Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet nė Bllog
    7

    Turlija shqiptare dhe Enver Hoxha

    Emri:  a7ab78a8bcd04845bf4fe02f7651cf8b9455e8d1.jpg

Shikime: 1452

Madhėsia:  70.0 KB
    Nga dje e sot shqiptarėt janė pėrfshirė nė njė luftė nervash, deklaratash, argumentash pėr shkak tė 20 shkurtit 1991, ditės sė rrėzimit tė shtatores sė Enver Hoxhės. Kjo ndodh sa herė afrohet kjo datė. Por nėse nė pėrvjetorėt e parė, as qė ēohej nėpėr mend Enveri, tė ishe me Enverin aso kohe ishte sikur tė ishe me mortjen, kėto pėrvjetorėt e fundit ujėt ka arritur pikėn e vlimit. Dhe kjo nė njė tė afėrme jo tė largėt do tė prodhojė frutat e para. Ndofta njė rehabilitim dhe pėrfaqėsim mė tė plot tė komunistėve nė kuvendin e shqiptarėve dhe me gjerė. Janė pėrfshirė pėr tė ”metat” do thoja tė demokracisė dhe faktit qė njė e tillė nuk u instalua kurrė nė vendin tonė. Por njė e atillė tepsish qė ka prodhur veē mini enveristė. Njė turli e sojit shqiptar qė diktatura e shėrbente nė kohėn e regjimit tė saj nė ca gjellėtore ku hahej mė kėmbė nė kryqėzime rrugėsh a stacione autobuzėsh e urbanėsh.

    Njė palė mendojnė se e kanė rrėzuar diktatorin, tjetra ankohet me njė nėnqeshje idhnake se strategut tė tyre vetėm sa i rriten vlerat. Ndėrkohė ka plot syresh qė tė lodhur nga rilindja, nga fakti qė nuk gjejnė njerėzit qė duan nė opozitėn e sotme, tė thonė bjere kėtu Enverin, me Enverin ishim mė mirė. Sikur opozita e sotshme tė kishte pėrshembull fytyra tė reja nė masėn 80%, rilindja do ishte shembur me kohė. Mirėpo ėshtė e vėshtirė tė zhdukėsh epidemi tė tipit fahrija me njė karantinė dizefektuese, sidomos kur e bėn me pompė krahu.

    Pos tė gjitha kėtyre konstatimeve, mbi Enverin…, shqiptarėt zbulojnė njė dramė sociale. Njė dhembje tė madhe atė qė e kemi theksuar edhe herė tė tjera. Enver Hoxha nuk e beri vetėm regjimin e tij. Enver Hoxha nuk vrau i vetėm…, nėse do kishte ndodhur kjo, shqiptarėt do ishin distancuar me kohė nga komunizmi dhe lufta e klasave. Deri nė nxjerrjen jashtė ligjit tė partive me prirje, ide, a programe komuniste. Do i kishin kėrkuar ndjesė klerit katolik, klasės sė persekutuar etj. Nuk do kishte rrafshuar kampet e internimit si e si tė zhdukim sa tė mundim, gjurmėt e shtypjes dhe shfrytėzimit tė njeriut prej njeriu. Por do kishte ruajtuar qoftė edhe njė tė vetėm, si dėshmi e brutalitetit tė luftės sė klasave. Por nuk e bėn.

    Nuk e bėn pikėrisht se janė pjestarė nė fajin kolektiv. Dhe si tė tillė e kanė pėr zor tė ulin hundėn. U pėrfshine nė gjoja ca reforma euforike tė cilat sot rezultojnė minera tė prodhimit tė korrupsionit dhe ideologjisė. Si pėrshembull ligji i ndarjes sė tokės 7005, njė reforme agrare e tipit tė Enverit mė 1946-ėn.

    Sot ėshtė paradoksale kur shikon qehallarė tė Enverit qė rrojnė nė perėndim dhe flasin me eufori pėr fiaskot e uzinave apo ushtrinė qė atėhere, u kthye nė njė nga ndėrmarrjet me bordero mė tė gjatė fiktive, njė institucion informal. Dhe, qė sot rezulton burim armatimi, shitje e korrupsioni sidomos pėr shqiptarėt e zhytur nė afera vjedhjesh e morali. Edhe pse u shkėlqen faqja nga kapitalizmi, armiku i pėrbetuar i tyre, flasin pėr Enverin. Dhe nė mėnyrėn me te ulet, te mbushurit te mendjes, te imponohen. Por logjike ėshtė, deri sa themi qė Enveri nuk e bėri vetėm katrahurėn. Nuk vrau vetėm. Nuk na shpuri drejt dėshtimit, i vetėm. Janė njė shpurė qė nuk po lėnė gjė pa i bėrė perėndimit, me karta asistence, ushqime, strehime, edukim dhe punėsim. Mirėpo, armiku sot nuk ėshtė qiklop qė gllabėron e shfrytėzon njeriun. Pastaj as qė na duhet. Tė rrojė Enveri. Se duke mbrojtur atė, mbrojmė edhe krimet tona. Edhe dhunėn tonė. Edhe dėshtimin…

    Nė shkurtin e vitit 1991, sipas tė dhėnave revolta kishte pėrmasa tė frikshme. Dhe deri sa u rrėzua Zeusi, nuk kish armatė tanksesh tė shtypte atė. E gjitha nisi nga dėshtimi i njė ekonomie tė centralizuar. Nga izolimi dhe vrasjet nė kufi etj. Dhe mori formėn e plotė prej kėrkesave tė njė grupi tė konsiderueshėm studentėsh. Pra, siē e shikojmė zanafilla ėshtė ekonomia. Njė varfėri e tejskajshme qė mjerė ajo shoqėri qė e harron. Ndofta kjo ėshtė arsyeja qė sot shqiptarėt janė dhjetėfishuar nė numėr pėr sa i pėrket semundjeve tė gjakut dhe sheqerit. Vuajnė akoma nga psikoza e barkut bosh. Jane perhere te uritur…, vdesin te tregojne tavolina bollėku. Kurse mendimi ndryshe, ahere, ishte njė lloj mode pėshpėritje qė i kish ndarė nė grupe intelektualėt, grupe me mendėsi se kush di mė shumė, kush ka mė shumė kulturė, njė lloj kėrshėrie qė vlon edhe sot si si tė mundim njėri-tjetrin. Kjo sjell atė gjendjen e nderė ku edhe problemet kombėtare kthehen nė luftė personale studiosh, se cili di mė shumė e cili mė pak. Nė tė vėrtetė asnjė dije nuk ka vlerė sa kohė nuk priret nga vullneti i mirė, kjo nė kuptimin e mirėqenies dhe lirisė midis njerėzve. Dhe ėshtė pikėrisht kjo arsyeja, bashkėfajėsia, bashkė kryerja e krimit, qė sot e kėsaj dite njė aradhe e tėrė, flasim me adhurim pėr Enverin.

    Megjithatė sikur njė burrė tė vetėm ta gjesh, njė, qė tė dali e t’i thojė kėto fjalė tek varri i Musine Kokalarit. A, i Sabiha Kasimatit etj…, nuk e gjen kurrkund. Me qiri nė dorė ta kėrkosh. Pse? Sepse janė bashkė kriminelė me Enverin…

    Ilir Levonja

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Pėr: Turlija shqiptare dhe Enver Hoxha

    Une kam nje pyetje. Jemi me mire nga ana ekonomike tani mbas gati 30 vjetesh qe komunizmi ka rene, jemi njesoj apo jemi me keq?

    P.S.
    Per te mos krijuar ndonje keqkuptim ne lidhje me orientimin tim politik, gjithe jeten time voten ja kam dhene PD-se.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,483

    Pėr: Turlija shqiptare dhe Enver Hoxha

    Ana ekonomike ka rendesine e vet edhe por mbase eshte faktori i fundit qe duhet te diskutohet per nje krahasim me kohen e Enverit.

    E para eshte liria (qe nuk ka ēmim). E dyta eshte siguria e jetes,e rendit e punes e shkolles etj etj. E treta eshte shpresa mbi te ardhmen,ku hyn me shume ideja se ēfare shteti do ti leme brezave te ardhshem se sa optimizmi mbi te ardhem.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar SERAFIM DILO pėr postimin:

    Albo (14-01-2021)

  5. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Pėr: Turlija shqiptare dhe Enver Hoxha

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ana ekonomike ka rendesine e vet edhe por mbase eshte faktori i fundit qe duhet te diskutohet per nje krahasim me kohen e Enverit.

    E para eshte liria (qe nuk ka ēmim). E dyta eshte siguria e jetes,e rendit e punes e shkolles etj etj. E treta eshte shpresa mbi te ardhmen,ku hyn me shume ideja se ēfare shteti do ti leme brezave te ardhshem se sa optimizmi mbi te ardhem.
    Serafim, ne rast se nderprite lemoshat e te huajve, ne rast se nuk marrim me borxh, ne rast se nderpritet paraja e piste dhe remitancant e emigranteve, pra teorikisht vendosemi ne ca kushte te barabarta me situaten perpara renies se komunizmit, cfare do ndodhi me kete vend?
    Kjo pyetje na ndihmon te kuptojme se cfare kemi bere ne keto 28 vjetet e fundit.

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,483

    Pėr: Turlija shqiptare dhe Enver Hoxha

    Citim Postuar mė parė nga King Bardhyl Lexo Postimin
    Serafim, ne rast se nderprite lemoshat e te huajve, ne rast se nuk marrim me borxh, ne rast se nderpritet paraja e piste dhe remitancant e emigranteve, pra teorikisht vendosemi ne ca kushte te barabarta me situaten perpara renies se komunizmit, cfare do ndodhi me kete vend?
    Kjo pyetje na ndihmon te kuptojme se cfare kemi bere ne keto 28 vjetet e fundit.
    Do ndodhi qe do dali ndonje njeri ose mbase edhe vet shoqeria qe do vrasi mendjen se si nje shtet ecen perpara,se si mundet te mbijetohet dhe te bashkpunohet...
    Nje gje eshte e sigurte qe shtetin dhe modelin e jeteses qe kemi ndertuar kete ēerek shekulli eshte i falimentuar,si nga ana ekonomike dhe si nga ana sociale.

    Keto 28 vjet kemi bere vetem nje gje,detyren qe kishte klasa politike per te mbuluar e mbrojtur te kaluaren komuniste. Kjo detyre pothuajse ka mbaruar dhe do mbesi nje shkretetire si morale dhe individuale.Kete shkretetire do vije koha qe nje dite duhet ta kalojme,se si,se kur dhe se sa do zgjasi eshte per tu diskutuar...

    Por nuk diskutohet qe e kemi perpara,e kemi afer... dhe mirazhet si Europa dhe reforma ne drejtesi jane vetem nje iluzion,qe mbase zgjasin kohen por nuk ndihmojne per ta kaluar.
    Problemi ne Shqiperi eshte njeriu,eshte shoqeria, nuk eshte thjeshte ekonomia.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •