Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-02-2018
    Postime
    3

    Shqiptaret vërtete gjithmonë preh e padrejtësive historike ?

    Përshëndetje Anëtar,

    e hapa ketë teme për arsyeje se jam kureshtar te di se çfarë mendoni rreth kësaj.
    shpesh me shumë miq te mi bisedojmë rreth çështjes shqiptare në botë, dhe nuk pajtohem me shumicën se çfarë thonë, është e natyrshme qe njerëzit përfaqësojnë dhe kanë mendime te ndryshme rreth një teme te caktuar. Po si mund te jete qe shumica përfaqësojnë përafërsisht te njëjtin mendim , që se pari te mendojmë se jemi populli që na është bere ma se shumti e padrejtë ne histori, paraqesin sikurse e gjithë bashkësia ndërkombëtarë mbajnë ndonjë inate ne veçanti me shqiptaret, ose se Rusia qenka faktori kryesor se qenkemi keq sot? Po ç ‘janë këto mendime qe do ti cilësoja si sipërfaqësorë një dimenzionale, te pa menduara mire, me një nivel injorance tmerrësisht te lart. Unë besoj se ne jemi problemi i problemeve tona, nuk është askush fajtor pse ne i kemi punët sot kështu siç i kemi. Është gjithmonë se si na i përfaqësojmë interesat tona, ne nivele te ndryshme, si ne ato ndërshtetërorë ose Ndërkombëtare. Çmendoni ju ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga makando : 25-02-2018 më 19:02

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Shqiptaret vërtete gjithmonë preh e padrejtësive historike ?

    Po ta pergjithsojme na jane bere padrejtesi ne ndarjen e teritoreve por nga krahu tjeter na kane favorizuar jashte mase ne krijimin e shtetit.

    Natyrisht shtete e forca te caktuara,por berja e Shqiperise shtet ishte diçka qe ishte pothuajse e pamundur.

    Akuzat ndaj te huajve eshte nje dogme e limitit shqiptar,per te justifikuar paaftesite tona.

    Po te pyesje zyrtaret qeveritar mbas 90,sepse po keta zyrtar perdornin makina te shtrenjta kur populli ishte ne varferi,pergjigja ishte ;"na ka detyruar Europa te blejme,te kemi makina te tilla " Nuk kerkonin te shfaqsoheshin ne menyra te tjera "keto na dhane","keto kishin" etj etj. Dhe ishte nje teori qe ishte e pranuar nga e gjithe populli.

    "Thuaj sa te duash ti ; qe nuk te jep asnje institucion o shtet europian makina 60-70 mije dollarshe kur populli eshte ne varferi ekstreme.He,he ! E kishim gjetur shkakun dhe arsyetimin.

    Pastaj,nga ky mentalitet arime ne luften e 97. Dhe degjoj ne nje emision politik Italian qe po diskutohej per Shqiperine dhe rremujen e asaj kohe,dhe nje analist italian i drejtohet Ema Boninos qe ishte ne komisionin europian ne ate kohe,dhe i thote: Qe Europa duhet te investoje me shume ne Shqiperi,sepse eshte edhe problem investimi.
    Pergjigja e Boninos qe : Nuk eshte problem investimi. Shqiperia eshte vendi ku komuniteti europian ka investuar me shume se ne çdo shtet tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 25-02-2018 më 21:11

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Shqiptaret vërtete gjithmonë preh e padrejtësive historike ?

    Shqiptaret qahen kot persa i perket padrejtesive Historike gjoja nga dora e Jashtme.

    Fatkeqesia jone, Historikisht, ka qene perçarja dhe Tradhtia!

    Kombet e huaja mbijetuan dhe u forcuan duke mbajtur nje ideologji (edhe pse shumica e tyre vuajten nga luftrat Civile).

    Kombi Shqiptar mbeti i perçare, sepse kreret historikisht ishin egoiste dhe mendonin vetem per interesat vetjake apo fisnore.

    Fishta ne nje konvente Europiane ku kishte mbreter nga e gjithe Europa u pyet:
    Po ti, Mbret i cilit vend je?
    Ai u pergjigj:
    Une jam Mbret i 100 Mbreterve!

    Shqiptari me i rendomte e ve veten njesoj me ate qe eshte me lart.
    Injoranti njesoj me shkencetarin.
    .....e keshtu vazhdon komedia e kombit Shqiptar.

    Ne nuk na pelqen te kemi nje udheheqes Shqiptar, por te huaj.

    Personi me i sukseshem si udheheqes ishte Gjergj Kastrioti, ai i zgjodh nga feudalet e asaj kohe qe te printe, edhe pse shume te tjere i nenshtroi forcerisht.
    Nuk mund te bindesh nje popull te tere me ide, disa kerkojne kerbaç.

    Vendet Eurpiane ne pergjithesi kane vuajtur nga pushtime, por duke mbajtur nje fe (krishterimin, pasi kete zgjodhi Europa nga Konstandini dhe perandoret e me vone), ata u forcuan dhe si komb.
    Europa ndan pothuajse te njejten kulture, ndersa Ballkani (kjo pjese e Europes) eshte konfuz dhe i perzjere.

    Nje popull qe ka vuajtur nen kthetrat e nje pushtuesi per 500 vite nuk mund ta quaje vella.
    Ideologjia Shqiptare nuk ekziston me, ka vdekur me qindra vite.

    Nuk them Nacionalizem, por ATDHEDASHURI, parimi kryesor i nje kombi.

    Atdheu nuk eshte Feja!

    Ç'faj ka bota ketu?!

    Ne nuk jemi indogjenet e Amerikes, te cilet u shuajte pothuajse ne memorje.
    Ata vuajten nga Bota, jo ne.

    Ama, ato kombe pasqyrojne dhe Shqiptaret, pasi dhe ata ishin te ndare dhe vune interesat fisnore para atyre kombetare.

    Çfare po bejme ne sot per Atdheun?
    Çfare po bejme per forcimi e vleres Kombetare apo dhe vete kombit?!

    Fqinjet tane si dhe bota mbare forcohen ushtarakisht, ndersa ne jemi pothuajse Zbathur nga ana ushtarake.


    Çfare po bejme per pasurimin e historise dhe arkeologjise?!

    Enveri ishte nje kriminel injorant, ama, mbaj mend qe kishte nje forcim te ideologjise Kombetare (edhe pse e ekzgjeruar apo e bazuar ne hipoteza ne disa raste).

    Shqiptaret nuk ushqeheshin me dogmat Fetare, por ftkeqesisht Komuniste dhe fatmiresisht Kombetare.

    E kemi fajin brenda shpise, kot i biem ne qafe komshise.

    Ne i perulemi fqinjeve dhe botes mbare per interesa vetjake, nuk kemi integritet.

    Shqiptari e shet kombin, emrin, shtetesine dhe ideologjine per pese leke apo nje pashaporte te huaj, atehere, ç'faj kane te huajt?!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-07-2016
    Postime
    4

    Për: Shqiptaret vërtete gjithmonë preh e padrejtësive historike ?

    Shqiptaret nese dojne te bejne pjese ne histori ka dashur ruajtur trashgimeria historike jo kap shkaterro gjithcka qe te del perpara.

    Dhe shqiptari kerkon me hy ne bashkimin europian kur e din shume mire qe ata nuk i dojne sepse meren me gjera te mira dhe ju duket jeta fushe me lule.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Shqiptaret vërtete gjithmonë preh e padrejtësive historike ?

    Fan Noli ka thene
    "Skllevër, bij-skllevësh"

    Ne vuajme nga kjo sindrome, pra.
    Vete pyetja jote e kesaj teme e verteton kete.
    pasi nuk na e ka fajin askush pervec vetes.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Shqiptaret vërtete gjithmonë preh e padrejtësive historike ?

    shqiperia nuk ka qene dot kurre shtet apo komb pervec se nje gjiriz Ballkanik, shpirtrash rrugace! shpirtrat rrugace, ndryshe nga shpirti kriminal qe kerkon hakmarrje dhe ndryshe edhe nga shpirti gjykates qe kerkon drejtesi eshte edhe djalli i Zotit apo Zoterise i cili kerkonte Parajsen dikur dhe u ther nga keta shpirtra te padukshem ne siperfaqe. keta lloj shpirtrash adhurojne pyllin dhe rrugen dhe nuk duan kurre shoqeri-shtet edhe kur gjejne shtet lozin politikash apo peskaq me njeri tjetrin! imorale dhe te poshter jane semundja e vetme edhe e shqiperise barbare apo primitive te veshur me gjethe progresi!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •