Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    7,105
    Faleminderit
    249
    333 falenderime nė 312 postime

    Virtyti Njerėzor

    109 Vjet mė parė Mid’hat Frashėri i Bėnte Jehonė Virtytit Njerėzor qė Mban nė Kėmbė Kombin e Familjen

    Nga Konica.al

    M’e madhe prej uratave, qė mund t’i bėhet njė shtėpie, njė familjeje, ėshtė tė shkuarit mirė: po s’pati njė shkuarje tė mirė, njė dashuri rreth vatrės, atė shtėpi e merr lumi. Grindja dhe zihja shuajnė shumė mė shpejt se zjarri e se vdekja.

    Pėr tė pasur rrojtjen e ėmbėl nė gji tė njė familjeje, duhet qė ēdo njeri tė bėjė pak theror nga dėshirat e tij, qė heqė pak dorė nga egoizmi, tė ndjejė fajet e tjetrit e tė kuptojė fajet e tij.

    Njė komb ėshtė njė familje e madhe qė ka nevojė pėr tė gjithė tė mirat e sė voglės: shkuarja mirė, harmonia, bashkėpunimi kėtu janė shumė mė tė nevojshme se te familja.

    Pėr lumturinė e njė kombi duhet qė njeriu tė ketė virtyt, qė nė frėngjisht i thonė altruizėm. Altruizmi ėshtė vetia fare kundėr egoizmit: egoizmi na urdhėron qė tė mundohemi vetėm pėr veten tonė, tė bėjm’atė qė na do qejfi, t’i bėjmė dėm tjetrit pėr tė mirėn tonė. Po altruizmi na kėshillon qė mė parė tė mendojmė tjetrin, tė shikojmė tė mirėn e tij, tė ruajmė tė drejtat e shokut tonė, me njė fjalė, altruizmi na thotė qė ēdo punė ta gjykojmė pas interesit tė pėrgjithshėm dhe jo vetėm pas interesit tonė. Altruizmi ėshtė ajo lėndė, mund tė themi, qė lidh njerėzit e njė kombi, gėlqerja qė lidh gurėt e njė muri.

    Altruizmi! Ah, ėshtė njė fjalė e panjohur pėr ne shqiptarėt. Sa ėshtė larg nesh altruizmi, kjo ndjenjė, ky virtyt! Armiqėsi e pėrjetshme e shqiptarėve, fisi me fisin, fshati me fshatin, vėllai me vėllanė, ėshtė njė prov’e mjaftė, qė altruizmit nė vendin tonė as emri s’i ėshtė dėgjuar!

    Po ne kemi njė veti tjetėr tė vyer: shkuarjen midis myslimanėve dhe tė krishterėve.

    T’i falemi njėmijė herė Perėndisė dhe vetes, qė grindjet e fesė nuk dihen pothuaj as fare nė Shqipėrinė tonė tė dashur. Kėto grindje fetare qė kanė bėrė kaq ligėsi nė Gjirit, Ermenistan, Bullgari, Bosnjė, Maqedoni e gjetkė, gjithė kėta tmerre, vendi ynė, lavdi pastė Zoti, s’i ka parė kurrė!

    Besimet, qė na urdhėrojnė dashurinė dhe vėllazėrinė, shumė herė pėr fat tė keq, janė bėrė shkak pėr mė tė gjaktat dhe mė tė egėrtat e luftrave. Histori e kohės sė mesme dhe ajo e mėvonshme ėshtė plot me rrėfime mbi kėto ngjarje tė shėmtuara: njeriu vriste njeriun pėrt’i “shėrbyer” Perėndisė! Njeriu hidhesh i gjallė nė zjarr, qė tė gėzohej Perėndia! Oh, sa turpe ka punuar njeriu dhe sa hipokrit ka qenė, duke kallėzuar fenė dhe Perėndinė pėr ēdo punė qė papėlqyer, qė ka bėrė.
    E themi prapė: ne, shqiptarėt, kemi shumė tė meta: kemi bėrė shumė faje, po kurrė ndonjėherė s’e kemi fėlliqur emrin tonė me grindje dhe zihje n’emėr tė fesė. Pėr kėtė gjė jemi madhėshtorė dhe kjo mirėsi na jep shumė kurajė pėr kohėn qė do tė vijė, se ky virtyt na jep shpresa tė mėdha pėr kombin tonė.

    Fetė, myslimanėria dhe krishtėrimi na kėshillojnė shkuarjen mirė, urtėsinė dhe vėllazėrinė, kurrė kėto fe s’na kanė thėnė qė tė zihemi dhe tė ēirremi me shoku-shokun. Myslimani me tė krishterin, katoliku me ortodoksin duhet tė jetojnė si vėllezėr q’i ka bėrė Perėndia, duke mos pasur asnjė ndryshim as tė ndarė nė mes tyre. Ahere do ta kuptojmė gjithė bukurin’e njerėzisė, gjithė vleftėn e kėsaj jete: ahere do ta shohim dhe lumturin’e kėtij kombi tė gjorė, qė ka vuajtur gjer mė sot gjithė tė kėqijat e dheut.
    Kjo lumturi, kjo vėllazėri e plotė, s’ėshtė gjė e mosbėshme; shikoni n’Amerikė dhe nė Zvicėr sa shkojnė bukur katolikė me protestantė: secilido fen’e ka nė zemėr tė tij, secilido besimin e ka nė kraharor, po kjo s’i ndalon dot nė tė shkuarit mirė dhe gjithė kėta njerėz rrojnė si vėllezėr pa ndonjė ndryshim fare nė mes tė tyre.

    S’ka dyshim qė kjo ditė do tė vijė dhe pėr ne.

    Lumo Skėndo

    http://konica.al/2018/03/109-vjet-me...in-e-familjen/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-03-2018 mė 15:37

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    940
    Faleminderit
    2
    28 falenderime nė 28 postime

    Pėr: Virtyti Njerėzor

    ..lidhjet e forta me natyren dhe jo me fene sigurojne nje jete por edhe familje te sukseshme! shendeti, pasuria, pastertia dhe mencuria jane vlera spontane qe perfitohen nga lidhjet me natyren qe rralle prishen nga e keqja e vetme apo Zoti, nje perbindesh(femije) i natyres me fuqi te pafundshme por injorant qe nuk e di c'eshte etika apo rregulli i gjerave!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    7,105
    Faleminderit
    249
    333 falenderime nė 312 postime

    Pėr: Virtyti Njerėzor

    Ku lind forca e vullnetit? Dhe pse shpesh nuk i bindemi?

    “Vullneti ėshtė pėr mendjen si njė i verbėr i fortė, qė mban mbi shpatulla njė njeri tė ēalė, i cili mund tė shohė”
    -Arthur Schopenhauer-


    Megjithėse shprehja “vullnet” ėshtė njė frazė qė tė gjithė e pėrdorin pa menduar shumė, ajo ėshtė nė tė vėrtetė njė koncept qė ėshtė bėrė burim i polemikave tė mėdha.

    Nga njė kėndvėshtrim filozofik, ky koncept vjen nga metafizika dhe mė saktėsisht nė filozofinė e Aristotelit. Duke u nisur prej kėtu, u fut nė fetė e ndryshme perėndimore, duke u bėrė njė nga virtytet mė tė rėndėsishme.

    Forca e vullnetit ėshtė pėrcaktuar si aftėsia pėr tė drejtuar dhe kontrolluar veprimet e tua.
    Metafizikėt dhe fetė specifikojnė se kjo forcė lind vetėm nga vendosmėria e lirė e ēdo individi.

    Pėrkundėr kėsaj, psikoanaliza ka vėnė nė pikėpyetje konceptin e “vullnetit” dhe atė tė “forcės sė vullnetit”, pas zbulimit tė nėnvetėdijes.

    Ajo qė i shpėton kontrollit tone

    Sipas psikoanalizės, proceset e vetėdijshme janė vetėm “maja e ajsbergut” sa i pėrket aktivitetit mendor. Nė tė vėrtetė, mendimet dhe veprimet pėrcaktohen nga njė forcė qė nuk ėshtė ajo e vullnetit tonė, por e tė nėnvetėdijshmes.

    Ky zbulim bėri tė mundur qė tė jepej njė shpjegim pėr disa episode tė tilla si, pėr shembull, lapsus linguae, dmth ato episode nė tė cilat njė person dėshiron tė thotė diēka, por, “pa dashur”, pėrfundon duke thėnė njė gjė tjetėr.

    E pandėrgjegjshmja ėshtė gjithashtu pėrgjegjėse pėr tė ashtuquajturat “akte tė munguara”: individi me vetėdije premton tė bėjė diēka, por pėrfundon duke kryer njė veprim shumė tė ndryshėm.

    Ne e shohim atė ēdo ditė nė jetėn e pėrditshme. Dikush qė dėshiron tė arrijė herėt pėr takim por, “pa dashur”, pėrfundon duke arritur me vonesė, ose duke mos ardhur fare; ata qė duan tė “vėnė mė shumė pėrpjekje nė punėn e tyre”, por pėrfundojnė duke u kujdesur pėr njė gjė krejt tė ndryshme, gjatė kryerjes sė detyrave tė tyre.

    Pėr psikoanalizėn, e gjithė kjo do tė thotė se vullneti nuk ėshtė forcė, por manifestimi i njė dėshire tė pavetėdijshme. Vetėm kur njė person vepron nė pėrputhje me dėshirat e tij, atėherė do tė hyjė nė lojė edhe vullneti. Nėse nuk ėshtė kėshtu, “ai vullnet ėshtė tradhtar”.

    Pėr kėtė arsye, ka plane qė vazhdojnė tė shtyhen, ndryshime qė kurrė nuk ndodhin apo qėllime qė kurrė nuk kthehen nė veprime konkrete.

    As filozofitė Lindore, si filozofia Zen, nuk parashikojnė idenė e tė ashtuquajturės “forcė vullneti” nė praktikat e tyre. Nė vend tė kėsaj, ata argumentojnė se ky koncept ėshtė njė formė e vetė-dėmtimit dhe duhet tė zėvendėsohet nga arsyetimi dhe dashuria, tė cilat janė forcat reale qė nxisin veprimet.

    Vullneti dhe ndėrgjegja

    Ajo qė psikoanaliza dhe filozofia orientale kanė tė pėrbashkėt ėshtė ideja se vullneti nuk ėshtė njė akt force dhe se, pėrkundrazi, ai mund tė vijė vetėm nga tė kuptuarit ose ndėrgjegja, qė ėshtė e njėjta gjė.

    Kur ekzistojnė synime tė sakta dhe tė vetėdijshme, por kėto nuk shndėrrohen nė veprime, zgjidhja nuk qėndron nė detyrimin e vetes tonė, apo nė imponimin pėr tė vepruar nė njė mėnyrė tė caktuar.

    Kėto situata mbajnė njė mesazh me vlerė tė madhe. Ka “diēka” qė bllokon vullnetin pėr tė vepruar nė njė mėnyrė tė caktuar. Nė tė vėrtetė, nuk ėshtė ēėshtje e mungesės sė vullnetit, por flitet pėr njė triumf tė asaj dėshire, qė nuk ėshtė pjesė e ndėrgjegjes.

    Kemi qėllim tė ndjekim njė dietė rigoroze, por nė tė njėjtėn kohė, duam tė hamė deris a tė mos mundemi mė. Nisim dietėn dhe, pak kohė mė vonė, gjendemi duke shijuar njė “vakt” tė fundit shumė tė ssijshėm, e kėshtu gjendemi nė mes tė rrugės mes fajit dhe kėnaqėsisė.

    Ajo qė ndodh nė kėto raste ėshtė se kemi racionalizuar avantazhet e tė ngrėnit nė mėnyrė tė arsyeshme, por nuk kemi kuptuar dėshirėn tonė pėr tė ngrėnė deri sa tė plasim. Ndonjėherė, ushqimi pėrfaqėson shumė mė tepėr se njė shije e thjeshtė apo njė ndjesi nė stomak.

    Ndonjėherė kjo nevojė ėshtė sinonim i njė dėshire shumė mė tė thellė, qė e redukton nė zero forcėn e vullnetit.

    Nė kėto raste, vullneti nuk manifestohet. Kur ajo qė bėjmė bie ndesh me vullnetin tonė tė vetėdijshėm, nuk mund tė flasim pėr karakter tė dobėt, por njė simptomė tė tė pandėrgjegjshmes. Njė herė qė kjo simptomė deshifrohet dhe kuptohet, ajo zhduket.

    Ndoshta kemi nevojė tė sforcohemi mė pak dhe tė kuptohemi mė shumė, pėr tė mundur qė tė shndėrrojmė nė veprime, qėllimet tona. Po kėshtu duhet tė bėjmė qė, kėto veprime tė jenė koherente me atė qė duam tė bėjmė vėrtetė nė jetėn tonė.


    “Mente” – Nė shqip nga bota.al

    http://www.bota.al/2018/10/ku-lind-f...nuk-i-bindemi/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-10-2018 mė 08:43

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •