Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2017
    Postime
    19

    kerkoj ndihme, infeksion mykotik ne organizem

    Pershendetje dua ndihmen e nje doktori, apo te dikujt qe ka pas problem te ngjashem..
    une kam problem me kruarje te vazhdueshme te trupit prej nje viti e gjysem, si dhe zbokth ne koke,
    jam vizituar ne 3 doktore te ndryshem, tek i zones ku banoj, ne kryeqytet dhe tek nje doktor privat qe ma ka referuar nje i aferm, deri tani kam marre rreth 150mije lek te vjetra ilaqe(shampo kremra kokrra sprajte pomada etj)
    Tek spitali ne kryeqytet kam bere test alergjie, analiza gjaku urine dhe feqe, dhe te gjitha kane dale ne rregull, tek testi i alergjise nuk kam dale alergjik, por aty thuhet dermografizem pozitiv, te cilen nuk kam arritur ta kuptoj, doktori tha qe une kam lekure shum te ndjeshme, dhe qe gjaku im permban disa substanca jo te dobishme, qe e bejne lekuren te skuqet dhe sensitive ndaj diellit !?!?
    kam bere dhe test per hiv aids por negativ...
    nje doktor tjeter me ka dhene ilaqe te ndryshme per infeksione fungale, dhe per mykun ne organet gjenitale, sapo mbaroj ilaqet kthehen te njejtat simptoma, kruarja e shpeshte ne trup, zbokthi dhe myku..

    para 6 muajsh kisha bllokim te njerit vesh dhe doktori i vesheve me tha qe ishte myk, mora ilaq me pika dhe e sherova, pas 3 muajsh kisha bllokim prej mykut ne veshin tjeter, perdora te njejtin ilaq qe me kishte dhene doktori, para 1 muaj perseri bllokim ne te njejtin vesh... une kam gjithashtu zhurme te lehte fishkelluese ne te dy veshet prej disa vitesh..

    Duke u bazuar tek myku qe kam pasur fillimisht nen sqetull, pastaj tek veshet, dhe ne organet gjenitale,
    bera kerkime ne internet dhe ajo qe une kisha pershtatej ne mykun candida, pra infeksion mykotik ne organizem,nga sistemi imunitar i dobet
    dhe si rrjedhoja per ta sheruar ishte e mire uji me sode buke, hudhra , uthulla e molles, dhe duhej ndryshuar dieta, duke mos ngrene fare sheqerna, produkte te grurit, pra buke, qumesht dhe disa gjera te tjera te cilat ishin shkaktar qe myku candida te zhvillohej,

    ne te vertete une si buken po ashtu edhe embelsirat gjithmone i kam ngrene me shumice..
    gjithashtu bera nje test duke peshtyre ne nje gote me uje, dhe nese peshtyma binte poshte thuhej qe pershtyma permban kandida, nuk e di nese kjo gje ndosh tek te gjithe njerezit apo vec tek une..
    https://www.thecandidadiet.com/about-candida/
    gjithashtu dikund kam lexuar se myka kandida ishte shkaktar edhe per zhurmen ne vesh.. per te cilen kam perdorur kokrra te ndryshme dhe sme ka kaluar
    pra kam rreth nje muaj qe pij cdo dite nga nje gote uje me sode buke, dhe ndonjeher uthull molle,
    si dhe buken dhe embelsirat nuk i perdor fare,

    tani ndoshta eshte edhe koiqidence por deri diku simptomat qe kam pasur ne fillim jane zvogeluar,
    Ne trup, dhe ne koke nuk kam kruarje te shpeshte.., dikur me kruhej trupi saqe mezi me zinte gjumi, kruhesha cdo here kur filloja te ferkohesha ne dush. dhe skuqej pjesa e barkut ku kruhesha.
    Zbokth kam me pak ne koke, ndersa ne organet gjenitale kam kruajtje me te rralla dhe skuqje te lehta (myk),
    si dhe kruajtje tek pjesa e dy parakraheve dhe berrylat te cilet i kam si forme ekzeme,copeza lekure qe zhvishen

    pres mendimin tuaj, nese une me te vertete mund te kem infeksion mykotik, duke u bazuar tek simptomat qe kam,
    dhe a eshte i demshem uji me sode buke nese vazhdoj ta pij edhe per disa kohe per te pare nese permiresohem?
    ne internet lexova edhe disa artikuj ku sipas studimeve te fundit, myku kerpudhor kandida ishte shkaktar per kancer..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ledio2 : 01-03-2018 mė 13:10

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Pėr: kerkoj ndihme, infeksion mykotik ne organizem

    vetediagnostikimet kane tendence te te zhgenjejne.
    semundjet dhe kruarjet e lekures jane shume te komplikuara, pasi nje llaf goje eshte te gjesh se cfare e shkakton.
    ti mire ben qe intersohesh dhe kerkon zgjidhje nga interneti, biles deri diku mund te besh edhe ndonje "trajtim" pa zarar
    por te nevojitet te gjesh nje specialist te mire.

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar aimilius pėr postimin:

    ledio2 (03-03-2018)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2017
    Postime
    19

    Pėr: kerkoj ndihme, infeksion mykotik ne organizem

    dicka qe dua te shtoj eshte se me perpara kam pasur infeksion te herepashershem te kapakeve te syve, skuqje dhe fryrje, per vite me radhe qe kur isha ne shkolle 9 vjecare deri ne fakultet, pastaj me pati kaluar dhe nuk e kisha me kete problem,
    nuk e di nese ka pasur sadopak lidhje me infeksionin mykotik te trupit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •