Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Shqipëria e para në Evropë për numrin e bar-kafeve për bano

    Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, ose 1 bar kafe për 152 banorë

    E Martë, 20 Shkurt 2018 - 8:30 albinfo.ch

    Shqipëria në shumë renditje është nga fundi, megjithatë, në një renditje është në vendin e parë.

    Sipas të dhënave më të fundit të Anketës Strukturore të INSTAT-2016, në Shqipëri numri i bar-kafeve e restoranteve arriti në 18,795 (14,200 bare dhe 3,965 bar restorante), me një rritje prej 6.3% në raport me vitin e mëparshëm.


    Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, ose 1 bar kafe për 152 banorë, përcjell albinfo.ch.

    Shqipëria ia kaloi në 2016-n edhe Spanjës, e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Evropian (BE) dhe në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë, me 592 bar kafe për 100 mijë banorë, ose një bar-kafe për 169 banorë, sipas një studimi të fundit të BE.

    Deri një vit më parë, Shqipëria ishte në vend të dytë në botë pas Spanjës, por në Spanjë katër vitet e fundit janë mbyllur rreth 70 mijë bare e restorante për shkak të krizës, sipas mediave spanjolle.

    Në Shqipëri ka ndodhur e kundërta. Në katër vjet 2013-2016, sipas të dhënave të INSTAT, janë hapur 4,569 bar-kafe dhe 1,160 bar-restorante të reja, ndërkohë që popullsia është në tkurrje.

    INSTAT raportoi se në Shqipëri ka gjithsej 108 mijë biznese aktive, dhe bar-restorantet përbëjnë rreth 17.5% të tyre.

    Në Evropë, pas Spanjës dhe Shqipërisë, për nivel të lartë baresh renditet edhe Qipro, me rreth 470 bare për 100 mijë banorë.

    Në Itali, sipas FIPE ka rreth 250 bar-kafe për 100 mijë banorë, apo gati sa gjysma e Shqipërisë.

    Në Amsterdam ka 63.5 bare për 100 mijë banorë, sipas “Trade Association for Horeca and Catering”, në Berlin 36, në Bruksel 148.3, në Londër 32, në Stamboll vetëm 2.1, në Nju Jork 32.5, në Paris 27.2, Stokholm 19.1, në San Paolo 133.3. Më i lartë është në Seul me 186.4, Tokio 216.5, Rio De Janerio 191 etj.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Shqipëria e para në Evropë për numrin e bar-kafeve për bano

    YES! YES! YES!
    tani le te fillojme dhe te bejme exportim bar-lokalesh
    te mesojme gjithe boten se kafeja do 2-3 ore per tu pire
    dhe tju hapim syte te gjitheve

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Shqipëria e para në Evropë për numrin e bar-kafeve për bano

    baret dhe klubet jane nje kulture intelektuale ashtu si shetitjet ne ambjente te qeta, ndryshe nga kultura sportive, kjo kulture kujdest qe peshen trupore tja kaloje legenit dhe vitheve ndersa rrine ulur dhe kur shetisin ngadale trauma e levizjes se qafes te jete sa me e vogel, kjo edhe u siguron vazhdimesin evolutive te trurit qe sipas tyre do ti coje ne zbulimin apo ndertimin e parajses ne jetet e tjera ne vijim. kurse ne nje shoqeri si kjo e jona si te ishin krimba varresh masive per shkak luftrash, baret dhe kafete jane vetem nje kohekalim i merzitshem.

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shqipëria e para në Evropë për numrin e bar-kafeve për bano

    ....dhe jo vetëm. Besoj që zë vendin e parë edhe për shërbime funerale, farmaci, klinika private, stomatologji dhe kioskeri lagjesh.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shqipëria e para në Evropë për numrin e bar-kafeve për bano

    Kafeneja eshte pjese e kultures,tradites shqiptare.
    Robt shkojne Te kafeneja
    Te pijne kafen sepse ka lezetin e vet aty
    Eshte shume me ndryshe se sa
    Te pish kafe ne shtepi.
    kafeneja I mbledh robt
    Te bejne ndonje thashethem,
    Diskutojne politike,shajne
    Ndonje politikan,shohin ndonje ndeshje
    Fusin ndonje bast,diskutojne ndonje
    Biznes whatever...
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •