Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: TURIZMI - Shqipëria në sytë e vizitorëve

    Turizëm si në mesjetë te Kroi i Bardhë në Mirditë - Kimisti tregon disa nga vetitë kurative të ujit: E zbuluan austriakët

    ELVIS HILA/ Në kufirin ndarës mes Lurës dhe Mirditës ndodhet Kroi i Bardhë, një zonë e cila po tërheq vëmendjen e vizitorëve gjatë viteve të fundit, por problem mbetet mungesa e investimeve.

    Ky vend turistik mes malit të Didhës dhe atij të Kunorës, është shumë i përmendur për ujin e rrallë kurativ që ka, por pak i njohur për shkak të rrugës aspak të përshtatshme. Nga Rrësheni deri atje rruga është 55 km e gjatë, ndërsa problem për zonën është edhe mungesa e energjisë elektrike dhe investimeve të tjera serioze, pavarësisht përpjekjeve të bëra vitet e fundit nga vetë banorët.

    “BASHKIA TË VËRË DORË”

    “Ne kemi nisur në vitin 2013 dhe besoj që kemi arritur të bëjmë diçka, por avash-avash do të vazhdojmë edhe më mirë t’i përmirësojmë kushtet për turistët shqiptarë. Aktualisht jemi me kapacitet të plotë dhe besoj që edhe nga shtatori do të ketë më shumë turistë. Të them të drejtën, klima është shumë e pastër, uji është shumë kurativ nga ana e sëmundjeve të brendshme, sidomos stomaku, veshkat. Kjo zonë, të them të drejtën, për momentin rruga, infrastruktura është shumë e dobët. Besojmë që në ditët në vazhdim Bashkia do të bëjë diçka të mundur, energji elektrike po ashtu”, shprehet Florent Lleshaj, operator turistik në këtë zonë.

    ÇFARË THONË VIZITORËT

    Kroi i Bardhë gëzon një popullaritet të madh te njerëzit edhe jashtë vendit, ngaqë shëron disa sëmundje si ato të veshkave, të rrugëve urinare, të stomakut, të laringut, të tiroideve etj. Ata që kanë qëndruar atje, sigurisht në kushte jo të favorshme, shprehen se janë ndier shumë mirë me natyrën bujare dhe se do të vijnë sërish verën tjetër. “Vij një herë në vit këtu dhe qëndroj 15 ditë. Nga thëniet e njerëzve që ky ujë bën mirë shumë, thonë që Kroi i Bardhë bën mirë, Kroi i Zi ka mbytur njerëz. Ne vijmë te Kroi i Bardhë.

    Tjetër të veçantë ka natyrën, ka gjelbërimin, ka shumë gjëra, disa i di, disa nuk i di”, thotë një vizitor. Ndërsa një tjetër vizitor tha se “kemi 10 vite që vijmë me familjen pasi uji është i veçantë, edhe klima, ambienti, freskia, temperaturat e përshtatshme për këto ditë të nxehta. Rruga është problem… duhen investime, por shteti e ka në dorë”. Është një rendje prej 30 vitesh drejt këtij destinacioni turistiko-kurativ, 1 350 metra mbi nivelin e detit, me fare pak ndryshime sa i përket infrastrukturës, dritës elektrike, mallrave tregtare.

    Duket se askush nga qeverisja vendore dhe ajo qendrore nuk e ka pasur përparësi këtë resurs të largët turistik. “Unë kam ardhur nga Nju Jorku, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të qenë jam mirditor, banoj në Laç. Jam kurioz, kam punuar kameraman në Laç disa kohë. Jam kurioz të filmoj peizazhe, ngjarje, evenimente. Këtu më tërheq gjithçka. Unë kam qenë që në kohën e komunizmit këtu. Është ambienti, ajri, natyra, njerëzit natyrisht, përpara gjithçkaje. Shpresoj të rregullohet infrastruktura duke filluar nga rruga, nga ambientet, nga gjithçka kët”, shprehet një tjetër vizitor.

    VETITË KURATIVE TË BURIMIT

    “Burimi i ujit daton shekuj më parë dhe ka vlera të jashtëzakonshme kurative dhe shëruese”, thotë kimisti Zef Lleshaj. “Ky burim daton prej shumë vitesh dhe para më shumë se 1 shekulli është njohur si ujë kurativ. Të parët që e kanë zbuluar kanë qenë austriakët gjatë pushtimit që i kanë bërë vendit tonë. Gjithë masivi i Kunorës dhe Lurës, janë shkëmbinj bazikë dhe ultrabazikë dhe detyrimisht këta kanë veti gërryese. Ajo që e veçon është përmbajtja e mikroelementit rodon, i cili është një gaz që e përmban toka. Ka veti të jashtëzakonshme kuruese për çdo pjesë të trupit, ndaj ky vend ka marrë shumë vëmendje gjatë viteve të fundit. Këtu vijnë vizitorë e qëndrojnë për ditë të tëra dhe po të kishte investim ajo çfarë është më kryesorja rruga do të kishte dyndje të madhe njerëzish”, thotë Lleshaj.

    LIDHJA ME LIQENET E LURËS

    Kroi i Bardhë në verë kthehet në një qytezë me pushues që qëndrojnë për disa ditë në kushte modeste akomodimi. Ka shumë vite që mirditorët kërkojnë që ky vend të shndërrohet në resurs turistik malor, me rrugë të asfaltuar, me shtëpi për pushuesit, me hotele apo kampe. Kroi i Bardhë, si atraksion turistik, nuk ka vetëm ujin e rrallë kurativ, por edhe një sërë vlerash të tjera turistike, si mundësia për hiking për te liqenet e Lurës, në anën tjetër të malit madhështor të Kunorës, eksplorim të shpellave përrallore të Selitës, ndër më të veçantat e vendit.


    Panorama.al

    http://www.panorama.com.al/turizem-s...an-austriaket/




    "Gjurmët shqiptare" - Kroi i Bardhë

    Top Channel Albania - Tetor 2015
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 12-07-2022 më 09:51

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: TURIZMI - Shqipëria në sytë e vizitorëve

    10 portet më të bukura në Europë, mes tyre edhe një në Shqipëri

    Shumë qytete dhe porte turistike në Evropë, në Mesdhe, por edhe në Evropën Veriore, janë pikënisja ideale për të zbuluar vende dhe brigje fantastike. Duke nisur nga Italia, Greqia, Kroacia, Shqipëria, Holanda e deri në Irlandë, këto janë 10 portet më të bukura në Europë.

    Portofino, Liguria

    Konsiderohet një nga portet më të bukura në botë, pranë të cilit ndodhen shtëpitë e vjetra të peshkatarëve, si dhe një nga shëtitoret më të famshme në Mesdhe. Lart portit, në kodrat e gjelbra Liguriane, gjenden edhe disa vila luksoze, ku të gjithë ëndërrojnë të kalojnë së paku njëherë në jetë pushimet e tyre verore.

    Ponza, Lazio

    Të gjithë thonë se sapo mbërrijnë në këtë vend, magjepsen që në shikim të parë me shtëpitë ngjyrë pastel të këtij fshati unik. Duke u nisur nga Ponza, ke mundësinë të eksplorosh disa limane dhe plazhe me ujëra të kristalta. Zgjidhja ideale do të ishte një xhiro me varkë, për të vizituar pika turistike si Chiaia di Luna, Cala Felice, Cala Cecata, Cala Feola dhe shumë të tjera.

    Porti Cervo, Sardenjë

    Është një nga vendet më në modë dhe më të vizituara sidomos nga të famshmit, manjatët dhe pronarët e jahteve luksoze. Mbi të gjitha, Sardenja është një vend me bukuri të rralla, me një det fantastik me ngjyra të jashtëzakonshme, si dhe një natyrë që kundërmon aromë lulesh dhe bimësh si rozmarina. Nga sheshi i vogël, përmes një ballkon të mrekullueshëm me pamje nga deti, mund të admironi panoramën e portit dhe arkitekturën klasike të Sardenjës.

    Porti Kornati, Biograd na Moru, Kroaci

    Porti është i vendosur në arkipelagun magjepsës të ishujve Kornati. Arkipelagu është një nga vendet më të bukura dhe më të paprekura në bregdetin kroat, ndërsa ishujt shquhen për format e tyre dhe aftësinë të ndryshojnë ngjyrën në varësi të dritës së diellit. Deti ka gjithashtu ngjyra mahnitëse dhe është i rrethuar nga kurora të gjelbra pyjesh.

    Naxos, Ishujt Cyclades, Greqi

    Ujërat e pastër dhe smerald të Egjeut, bimësia e pasur dhe ndërtesat tipike të bardha me pamje nga porti, e shndërrojnë Naxosin në një mrekulli të vërtetë. Në mes të verës kjo zonë, si gjithë Egjeu, mbushet me ngjyrat dhe aromat e lules së meltemit.

    Sarandë, Shqipëri

    Mes porteve të ndryshme të njohura në Europë, renditet dhe ai në Sarandë. Qyteti shqiptar konsiderohet si një vendpushim shumë i bukur bregdetar, që po tërheq një numër në rritje turistësh të huaj për detin e mrekullueshëm, si dhe çmimet e favorshme. Veç të tjerash, ofron shumë plazhe të bukura, site arkeologjike dhe monumente natyrore që gjenden shumë afër, si Syri i Kaltër.

    Bastia, Korsikë

    Porti është pika kryesore e hyrjes për ata që arrijnë në Korsikë nga deti. I vendosur në verilindje të Korsikës, qyteti e ka marrë emrin nga kalaja e shekullit të katërmbëdhjetë. Qyteti ngrihet në pikën ku vargmali i Cap Corse i hap rrugën fushave të shumta. Natyra është e bukur dhe me kontraste të mëdha mes maleve dhe detit.

    Monte Carlo, Principata e Monakos

    Sharmi dhe luksi marramendës i këtij vendi të bën të harrosh se ndodhesh në një nga pikat më të bukura në bregdetin jugor francez. Sigurisht, Monako është një qytet me ndërtesa të mëdha, por mjafton të largohesh disa kilometra për të zbuluar parqe, kopshte dhe vende nga ku mund të admirosh disa nga peizazhet më të famshme në botë.

    Volendam, Holandë

    Rreth njëzet kilometra larg Amsterdamit, në drejtim verilindor, ndodhet qyteti Volendam. Vendi nuk shquhet shumë për ujërat e detit, por për atmosferën dhe arkitekturën e fshatit të peshkimit me shtëpitë tipike me ngjyra dhe çati të pjerrëta. Porti është një nga pikat kryesore për të eksploruar këtë pjesë magjepsëse të Holandës.

    Howth, Irlandë

    Me farin dhe arkitekturën tipike, edhe Howth në Irlandë shquhet për pamjet e bukura dhe atmosferën tipike. Shumë pranë, ndodhen livadhe të gjelbra të pafundme që shtrihen buzë shkëmbinjve me pamje nga deti dhe karakterizojnë natyrën irlandeze.


    https://kohajone.com/10-portet-me-te...e-ne-shqiperi/

    https://www.youtube.com/watch?v=UICYYBVNgDI
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 25-07-2022 më 11:08

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: TURIZMI - Shqipëria në sytë e vizitorëve

    Faqja e njohur spanjolle: Riviera shqiptare, Karaibet evropiane

    Riviera Shqiptare ose ndryshe Karaibet evropiane është zona më pak e njohur e Mesdheut, megjithatë fsheh vende unike që ia vlen të vizitohen, ndërkohë që gjëja më e mirë janë çmimet më shumë se të përballueshme, shkruan Helena Tomas për faqen e njohur spanjolle ”Vanitatis” (www.vanitatis.elconfidencial.com).

    ”Ka shumë mundësi kur zgjedhim destinacionin për pushimet tona të ardhshme. Jo më kot, ajo që shumica prej nesh dëshirojmë është të gjejmë një vend ku nuk kemi qenë më parë dhe ta zbulojmë për herë të parë, pa shpenzuar shumë dhe, nëse është e mundur, të mos jetë i mbipopulluar.

    Duke marrë parasysh të gjitha këto, mundësitë janë ulur sepse çmimet nuk ndalojnë së rrituri dhe njerëzit mbushin qytetet dhe plazhet.

    Për fat të mirë, ka ende cepa të hartës që nuk janë aq të njohura në mbarë botën dhe kjo garanton që fluksi i njerëzve të jetë shumë më i vogël dhe se ne do të mund të lëvizim e të qëndrojmë atje me një kosto shumë më të lirë.

    Një shembull?

    Riviera Shqiptare, bregdeti shqiptar në Mesdhe, për të cilin pakkush ka dëgjuar dhe që megjithatë është plot me peizazhe unike dhe plazhe parajsore sikur të ishin Karaibet.

    Shqipëria është një nga vendet më autentike dhe më të panjohura të Europës Jugore.

    E vendosur në Gadishullin Ballkanik, ajo kufizohet me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi, dhe rreth tre milionë banorët e saj jetojnë në një territor të ngjashëm në madhësi me rajonin e Galicias.

    Megjithatë, zona të cilës i referohemi është ajo midis Vlorës dhe Ksamilit. Rreth 150 kilometra vijë bregdetare plot plazhe me ujëra të kristalta. I lagur nga dy dete, Adriatik dhe Jon, të dy kanë plazhe interesante, por fama e Rivierës Shqiptare, e vendosur në bregdetin e Jonit, është një parajsë për pamjet e saj unike.

    Kështu, nuk është për t’u habitur që disa nga qytetet e kësaj zone janë zgjedhur për verë nga vetë shqiptarët, të cilët nuk e vlerësojnë mundësinë e largimit nga vendi me pushime duke ditur plazhet e tyre spektakolare që kanë.

    Duke filluar nga Vlora, qyteti i tretë më i populluar në vend, vetëm pas Tiranës dhe Durrësit, si dhe porti i dytë më i rëndësishëm në Shqipëri pas Durrësit. Plazhet më të mira të zonës janë në jug, veçanërisht plazhi i Orikumit, në gjirin e madh të Vlorës, që të çon në gadishullin e Karaburunit, ku mund të arrihet edhe me varkë. Ia vlen të shkoni dhe të shijoni një ditë në këto plazhe për shkak të ngjashmërisë që ndajnë me ato të Karaibeve.

    Nga Vlora, mjafton të ndiqni një rrugë që përshkon më shumë se 100 kilometra përgjatë bregut të Jonit mes shkëmbinjve, maleve dhe pamjeve panoramike dhe që është bërë e njohur që kur atje u filmua një episod i serialit “Top Gear”.

    Pak nga pak do të hyni në Parkun Kombëtar të Llogarasë, i karakterizuar nga bimësia, malet dhe liqenet dhe me ujë të pastër kristal në shumë raste.

    Nuk mund të na mungojë as pjesa e bregdetit ku ndodhet Ksamili. Ndryshe nga pjesa më e madhe e bregdetit jonian të Shqipërisë, plazhet e saj janë me rërë të bardhë dhe ofrojnë perëndime unike.

    Për sa i përket çmimeve që rrethojnë akomodimin, e vërteta është se ato janë çuditërisht të përballueshme. Kështu, në platforma të tilla si Booking, mund të gjejmë hotele, apartamente dhe bujtina për afërsisht 22 euro nata.

    Sigurisht, sa më shumë t’i afrohemi bregut dhe sa më shumë komoditete të kërkojmë, çmimi do të rritet. Megjithatë, ka hotele me katër yje që ofrojnë dhoma për më pak se 100 euro.

    Me pak fjalë, një alternativë më shumë udhëtimi jo aq e njohur nga shumica e njerëzve dhe spektakolare”, përfundon ”Vanitatis”.


    Gazeta Tema

    https://www.gazetatema.net/turizem/f...opiane-i348726

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: TURIZMI - Shqipëria në sytë e vizitorëve

    Revista franceze: Cilat janë vendet që nuk duhen humbur në vendin e optimizmit, në Shqipëri?

    Nga Laurence Delpoux/ Për shumë kohë i izoluar, ky vend i vogël i Ballkanit ka vuajtur aq shumë, sa tani do të jetojë. Shkojmë në jug, për të zbuluar natyrën e tij të vërtetë…

    Është e vërtetë që nga larg, Shqipëria duket ndonjëherë e ashpër, pak e trishtë. Një vend vuajtjesh, Shqipëria ka kaluar më shumë se dyzet vite nën një diktaturë të egër, që me kthetrat e saj e ktheu vendin në një peizazh të mbushur me ‘kërpudha betoni’ - bunkerë që supozohej t'i rezistonin një pushtimi, që nuk erdhi kurrë. Por nga afër, sheh një vend që lulëzon. E verdhë kanarine, jeshile molle, rozë e ëmbël… Tirana, kryeqyteti, ka lyer fasadat e saj të ashpra, terminalet elektrike dhe vendkalimet e këmbësorëve. Më pas vjen deti, aty ku safiri dhe smeraldi përqafojnë guralecët e bardhë; lumenjtë bojëqielli; cirku i maleve të errëta e të gjelbra; liqenet që pasqyrojnë qiellin; shpatet e arta nën tapetin e luleve, dhe strukturat e vjetra në rrugë të kthyera në nusepashkë nga artistët e grafitit. “Shqipëria do të jetë toka e premtuar e optimizmit”, tha Justin Godart në vitet 1920, një politikan francez, emrin e të cilit e gjejmë shpesh këtu. Dhe ajo i ka ngjyrat, për të qenë një vend i tillë.

    Eraldi, udhërrëfyesi ynë, tund kokën. I lindur në vitin 1990, në mes të “destalinizimit”, nuk e ka njohur epokën e izolimit total dhe autarkisë. Shumë i vogël gjatë trazirave e problematikave të urisë, ai kujton luftën civile, e cila shpërtheu pasi kompanitë financiare vodhën kursimet e të rinjve. Ai ishte 7 vjeç. “Hanim nën tavolinë për të shmangur plumbat,” thotë ai. Gjithçka në Shqipëri ngjall një të kaluar të rëndë, por që është shumë e afërt. Ose shumë e largët, duke filluar nga tronditja tektonike e kohëve të lashta, kur toka u ngrit për t'u vendosur midis detit Adriatik dhe Jon. Duke u nisur nga jugu, Eraldi mezi pret të na zbulojë kontrastet e këtij vendi përmes një udhëtimi që, njëlloj si historia këtu, do të lërë gjurmë.

    Koha e "xhiros"

    “Për ju, ne jemi një vend lindor?” pyet i riu. Nuk thuhet e njëjta gjë për Greqinë apo për Malin e Zi, që rrethojnë Shqipërinë, e cila gjendet përballë Italisë - 70 km nëpërmjet detit nga "cizmja". Këtu gjejmë dialekte melodioze, gjeste dhe parfume në kuzhina, njëlloj si ndikime të tjera të trashëguara nga epoka ilire, helene apo osmane... Në prag të Europës, cili vend tjetër mysliman, bën bashkë aq kisha sa minare, teqe sa katedrale ortodokse, ndërkohë që është i mbushur me rite katolike, që komunizmi nuk i ka asgjësuar?

    Kanuni, një ligj mesjetar i ngjashëm me atë të hakmarrjeve në Korsë, vazhdon të jetë prezent në male. Kjo është padyshim pjesë e "reputacionit të keq", që butësia venit në kohën e “xhiros” - shëtitja që bashkon të rinj e të moshuar, zonja të veshura me të zeza dhe vajza me fustane me temina, në shëtitoren e Vlorës, që është ndalesa jonë e parë buzë detit…

    "La dolce vita” Shqiptare

    Për ne bregdeti i jugut fillon këtu, 158 km me makinë nga Tirana, pasi kemi kapërcyer kodra të rrudhosura, të shtruara ngushtësisht me rreshta pemësh ulliri, dhe kemi drekuar në restorantin ‘Te Ruvi’, në një kopsht me lule në mes të pyllit. I ngjitur pas shkëmbit, Hotel Liro (65 euro për një dhomë dyshe me mëngjes, jashtë sezonit turistik) do të jetë baza jonë: një ballkon marramendës mbi Adriatikun dhe gjirin tepër urban, edhe pse qeveria sapo ka rrafshuar restorantet e plazhit…

    Që nga vitet '90, promovuesit kanë mbushur shëtitoren. Sidoqoftë, natën, deti i qetë nën qiellin e kadifenjtë përqafon skelën e ndricuar. Në mes të ditës, disa ndërtesa duken të guximshme, e mbi të gjitha, nuk do të shihnim vërtetë Shqipërinë, pa ecur para-mbrapa me vëzhguesit përgjatë shkallëve që shohin nga deti. Këtu, nuk habitesh as nga shpërthimet e të qeshurave, lojërat e domino-s në sheshe e as nga një çift të porsamartuar që e mbyllin dasmën me një not në det. Dhe pastaj vjen muzika, që është kudo. “Shqipëria tani dëshiron të jetojë”, thotë Eraldi.

    Karaburuni dhe gjiret e tij të egër

    Jemi në Vlorë edhe për shkak të siluetës masive të gadishullit që shkëputet nga toka, Karaburunit, i klasifikuar si rezervat natyror që prej vitit 2010. Një nga perlat që Shqipëria mban të fshehta, duke preferuar të mburret me hotelet e saj luksoze. Një botë tjetër. Nga Orikumi mund të organizoni udhëtime drejt Karaburunit, me mushka për të transportuar ujin shumë të pakët, të shkoni me anije apo si ne, për t’a eksploruar me skaf. “Gjithçka është e mundur”, siguron Eraldi, i cili njeh rrugën më të shkurtër, ku në 30 km, banojnë vetëm bletarë dhe barinj.

    Çfarë mund të mendojë Foni, i cili, duke qenë tre orë në këmbë larg qytetërimit, kalon gjashtë muaj të vitit këtu me dhitë e tij? Ai jeton nën lisa, me pamje nga plazhi i ëndrrave, Brizana, vetëm me qentë dhe tufën e tij, këmbanat e të cilëve bien nga era. Guralecët e vegjël kërcasin nga ankorimi i mjeteve. Pastaj heshtja, që thyhet vetëm nga kënga e cikadave. Foni nuk është aty, ndoshta është larguar, ose nuk ka ardhur ende... Por, në gji shfaqet një krijesë, aq sa të dallosh bishtin e saj të ‘sirenës’ teksa zhduket nën valë: janë dy çifte fokash që kanë gjetur këtu një vend të egër për t'u riprodhuar.

    Fshatra me shumë sharm

    Karaburuni ka ende surpriza: shpella e Haxhi Aliut – detari që thuhet se ka fshehur një thesar aty; plazhin e mrekullueshëm ‘Shën Jani’ dhe tavernën e tij të ndërtuar rreth një bunkeri, atë të Zhanpovelit, ku mund të freskoheni nën hijen e një kasolle të bardhë prej kashte… Gjejmë dy çifte italianësh aty në këtë fillim qershori, dhe kaq. “Këtu gjejmë atmosferën e Italisë së të paktën tridhjetë viteve më parë”, thonë ata. Edhe jetesa e lirë: 8 deri në 10 euro për një darkë të bollshme, gjysma e këtij çmimi për një sallatë të madhe ose makarona me fruta deti… Mund të qëndronim aty duke notuar për ditë të tëra ose duke bërë kayak në ujërat e kristalta, por, për t'a kuptuar Shqipërinë, nuk duhet të qëndrojmë në shezlongun e plazhit. Duhet parë Dhërmiu, akoma më në jug, një nga njëqind fshatrat që po përfiton nga programi i "rilindjes rurale". Rrugët e vogla me kalldrëm të çojnë në tetë kisha, nga dyzet që ekzistonin dikur.

    Aty-këtu, shohim arushë pellushi të pisët që varen në skelat e ndërtimit e mbahen kundër syrit të keq. Edhe Qeparoi, i pozicionuar më lartë, shpreson në rilindjen e tij. Ndërkohë, rrënojat e gurëzuara kanë një sharm marramëndës. Më pas, rruga përshkon një plazh të gjatë ku lopët shëtisin përreth. Në tarracën e Hotel Riviera, mund të shijoni një supë të ftohtë me kastravec, duke menduar të ktheheshit sërish e të merrnit me qira një studio (50 euro për një natë). Me pamje nga Korfuzi, bregdeti i prerë alternohet mes plazheve të mbushura me njerëz në verë dhe kanioneve të fshehtë. Por mali, i kudondodhur, na thërret.

    Kanionet dhe burimet e nxehta

    Të mbjellat shihen në fusha bujqësore të mëdha, ku çdo shqiptar mund të dërgohej në "punë vullnetare të detyrueshme", ironizon Eraldi. Sa më lartë ngjitemi, aq më të mëdha janë domatet; luleshtrydhet dhe qershitë, me 1 euro për kilogram, veshin malet. Pastaj, damari blu i Vjosës, që përshkohet nga disa gomone, gjarpëron midis valëzimit të bordurave me gunga të lumit. Burimet e ujit gjenden në gur. Troftat që notojnë nëpër akuariume e shiten buzë rrugës, si kavanozët me mjaltë e hoje dylli që përshkohen nga drita. Në ‘Kroin e Pashait’ mëngjesi është i shijshëm: kulaç, bukë e rrumbullakët me maja dhe kos nga qumështi i dhisë, i spërkatur me mjaltë sherebele.

    Duhet të kalonim përmes këtij peisazhi, për t’u përballur më pas me kanionin e Langaricës, i cili nga njëra grykë në tjetrën, zhytet nën harqet e krijuara nga erozioni. Gjithashtu, nën urën osmane, mund të futeni në burimet e nxehta; tre vaska me ujë të squfurt midis 26°C dhe 32°C, njëra për të kuruar sëmundjet e lëkurës, njëra për sëmundjet e stomakut e tjetra për reumatizmën: shpërblimi për alpinistët që marrin rrugën mes shtigjeve të thepisura, duke mbledhur shegë e fiq të egër gjatë rrugës.

    Një tokë ushqyese

    Ky kopsht i mrekullueshëm i jep jetë qytetit të Përmetit, ku dy miq, Odeta dhe Eftati, përjetësojnë recetën e recelit të gjyshes që ka marrë medaljen për label-in Slow Food në vitin 2008. Pesëmbëdhjetë deri në njëzet gra punojnë këtu, për një rrogë rreth 320 euro në muaj, e merren me prerjen e arrave të njoma që zhyten më pas në ujë e sheqer. Çdo sezon, fshatarët depozitojnë aty të korrat e tyre, madje edhe lëkurën e shalqinjve. Kërcelli i qershisë ruhet dhe ofrohet për vlerat e tij diuretike. Ka kaq pak punë në fshat dhe pothuajse 15% papunësi në Shqipëri, sa të rinjtë vazhdojnë të zgjedhin migrimin, në kërkim të një të ardhme më të mirë.

    Ata që qëndrojnë, shpresojnë, e ndonjëherë lulëzojnë, si Altini, i cili, nën lulet e varura, ka kthyer një bunker në dyqan ku shet djathin e tij. Të paktën vendi është i freskët, një trashëgimi e keqe e Musolinit – në vitin 1939, kur Shqipëria ishte nën zgjedhën e Italisë fashiste: “Të ushqesh më mirë se të vdesësh”. Nëse të moshuarëve i linte një shije të keqe kjo ide, të rinjve u pëlqen rima. Pak më tutje, “Natyrë dhe Ushqim” është slogani i fermës Grand Albanik (ferma-albanik.com), një parajsë e vogël për agroturizmin fillestar.

    Momente hijeshie

    Kjo tokë ka kuptimin e foljes, një poezi e frymëzuar nga migrimi dhe natyra bujare. Do ta përjetojmë në Porto Palermo kur Aleksi, këngëtar dhe roje i kalasë osmane, do të këndojë vetëm për ne, katër zërat e polifonisë shqiptare. Këta tinguj të vrullshëm e vibrues fryhen nën qemer, duke imituar zogun, zilet e lopës ose flladin në gjethe. “Mu rrëqeth mishi” thotë një zonjë e prekur e në lot. Një moment hijeshie… Dhe ka shumë prej tyre në këtë vend të vogël befasues: plaku që kthehet nga mitgrimi, i cili, butësisht, vë kokën mbi supin e një të panjohuri të njohur, sepse vjen nga i njëjti fshat; apo ëndrra zgjuar në rrënojat e Butrintit, ku në freskinë e një druri, një tempull grek përqafon një kishëz.

    Dhe pastaj zotëria shtatlartë që vishet me nxitim për të na hapur shtëpinë e tij të lartë osmane në Gjirokastër. Trarët e gështenjës që mbajnë çatinë e saj prej guri duken po aq të brishtë sa shkrepset. Në fund, një rojtar me një cehre të ashpër, i cili, në një ditë me shi, i afrohet udhëtarit të ulur në shkallët e lagura, duke tundur një copë letër në dorë. Një paralajmërim? A duhet të largohemi, çfarë kërkon ky njeri i ashpër? Në fakt, do vetëm që udhëtari të ulet mbi letër që të mos i lagen të pasmet…

    Në Shqipëri është gjithmonë kështu, duhet të afrohesh, të shohësh nga afër.


    Tiranapost.al

    https://tiranapost.al/stil-jete/revi...-e-opt-i517474

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: TURIZMI - Shqipëria në sytë e vizitorëve

    Turistët gjermanë rrëfejnë për DW pushimet në Shqipëri: Përjetim i jashtëzakonshëm

    Anna Klein, profesore turizmi në Mynih, së bashku me të shoqin dhe dy të bijat, i kaloi pushimet e sivjetshme verore në Shqipëri. Në intervistë për DW ajo sjell përshtypjet si pushuese dhe specialiste e fushës.

    Deutsche Welle: Zonja Klein, ju zgjodhët Shqipërinë si destinacion për të kaluar pushimet me familjen tuaj. Si e morët këtë vendim?

    Anna Klein: Ne donim të shkonim në jug me kamper-in tonë, sepse vitin e kaluar ishim në veri. Këtë radhë donim ta kishim pak më ngrohtë. Vendet e tjera, si Kroacia, Sllovenia etj. i kishim vizituar, Shqipëria na u duk pak më ekzotike dhe ndryshe.

    ​​Ju shkuat për diell, por përfunduat edhe në një stuhi të rrezikshme.

    Po, patëm një “aventurë” në Kanionin e Langaricës, në Përmet, teksa po e përshkonim më këmbë. Ishte një rrugë që nuk kishte asnjë pikë uji. Sapo kishim mbërritur nga fundi, pamë që moti nisi të ndryshonte. U kthyem menjëherë me shpejtësi, gati me vrap. Ndërsa për të shkuar na ishin dashur 4 orë, kthimin e bëmë gati për një orë. Vetëm për një fije shpëtuam. Stuhia ishte e frikshme, me bubullima dhe vetëtima, qielli u nxi, nuk kisha parë një gjë të tillë më parë. Vajza e vogël, e cila është gjashtë vjeçe u tremb shumë. Megjithatë, e gjithë përvoja në Shqipëri ishte shumë e bukur.

    Si specialiste e fushës, cilat janë sipas jush përparësitë e turizmit në Shqipëri?

    Natyra dhe pamja që të shpaloset nëpër udhëtime. Kombinimi mal, det, liqene. Do të veçoja udhëtimin me traget në Liqenin e Komanit, Ishte një përjetim i jashtëzakonshëm, me një panoramë mahnitëse. Rrugët janë më të mira se ç’i kisha pritur. Në veri të Shqipërisë, nëpër male kishte edhe vende ku rruga përfundonte, dhe pastaj ngushtohej shumë dhe bëhej e rrezikshme. Së dyti janë njerëzit, dhe ajo që më ka befasuar më shumë është se edhe në zonat më të thella gjen edhe më të moshuar që flasin anglisht. Për dy vajzat tona ishin edhe kafshët interesante.

    Vajzat tona numëruan gjithsej mbi 150 qenë. Në Shkodër ishte për ta një përjetim i bukur, sepse befas na dilnin në rrugë kuaj, lopë, dhi. Për fëmijët kjo është diçka e veçantë. Së treti, janë dhe trashëgimitë kulturore, por aty kërkon pak më shumë menaxhim.

    Çfarë do të ndryshonit ju po ta kishit në dorë menaxhimin e turizmit në Shqipëri?

    Unë do të insistoja që krahas rrugëve automobilistike të kishte edhe rrugë për këmbësorë. Dhe sa u përket kampingjeve, do të përmirësoja infrastrukturën e tyre: Për shembull, vendi për larjen e pjatave duhet të jetë i ndryshëm nga ai i dhëmbëve. Në shumë kampingje, jo ato në breg të detit, por më në thellësi, kishte vetëm një banjë dhe asgjë tjetër. Për ne që vijmë me automjetet tona, është me rëndësi të gjejmë edhe vende ku të hedhim ujërat e pista, rrymë elektrike dhe çezma me ujë të rrjedhshëm. Por ne këto mangësi i prisnim dhe nuk na zhgënjyen. Ajo që na befasoi pak ishin mbeturinat e hedhura me vend e pa vend, në Parqe Natyrorë, Kombëtare, në liqene, në lumenj. Dhe kam përshtypjen se kjo ka të bëjë edhe me mentalitetin.

    Ju i ratë Shqipërisë kryq e tërthor dhe takuat shumë turistë. Cili është turisti që haset me shepesh ne Shqipëri?

    Kam përshtypjen se turisti tipik që vjen në Shqipëri, nëpër resorte dhe hotele buzëdetit, janë vetë shqiptarët, shumica nga mërgata që vijnë të kalojnë pushimet në vendlindje, ose shqiptarë nga vendet përreth, Kosova, Maqedonia e Veriut. Turistët perëndimorë, si ne, vijnë për të zbuluar vendin dhe për pak aventurë dhe nuk shqetësohen fort për mungesën e komfortit. Shumica e tyre vijnë nga Italia, Gjermania, Franca, Spanja, Polonia. ​​​

    Qeveria shqiptare është duke i ristrukturuar zonat turistike. Cila do të ishte këshilla juaj?

    E rëndësishme është që të mos përsëriten gabimet e bëra në vende të tjera, si për shembull në Kroaci, në Dubrovnik, që është vendi tipik i keqmenaxhimit turistik. Pra, nuk mjafton vetëm të promovosh dhe të bësh reklamë për turizmin, por duhet menduar qysh më parë edhe se si t’i drejtosh flukset e turistëve.

    Këtë tani për tani e bën vetëm infrastruktura e papërfunduar. Shumë vende kanë mbetur të bukura, sepse nuk janë bërë ende rrugët automobilistike që të çojnë deri aty. Në Himarë kishte shumë plazhe ku nuk mund të shkoje me makinë, dhe ato kishin mbetur shumë të bukura. Por nëse shtrohet rruga automobilistike pa menaxhuar flukset e turisteve atëherë këto plazhe vetiu që do të prishen. Pra, duhen pasur parasysh kapacitetet e tyre. Dhe këto gjëra duhen planifikuar që më parë, në bashkëpunim me banorët e zonës. Sepse rreziku është, që kur është vetëm një investitor dominant, atëherë rajoni zhvillohet në një drejtim që mund të mos përkojë me interesat e banorëve të zonës.

    Anna Klein është profesore turizmi, e specializuar në menaxhimin e destinacionet, pranë IUBH, Universiteti Ndërkombëtar i Shkencave të Aplikuara në Mynih dhe Zëvendës Presidente e Shoqatës Gjermane për Shkencën e Turizmit e.V. (DGT).


    Gazeta Koha Jone

    https://kohajone.com/turistet-gjerma...shtezakonshem/

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Përshtypjet e turistëve të huaj pasi vizitojnë Shqipërinë

    Turistët gjermanë rrëfejnë për DW pushimet në Shqipëri: Përjetim i jashtëzakonshëm

    Emri:  plazh-3.jpg

Shikime: 171

Madhësia:  47.9 KB

    Anna Klein, profesore turizmi në Mynih, së bashku me të shoqin dhe dy të bijat, i kaloi pushimet e sivjetshme verore në Shqipëri. Në intervistë për DW ajo sjell përshtypjet si pushuese dhe specialiste e fushës.

    Deutsche Welle: Zonja Klein, ju zgjodhët Shqipërinë si destinacion për të kaluar pushimet me familjen tuaj. Si e morët këtë vendim?

    Anna Klein: Ne donim të shkonim në jug me kamper-in tonë, sepse vitin e kaluar ishim në veri. Këtë radhë donim ta kishim pak më ngrohtë. Vendet e tjera, si Kroacia, Sllovenia etj. i kishim vizituar, Shqipëria na u duk pak më ekzotike dhe ndryshe.

    ​​Ju shkuat për diell, por përfunduat edhe në një stuhi të rrezikshme.

    Po, patëm një “aventurë” në Kanionin e Langaricës, në Përmet, teksa po e përshkonim më këmbë. Ishte një rrugë që nuk kishte asnjë pikë uji. Sapo kishim mbërritur nga fundi, pamë që moti nisi të ndryshonte. U kthyem menjëherë me shpejtësi, gati me vrap. Ndërsa për të shkuar na ishin dashur 4 orë, kthimin e bëmë gati për një orë. Vetëm për një fije shpëtuam. Stuhia ishte e frikshme, me bubullima dhe vetëtima, qielli u nxi, nuk kisha parë një gjë të tillë më parë. Vajza e vogël, e cila është gjashtë vjeçe u tremb shumë. Megjithatë, e gjithë përvoja në Shqipëri ishte shumë e bukur.

    Si specialiste e fushës, cilat janë sipas jush përparësitë e turizmit në Shqipëri?

    Natyra dhe pamja që të shpaloset nëpër udhëtime. Kombinimi mal, det, liqene. Do të veçoja udhëtimin me traget në Liqenin e Komanit, Ishte një përjetim i jashtëzakonshëm, me një panoramë mahnitëse. Rrugët janë më të mira se ç’i kisha pritur. Në veri të Shqipërisë, nëpër male kishte edhe vende ku rruga përfundonte, dhe pastaj ngushtohej shumë dhe bëhej e rrezikshme. Së dyti janë njerëzit, dhe ajo që më ka befasuar më shumë është se edhe në zonat më të thella gjen edhe më të moshuar që flasin anglisht. Për dy vajzat tona ishin edhe kafshët interesante.

    Vajzat tona numëruan gjithsej mbi 150 qenë. Në Shkodër ishte për ta një përjetim i bukur, sepse befas na dilnin në rrugë kuaj, lopë, dhi. Për fëmijët kjo është diçka e veçantë. Së treti, janë dhe trashëgimitë kulturore, por aty kërkon pak më shumë menaxhim.

    Çfarë do të ndryshonit ju po ta kishit në dorë menaxhimin e turizmit në Shqipëri?

    Unë do të insistoja që krahas rrugëve automobilistike të kishte edhe rrugë për këmbësorë. Dhe sa u përket kampingjeve, do të përmirësoja infrastrukturën e tyre: Për shembull, vendi për larjen e pjatave duhet të jetë i ndryshëm nga ai i dhëmbëve. Në shumë kampingje, jo ato në breg të detit, por më në thellësi, kishte vetëm një banjë dhe asgjë tjetër. Për ne që vijmë me automjetet tona, është me rëndësi të gjejmë edhe vende ku të hedhim ujërat e pista, rrymë elektrike dhe çezma me ujë të rrjedhshëm. Por ne këto mangësi i prisnim dhe nuk na zhgënjyen. Ajo që na befasoi pak ishin mbeturinat e hedhura me vend e pa vend, në Parqe Natyrorë, Kombëtare, në liqene, në lumenj. Dhe kam përshtypjen se kjo ka të bëjë edhe me mentalitetin.

    Ju i ratë Shqipërisë kryq e tërthor dhe takuat shumë turistë. Cili është turisti që haset me shepesh ne Shqipëri?

    Kam përshtypjen se turisti tipik që vjen në Shqipëri, nëpër resorte dhe hotele buzëdetit, janë vetë shqiptarët, shumica nga mërgata që vijnë të kalojnë pushimet në vendlindje, ose shqiptarë nga vendet përreth, Kosova, Maqedonia e Veriut. Turistët perëndimorë, si ne, vijnë për të zbuluar vendin dhe për pak aventurë dhe nuk shqetësohen fort për mungesën e komfortit. Shumica e tyre vijnë nga Italia, Gjermania, Franca, Spanja, Polonia. ​​​

    Qeveria shqiptare është duke i ristrukturuar zonat turistike. Cila do të ishte këshilla juaj?

    E rëndësishme është që të mos përsëriten gabimet e bëra në vende të tjera, si për shembull në Kroaci, në Dubrovnik, që është vendi tipik i keqmenaxhimit turistik. Pra, nuk mjafton vetëm të promovosh dhe të bësh reklamë për turizmin, por duhet menduar qysh më parë edhe se si t’i drejtosh flukset e turistëve.

    Këtë tani për tani e bën vetëm infrastruktura e papërfunduar. Shumë vende kanë mbetur të bukura, sepse nuk janë bërë ende rrugët automobilistike që të çojnë deri aty. Në Himarë kishte shumë plazhe ku nuk mund të shkoje me makinë, dhe ato kishin mbetur shumë të bukura. Por nëse shtrohet rruga automobilistike pa menaxhuar flukset e turisteve atëherë këto plazhe vetiu që do të prishen. Pra, duhen pasur parasysh kapacitetet e tyre. Dhe këto gjëra duhen planifikuar që më parë, në bashkëpunim me banorët e zonës. Sepse rreziku është, që kur është vetëm një investitor dominant, atëherë rajoni zhvillohet në një drejtim që mund të mos përkojë me interesat e banorëve të zonës.

    Anna Klein është profesore turizmi, e specializuar në menaxhimin e destinacionet, pranë IUBH, Universiteti Ndërkombëtar i Shkencave të Aplikuara në Mynih dhe Zëvendës Presidente e Shoqatës Gjermane për Shkencën e Turizmit e.V. (DGT).

    Koha Jone

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: TURIZMI - Shqipëria në sytë e vizitorëve

    Prestigjiozja Zvicerane: Shqipëria, ndër 5 vendet më të bukura që s’duhet humbur në Shtator

    “Shqipëria është mes 5 vendeve më të bukura që nuk duhen humbur gjatë muajit shtator, kur temperaturat janë të favorshme, kuzhina është e shijshme, vala e madhe turistike ka kaluar dhe çmimet ulen”.

    Kështu shkruan media e njohur zvicerane “20min”, në një artikull ku u propozon lexuesve të saj 5 destinacione europiane për t’u vizituar gjatë muajit shtator mes të cilave, Franca, Turqia, Portugalia dhe Italia.

    Me dy foto ilustruese të peizazhit piktoresk dhe të ujërave të kristalta të Ksamilit, prestigjiozja zvicerane ka veçuar Sarandën dhe rrethinat e saj.

    “Saranda është afër kufirit me Greqinë. Duke marrë rrugën që të çon në Ksamil, një fshat simpatik, mund të shihni Korfuzin nga larg. Vendi është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Më në jug, mund të vizitoni me varkë dy ishuj të vegjël; Ishullin e Tongos dhe atë të Stillos”, shkruan mes të tjerash “20min”.


    Gazeta Tema

    https://www.gazetatema.net/turizem/p...uhet-h-i353350


    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 01-09-2022 më 15:34

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •