Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Sociopatët që i kanë shpallur luftë memories

    Nga Fatos Lubonja

    Kur u prish stadiumi “Qe mal Stafa”, një pjesë e shoqërisë civile, që ishte kundër, ftoi arkitektin italian Leonardo Nardi për të folur për këtë çështje. Më kujtohet se kur u pyet se a do të mund të ndodhte kjo në Itali, në stadiumin e Firences, (që është edhe ai i periudhës fashiste) dha një përgjigje shumë të shkurtër: “Te ne as do t’i shkonte ndërmend kujt të bënte një gjë të tillë.” Dhe stadiumi i Firences nuk është asgjë në krahasim me trashëgiminë e jashtëzakonshme të Firences.

    Gjëja e parë që më vjen ndërmend kur dëgjoj ide si kjo e prishjes së teatrit, është pikërisht pyetja: “Si u shkon ndërmend?!”. Kjo pyetje, që me pikëçuditësen e saj habitore është shprehje e moshumbjes së aftësisë për t’u revoltuar ndaj autorëve të krimit, me pikëpyetjen e saj është edhe shprehje e nevojës për kuptim të njerëzve që e lejojnë këtë krim. E në këtë përpjekje për kuptim, për mua ishte e trishtueshme të dëgjoja edhe vetë aktorët e teatrit të formulonin idenë se ata duan aty një teatër të ri, veçse ndërtesë më vete, jo brenda një kulle. Argumenti qe se kjo na qenka një ndërtesë e rrënuar, e ndërtuar vetëm përkohësisht me mungesën e ngrohjes e ku di unë.

    E pra, kur dëgjon aktorët e teatrit ta trajtojnë ndërtesën ku ka filluar historia e teatrit shqiptar, ku një pjesë syresh kanë kaluar jetën, madje disa me dy breza, siç kanë trajtuar banorët e thjeshtë të Tiranës shtëpitë e tyre të vjetra, ku kanë lindur e janë rritur, mund të kuptosh edhe më mirë psenë e shkatërrimit të Tiranës historike. Mund të kuptosh se kjo nuk është thjesht çështje e një sociopati si Edi Rama dhe e disa sociopatëve të tjerë të babëzitur për para, por çështje e një zbrazësie kulturore e shpirtërore, pa të cilën sociopatë dhe injorantë të tillë nuk do të kishin pasur asnjë mundësi të lulëzonin dhe sundonin.

    Në Itali, kohët e fundit kanë rënë disa tërmete, që kanë shkatërruat disa qytete dhe fshatra gati tërësisht. Ajo që të bije në sy, është se askujt prej banorëve apo ndërtuesve nuk u shkon ndërmend se në vend të këtyre ndërtesave të vjetra dy-tre katërshe, të ndërtojnë atje ndërtesa të larta, moderne, nga të cilat të gjithë do të nxirrnin fitim, duke filluar nga pronarët e ndërtesave të vjetra vetë. Fjala inkurajuese që dëgjohet nga të gjithë, me në krye politikanët që i vizitojnë, është se do ta rindërtojnë “Comme era, dove era” (Ku ishte dhe siç ishte). Sepse përndryshe ata do të humbisnin diçka, që është vetë vetja e tyre sepse sot janë të gjithë të vetëdijshëm për vlerën e pazëvendësueshme kulturore e shpirtërore që kanë ato kisha e ndërtesa të vjetra. Prandaj, sa më shumë piqen e rriten në përvojë, aq më shumë njerëzit ruajnë memorien e tyre shpirtërore e materiale. Sipas kohëve, i kanë pajisur këto ndërtesa të vjetra historike me elektricitet, pastaj i kanë pajisur me ngrohje, por nuk i kanë rrënuar. Dhe kjo jo pse janë më të bukura se të rejat, por sepse bukuria e tyre më e madhe, vjen edhe nga historia e tyre më e hershme. Se të ruajtura të gjitha së bashku sipas kohës kur janë ndërtuar, shkruajnë kapitull më kapitull librin e historisë së tyre dhe garantojnë të ardhmen e tyre.

    Se çfarë vlere ka kjo ruajtje e kujtesës, e tregon një episod nga jeta e piktorit të famshëm Marc Chagall. Ai ka lindur e ka kaluar fëmijërinë e rininë në qytetin Vitebsk, një qytet i bukur me kisha dhe sinagoga, që gjatë Luftës së II pësoi shumë shkatërrime dhe djegie, që nuk u ringritën siç kishin qenë nga komunistët. Kur Chagallit të ikur në Perëndim për shkak të diktaturës iu dha mundësia (pas zbutjes) të shkojë të shohë Vitebskun, ai refuzoi sepse donte ta ruante në kujtesë ashtu siç e kishte lënë; se përndryshe nuk do të duronte dot dhimbjen.

    Për të mbetur në Lindje, le të kujtojmë se gjatë Luftës së II, qendra historike e Varshavës u rrënua krejt. Por polakët nuk ndërtuan atje shpejt e shpejt ndërtesa të reja, por avash-avash mblodhën çdo gur dhe e rindërtuan qendrën historike të Varshavës, ashtu siç ishte dhe ku ishte. E pra, pyetja që shtrohet është: Si ka mundësi që ne nuk e kemi këtë ndjeshmëri, këtë dhimbje për qytetin ku kemi lindur dhe jemi rritur? Si na shkon ndërmend të rrënojmë edhe mbetjet e fundit të Tiranës historike?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Sociopatët që i kanë shpallur luftë memories

    Lubonja eshte nga te paktet persona qe mundet ti jepet titulli " qytetar qe ka lindur e jeton ne Tirane". Eshte nga te paktet qytetar qe i degjohet zeri i protestes ne ate turme katunaresh e babezie pa fund.

    Ky shkaterrimi i identitet dhe memorjes arktitektonike ka sjellur nje shkaterrim psiqik kolektiv qe nuk ka me asnje qytetar qe te di se çfare eshte harmonia dhe çfare eshte bukuria.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •