Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Problemi i ubikacionit dhe i identifikimit disa vendbanimeve në dardani dhe dacia mediterranea kohën

    PROBLEMI I UBIKACIONIT DHE I IDENTIFIKIMIT DISA VENDBANIMEVE NË DARDANI DHE DACIA MEDITERRANEA KOHËN E HERSHME BIZANTINE
    Zef Mirdita
    Në këtë punim trajtohen dy probleme të rëndësishme për studimet arkeologjike në gjendjen e tashme: çështja e ubikacionit dhe e identifikimit të disa, vendbanimeve në Dardani dhe Dacia Mediterranea në kohën e hershme bizantine.
    Duke folur për- problemin e hulumtimit të territorit të Ballkanit Qendrot dhe për burimet që disponohen sot lidhur me të Nikolla Vuliq, njëri prej historianëve dhe arkeologëve më të dalluar serbë në mes dy luftrave, ndër të tjera konstaton: „Për fat të keq, burimet tona mbi këtë pjesë të Ballkanit janë shumë të mangëta dhe të zbeta.
    Ato nuk na tregojnë asgjë për shumë çështje të cilat vetëvetiu na imponohen dhe jemi të detyruar të supozojmë se çka ka qenë.
    Hipotezat këtu janë të domosdoshme.



    Por çdo hipotezë ka në vete diçka subjektive dhe nuk mund të provohet doemos.
    Andaj do të gjenden edhe skeptikë, të cilët nuk kanë për t'i pranuar të gjitha ato që janë thënë në punimet e mia" .1
    Ky mendim, edhe pse është shprehur para dyzet vjetësh, në saje të gjendjes së shkencës së sotme arkeologjike të këtij territori, vlen edhe sot.
    Por megjith-këtë, edhe ato pak dëshmi të materialit arkeologjik, të rixjerra në dritë, flasin bindshëm se elementi etnik dardan është ruajtur dhe ka vazhduar të jetojë edhe më tutje në vendbanime të cilat ishin të shkëputura nga vendi amë ose të detyruara nga invadimet e sërishme të barbarëve dhe të Sllavëve të tërhiqen në vendet e paarritshme për invaduesit.
    Prandaj, pa marrë parasysh se në kohë të caktuara kufitë e territorit të dardanëve qenë ngushtuar ose zgjeruar, (duhet pa tjetër të theksohet se disa kufi për periudhën për të cilën e kemi fjalën ishin të karakterit fiktiv me qëllim të administrimit sa më të lehtë, si është rasti me kufirin lindor të Dacia Mediterranea e cila krijohet në fund të shekullit të IV të e.s.) territori i dardanëve, në saje të pozitës së volitshme gjeografike, ka qenë që prej kohësh më të lashta i banuar dhe nga ky territor kanë qenë të njohura vendbanimet e mëdha si në kohën romake ashtu edhe në kohën e hershme bizantine.
    Për këtë periudhë dhe për sa thamë më parë na dëshmojnë të dhënat që flasin për punët ndërtimore të Justinijanit I (527-565).
    Siç mësojmë nga Prokopi i Cezaresë2 perandori Justinian kishte ndërtuar në Dardani tetë kastra të reja ndërsa kishte përtrirë gjashtëdhjetë e një të tjera.


    Edhe pse në listën e vendeve të ndërtuara rishtas dhe të atyre të përtrira nuk përmenden edhe këto për të cilat e kemi fjalën këtu ai megjithatë, „flet gjerësisht në përshkrimin gjeografik të dardanëve" europianë", të pjesës bizantine të Ballkanit.3

    Kështu Prokopi në veprën e tij „De aedificiis" ndër të tjera thotë: „Diku tek dardanët europianë, të cilët jetojnë përtej kufive të epidamnasve, pranë fortesës së quajtur Bederiana, gjendet fshati Taurisium. . . dhe pranë këtij vendi një qytet madhështor që e quajti Justiniana Prima".4
    Nëse merret parasysh se kjo vepër është e vitit 558. të e.s. e në të përmenden shumë emra të kasteleve të kastrave dhe të qyteteve pa të dhëna precize gjeografike që na mësojnë për integritetin e kufive të provincave, atëherë është e qartë se në çfarë vështirësish has se cili që merret me problemin në shqyrtim.

    Me çështjen e ubikimit dhe të identifikimit të Justinianës së Parë janë marrë shumë shkencëtarë tash e dy shekuj, duke filluar nga qindvjetshi XVIII dhe XIX.
    Atë e kanë ubikua në Prizren, Ohër, Çustendil, Lipjan, Cariçin Grad, Scupin e lashtë etj.

    Në kohëve të fundit lidhur me ubikacionin e Justiniana Prima tek ne janë shfaqur dy mendime të kundërta.
    Franja Berishiq, duke i rezimuar mendimet e deritanishme që janë shfaqur në veprat e shkencëtarëve gjatë këtyre tre shekujve, përfundon se ajo duhet të jetë shtrirë në „një krahinë kufitare thrako-ilire",5 rrespektivisht „qyteti-gjendej në Dacia Mediterranea",6 kurse Tome Tomovski7 konsideron, sipas mendimit tim edhe me të drejtë, se Justiniana Prima duhet të ubikohet te Taurisiumi, te fshati i sotëm Tavor, jo larg Scupit të lashtë.
    Kujtoj do të ishte e tepërt të parashtroheshin të gjitha mendimet e deritanishme rreth këtij problemi, për arësye se mund të gjenden në punimin e përmendur të Fr. Barishiqit, por edhe gjetiu.8

    Ndonëse më duket që mendimi i Toma Tomovskit është më i arësyshëm dhe më i pranueshëm, për shkak se autori është njohës i shkëlqyeshëm i terrenit, prapëseprapë, për hirë të së vërtetës duhet të theksohet se materiali arkeologjik për një ubikacion të këtillë është jo vetëm i mangët, por edhe ai që e kemi në dispozicion është i tejet pakët.
    Në bazë të materialit arkeologjik ka pasur përpjekje që Justiniana Prima të identifikohet me Cariçin Gradin lokalitet në të cilin kanë filluar gërmimet arkeologjike qysh në vitin 1912 dhe rezultatet e të cilit janë tejet madhështore e mund ta bindin secilin që e ka parë ndonjëherë këtë lokalitet.9
    Por, në bazë të autopsisë së terrenit dhe të analizës së tekstit të Prokopiut i cili thotë: „Ai themeloi një qytet tjetër fqinj (sc. Ulpianës, Z. M.) që e quajti Justinopol, me emrin e ungjit të tij (Justini 11518-527/, Z.M.)",10 mund të arrihet në per-fundimin se Cariçin Gradi mund të identifikohet lehtë me Justinopolin.



    referencat


    1.Shiqo N. Vulic, Jugosllovenski Istorijski Casopis, 1-4 (1937), Beograd, fq 322.
    2. Krh. Procopit Caesarensia, De aedificiis IV 1 (1-12), recog. Jakobus Haury, Lipsia in aedibus B. G. Teubneri 1913.

    3 Krh. Vizantijski izvori za istoriju naroda Jugoslavije I, SAN, knj. CCXLI/3, Beograd 1955, fq. 54. (Prej tashit: VIZINJ I).
    4.Procop. De aedifi. IV 1.. 17-19 (Në përkthim kanë konsultuar Fr. Barisic, VIZINJ I dhe S. Islami, Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë I. Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Tiranë 1965. 5
    Shih Fr. B a r i s i c, Dosadasnji pokusaji ubikacije Justiniana Primo,, në: Zbornik Filozofskog fakulteta VII (1963), Beograd fq. 139ss (Prej tashit ZFF VII).
    I njëjti: VIZINJ I, fq. 55, n. 118?.
    6 Krh. Fr. Barisic, në të njëjtin vend.
    7 Shiqo Tomo T o m o v s k i, Taorskoto gradiste (Taurisium-Bederiana-Justiniana Prima), Antika XVII (1967), fq. 233ss (Prej tashit: Za XVII) Krh. Zef Mirdita, Dardanci i Dardanija u antici, Zagreb 1972, fq. 419-433 (Dissertatio në dorëshkrim).
    9. Krh. VI. Potkovic, Les fouilles de Tsaritchin Grad, Cahiers Archeologiques III (1946), 40-48. me gjithë literaturen e lashtë Dj. ManoZisi Iskopavanja u Caricnom Gradu, në Starinar n. s. (1952-1953), V-VI (1954-1955).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 16-03-2018 më 14:42

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Problemi i ubikacionit dhe i identifikimit disa vendbanimeve në dardani dhe dacia mediterranea

    Për një identifikim të tillë na shtyn edhe fakti se largësia në mes Ulpianës, që gjendet te Graçanica, 7 km. në Juglindje të Prishtinës, në afërsi të fshatit të soçëm Laple Selo, dhe Cariçin Gradit, i cili gjendet 7 km. në veri të Lebanit, në arealin e fshatit Shtulca, 27. km. në jug të Leskovcit nuk është aq e madhe dhe për këtë mund të bindet çdokush që do të udhëtonte rrugës Prishtinë-Madvexhë-Tullare-Leban.
    Për ekzistencën e një rruge të tillë që në kohën romake, na flasin dëshmitë epigrafike të gjetura në kohën e fundit.
    Ndër të tjera, edhe vetë materiali arkeologjik i zbuluar në Cariçin Grad, i cili mund të na fliste për identifikimin dhe ubikimin e Justinianës Prima nuk është i qartë e as i mjaftueshëm! Sepse, siç thekson me të drejtë J. Kovaçeviq, vërtet lidhur vetëm për një detal, por mjaft të rëndësishëm: „Kapiteli i zbuluar rishtas me monogramin në të cilin më e besueshme është se fshehet emri i perandorit Justinian (edhe pse monogrami mund të lexohet si Anastasius ose Justinus"),11 është tepër i mangët.
    Veç kësaj, sa është e njohur, emri i Justinianit kudo që të jetë i skalitur, kryesisht gjendet së bashku me emrin e bashkëshortes së tij, Theodorës, gjë që këtu nuk e kemi.
    Çfarë është gjendja arkeologjike dhe a bën të mundshëm ubikacionin e Bederianës dhe të Taurisiumit në vendbanimet e lokaliteteve të sotme Bardovc dhe Tavori që gjenden në afërsi të Shkupit, për të cilët Prokopi tregon se kanë qenë afër njëri tjetrit.
    Në arealin e fshatit të sotëm Bardovc janë zbuluar mbeturina arkeolo-gjike qysh kah mbarimi i Luftës së Parë Botërore, ndër të tjera mbeturinat e një bazilike të shek. IV. të e.s., nekropola dhe dy sarkofagë të shek. III dhe iv.12 Qiro Truhelka13 konstaton se në vitin 1928 është zbuluar një pjesë e banjës së vogël të qytetit të shek. IV të e.s.
    Por hulumtimet e mëvonshme kanë treguar se këto mbeturina nuk mund të lidhen më me banjën e vogël të qytetit, por fjala është për një „villa rustica", kurse objekti i përmendur i përket kësaj vellae e jo banjës së qytetit.14
    Besoj se po të vazhdonin germimet arkeologjike në këtë vend kishin për të nxjerrë në dritë shumë materiale edhe për kohërat e mëvonshme.
    Sa i përket Taurisiumit dhe jetës së tij në kohën romake, bile edhe para-romake, nuk mund të dyshohet aspak.
    Për këtë na flet qartë materiali arkeologjik i njohur për të gjithë hulumtuesit e deritashëm.15
    I tërë territori i Scupit juglindor në kohën romake vërtet nuk ka ndonjë vendbanim të rëndësishëm, përveç vicur-ave të vegjël; kurse në rjedhën e poshtme të lumit Pqinja dhe ngushticës së Vardarit dominonin tre oppida te fshatrat Studençani, Taor dhe Haxhilar (Mladenovci), kurse „të dy të fundit jetën e kanë vazhduar vendbanimet me karakter të vicus-it dhe atë të pasur".16


    10 Procop De acdif, IV 1, 30. Shih J. Kovaëevid, Arheoloski prillog preciziranju hronologije slovenskog naseljavanja Balkana, në: Simpozijuin.
    Predsalavenski etnici elementi na Balkanu u etnogenezi Juzni slovena Akademija Nauka i Umjetnosti Bosne. i Hercegovine, knj. XLI/4, Sarajevo 1969, fq. 72.
    12 Krh. R. G r u j i c, Skopska Mitropolija, në: Spomenica pravoslavnog hrama. sv. Bogorodice u Skoplju, 1935, fq. 5.
    13 Krh. Ceiro Truhelk a, Arheolose beleske iz Juzne Srbije, në Glasnik Skopskog Naucnog Drunva V (2), 1929. fq. 78ss. (Prej tashit Gsnd).
    14. Krh. A. Mocsy, Gesellschaft und Romanisation in der romischen Provinz Moesia Sunperior, Buduapest 1970, fq. 6.; I v a n Mikulcë, Teritorija Scupia, në: ZA XXI (2) 1911, iq. 474
    15. Krh. J. A. E v a n s, Antiquarian researches in Illuricum Parts I-IV, Wiestminster 1883-1885, fq. 144ss.; J. G. v. Hahun, Reise von Belgrad nash Saloniks. Wien 1868, fq. 157.: T. T o m o v-

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Problemi i ubikacionit dhe i identifikimit disa vendbanimeve në dardani dhe dacia mediterranea

    Sidoqoftë, duke pasur parasysh pozitën gjeografike të ngushticës së Taorit, është e pamundur që të ketë mbetur e pashfrytëzuar edhe në kohën e Justinianit I.
    Megjithatë nga e gjithë kjo që u tha del qartë se materiali arkeologjik është më se i pamjaftueshërn dhe nuk bën të mundshmë të jipet një përgjegje e saktë lidhur me problemin e ubikacionit të lokaliteteve të përmendura në kohën për të cilën bëhet fjalë këtu.
    Tani mbetet analiza e fragmenteve të autorëve bizantinë të cilët flasin për lokalitetet e përmendura dhe shqyrtimi i ipeshkrisë së sotme të Shkupit, në të cilën, në saje të dokumentave, mund të shihet trashëgimia dhe kontinuiteti i Metropolisë dhe Arçpezhgvnisë së Justiniana Prima që i merr mbi vehte të gjithat ingerencat politike dhe kishtare të cilat i kishte pasur Scupi.
    Nga teksti i Prokopiut që u përmend më lart e i cili është i përgjithësuar, vështirë se mund të nxirret ndonjë përfundim.
    Madje ka mjaft rëndësi fakti se Prokopi i Cazaresë, njohës i mirë i perandorit Justinian I dhe sekretar ministrit të tij të shqyar Belizarit, është aq i cekët rreth përcaktimit dhe tregimit mbi vendlindjen e perandorit sa që kënaqet vetëm me konstatimin se ai është Taurisiumi që gjendej afër Bederianës, ku ,,...ka lindër perandori Jus-tinian, themelues i perandorisë botërore".17
    Por, përkundër kësaj të dhëne të cekët të Prokopit, në krahasim me autorët e tjerë bizantinë, të cilët e përmendin Justinianën Prima ky është me i pranueshëm siç do të shihet në trajtimin e mëtejshëm. Analiza e fragmenteve të veprave të autorëve bizantinë të dhënat e tyre na i paraqet mjaft kontradiktore.
    Agathia, duke folur për Hunët Kutrigur në vitin 559 dhe për mbrojtjen e Hersonesë, të cilën e kishte organizuar Germani, i biri i Doroteut, gjeneral i shkëlqyer i Justinianit, ndër të tjera thotë, se „atdheu i tij (sc. i Germanit, Z.M.) ka qenë qyteti ilir i cili që prej kohërave është quajtur Bederiana, e më vonë emri iu shëndrua në Justiniana Prima"18 për të cilën thotë se ka qenë një vend i panjohur, të cilin e ka zbukuruar me ndërtesat madhështore.
    Bederianën si vendlindje të Justinit e përmend edhe ProkopI 19 por edhe autorët e tjerë.
    Të dhënat e fragmenteve të përmendura rreth problemit të Justinianës Prima janë tejet të pasakta.
    I vetmi që disi dallohet është Gjoni i Antiohisë.
    Ai, në realitet, shprehimisht thotë se kashteli Bederiana, vendlindja e perandorit të Justinit, gjendej në afërsi të qytetit ilir Nish: ,,. Justini, nga Bederiana, kashteli i cili afrohet Nisit ilir".20

    16. Shiqo I. MikuliCIC ZA XXI (2) 1971. fq. 465.
    17 Procop. De aeciff. I J 1, 17.
    18.A g a t h i a, Hist. V 21, edidit L. D i n d o r f, Historici graeci minores II, Lipsiae in ae-dibus B. G. Teubneri.
    19 Joannis Malae, Chronographia, pag. 410, 1-3, recen. L. Dindor f, -Bonnae 1831.
    20.Joannis Antiochei, Chronici gragmenta, ed. Th. Mommsen, Hermes VI (1872), 339.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 16-03-2018 më 15:26

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Problemi i ubikacionit dhe i identifikimit disa vendbanimeve në dardani dhe dacia mediterranea

    Si mund të kuptohet ky kontradikcion te këta autorë të përmendur?
    Në realitet të gjithë njohësit e mirë të këtyre autorëve, si të Agathisë ashtu edhe të Malalës, theksojnë se nuk janë aq të besueshëm dhe se nuk i kanë përdorur dokumentet e shkruara.
    Kanë shkruar jo në saje të autopsisë, por në bazë të tregimit gojor, dhe, edhe në qoftë se kanë shfrytëzuar ndonjë burim, atëhere ate e kanë bërë nga dora e tretë ose e katërt dhe pa ndonjë vështrim kritik.

    Dija e tyre është mjaft e cekët dhe jo e qartë;21
    Përkundrazi kjo nuk mund të thuhet edhe për Prokopin.
    Veç kësaj, duhet ta kemi parasysh edhe situatën historike dhe perspektivën e kohës së autorëve të përmendur në shkrimin e veprave të tyre se Gjoni i Antiohisë që rreth vitit 610 të e. s. shkruan për kohën kur dyndjet barbare bëhen të shpeshta dhe të rezikshme, dhe kjo kohë është mbarimi i shekullit të VI. të e.s.
    Prandaj është edhe e kuptueshme pse Bederiana, vendlindja e perandorit, ubikohet në afërsi të Nishit i cili në kohë është pararojë e Perandorisë Bizantine.22
    Por këso kontradiktash riuk ka ndërmjet Prokopiut të Cezaresë dhe të Justinianit, i cili në aktet e tij juridike ka qenë i detyruar të shprehet në mënyrë precize.

    Tekstin e Prokopiut duhet ta kuptojmë në konceptin etnografik kur thotë „në tokën e dardanëve" në krahasim me Novelën XI të Justinianit, në të cilën flitet në aspektin administrativ ku thotë në „Dacia Mediterranea". Sidoqoftë, kjo divergjencë në mes të Prokopiut dhe Justinianit nuk do të thotë që Justiniana Prima të lypet në vende të ndryshme.

    Çfarë na afrojnë lidhur me këtë tekstet juridike të Justinianit?
    Është e ditur se para ardhjes së Justinianit në pushtet, Iliriku në aspektin administrativ kishtar paraqet një tërësi të tërë.
    Duke lexuar Novelen XI të datës 14 IV 535. të e.s. që në thelb është dekret i karakterit institucional, ku thuhet:. „Megenëse aq fort dëshirojmë të lartësojmë me mënyra të ndryshme vendlindjen tonë... dëshirojmë që edhe për sa i përket pushtetit kishtar ai të rritet në shkallën më të lartë kështu që drejtuesi shpirtëror i sotëm dhe ndritshëm i qytetit tonë Justinisna e Parë të bëhët jo vetëm mitropolit, por edhe arqipeshk dhe nën pushtetin e tij të jenë disa provinca dhe pikërisht si vetë Dacia e Brendëshme, ashtu edhe Dacia Analumase, gjithashtu edhe Myzia e parë, Dardania, provinca Prevalitane, Maqedonia e Dytë dhe një pjesë nga Panonia e Dytë, e cila është në krahinën e qytetit Bacensit" .23
    Shihet qartë se Justiniaria Prima bëhët qendër administrative kishtare e pjesës perendimore të Ilirikut Lindor, kurse pjesa lindore e tij, Maqedonia mbetet nën pushtetin shpirtëror të Thessalonicës.24
    Akt i Justinianit, siç mund të konkludohet në saje të reagimit të papës së romës, Agapetit të I (535-536) ka qenë i kryer pamvarsisht prej Kishës së Romës. Papa në realitet, dërgon një delegacion që ta shqyrtojë situatën në vend.25



    21, Krh. VIZINJ I, 1955, fq. 74, 82.
    22 Krh. T. Tomovsk i, ZA XVII (1967), fq. 238.
    23 Nov. XI: „Multis et variis, modis nostram patriam augere cupient. . et circa sacerdo atlem censuram eam volumus maximis incrementis , ampliare, ut Primae Justinianae patriae nostrae pro tempore scrosanctus Antistes non solum ,Metropolitanus sed etiam Archiepiscopus fiat, ut caeterae provinciae, sub eius sint auctoritate id est tam ipsa Mediterranea Dacia, quaxn Dacia Ripensia nec non Mysia Prima, Dardania et Praevalitana Provincia et secunda Macadonia et pars seamdae, etiam Panoniac, quae in Bacensi est civitaten.
    Corpus Juris civilis.
    Novellae, recognovit R. Schoel et opus Schoeli morte interceptinn absolvit G. Kroll, Breolini 1954, Bacensi këtu duhet të lexohet Bassianensi, qytet në Panonia Inferior, në rrugën Sirmium-Taurunum, gjegjësisht ndërmjet fshatrave Putci dhe Petrovci në Srem. (Krh. J. Zeiller, Les origines chrëtinnes dans les previnces Danubiennes de l'Empire Romanie, Paris 1918 fq. 38P.-
    B. Granic, Osnivanje orhiepiskopije Justinianae Primae 536- godine posle Hristai në: GSND I (1925), fq. 127, n. 45.; W. Tomaschek, PWRE II, col. 105.
    24 Krh. L. Duchesne, Autonomies ecclesiastiques.
    Eglises sëparëes II, ed. Paris 1905, fq. 230ss.




  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Problemi i ubikacionit dhe i identifikimit disa vendbanimeve në dardani dhe dacia mediterranea

    Në fakt me këtë akt Kisha e Romës gjendej para një akti të kryer, për arësye se nuk dihej aspak se çfarë rezultati kishin aritur përfaqësuesit e papës.
    E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në kohën e pasardhësit të Agapetit, papës së Silvestrit (536-537).
    Ndryshe nga Novela XI, Novela CXXXI e datës 18.111. 545 të e.s. gjend-jen e lartë përmendur e sankcionon definitivisht.
    Por, nga teksti mund të vërehet se kjo është bërë me lejen e papës së Romës, Vigillit.26
    Në bazë të këtij akti juridik, territori i cili gjendej nën pushtetin e arqipeshkvit, siç thotë vetë Justiniani „Prima e Justinianae nostrea patriae", ka qenë ndërruar.
    Sufragan të kësaj Arqipeshkvie kanë qenë ipeshkvi të provincave të Dacia Mediterranea, Dacia Ripensis, Prevalitane, Dardanisë, Myzisë së Epërme dhe Panonisë, por jo edhe të Maqedonisë Salitaris,27 e cila tani gjendej sigurisht nën vikariatin e Thessalonices.

    Nga Novela CXXXI mund të përfundohet se Cateliani, arqipeshkvi i Justinianës Prima ka qenë edhe përpara drejtues i kësaj administrate integrale.
    Kjo shihet nga fakti se në konçilin V ekumenik, të mbajtur në. Konstantinopojë në vitin 553 të gjithë ipeshkvit e Dardanisë paraqiten si sufragan të arçipeshkvit të Justinianës Prima.28

    Duke pasur parasysh sa u tha më sipër del se Justiniani me të dy novelat e bën të pavarur Justinicinën Prima në aspektin kishtaro-juridik, si mitropoli ashtu edhe arqipeshkvi me të gjitha ingerencat që i kishte përpara Sirmimumi si vikariat i papës së Romës për tërë Ilirikun që më vonë, me ndarjen e Ilirikut i merr Thessaloniku, kalojnë në Justiniana Prima.29

    Megjithatë, Justiniana Prima në këto periudha të vrullshme, plotë turbu-llira dhe pasiguri, si pasojë e dyndjeve të pandërprera të popujve të ndryshëm barbarë dhe të sllavëve, nuk do të qëndrojë gjatë.
    Ajo përmendet për herë të fundit në aktet kishtare në vitin 602, kur Gjonin arqipeshkvin e saj përpiqet ta ndërrojë perandori Maurik (582 602).
    Kundër dëshirës autokritike të këtij perandori angazhohet papa i Romës, Gregori i Madh.30

    Nga kjo shihet qartë se Justiniana e Parë, prandaj edhe i tërë territori administrativ i Mitropolisë dhe i arqipeshkvisë gjendet nën jurisdikcionin e Kishës së Romës.

    Kjo mund të shihet qartë nga korrespondenca e papë Gregorit të Madh letrat e të cilit adresohen për Gjonin, arqipeshkvin e përmendur dhe kanë të bëjnë lidhur mosmarëveshjen në mes ipeshkvëve Palit dhe Nemesiut përkitazi me selinë ipeshkvore të Diokletianës.
    Nga kjo korrespondencë kuptohet se ai mbetet ende drejtues shpirtëror i këtyre viseve, përkunder kundërshtimit të perandorit Maurik.



    rreferencat
    25 Do quo simul negotio, sed et de Justiniana civitate, gloriosi natalia vesteri conscia, nec-non de nostrae sedis vicibur injungendis, quid, servato, beati Petri, quem diligitis principatu, et vestrae pietatis affeetu, plenius deliberari contigerit, per eos quod ad vos dirigimus legatos (Deo propltio) celeriter intimamus".
    Agapeti papae, ep. 4. „Licet de Sacerdotii".
    Ad Justinianum, në: J. P. Migne, Patrologiae cursus ccrmpletur„ series latina LXVII col. 38-41., Parisis 1866. (Prej tashit PL).; D. J. Mansi, Sacrorum canciliorum nova et amplissima collectio Florentiae-Veneiiis-Parrisiis-Lipsiae 1759-1927. VIII, 850-852 (Prej tashit Mansit).
    26. Novell. CX.XXI, c. 3: „...et in subiectis sibi provinciis locum obtinere eum sedis apostolicae Romae secundum ea quae definita sunt a sanctissimo papa Vigilio",
    27. Krh. J. Zeiller, Les origines . . fq. 164.

    Mansi IX 199-200. " Gaspar G jini, De fontibus Historico-Juridicis Ecclesiae Scopiensis, Romae 1968,
    fq. 43. (Dissertatio ad laurearn consequendarn in Jure Canonico. Në dorëshkrim).
    30.Gregorius papa, ep. Scripsit mihi" Anatolio diacono Constantinopolitano. në: Gregcrii papae registrum epistolarum, ed. P. Ewald L. Hartmann, në: Monumenta Germaniae Historica Auctores Antiqui, voll. II, Berolini 1887-1899, fq. 508, n. 277 (prej tashit MQH AA).

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Problemi i ubikacionit dhe i identifikimit disa vendbanimeve në dardani dhe dacia mediterranea

    31. Veç kësaj, ai është edhe ipeshkv i fundit që përmendet si areipeshkv i Justinianës Prima.32
    Pas kësaj kohe më nuk përmendet askund, megjithqë me një konstatim të tillë disa autorë nuk pajtohen.33
    Pas krejt ç'u tha shtrohet me të drejtë çështja e kontinuitetit kishtaro-administrativ të ipeshkvisë së Scupit të lashtë dhe Justinianës Prima dhe kontinuiteti i këtyre të dyjave në ipeshkvinë e sotme të Shkupit.
    Në qoftë se kjo mund të provohet, gjë për të cilen në bazë të materialit dokumentar që disponojmë nuk ka arësye dyshimi, atëherë edhe ubikacionet e lokaliteteve, siç janë: Justiniana Prima, Taurisium, Bederiana dhe Justinopolisi nuk është vështirë të provohen.

    Prandaj pyesim, a mund të flitet për trashigiminë kishtaro-administrative dhe shpirtërore të Justinianës Prima me atë të Scupit të lashtë? Në saje të materialit që kemi, çdo dyshim është i tepërt.
    Për hirë të së vërtetës, duhet të theksohet se për Scupin e lashtë, pas tërmetit katastrofal të vitit 518 të e.s. nuk flitet më.

    Comes Marcelini, duke folur për termetin e përmendur, thotë se „me njëherë u shkatruan" në provincën e Dardanisë 24 kashtele ndër të cilat ishte edhe Scupi, banorët e të cilit, në saje të faktit se po iknin para armikut, shpëtuan.34
    Edhe të gjitha burimet që flasin për Scupin dhe ekzistencën e tij, edhe pas termetit, kryesisht tregojnë për gjendjen paratij.35
    Në këto kohhëra tragjike, nga një anë katastrofat elementare e nga ana tjet& dyndjet e pandër-prera barbare, në fronin ipeshkvor të Scupit përmendet Gjoni, ipeshkv, për fatin e të cilit nuk dihet asgjë.
    Por, mund të thuhet me siguri se në vitin 515. të e.s. ka marrë pjesë në koncilin ilir, ku participonin rreth 400 ipeshkv nga Iliriku dhe Greqia dhe në të cilin është vendosur që ta braktisin arqipeshkvinë e Thessalonikut, në bashkësinë e të cilit kanë qenë të detyruar të mbesin nga ana e perandorit Anastaziu i I (491-518).

    Ata i drejtohen papës së Romës me shkresë që ti pranojë në bashkësi, unitet me Kishën e Romës.36
    Megjithatë duhet të theksohet se uniteti i ipeshkvive të provincës së Dardanisë me Kishën e Romës sa që mund të vehet në dyshim edhe përkundër presionit të perandorëve të Konstantinopojës.
    Prandaj, për një ndarje heretike dhe mospajtim doktrinal të Kishës së provincës së Dardanisë me Kishën e Romës nuk mund të flitet.37
    Edhe nëse kishte ndodhur diçka e tillë, atëhere kjo ishte pasojë e presionit të perandorit Anastazi I.
    Edhe ky presion ka qenë vetëm provizor dhe efemer, për arësye se ndryshe nuk mund të kuptohen fjalët e ipeshkvit të Vjenës, Avites, i cili në letren dërguar papës Hormisdit (514--523) flet për konvertizmin e Dardanisë, e respektivisht fjalët e papës Hormisdit të njëjtit ipeshkv të Vjenës, Avitit, i cili e njofton për kthimin e Dardanisë në strukun e Kishës së Romës.38



    31.Ggregorius papa., ep. „Quando mala" Iohatni episcopo Primae Justinianae, n. 280.; ep. „Quae dilectissimus" Constantino episcopo Scodritano, në. 281.; në: MGH AA, fq. 512-513.
    32. Krh, J. Zeller, vep. e cit., fq. 393.; B. Granie, vep. e cit. fq. 132
    33. Krh. G. Gjini, vep. e cit., fq. 45, n. 2.
    34,,...In prcvincia Dardaniae assiduo terrae motu XXIV castella unomomento collapsa sunt quorum duo snis habitatoribus demersa . . Scupus namque metropolis licet sine civium suorum olim hostes tuglentium clade, ttmditus tamen ruit". Marcelin, V. Comitis, Chronicon ad an. 518, në: MGH AA, 100, ed. Th. Mommsen, Berolini 1894, fq. 100. 35.Krh. Z. Mirdita, vep. e cit., fq. 423, n. 605.
    36. Krh. J. Migne, Patrologiae cursus completus, series graeca CVIII Parisils 1863, col. 378 (Prej tashit PG.); Mansi VIII, 537-538.
    17 „Dans la Dardanie, il n'y avait en rupture, mais peut-ëtre seulement des raports plutot qu'union proprement dite." H. Leolerqu, Illyricum, në: Dictionaire d'archologie chrtienne et de liturgie VII/1. Paris 1926, col. 177.,

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Problemi i ubikacionit dhe i identifikimit disa vendbanimeve në dardani dhe dacia mediterranea

    Veç kësaj edhe vetë fakti që Justiniani e ndërton Justinianën Prima dhe e ngriti atë në aspektin kishtar në rang të arqipeshkvisë dhe mitropolisë me të gjitha prerogativat e përmendur, bile pas jo plot 27 vjetëve pas tragjedisë që e kaploi këtë termeti katastrofal, besoj se ai do të ketë pasur një bazë në saje të së cilës ka qenë i detyruar të vepronte.
    Vërtet, papa, me aktet institucionale të Justinianit, qe i ballafaquar me një akt të kryer.
    Megjithatë, Justiniani ishte i vetëdijshëm që për tërë një organizim administrativ të tillë, ishte e domosdoshme leja e papës.
    Kjo ndër të tjera shihet edhe nga vetë përmbajtja e Novelës CXXXI, kur thotë: ,,. set ab eo (ec. Arshepiscopo Primae Justinianae, Z.M.), hos ordinari, ispum vero a proprio ordinari concilio e t in subiectis sibi provinciis locum obtinere eum sedis. apostolicae Romae secundum ea quae definitasunt a sanctissimo Papa Vigilio".39 (Nënvizoi Z.M.).
    Sipas mendimit tim këtë bazë të aspektit kishtaro-administrativ dhe shpirtëror duhet kërkuar në ipeshkvinë e përparshme të Scupit, paria shpirtërore e së cilës ishte gjithnjë në unitet me Kishën e Romës.
    Në fakt, të gjithë njohësit e mirë të këtij prob-lemi njëzërit pohojnë se Justiniana Prima është trashëgimtarja e ipeshkvisë së Scupit të lashtë.40 Por, a mund të flitet për kontinuitetin e Justinianës Prima në atë të ipeshkvisë së sotme të Shkupit?
    Që më lart u theksua se Justiniana Prima për herë të fundit përmendet në vitin 602 të e.s.
    Pas kësaj, në kohën e invadimeve të pandërprera të barbarëve dhe të sllavëve, për tërë këtë trevë fillon një periudhë e vështirë.
    Qytetet dhe fshatrat shkretërohen. Vështirësohet situata si në prodhimtari ashtu edhe në aspektet tjera të jetës.
    Në „Miracula s. Demetrii" II, duke folur për ngjarjet e vitit 618, ndër tjera mund të lexohet: ,,Kurse të tjerët përsëri, prej atyre nga Nishi clhe Sardika, pasi e kanë pësuar rrethimin e qytetit nga ata (sc. avaro-sllovene). tregonin me lotë: ikëm nga andej dhe arritëm këtu që të vdesim me ju; se një e qëlluar e gurit të tyre ka për t'i shkatërruar mure".
    41 Interesant është për shënuar se në listën e këtyre qyteteve nuk përmendet Justiniana Prima.
    Disa mendojnë se kjo tash më gjendej nën okupimin e bullgarëve.42
    Të tjerët janë të mendimit se atë e kishin shkatërruar dhe rrënuar sllavët.43
    Përkundër këtyre mendimeve të kundërta dhe mospajtimeve, është interesant që në koncilin VII ekumenik që është mbajtur në Nicë në vitin 787, cili trajtonte problemin e ortodoksisë së ikonoklazmit, në mesin e ipeshkvëve që ishin „lindur, rritur dhe edukuar në këtë herezz" 44 marrin pjesë edhe ipeshkvit e Dardanisë.45





    38. Krh. S. Aviti, Vinnensis Hormisdae papae, ep. 87, në: PL LIX, col. 288,, S. A v i t Epistolarum ad dzverse.s XLII, në: MGH AA, VI, para posterior Berolini 1883, fq. 71-72; S. Hormisda e P. ep. X, në PL LXII, col. 396.; PG. LXIII, col. 432.
    39 Novall. CXXXI. c. 3: „.... dhe ato të nadhëheqen prej tij.
    Por ai vetë të jetë i drejtuai nga sinodi i tij dhe në provincat që i nënshtrohen atij të jetë zëvëndës i fronit apostolik romak, sipas përcaktimit të papës shenjtë Vigilit."
    40.Krh. J. Zeiller. vep. e cit., fq. 385ss.; N. Vulic, Justiniana prima, në: Glas Srpske Kraljevske Akademije CLV (78, Beograd. 1933, fq. 60.; G, Gjini, vep. e cit. fq. 34.
    41 Fr. Barisic VIZINJ I, fq. 196, n. 24.
    42 Krh. Farlati, Illyrici sacri I, fq. 77.
    43 Krh. G. Gjini, vep. e cit., fq. 49.
    44 Mansi XII 1031.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 17-03-2018 më 12:22

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Problemi i ubikacionit dhe i identifikimit disa vendbanimeve në dardani dhe dacia mediterranea

    Sidoqoftë, për kishën e ipeshkvisë së Shkupit kjo periudhë është e errët46 dhe për një kohë të gjatë nuk kemi lajme lidhur me të.
    A mund të mendohet se nuk ka ekzistuar në këtë kohë?!
    Në sajë të të dhënave të autorëve të ndryshëm shihet se këto vise i kishin okupuar fiset e ndryshme sllave.
    Me siguri se edhe për kishën e Shkupit fillon një peiudhë e vështirë, plot rreziqe.
    Të krishterët fiflojnë të tërhiqen në vende të fshehta,47 e me siguri se pas tyre kanë shkuar edhe barinjtë shpirtërorë, priftërinjë dhe kierarkia tjetër kishtare.
    Në këto çaste të veshtira, me siguri edhe kierarkia do të ketë pësuar momente të pamira.
    Do të jetë detyruar që jetën pastorale të ia përshtasë kohës.
    Sipas Konstantin Porfirogenetit48 në trevën e Dardanisë në këtë kohë e predikonin fenë e krishterë misionarët e kishës romake megjithqë këtë shënim të këtij autori bizantin disa e vënë në dyshim, kurse të tjerët e mohojnë.49
    Por, pjesa dërmuese e atyre që e njohin këtë problem, për të cilin bëhët fjalë në dëshminë e Konstantin Porfirogenetit, e pranojnë si të saktë.50 Sido që jetë kjo çështje duhet të shqyrtohet edhe nga aspekti i marrëdhënjëve të prioritetit në mes Perëndimit dhe të Lindjes, rrespektivisht në mes të kierarkive kishtare të qendrave të tyre, që me siguri nuk do të kenë lenë anash edhe kishën e Shkupit, gjegjësislit trevën e Dardanisë.
    Kështu, Leoni III (717 741) i cili në kohën e krizës së ikonoklazmit që në vitin 727 të e.s. vendos „publikisht të deklarohet kundër ikonave",51 ia nënshtron Patriarkisë së Konstantinopojës Siqilinë dhe Kalabrinë dhe provincat e tjera që kishin qenë nën jurisdikcionin e vikarijatit apostolik Thessalonikut, ndër to edhe Justinianën Prima.52

    Kjo situatë reflektohet edhe në aktet e koncilit II ekumenik. Nicean, të mbajtur në vitin 787 të e.s.53
    Me siguri se papati i Romës me këtë situatë nuk do të ketë menduar të pajtohet dhe do të jetë munduar që në çdo mënyrë ta rregullojë këtë gjëndje.54

    Në këtë kontekst shtrohet pyetja se ç'kishte ndodhur me kishën e Shkupit në këtë kohë.
    Për këtë ipeshkvi, pas këtyre ngjarjeve të turbullta gjejmë të dhëna nga mbarimi i shek.IX., gjegjësisht në vitin 864. e.s.
    Në fakt, në një dokument, të shkruar në gjuhën greke të fundit të shek. IX, në mesin e diecezave të ndryshme, përmendet edhe dioçeza, peshkvia e Shkupit.
    Por nga sa u tha, ky vit nuk mund të mirret si „terminus post quem" i fillimit të kësaj dioçeze.55
    Por, meqenëse kjo periudhë në historinë kishtare karakterizohet me kriza dhe mosbesim në mes të Kishës Lindore dhe asaj të Perendimit, që do të përfundojë me ndarjen e Kishës Lindore nga ajo e Perendimit, bartës i së cilës është patriarku i Konstantinopojës, Fotiu është e qartë se për gjendjen dhe zhvillirnin e kishës së Shkupit nuk mund të dihet asgjë.



    referencat
    45 Krh. E. Golubinskog, Kratkij ocerk istorii Pravoslavnih cerkvej Bolgarskoj, Serbskoj i Rumunskoj ili Moldo Valsskoj, Moskva 1871, fq. 549, n. 16. ne, congrëgantes se coeperunt super cacumina, ac forita loca, castella et aedificia, prout poter
    46. Krh. F. Cordignano, S. J., L'Albania a traverso ropera e gli scritti di un grande Missionario italiano il P. Domenico Pasi, S. J., II, Roma 1934, fq. 110.
    47.Presbyterus Diocleatus „At Christiani, videntes se in magna tribulatione et persecutio ant construere, ut vel sic euaderent manus eorum... ,,Regnum Slavorum, c. 7., në Scriltor rerum Hungaricarum, Dalmaticarum, Croaticarum. et Sclavonicarum veteres ac genuini, II, ed. Schwandtner I. g., Vinclobona e 1748, fq. 479., cit. ap. G. Gjini vep e cit,-. 49, n. 5.
    48 Const. Porphirogeniti., De administrando imperio, c. 32., në: PG. CXIIT col. 291.; Krh. edhe E. Golubinskago, vep. e cit., fq. 444.
    49.Kh. Angelo Pranice L imperatore Eraclioi storia Bizantina. Firenze 1905, fq. 195.
    50.Krh. St. Stanojevic Borba samostalnost Katolicke cerkve u Nemanjicskojskag derzave Beograd 1912 f.q.15 E. Golubinskago vep.e cit fq.444

    51.Krh O s t r o g o r s k i, Istorija Vizantije, Beograd 1969, fq. 171
    52.Krh. St. Stanojevic vepe cit., fq. 15-17; G. Gjini, vep. e cit., fq. 51.
    53.Mansi XIII 133.
    54.Krh. G. Gjini, vep. e cit.; fq. 52, n. 4.
    55.I njëjti, fq. 54.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 17-03-2018 më 12:40

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Problemi i ubikacionit dhe i identifikimit disa vendbanimeve në dardani dhe dacia mediterranea

    [B]Në realitet do të largoheshim shumë nga çështja sikur të analizonim këtu marrëdhënjët e kishave provinciale ndaj Romës ose Konstantinopojës.
    Por një është e sigurtë: paria e këtyre kishave si më parë ashtu edhe tash ishin nën jurisdikcionin e papatit, përkunder situatave politike të kohërave të caktuara.
    Për një gjë të tillë, sidomos sa i përket kierarkisë kishtare të trevës dardane, mund të mesojmë nga korrespondenca e papë Inocentit III (1198-1216).56
    Në këto letra flitet për aprovimin e primatit të ipeshkvit të Ternovitanës mbi tërë Bullgarinë.

    Përveç dy arqipeshkvivë, përmenden edhe pesë ipeshkvë sufraganë si vijon: Scopiensis (i Shkupit, Z. M.), Nissienses (i Nishit, Z.M.), Budmensis, Brandizu-berensis, gjegjësisht Branicenensis dhe Prisdianensis (Prisrenensi Prizreni ose Prishtinensis-Prishtina, Z.M.),57 Ky unitet me Kishën e Romes me siguri ka ekzistuar edhe në kohën e sundimit të Asenit II (1218-1241) kur dominimi i bullgarëve në Ballkan është fakt, bile edhe në kohën e aleancës antilatine të sunduesve ortodoksë, d.m.th. të besimit të krishterë ortodoks, iniciator i së cilës ishte vetë Aseni II.58

    Edhe ai bashkim që u bë me Kishën e Romës në kohën e Kalojanit (1197-1207) për të cilën gjë G. Ostrogorski thotë se „nuk ka qenë e rrënjosur në Buligari",59 pra ishte jetëshkurtër.
    Kisha bullgare përsëri shkëputet nga papati.60
    Meqenëse kjo periudhë është koha e sundimit të Asenit II dhe e dominimit të tij në Ballkan, kisha e Shkupit, gjegjësisht dioçezi i saj do ta pësojë fatin e njëjtë të simotrave të saj, në saje të situatës së re politike.

    Por, nga aspekti kishtar, përkundër peripetive të ndryshme, kohë pas kohe edhe të ndërprerjeve, të kushtëzuara me situata politike, dioçezi i Shkupit mbetet gjithmonë në jurisdikcionin e papatit dhe i bashkuar me Kishën e Romës.
    Për një gjë të tillë gjejmë dëshmi në atë që na thotë Farlari, sipas të cilit del se kisha e Shkupit në vitin 1316 gjendet drejtëpërsëdrejti nën jurisdikcionin e Romës, gjegjësisht „immediate subiectus Ecclesiae Romanae" dhe përsëri numërohet në katalogun e kishave të rangut të mitropolive, por pa sufragana.62

    Pas gjithë kesaj që u tha vërtet mjaft përcipt a mund të përfundohet vallë se Justiniana Prima vazhdon të jetojë në ipeshkvinë e Shkupit?
    Në fakt pyetja është më tepër e karakterit të punës së sa që ka ndonjë arësye.
    Për hirë të së vërtetës, duhet të pranohet fakti se, siç u tha më sipër, për ipeshkvinë e Shkupit diçka më afër dihet kah mbarimi i gjysmës së dytë të shekullit IX., kurse emrin e një ipeshkvi të saj e njohim në fillim të shekulliit XIII.




    56. Inocentius III PP., ep. „Rex regumn, Archiepiscopo Trinovitano, ne PL.CCXV,col, 280, 294.
    57Krh. G. Gjini, vep. e cit., fq. 59. n. 3.
    58. Krh. G. Ostrogorsk i, vep. e cit., fq. 434
    59. Në të njëjtin vend.
    60.Krh. E. Golubinskag o, vep, e cit., fq. 80ss.; G. Gjini,vep.e cit fq.69.ss
    61 G.Ostrogorski.vep.ecit. fq.434
    62 Krh Farlati, Illyrici Sacri, VII, fq. 16-17.-P VIII, fq 2 Pe njohjen e diocezes se Shkupit jetën kishtare në kohën e sundimit të mbretërve turk të këtyre vendeve shih veprën bashkë me literaturën lidhur e cit., fq. 60-85.
    Trinovitano, në: PL. CCXV col,
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 18-03-2018 më 07:07

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Problemi i ubikacionit dhe i identifikimit disa vendbanimeve në dardani dhe dacia mediterranea

    Në fakt ky ishte njëfarë Marinues „episcopus. .. indignus sanctissimae Dei Genitricis de Scopia" siç nënshkruhet në letrën e dërguar papë Inocentit III. 1204.63
    Si të kuptohet një hiatus kaq i gjatë?
    A mund të shpjegohet ruajtja e këtij emri si respekt i thjeshtë i traditës ndaj një arqipeshkvie dhe mitropolie siç ishte Justiniana Prima, emri i së cilës nuk përmendet më që nga viti 602, ose me faktin që kisha e Shkupit përkundër peripetive të ndryshme historike është ruajtur dhe u ka përballuar me sukses të gjitha presioneve, duke i mbajtur të gjitha ingerencat, megjithqë kohë pas kohe të cënuara, të cilat i kishte pasur dikur Scupi i lashtë, gjegjësisht Justiniana Prima.
    Më duket se, edhe përkundër të të dhënave të pakta dhe mjaft të errta, kisha e Shkupit asht, të gjitha ingerencat shpirtërore dhe veçoritë e tjera kon-tinuitet i Justinianes Prima rrespektivisht i Scupit të lashtë.
    Edhe përkundër mendimeve të tjera eventuale, kujtoj se, në saje të materialit që disponojmë tash për tash si dhe në saje të nivelit të soçëm të shkences lidhur me këtë çështje, përfundimi im i lartëpërmendur është i drejtë.
    Nuk duhet të harrojmë se Kisha e Romës e rrespekton shumë traditën si në doktrinë, ashtu edhe në administratë dhe hierarki.
    Bile, sot e kësaj dite është praktikë që të emërohen ipeshkvë titullarë për ato ipeshkvi të lashta, që sot gjeografikisht nuk ekzistojnë.


    Prandaj, në mungesë të të dhënave orkeologjike, analiza e teksteve të Prokopit, Cezaresë dhe të Justinianit nga një anë dhe të dhënat e historisë së dioçezit të Shkupit nga ana tjetër na bën të mundur të përfundoimë, se Justiniana Prima gjendej të Dacia Mediterranea e jo në Dardani, siç mendohej më parë nga ndonjë shkencëtar.64
    Prokopi thotë: „Ai themeloi këtu pranë (sc. Taurisiumit, Z.M.) një qytet madhështor që e quajti Justiniana Prima".65
    Ky shënim flet qartë se atë duhet ta lypim në mes të Bederianës, për të cilën Prokopi thotë se e ka rindërtuar dhe Taurisiumit. Justiniana Prima është qytet krejtëshish i ri.
    Është interesant që Prokopi, duke folur për forcimin e qyteteve Naissus, Serdika, Pautalia dhe Germana, të cilat i bën të papushtueshme, për një qytet aq madhështor siç është Justiniana Prima, i zbukuruar me kisha të bukura dhe shumë ndërtesa tjera, nuk flet asgjë.
    Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe pas në qoftë se pra-nohet fakti se muret mbrojtës i kanë zëvëndësuar fortesat Bederiana dhe Taurisium. Çdokush që e ka parë këtë terren që shtrihet në mes Bardovcit të soçëm dhe fshatit Tavor mund të bindet në arësyeshmërinë e një përfundimi të tillë.
    Do të ishte e pakuptueshme siç veren me të drejtë edhe T. Tomovski,66 që të mbetej pa u mbrojtur një qendër politike dhe kishtare në kohën e turbullirave të pandërprera gjatë kohës së invadimeve të barbarëve dhe të sllavëve.
    Në të mirë të ubikacionit tonë të Justinianës Prima në afërsi të Tau-risiumit pranë Scupit të lashtë flasin edhe mbeturinat e ujësjellësit të sotëm, për të cilin Prokopi thotë: „Perandori ndërtoi këtu një ujësjellës madhështor që të kishte ujë në të gjitha stinët".67

    Është menduar se ky ujësjellës është i kohës turke.
    Por, dihet mirë, sa më është e njohur se turqit nuk janë marrë me kësi Iloj ndërtimesh, përveç ndërtimit të ujësjellësit të Ankarasë.
    Fakti i ubikacionit të Justinianës Prima në territorin në mes të Tavorit (Taurisium) dhe Bederianës (Bardovc) e parashtron vetëvetiu edhe pyetjen e kufirit që e ndante Dardaninë Dacia Mediterranea.
    Te Hierokoli68 në Dacia Mediterranea përmendën qytetet: Metropola Serdica, Pautalia, Gërmae, Naissus dhe Remesiana.69
    Por do të na çonte larg këtu pema e ndjekjes së kufive.
    Zaten, ky punim as që ka një qëllim te tillë.
    Megjithatë nga sa u tha rezulton se mund të përcaktohen vetëm pikat kufitare ajo më veriore Naissusi dhe më jugorja-Pautalia.
    Por se nga shkonte e shtrrihej linja fiktive e kufirit perëndimor, i cili e ndante Dardaninë dhe Dacia Mediterranea nuk mund të përcaktohet me saktësi.
    Ka mundësi që ajo të ketë kaluar pikërisht në mes Bederianës që ka mbetur në Dardani dhe Taurisiumit, që gjendej në Dacia Mediterranea




    63 63. PL. CCXV, col. 289-290
    64. Krh. B. Granic, vep. e cit faq 127 `
    65. Procop. De aedif. IV 1. 19.
    66. KRh. T. Tomovsk ZA XVII cit., fq 127 XVII (1967), fq. 237.
    67.Procop. Dc aedif. IV 1, 21.

    68. Krh. Hierocles Synecdimos 654. 3-7. Recensuit A. Burchardt, Lipsiae dibus B. G. Teubneri.
    69. Është interesant që Fr. Barisic në përpunimin e veprës së Miracula S.Demetrit III. thot se „Nishi dhe Sardika kanë qenë qytete në Dardani (VIZINJ I, Beograd. 1955 fq. 196 nr.24), gjë që nuk del nga të dhënat e Hieroklit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 18-03-2018 më 07:12

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Akuamarini për postimin:

    SERAFIM DILO (18-03-2018)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •