Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    “Cari” rizgjidhet President; Vladimir Putin drejt mandatit të katërt

    Vladimir Putin duket se e ka vulosur edhe mandatin e katërt të tij si President. Sipas exit poll-eve, rezultatet e të cilave u bënë publike vetëm pak minuta pas përfundimit të procesit, Vladimir Putin kryeson me 73.9 për qind të votave.


    Për rezultatin zyrtar duhet pritur ende, por edhe për gjashtë vite të tjera, Rusia me siguri do të drejtohet nga njeriu që ka dominuar atë që nga 1999, herë si President e herë si Kryeministër.

    Në Moskë qendrat e votimit u mbyllën në orën 18:00 sipas orës sonë dhe një orë më pas u hodhën votat e fundit edhe në perëndimin e largët të vendit. Më shumë se 100 milionë rusë kishin të drejtën e votës.

    Putin, që konsiderohej që prej fillimit favorit i padiskutueshëm në garë u përball me shtatë kandidatë të tjerë mes të cilëve, komunisti milioner Pavel Grudinin, spikerja televizive Ksenia Sobchak dhe nacionalisti veteran Vladimir Zhirinovski.

    Lideri kryesor i opozitës, Alexei Navalni, u ndalua të kandidonte për shkak të një dënimi që ai e konsideron politikisht të motivuar. Ai i kishte kërkuar zgjedhësve të bojkotonin procesin dhe kishte dërguar mijëra vëzhgues në qendrat e votimit për të verifikuar shkelje të mundshme.

    Grupi i pavarur monitorues, Golos ndërkohë ka raportuar me qindra parregullsi gjatë ditës, ndër të cilat fletë votimi të gjetura në disa kuti para se zgjedhjet të fillonin, ndalim të vëzhguesve të hynin në qendra, presione etj.

    Vetë Komisioni Elektoral ka raportuar 13 shkelje të ligjit zgjedhor dhe ka paralajmëruar përndjekjen e personave përgjegjës. Pjesëmarrja në zgjedhje, sipas zyrtarëve ishte e kënaqshme e madje më e lartë se në 2012.

    Deri në orën 18:00, sipas orës së Moskës, 60 për qind e zgjedhësve kishin votuar, ndërsa në disa zona në lindjen e largët të vendit është raportuar një pjesëmarrje prej 100 përqindësh, ndonëse vëzhguesit e opozitës thonë se kanë shifra të ndryshme.

    Zyrtarët e zgjedhjeve thanë edhe se kishin zbuluar dhe zmbrapsur një sulm kibernetik gjatë natës në faqen e tyre të internetit.

    Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: “Cari” rizgjidhet President; Vladimir Putin drejt mandatit të katërt

    Sot, Rusia eshte superfuqia e Botes, jo Amerika!

    Putin eshte personi me i fuqishem (njehkohesisht, dhe me i pasuri) me bote!

    Forcimi i Rusise dhe Putin erdh si rrezultat i problemeve politike, si ne Amerike dhe ne Europe.
    Rritja e populizmit ne SHBA dhe Europe krijoi mundesi per Rusine te nderhyje ne Krime (test ishte ky, per te pare rreagimin e botes).

    Leku Rus ka paguar partite ekstreme te djathta ne Europe (Le Pen France, Poloni, Hungari, Austri, Greqi etj etj).

    Putin ka mesuar nga Perendimi, perça dhe zapto (me para dhe jo me lufte).

    Destabiliteti i Europes (dalja e Britanise nga KEja, votimi i ligjeve ekstreme Poloni, fitorja e partise ekstreme.te djathte ne Austri, gjendja e Greqise, fitorja e partive ekstremiste te djatha ne Itali dhe problemet Ballkanike) i jep kohe dhe avantazh Putinit, dhe aq me shume, kur nje president Amerikan eshte pro-Rus!

    Ne Britani u be nje atentat ndaj nje spiuni te dyfishte Rus dhe vajzes se tij, me gas nervor.

    Britania akuzon Rusine. Nuk eshte hera e pare qe ish spiunet Rus vriten ne Britani, me helmime te çdollojit.

    Para pak kohesh u zbulua atentati mdaj Kryeministrit Malazez, i planifikuar nga agjente Rus.

    Po ashtu dhe atentati i planifikuar ndaj Vuçiç ku afer shtepise se tij dhe prinderve te tij u kapen persona me armatim per nje sulm te mundshem.


    Nese Europa nuk ben kujdes keto 10 vite, atehere Rusia do te behet "Perandori" !

    KEja duhet te integroje dhe vendet e Ballkanit dhe sa me shpejt te formohet Armata Europiane.

    Dalja e Britanise nga KEja ishte Idioteske, ku mendohet qe Rusia te kete gisht.

    Ne 10 vitet e ardhshme do te shohim: Prishjen e KEse dhe "pushtimin Rus" , ku bota do filloje te ndahet ne "parcela" ose nje lufte te 3te boterore!

    Vetem nese do kete me te vertete nje Bashkim Europian dhe nje ndergjegjesi Amerikane atehere Rusia do te mbahet larg dhe nen mbikqyrje.

    Fatkeqesisht, nuk me duket e mundur kjo!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: “Cari” rizgjidhet President; Vladimir Putin drejt mandatit të katërt

    ..Putini eshte bere si ai majmuni qe u ngul maje pemes, la bananet qe i donte aq shume dhe ngordhi atje nga inati!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: “Cari” rizgjidhet President; Vladimir Putin drejt mandatit të katërt

    Citim Postuar më parë nga Ciarli Lexo Postimin
    ..Putini eshte bere si ai majmuni qe u ngul maje pemes, la bananet qe i donte aq shume dhe ngordhi atje nga inati!




    majmuni,,,,,,,,,,deri me sot nuk kam pare ndonje profil te portretit te Putinit,,,rastesi apo domosdoshmeri nuk mund ta them,,,,,,,me kujton THEODHOSIN e bizantit qe ndaloje skulpturat ne kisha dhe vuri kufizime per ikonat duke ndaluar rreptesisht PROFILIN

    tani,te thuash ,, ekstremistet apo populistet e djathtte te Evropes duan Putinin ashte rrene e perpunuar ,,,,,,,,,antiruset dhe antiputin ma te medhenj jon te djathtet e Polonise,Ukraines, vendeve Balltike etj,ndersa miqte ma besnike te tij jon majtistet Kubanezet,koreanet e veriut,Kina,,ekstremiste te majte ne Ameriken e jugut (latinoindiane)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •