Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Transparency International: Edi Rama vjedh më shpejt e më mirë se sa Berisha

    TI: PS-ja vjedh më shpejt e më mirë se sa PD-ja

    Emri:  bbb.jpg

Shikime: 202

Madhësia:  32.0 KB

    Transparency International, organizata botërore me qendër në Gjermani që monitoron korrupsionin në gjithë botën e vlerëson Shqipërinë si një vend më probleme serioze për ryshfetin e zyrtarëve dhe qeveritarëve. Në raportin e vitit 2017, Shqipëria renditet në vendin e 91-të, mes 180 vendeve nën monitorim, ku në vende e para renditen shtete si Zelanda e re, Danimarka dhe Zvicra. Nga raporti rezulton se korrupsioni është rritur, pasi një vit më parë, në 2016-ën, Shqipëria renditej në vend të 83. Sipas dokumentit, për nga niveli i korrupsionit në vitin 2017 Shqipëria është në të njëjtën renditje me shtete që kanë probleme serioze me demokracinë, apo janë në luftë civile. Konkretisht, Shqipëria ndodhet poshtë gjithë vendeve të BE, por dhe rajonit, si Serbia, Maqedonia dhe Kosova. Këtë vit, jemi në të njëjtët nivele me shtete si: Suazilandi, Guajana dhe Siri Lanka, të cilët janë ose diktatura të shpallura, ose vende të sapo dala nga luftëra të përgjakshme civile. I vetmi shteti i rajonit që na bën shoqëri është Bosnje-Hercegovina, një vend që qeveriset me vështirësi për shkak të ndarjeve etnike, serbë, boshnjakë dhe kroatë dhe që ka një nga një president për të tre komuniteteve kryesore.
    Transparency International e monitoron Shqipërinë prej dhjetëra vitesh dhe jep të dhëna për mënyrën sesi e perceptojnë nivelin e korrupsionit qytetarët. Një krahasim i shifrave përgjatë viteve tregon të dhëna alarmante për qeverinë aktuale të kryeministrit Edi Rama. Konkretisht, në vitin 2010 gjatë kohës që në pushtet ishte PD dhe qeveria “Berisha” sapo kishte konsumuar mandatin e parë në pushtet, Shqipëria renditet në vendin e 87-të në Transparency International. Në 2017 Shqipëria renditet në vend të 91-të. E thënë ndryshe, në mandatin e parë të qeverisë “Berisha” dhe “Rama” rezulton se Transparency International klasifikon si më të korruptuar qeverinë e Partisë Socialiste. Brenda një mandati qeverisës rezulton se PS-ja ia ka kaluar me disa pikë në korrupsion Sali Berishës sipas raportit të Transparency International.
    Krahasimi vlen për mandatin e parë, pasi në mandatin e dytë, në vite të veçanta Berisha e renditi Shqipërinë dhe në vend të 100-të duke thelluar distancën. Në mandatin e parë Berisha bëri disa reforma kundër korrupsionit, por ato që përmirësoi në 4 vitet e para i përkeqësoi ndjeshëm në mandatin e dytë. Ndërsa qeveria Rama duket se e ka nisur që në mandatin e parë përkeqësimin me korrupsionin. Nëse vazhdon me këto ritme, në raportin e ardhshëm do të renditemi në një nivel me shtetet si Siria dhe Somalia. Sigurisht që Berisha qeverisi keq, por nëse u besojmë të dhënave të raportit, sepse del qeverisja e PS-së më e keqe sesa ajo që iku në 2013-ën.
    Transparency International është një nga organizatat më serioze ndërkombëtare që vepron thuajse në gjithë botën. Raportet  për korrupsionin e shteteve shërbejnë dhe si pikë referimi për bizneset ndërkombëtare. Ndaj dhe renditja e Shqipërisë në listën e vendeve të korruptuara është një paralajmërim për çdo biznes të huaj që dëshiron të investojë në Shqipëri.
    Sigurisht një raport nuk i thotë të gjitha dhe metodologjia e përdorur mund të ketë defekte në llogaritje. Por një shifër më pak apo më shumë, në rastin e Shqipërisë nuk ndryshon nivelin e vendit, pasi sërish jemi mes shteteve të Afrikës dhe vendeve me junta ushtarake. Me gjithë gabimet që mund të ketë, raporti është pasqyra e vetme ku qytetarët mund të shohin “suksesin” e reformave, jo siç i servir propaganda e qeverisë. Gjatë premtimeve elektorale PS-ja dhe Rama deklaronin shpesh se do tejkalonin qeverisjen e Berishës duke bërë reforma.
    Në vitin 2017 PS-ja jo vetëm e arriti qeverinë “Berisha” për nivelin e korrupsionit, por edhe e tejkaluan.

    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Transparency International: Edi Rama vjedh më shpejt e më mirë se sa Berisha

    Ne pergjithesi ndryshimi i korrupsionit midis Berishes dhe Rames ose PD-PS,ka qene dhe eshte se Berisha e kishte korrupsionin me popullor,ndersa socialiste dhe Rama kane kerkuar gjithmone ta bejne korrupsionin me elitar. Korrupsioni i Berishes qe me i perhapur dhe me i lire (ne kuptimin e lirise individuale,i perhapjes,i mundesive),ndersa ai i socialisteve ka pasur gjithmone tendencen qe korrupsioni te kaloje ne pak duar. Ne qofte se korrupsionit mundet ti japim nje ngjyrim ideologjik do te thoshim se korrupsioni i Berishes eshte nje korrupsion socialist,ndersa korrupsioni i Rames eshte nje korrupsion kapitalist.

    Natyrisht,ka disa fusha ku korrupsioni ka mbetur i njejte si trashgimeri,ka fusha ku korrupsioni ka ndryshuar simbas kushteve dhe kerkesave te momentit. Por,po te marim dy fushat me emblematike te korrupsionit qe jane arsimi dhe drejtesia do te shikojme qe ishin ne nje shkalle te tille qe ishte dhe e veshtire per tu tejkaluar.

    Jo vetem numri pa fund i universiteteve private por edhe vete diplloma e universitetit ishte kthyer ne rolin e valutes. Egzistonte,leku i ri dhe i vjeter,egzistonte,egzistonte dhe dollari dhe euro me gjithe valutat e huaja,por egistonte dhe diplloma e universitetit qe kryente rolin e monedhes ne shit-blerje. Rasti i punetoreve,bojaxhinjve qe lyenin universitetin dhe per punen e tyre,po nga ai universitet,u paguan me diplloma per punen e kryer..,eshte fantastik.
    Tjeter,ne drejtesi egzistonte lista e shit-blejses se postit te gjyqtarit,gjyqtari i kushtetutes kishte nje çmim,gjytari i kasacionit kishte nje çmim tjeter e me radhe. Dhe ishin çmime qe flitej per 300 -400 mije dollare. Imagjino, se çfare pune te madhe duhet te bente nje gjyqtar i tille per te rekuperuar kete investim qe kishte nxjerre nga xhepi !

    Pastaj ka dhe fusha ku qasja e korrupsionit eshte e njejte si numuri i 500 e ca heceve,qe natyrisht me gjithe potencen ujore shqiptare,si llogjike,duhet te jete nje plan ballkanik,se nuk ka mundesi ose llogjike investimi qe te derdhesh beton e te ndertosh diga ne çdo prrua dhe kanal te ujerave te zeza.

    Si perfundim,si shifra dhe sistemi i korrupsionit nuk ka ndryshuar. Jane vetem disa fusha ku korrupsioni i Berishes (nga budalleku) ariti ne maksimum,qe japin perceptimin ne popull qe ;"si do qe te jete qeveria e Rames eshte me pak e korruptuar se ajo e Berishes". Ky perceptim mer parashysh edhe perhapjen e industrise te droges a hashashit,ku Rama pati rezultate shume me te larta se qeveria e Berishes.

    Jane keto gjera,keto simbole qe e shpetojne Ramen,qe e bejne ne syte e opinionit publik me pak fajtor se PD dhe Berisha. Rasti psh i mediave,sa do kurrupsion a blerje te beje Rama,deri sa nuk do kercenoje dhe rrahi gazetaret si Berisha...mediat do konceptohen ne opinioni publik si me te "lira",me demokratike... ne kohen e Rames.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 24-02-2018 më 03:41

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •