Je,
    Jetojmë në një kohë tjetër ne.
    Me dashurinë që ti ma dhe,
    vazhdoj unë të kem jetë akoma.


    Provoja unë të t'gjeja ty në një trup tjetër,
    dhe imponoja trupin tim, nga një gënjeshtër.
    Dhe pse e dija, nuk dublohet kurrë dashnia jonë,
    Shpirtin në vënd e kam tek ti, përgjithmonë.

    Ti je, nje mrekulli në tokë, ti je
    As Zoti nuk e di përse,
    Si erdhëm ne në jetët tona.

    Ti Je,
    Jetojmë në një kohë tjetër ne.
    Me dashurinë që ti ma dhe,
    vazhdoj unë të kem jetë akoma.

    Ti Je, Ti Je .
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 30-08-2021 më 11:41

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Poezia e Këngës

    BEKUAR - KRAS (2021)



    Poezia: FLORI MUMAJESI - Kompozimi: BRUNO
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 30-08-2021 më 11:41

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Poezia e Këngës

    “Çdo ditë një Shën Valentin” - ALBAN SKËNDERAJ

    Pse më sheh ashtu e vrenjtur me kokën mënjanë?
    “Të dua më pak se muzikën”, unë kurrë s’ta kam thënë
    Pse më sheh ashtu përgjumur dhe me kaq çudi?
    Me një këngë për ty gjithë natën kam bërë dashuri
    Prit pak se po bëj shaka por është e vërtetë
    Nuk mjaftonte një buqetë për datën 14
    Ndaj më lejo mëngjesin sot të ta sjell unë në shtrat
    Një këngë për ty, më lejo ta këndoj si dhuratë

    Sonte do ngrejmë dolli për dashurinë
    Për vitet që ikën dhe ata që do t’vijnë
    Por një herë në vit për dashurinë
    Nuk do mjaftonte shpirti im
    Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin

    Unë jam romantik në vargje ti je në të vërtetë
    Me ty unë kam kuptuar çfarë vlen në t’vërtetë në këtë jetë
    Ndaj me lejo dhe një herë të të them sesa ndihem me fat
    Një këngë për ty, më lejo ta këndoj si dhuratë

    Sonte do ngrejmë dolli për dashurinë
    Për vitet që ikën dhe ata që do t’vijnë
    Por një herë në vit për dashurinë
    Nuk do mjaftonte shpirti im
    Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin
    Oh oh (një Shën Valentin)
    Se jeta me ty eshte çdo ditë (një Shën Valentin)
    Sonte do ngrejmë dolli për dashurinë
    Për vitet që ikën dhe ata që do t’vijnë
    Por një herë në vit për dashurinë
    Nuk do mjaftonte shpirti im
    Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin
    Por një herë në vit për dashurinë
    Nuk do mjaftonte shpirti im
    Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin



    https://www.kultplus.com/muzika/nje-...ideo%ef%bf%bc/

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Poezia e Këngës

    “Çdo ditë një Shën Valentin” (2020)

    Krijimtari nga: ALBAN SKËNDERAJ


    https://www.youtube.com/watch?v=IVnJvgk8oAw

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •