Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,299
    Faleminderit
    253
    352 falenderime nė 328 postime

    Dita e Verės

    Historia e Dites se Verės nga Cermenika deri ne Elbasan

    Shqiperia.com

    Qė nė kohėt antike, tempulli i 14 Marsit, festa e Ditės sė Verės, ka qenė nė qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit tė dimrit, kjo festė ka krijuar tashmė traditėn e saj jo vetėm tek banorėt e qytetit tė Elbasanit, por edhe nė qytete tė tjera tė vendit, veēanėrisht nė Tiranė.

    Zanafillėn, “Dita e Verės” e ka nė faltoren Zana e Ēermenikės, e ndėrtuar nė rrethinat e qytetit tė Elbasanit, e cila ishte perėndesha e gjuetisė, pyjeve dhe e tė gjithė natyrės. Sipas gojėdhėnės, kjo zanė dilte nga faltorja e vet ditėn e 14 marsit. E trashėguar brez pas brezi, kjo festė popullore ėshtė njė ditė, e cila sot identifikon edhe vetė qytetin e Elbasanit, i njohur nė Shqipėri pėr tradita tė veēanta kulturore. Por festa e verės, qė kremtohet nė qytetin e njohur ndryshe “qyteti nė kėrthizė tė Shqipėrisė”, nuk ėshtė vetėm pėr elbasanasit. Shumė miq vijnė nga tė gjitha zonat e vendit pėr tė festuar ardhjen e verės, por edhe pėr tė shijuar gatimet karakteristike tė kėsaj zone, si ballokumet dhe revaninė, tė cilat nė kėtė ditė, sipas vendasve, “goditen” ndryshe nga herėt e tjera, gjelin e detit, arrat apo palat e fikut, tė cilat tradicionalisht iu dhurohen fėmijėve tė vegjėl, tė cilėt janė tė parėt qė bėjnė vizita mbarėsie nėpėr shtėpitė e tė afėrmve dhe tė fqinjėve.

    Tė parėt tregojnė se njė natė para Ditės sė Verės, njerėzit mblidheshin mė shpejt nė shtėpitė e tyre, pėr tė festuar sė bashku me tė afėrmit epilogun e kėsaj feste. Zgjimi bėhej nė tė gdhirė dhe tė moshuarit, herėt nė mėngjes, hapnin derėn e shtėpisė pėr bujari, merrnin shtamėn pėr ta mbushur me ujė tė freskėt dhe sillnin nė shtėpi njė plis bari tė gjelbėruar, ndėrkohė qė tė rinjtė plehronin portokallet dhe ullinjtė. Dreka e kėsaj dite ishte njė rit plot humor dhe shijim pėr tė gjithė elbasanasit, tė cilėt, zakonisht, e kalonin kėtė drekė nė natyrė, ku organizoheshin lojėra popullore. Nė Elbasan festohet edhe nata e verės, nata para ardhjes sė saj, me mish, raki, gjel deti, ballokume, ėmbėlsira. Nė kėtė ditė, elbasanllinjtė urojnė njėri-tjetrin pėr njė jetė sa mė tė gjatė dhe tė lumtur.

    Ballokumet

    Pėr tė kuptuar ndryshimin midis kremtimit “alla-elbasanēe” tė Ditės sė Verės, me atė qė bėhet gjetkė, nėpėr Shqipėri apo ndėr shqiptarė, mjafton t’u referohemi ballokumeve. Nė Elbasan pėrgatitjet pėr ballokumet tė bėhen me kohė. Dihet se ku do tė merret mielli i misrit pėr to, ku do tė merret gjalpi, ku do tė merret sheqeri. Dihet si do tė rrihen, si do tė shtrihen, si do tė piqen. Me ē’gradacion, me ē’ritėm kohor. Tė gjithė e dinė, pėr shembull, se ballokumet bėhen me miell misri. Por pak e dinė se njė kg miell ballokumesh del (pas njė cikli sitjesh) nga 7-8 kg miell misri. Edhe sheqeri ndryshon (ėshtė i imėt), edhe gjalpi… Pra recetat pėr ballakumet nuk funksionojnė kudo. Unė kam vrojtuar, madje prej shumė vitesh, pėrgatitjen e ballokumeve tė Elbasanit. Dhe mund tė pohoj me bindje se edhe sikur gjithēka materiale tė jetė njėsoj (duke pėrfshirė edhe profesionalizmin e atij qė i pėrgatit), pėrsėri ballokumet e Elbasanit ndryshojnė. Ato kanė gjithnjė diēka mė shumė. Sepse Elbasani fut njė “element” plus nė recetėn e ballokumeve. Kjo ėshtė dashuria. Ballokumet e Elbasanit kanė brenda shumė, shumė dashuri. Sikurse vetė Dita e Verės nė Elbasan ėshtė njė ditė e vėrtetė dashurie. Dashuri pėr njeriun, pėr natyrėn, pėr jetėn. Le tė pėrpiqemi qė t’i afrohemi Elbasanit nė dashurinė qė jep ai nė Ditėn e Verės. Sado vėshtirė qė ėshtė.

    Pse kur themi Dita e Verės mendja na shkon tek Elbasani

    Sepse gjatė shekujve Dita e Verės erdhi duke u zbehur. Aq sa diku ajo u harrua krejtėsisht e nuk kremtohej mė. Ndėrsa nė Elbasan ajo nuk u zbeh kurrė. Nėse Dita e Verės erdhi deri nė ditėt tona merita i takon kryesisht Elbasanit. Tani ajo ėshtė zyrtarisht njė festė kombėtare. Por ndryshe ėshtė tė festosh e ndryshe ėshtė tė bėsh njė pushim zyrtar. Madje ndryshe ėshtė tė festosh, ndryshe tė ndjesh me tė vėrtetė. Elbasani, pra ende shumė ndryshe nga pjesa tjetėr e Shqipėrisė, ėshtė vendi ku Dita e Verės ndjehet dhe pėrjetohet nė kuptimin mė tė plotė tė fjalės.

    Nė ē’masė Dita e Verės ėshtė njė festė e mirėfilltė (mbarė)shqiptare?

    Tė paktėn nė atė masė qė ajo (referuar prof. Kristo Frashėrit), ka qenė pjesė pėrbėrėse e identitetit tonė etnik. Edhe nėse nė disa vise ajo filloi tė venitej, pėrsėri duhet tė rigjallėrohet dhe tė kthehet nė njė festė mbarėshqiptare, mbasi ėshtė mė tradicionale se tė kremtet fetare. Dita e Verės, ashtu sikurse edhe Viti i Ri, ėshtė festė e tė gjithė shqiptarėve, pa dallim krahine, ideje, bindjesh, pėrkatėsish, apo besimi fetar.

    Dita e Verės sipas Kristo Frashėrit

    Dita e Verės ka qenė e lidhur me ditėn e parė tė marsit. Nė antikitet marsi ishte muaj i parė i vitit. Kjo sipas kalendarit Julian. Siē dihet, nė Evropėn Perėndimore, kalendari Julian u zbatua derisa nė vend tė tij u vendos kalendari Gregorian. Por nė gjuhėn e sotme shqipe ruhen ende gjurmė tė kalendarit Julian. Duhet qė viti kalendarik tė fillojė me marsin qė muaji i shtatė tė jetė shtatori, i teti tetori, i nėnti nėntori dhe i dhjeti dhjetori. Tė tillė kanė mbetur emrat e tyre edhe pse, nga 15 tetori i vitit 1582, kohė nė tė cilėn hyri nė fuqi reforma gregoriane, ata janė respektivisht, muajt e nėntė, i dhjetė, i njėmbėdhjetė dhe i dymbėdhjetė. Por, siē argumenton akademiku i mirėnjohur, prof. Kristo Frashėri, kalendari i vjetėr i shqiptarėve ėshtė edhe mė i hershėm se kalendari Julian, i cili u shpall nga Jul Qezari, nė vitin 46 para lindjes sė Krishtit. Dhe gjithnjė dita e parė e marsit shėnonte, sikurse edhe sot, fillimin e stinės sė pranverės. Ishte koha kur stinėt ishin mė tė dallueshme nga njėra-tjetra se nė kohėn e sotme (ngrohja globale nuk kishte filluar ende). Njerėzit mezi prisnin qė tė dilnin nga dimri, tė shkrinte bora, tė gjelbėrohej natyra, tė ēelnin lulet, tė blegėrinin qengjat, tė loznin fėmijėt fushave e kodrave, tė gėzonin tė gjithė.

    Faik Konica: Ē’ėshtė Dita e Verės?

    Botuar mė 1911

    Miqve, shokėve tė Lidhjes Shqipėtare “Verore”, u dėrgoj kujtime miqėsie, urime tė zemrės, pėr Ditėn e Verės qė na afrohet. S’e festuam dot sivjet kėtė ditė tė bukur: po nė mos e festuam me trup, do ta festojmė me zemėr.

    Ē’ėshtė Dita e Verės? Ėshtė dita nė tė cilėn shtėrgjyshėrit t’anė, kur s’kish lindur edhe krishtėrimi, kremtojin bashkė me Romanėt dhe me Grekėt e Vjetėr, perėndit’ e luleve, tė shelgjeve, tė krojeve. Kur ēkrin dimėri, kur qaset Vera buzėqeshur e hollė dhe e gjatė si nė piktyrė tė Botticelli, zemra e njeriut ēgarkohet nga njė barė, shijon njė qetėsi, njė lumtėsi t’ėmblė. Nė kėtė gėzim, stėrgjyshėrit t’anė ndiejin njė detyrė t’u falen perėndive qė sillnin kėto mirėsira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qė quajmė Dit’ e Verės.


    https://www.shqiperia.com/Historia-e...-Elbasan.15324
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 14-03-2018 mė 09:10

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,299
    Faleminderit
    253
    352 falenderime nė 328 postime

    Pėr: Dita e Verės

    Ēfarė kuptimi ka verorja, simboli i hyrjes sė pranverės

    (Gjithēka qė nuk dinit pėr tė)


    Qė nė lashtėsi, Dita e Verės shoqėrohej me zjarre (zakonisht dėllinjash) mbrėmjeve, nė mes tė fshatit, tė cilėt i kapėrcenin burrat e djemtė, si pėr t’i lėnė lamtumirėn dimrit.

    Dita e Verės ishte dita e verojkave (ose veroreve). Nėse i referohemi “Fjalorit tė Gjuhės sė Sotme Shqipe” (viti 1980, faqe 2135), verojka ishte njė lloj byzylyku i pėrgatitur me fije tė kuqe e tė bardha qė ua lidhnin fėmijėve nė duar apo nė qafė nė Ditėn e Verės (verojka, verore, nga verė).

    Por, siē shkruan Konica, me verore rrethoheshin edhe degėt e thanave, dėllinjave, dafinave apo shelgjeve tė nderura. Nė shumė raste nė Ditėn e Verės thureshin kurora dhe i varnin nė portat e shtėpisė, pėr tė sjellė fat. Kjo ėshtė bėrė, deri vonė, edhe nė Tiranė. Rezulton se Dita e Verės ėshtė kremtuar nė mbarė viset shqiptare.

    Megjithatė, kremtimet kanė pasur nuanca tė ndryshme pėr krahina tė ndryshme. Etnologu i mirėnjohur Bernardin Palaj, njohės i thellė i trashėgimisė kulturore sidomos tė malėsisė sė Veriut, ka shkruar qė nė fillim tė viteve ’20 tė shekullit tė kaluar, pėr mėnyrėn se si festohej atje Dita e Verės. Dita e Verės ėshtė festuar shumė kohė para se institucionet klerikale e, mė pas, ato shtetėrore tė fillonin tė administronin festat popullore. Si festė pagane, ajo ėshtė kremtuar qė nė lashtėsi.

    Por pervec ketyreve ka edhe disa kuptime te tjera verorja:

    Sipas tradites thuhet: Se ne momentin qe e vendos veroren, duhet te mendohet nje deshire. Dhe kur kjo verore te merret nga dallendyshja dhe te vihet ne fole, do ju realizohet deshira.
    Nje tjeter tradite thote: Vajzat e reja qe e mbajne veroren, dhe dallendyshet i marrin per fole. Do te martohen brenda vitit. Keshtu qe kur shihnin se verorja nuk ishte, ja nisnin me pergatitjen e pajes.

    Nderkohe qe te tjere mendojne : Verorja, nuk te lejon qe dielli i pranveres te te nxije ne fytyre. Thuhet qe ata se vinin verore edhe nese rrinin ne diell nuk do te nxiheshin ne fytyre.
    Tradita e verores. Perit qe lidhet ne dore ne mengjesin e 14 Marsit.

    Keto jane disa supozime se cfare ndodh nese e vendos veroren. Eshte dicka e lezetshme per aq kohe sa tradita thote se duhet te vihet. Nese besoni ne njeren prej ketyre traditave urojme qe ajo qe besoni me shume te permbushet. Ndaj mos pertoni ta keni edhe ju ne dore nje verore sot.


    http://www.kohajone.com/2018/03/14/c...-dinit-per-te/

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,299
    Faleminderit
    253
    352 falenderime nė 328 postime

    Pėr: Dita e Verės

    Verorja, tashmė pjesė e Trashėgimisė UNESCO

    Entela Binjaku - GSH, Mars 2018

    Ardhja e pranverės nė kultura tė ndryshme lidhet me njė sėrė ritualesh. Edhe nė Shqipėri nė 1 mars shumė prej fėmijėve, vajzave dhe grave por edhe meshkujve vendosin nė dorė njė lidhėse dyngjyrėshe bardh e kuq. Ka prej tyre qė e vendosin nė datėn 1 dhe e heqin nė datėn 14 siē ka tė tjerė qė e vendosin nė 14 dhe e heqin “kur shohin dallėndyshen e parė”. Por pakkush e di nė Shqipėri se ajo verore dyngjyrėshe ėshtė tashmė pjesė e trashėgimisė kulturore botėrore nėn kujdesin e UNESCO-s.

    Disa ditė mė parė nė njė takim nė ambasadė me Shkėlqesinė e Tij z. Mircea Perpelea, ambasadorin e Rumanisė nė vendin tonė, mėsova se prej pak kohėsh kjo verore ishte bėrė pjesė e trashėgimisė botėrore. Nė 6 dhjetorin e vitit qė kaloi pas njė vendimi tė marrė nė mbledhjen e Komitetit Ndėrqeveritar pėr Shpėtimin e Trashėgimisė Kulturore Jomateriale nė Jeju, tė Koresė sė Jugut, verorja u pranua nė listėn e trashėgimisė jomateriale tė njerėzimit. Adrian Cioroanu, i dėrguari i pėrhershėm i Rumanisė nė UNESCO nė datėn 6 dhjetor nė faqen e tij nė fb. cituar nga News.ro shkruante: “Verorja u pranua nė listėn e pėrzgjedhur tė trashėgimisė jomateriale UNESCO! Dosja u depozitua nga Rumania bashkė me tri shtete tė tjera: Bullgaria, Maqedonia dhe Republika e Moldavisė – nė tė cilat kjo traditė e pranverės ekziston me disa ndryshime nė formė, por qė ka tė njėjtėn frymė tė festimit tė rilindjes sė natyrės”.

    Mediat vendase njoftonin se tė njėjtin lajm e ndau edhe Ionut Vulpescu, nga Ministria e Kulturės dhe Identitetit Kombėtar: “Nė pranverė, nė 1 mars mbajtėm njė konferencė pėr shtyp ku folėm pėr fazėn nė tė cilėn ndodhej kjo dosje. Dy javė mė vonė gjendesha nė Paris krah ministres sė kulturės sė Republikės sė Moldavisė Monica Babuc, ku nė kuadėr tė njė aktiviteti tė organizuar nga Ambasada e Rumanisė paraqitėm bashkė kėtė dosje pėrpara Michael Worbs, qė ėshtė Presidenti i Kėshillit Ekzekutiv tė UNESCO-s dhe pėrpara anėtarėve tė trupit diplomatik tė akredituar nė Paris. Jemi tė gėzuar dhe tė kėnaqur se pėrpjekjet tona patėn efekt”. Ndėrkohė Ministrja e Kulturės e Republikės sė Moldavisė, Monica Babuc lidhur me kėtė lajm shkroi nė rrjetin social: “Faleminderit dhjetor! Ke qenė bujar me ne nė vitin 2016 kur e gjetėm qilimin nė listėn UNESCO dhe ja sot – veroren!”.

    Sipas studimeve etnologjike, verorja ėshtė ngushtėsisht e lidhur me traditat e Vitit tė Ri festuar nė tė kaluarėn nė muajin mars, si njė formė primitive e Vitit Agrar i lidhur me ciklet vegjetative dhe astronomike. Verorja njihet nga etnologėt nė fillimin e shekullit XX si ritual i njė marsit, i pranishėm jo vetėm tek rumunėt, por edhe tek shqiptarėt dhe bullgarėt nė Ballkan. Fshatarėt e ruanin zakonin nė ēdo fillim pranvere si shenjė mbrojtjeje kundėr sėmundjeve dhe fatkeqėsive. Verorja ėshtė njė objekt i vogėl zbukurues qė pėrbėhet nga mpleksja mes njė peri tė bardhė dhe tė kuq qė mbahet nga gratė dhe vajzat pėrgjatė gjithė muajit mars, si simbol i ardhjes sė pranverės.

    Por cila ėshtė domethėnia e kėsaj veroreje ?

    Verorja ėshtė festa tradicionale e fillimit tė pranverės, nė 1 mars. Fillimet e saj thuhet se vijnė nga Roma e vjetėr sepse Viti i Ri festohej pikėrisht nė datėn 1 mars (Martius), qė ishte muaji i perėndisė sė luftės Mars. Nė ngjyrat e verores ruhet dualiteti i simboleve: bardh dhe kuq, pra paqe dhe luftė (kjo do tė mund tė simbolizonte madje edhe dimrin dhe pranverėn). Nė ditėt tona janė burrat qė ju dhurojnė femrave kėtė objekt, fatndjellės, tė quajtur verore qė ėshtė njė bizhuteri apo njė dekorues i vogėl, njė lule, njė kafshėz apo njė zemėr, e lidhur me njė pe tė kuq dhe tė bardhė.

    Femrat e mbajnė nė bluzė qė atė ditė e deri dy javė mė pas. Ato mund t’ja dhurojnė nje femre tjetėr dhe vetėm me raste tė rralla, burrave. Megjithatė dhurimi qoftė edhe i njė objekti tė vogėl tė lidhur bashkė me kėtė lidhėse bardh e kuq, ėshtė njė zakon i vjetėr qė i ėshtė paracaktuar si grave dhe vajzave ashtu edhe burrave. Besohej se ai qė mbante kėtė lidhėse bardh e kuq do tė ishte i fortė dhe i shėndetshėm pėr gjithė vitin qė vjen. Nė disa pjesė tė Rumanisė si: Moldavi apo Bukovinė, simboli i pranverės ėshtė njė medalje e artė apo e argjentė qė mbahet rreth qafės. Edhe bullgarėt kanė thuajse tė njėjtėn traditė identike me 1 marsin e qujatur Martenica. Origjina e traditės daton nga kohėt e dakėve, stėrgjyshėrit e rumunėve.

    Mė parė quhej “dachia dragobete” dhe nėnkuptonte fundin e dimrit. Nė Moldavi zakoni ėshtė qė janė vajzat ato qė ju dhurojnė djemve verore. Bashkė me veroren shpesh dhurohen edhe lule qė janė tė kėsaj stine, zakonisht zymbyla. Arkeologėt kanė zbuluar objekte me njė vjetėrsi prej mijra vjetėsh qė mund tė konsiderohen si verore. Ato kanė formėn e gurėve tė vegjėl tė ngjyrosur nė bardh e kuq qė mbaheshin si varėse nė qafė.

    Tė dyja ngjyrat janė tė hapura ndaj interpretimeve: e kuqja mund tė kuptohet si gjallėria e gruas ndėrsa e bardha si mėnēuria e burrit. Pra kjo lidhėse e verores shpreh ndėrthurjen e pandarė tė kėtyre dy parimeve. Domethėnia e perit tė bardhė dhe tė kuq qė ndėrthuren nė njė lidhėse ku edhe varet njė objekt, ka njė kuptim tė lidhur edhe me disa legjenda.

    Origjinat e festimit tė verores nuk njihen saktėsisht, por vlerėsohet se janė shfaqur nė kohėn e perandorisė romane, kur Viti i Ri festohej nė ditėn e parė tė Pranverės nė muajin e Marsit. Ai nuk ishte vetėm perėndia e luftės por edhe i pjellorisė dhe e vegjetacionit. Ky dualitet ėshtė ruajtur edhe nė ngjyrat e verores ku e bardha nėnkupton paqen dhe e kuqja –luftėn. Viti i Ri festohej nė 1 mars deri nė fillimin e shekullit XVIII.

    Tė pėrmendur pėr herė tė parė e gjejmė nga Iordache Golescu, ndėrsa folkloristi Simion Florea Marian shkruan nė librin “Festat tek rumunėt” se: nė Moldavi, Muntenia, Dobroxhea dhe nė disa pjesė tė Bukovinės ekzistonte zakoni qė prindėrit t’u lidhnin nė 1 mars fėmijėve njė monedhė argjendi apo ari nė gushė apo nė dorė. Monedha e lidhur me njė lidhėse tė kuqe, ose prej dy fijesh tė gėrshetuara tė mėndafshta tė kuqe dhe tė bardhė, quhet verore. Verorja ju vihej nė dorė apo nė qafė fėmijėve qė t’u sillte fat gjatė vitit, tė ishin tė pastėr dhe tė shėndetshėm. Nė disa zona fėmijėt e mbanin 12 ditė nė qafė dhe pastaj e lidhnin tė dega e njė peme tė re. Nėse nė atė vit pemės i shkonte mbarė, kjo nėnkuptonte se edhe fėmijės do t’i ecte mirė nė jetė. Nė disa raste lidhėsja vendosej tek ndonje pemė qė ishte nė lulėzim duke dhėnė kuptimin se edhe fėmija do tė jetė i bardhė dhe i pastėr si lulet e kėtyre pemėve.

    Folkoristi Simion Florea Marian shkruante se kush dėshironte qė verorja tė kishte efektin e dėshiruar duhej ta mbante me dinjitet. Aktualisht verorja mbahet gjithė muajit mars dhe mė tej lidhet te njė pemė frutore. Besohet se kėshtu ajo ju sjell mbarėsi familjeve. Thuhet se nėse dikush shpreh njė dėshirė kur e hedh kėtė verore mbi njė pemė, ajo dėshirė i plotėsohet. Nė fillim tė muajit prill, nė njė pjesė tė madhe tė fshatrave tė Rumanisė dhe Moldavisė pemėt janė tė zbukuruara me verore. Nė Transilvani veroret vendosen te dera, te dritarja, tė brirėt e kafshėve shtėpiake, sepse kėshtu besohet se ato trembin tė keqen. Veroja ėshtė njė traditė nė Rumani, nė Republikėn e Moldavisė dhe territoret fqinjė tė populluara nga rumunėt dhe arumunėt. Tradita tė ngjashme i gjen edhe nė Shqipėri, Maqedoni dhe Bullgari.

    Nė ditėt tona vlera e njė veroreje jepet si njė krijim artistik. Objekti i lidhėses kuq e bardhė mund tė bėhet nga ēdo gjė dhe mund tė marrė kuptime tė ndryshme. Verorja mė e vjetėr e zbuluar nė Rumani ėshtė 137 vjet. Verorja mė e vjetėr nė Rumani daton nė vitin 1879 dhe ka formėn e njė zemre argjendi. Midis veroreve tė koleksionit gjendet edhe njė tjetėr qė daton nė vitin 1898 qė ka formėn e njė dallėndysheje qė fluturon. Ky objekt ishte pjesė e njė koleksioni dhe para 5 vitesh u vlerėsua me 300 lei.
    “Kėto objekte janė shumė tė rralla, duhet t’i kėrkosh vite tė tėra. Dallėndyshja nė fluturim ėshtė e vetme. Nuk e di kujt e kujt ka qenė dhe as nuk kam ndėrmend tė thur ndonjė histori fanastike pėr tė. Unė e kam nga njė koleksionist” ka thėnė Iustin Zegrea qė ėshtė njė koleksionist antikuaresh nga Bukureshti. Nė 1 mars rumunėt festonin triumfin e pranverės mbi dimrin, me njė objekt qė ishte njė lidhėse bardh e kuq qė ishte simbol i rilindjes sė natyrės dhe i ringjalljes sė natyrės. Gjatė kohės geto-dake viti i ri niste nė 1 mars. Pra marsi ishte muaji i parė i vitit, kalendari popullor i geto-dakėve kishte dy stinė: verė dhe dimėr. Verorja ishte si njė lloj talismani qė kishte pėr qėllim tė sillte fat, i ofruar bashkė me urimet pėr mirėsi, shėndet, dashuri dhe gėzime. Lidhėsja me dy ngjyra kishte dhe kuptimin e unitetit tė tė kundėrtave: vera-dimri, ngrohtė-ftohtė, pjellori-sterilitet, dritė-errėsirė.
    Lidhėsja ose lidhej nė dorė, ose vendosej nė gjoks. Ajo vendosej nė 1 mars deri sa shfaqeshin shenjat e ardhjes sė pranverės: dėgjohej ndonjė zog duke kėnduar, lulėzonin qershitė, vinin dallėndyshet. Atėherė lidhėsja lidhej ose pas njė trėndafili ose tek ndonjė pemė nė lulėzim, qė tė sjellė fat ose hidhej nė atė drejtim nga ku vinin zogjtė udhėtarė duke pėshpėritur: “Merrmi tė ligat dhe jepmė bardhėsi!”. Duke u kthyer nė vendin tonė, kjo traditė gjendet tek tė krishterėt tė cilėt e vendosin nė datėn 1 mars ndėrsa tė tjerė, edhe pėr mosnjohje tė traditės, por edhe sepse veprojnė sipas kalendarit “alla turka”, e vendosin nė datėn 14 mars.

    Tek arumunėt nė Shqipėri kjo ėshtė festa mė e madhe qė ka pranvera. Shumė fėmijė e presin me gėzim dhe bėhen gati pėr ta vendosur veroren qė njė natė mė parė. Kjo festė eshtė pėrcjellė brez pas brezi dhe gėzimi pėr tė shprehet hapur dhe lirshėm. Kjo duket edhe nė mėnyrėn sesi e vendosin veroren dukshėm, pra duke mos e mbuluar me veshje. Njė veēori e kėtij rituali tek arumunėt nė Shqipėri lidhet me vendosjen e mė shumė se njė veroreje dhe jo vetėm nė dorė, por edhe nė qafė apo nė kyēet e kėmbėve. 1 marsi nė traditėn e arumunėve nė Shqipėri, ndoshta edhe si njė vijimėsi lidhjeje me Rumaninė, shoqėrohet edhe me vendosjen e luleve tė sapoēelura nė dritare, tek dera e shtėpisė nė mėngjesin e kėsaj date, nė mėnyrė qė gjithėkush zgjohet, tė ndjejė ardhjen e pranverės.


    http://www.gsh.al/2018/03/01/verorja...gimise-unesco/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 14-03-2018 mė 11:20

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    751
    Faleminderit
    4
    8 falenderime nė 8 postime

    Pėr: Dita e Verės

    keni harruar BALONAT dhe KARNAVALET,,,,,,,,,,,,plus qe kjo dite eshte edhe fillimi i agjerimit 40 ditor (deri ne pashke) per kristianet ,ndaj quhet edhe DITA E PASTER

    pra,,,,,,,lereni perrallat me lashtesi e me zana Kurveleshi,,,kjo nuk asht gja tjeter vecse nje feste kriptokristiane e kamufluar gjate sundimit osman

    Zana e Cermenikes ,,,,,,,,,,perendesha e gjuetise DIANA ,,,,,,,,lol,,,,,cfare nuk ndigjon ketu

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •