Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Që nga viti 1999 kur UNESCO kishte shpallur 21 shkurtin Ditë Ndërkombëtare të gjuhës amtare, çdo vit në gjithë botë organizohen aktivitete me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të gjuhëve amtare. Në vitin 2007, e njëjta ditë është pranuar nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara.

    Profesoresha e Universitetit të Prishtinës, Nerimane Kamberi, tha se në dekadën e fundit ka pasur shumë lëvizje për gjuhët në Kosovë.

    “Gjuha shqipe ka qenë temë diskutimi për shkak të rrethanave që ishin në Kosovë nën administrimin ndërkombëtar”, tha sot ajo në televizionin publik. Sipas saj, diaspora shqiptare duhet të kujdeset të ruajë gjuhën shqipe. “Është gabim kur mërgimtarët tanë që jetojnë në perëndim thonë se duhet të mësohet vetëm gjuha e huaj”, theksoi ajo.

    Kamberi vlerësoi se arsimi është ai që duhet të ketë rolin për gjuhën. “Gjuha është baza e mësimit, pa gjuhë nuk mund të shkohet askund”, tha ajo. Sipas saj, aq më shumë gjuhë që flet njeriu është më mirë.

    “Nëse dimë gjuhën amtare, do të kemi mundësi të qasemi më shumë në gjuhë të huaj. Unë shoh se ka shumë të rinj që kanë mësuar gjuhë të huaj nga serialet, por gjuha amtare është element identiteti”, tha ajo.

    Data 21 shkurt është caktuar për të përkujtuar vitin 1952, ku ndodhi vrasja e disa studentëve të Universitetit Dhaka me origjinë Bengali, të cilët qenë vrarë nga policët pakistanezë derisa protestonin për të drejtën e gjuhës së tyre bengaleze./ KultPlus.com

    http://www.kultplus.com/libri/sot-sh...gjuhes-amtare/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    " Të mbrojmë shqipen "


  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare


  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    aimilius (22-02-2018)

  5. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Nje nga gjerat qe duhet te bejme urgjentisht eshte vendosja e redaktoreve gjuhesore te pakten ne redaksite e gazetave, revistave, televizioneve dhe radiove te medha. Dikur ne kohen e komunizmit kishte dhe redaktor letrar krahas atij gjuhesor, ne menyre qe gjuha e perdorur te ishte jo vetem korrekte por edhe e kendshme ne te lexuar dhe degjuar. Sepse jo te gjithe dine qe te flasin Shqip bukur dhe ne menyre korrekte. Nje njeri i zakonshem gjate gjithe jetes se tije nuk perdor me shume se 2.000 fjale, e shumta. Ndersa Shqipja eshte nje gjuhe me rreth, ne mos gaboj 35.000-40.000 fjale. E dyta duhet te bejme ate qe beri Franca me ligj, te gjitha tabelat e dyqaneve, njoftimet, etj, duhet te jen vetem ne Shqip. Meqe ra fjal, a kemi ne nje ligj per mbrojtjen e gjuhes? Gjithashtu te gjithe keta rripat tane qe jane rritur me presh edhe fasule, perfshire dhe politikanet, duhet te ndergjegjesohen dhe te flasin Shqip dhe te eleminojne fjalet e huaja. Anglishtja eshte ne sulm frontal ne te gjithe biten. Nese vazhdojme ne kete menyre do te hum,basim gjuhen tone.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar King Bardhyl për postimin:

    sirena_adria (22-02-2018)

  7. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Gjuha shqipe eshte bere lecke. Pasi nuk kemi nje institucion akademik gjuhesor te merret me ceshtjet e saj. Nuk mjafton fakti qe skemi shume fjale, se 40 mije fjale nuk eshte se jane shume, por sejcili ben ben ci do qejfi. Psh ligj diktature nuk mund te behet, por brenda llogjike po, ke te drejte. Psh. akoma sot e kesaj dite vete ne bashki apo institucion shteteror, merr nje shkrese dokumentacion zyrtar, i cili ska as ë dhe as ç.
    Për mediat po, mund të ketë gjobitje, me kane thene qe ne greqi nese nje ushtar per fjalen tank, nuk perdorte fjalen greke e hante nje dite burg. Ndersa per tabelat dhe dyqanet, eshte kollaj, emertimet e huaja do paguajne nje tarife emri te huaj. Fjale te huaja do marrim dhe eshte e paevitueshme por te ndodhe brenda rregullave dhe jo ne menyre kaotike. Pasi shume terma ne fusha te ndryshme, ndonjehere nuk ndryshojne. shiko cfare behet me angjinaren nje fjale qe e kemi ne fjalor.
    psh ne vitet e komunizmit kur ndikimi francez ishte me i madh ne shqiperi kompjuterit to thoshim ordinator sic i thone francezet. Me alarmante jane shkollat, qe nxenesit dalin andej pa nxene gje. Nje gje tjeter e mire do te ishin edhe mesimi is shqipes ne diaspore dhe krijimi i metodikave te saj ne baze te vendit, si greqisht, italisht, frangjisht, gjermanisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga aimilius : 23-02-2018 më 00:57

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar aimilius për postimin:

    sirena_adria (21-02-2019)

  9. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Kjo puna e institucione per gjuhen kerkon ne radhe te pare shtet,pastaj parate dhe njerezit a profesionistet e kesaj fushe. Gje,qe kam frike se asnje nga keto tre aspekte-shtet-profesionist-para nuk egziston,dhe si e tille nuk egziston dhe as vullneti ose deshira.

    Plus qe dolen edhe ca ithtar te gegnishtes qe duke mos ja patur idene se çfare eshte gjuha ja vun kazmen ne themel gjuhes si istitucion ose asaj tradite qe kishte ky institucion.

    Megjithate kur degjon kryeministrin qe perdor fjale te tipit ;lungomare dhe pedonale e "ka marre ferra uraten".

  10. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Gjuha është e të gjithëve dhe për të duhet të kontribuojnë të gjithë - Prof. Dr. Salvator Bushati

    http://www.forumishqiptar.com/thread...-gjuhën-shqipe

  11. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Shqipja në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

    Prof. dr. Rami Memushaj


    21 shkurti është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, që kremtohet në të gjitha vendet e botës. Qëllimi i caktimit nga UNESCO-ja të kësaj dite si dita e gjuhës amtare ka qenë vlerësimi i gjuhës si mjeti më i rëndësishëm për ruajtjen dhe trashëgimin e kulturës së çdo populli dhe i nevojës për të nxitur lëvrimin e gjuhëve amtare të popujve dhe të etnive dhe të popujve të botës, të cilat janë pjesë e thesarit kulturor të njerëzimit.

    Duke u ndalur këtë ditë te gjuha shqipe, si gjuha amtare e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, vërejmë me kënaqësi se statusi i saj këta 100 vjetët e fundit ka ardhur duke u rritur. Nga gjuhë e ndaluar nën pushtimin otoman, me shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, ajo u bë gjuhë zyrtare e shtetit shqiptar, ndonëse mbeti gjuhë e ndaluar për pjesën tjetër të kombit që u bënë me dhunë pjesë e shtetit grek dhe e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Kjo gjendje u përmirësua pas Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi fituan të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare dhe hapën shkolla të të gjitha niveleve deri te Universiteti i Prishtinës dhe katedra e gjuhës shqipe në Universitetin e Shkupit. Me kushtetutën jugosllave të vitit 1974, shqipja në këto troje u ngjit në shkallën e gjuhës zyrtare rajonale në Kosovë dhe të gjuhës zyrtare paralele në Maqedoni. Këtë fillim shekulli, me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, shqipja u bë gjuhë zyrtare kryesore, ndërsa në Maqedoni që nga vitet ’80 të shekullit të kaluar e deri një vit më parë, shqipja ra në statusin e gjuhës rajonale të papërkrahur nga shteti. Po vitin e kaluar, me miratimin nga parlamenti maqedonas i ligjit për gjuhën shqipe, kjo u njoh si gjuhë zyrtare rajonale, pra fitoi status zyrtar, po jo me të njëjtin status me maqedonishten, sikundër ia kishte njohur kushtetuta jugosllave. Përtej këtyre trevave, në Mal të Zi shqipja ruan statusin që ka pasur, si gjuhë rajonale e përkrahur nga shteti; në Greqi për popullsinë e trevave shqiptare brenda kufijve të këtij shteti dhe për arbërorët shqipja është gjuhë e papërkrahur nga shteti, por jo e ndaluar të mësohet nga fëmijët e emigrantëve; në Itali shqipja është gjuhë e përkrahur e pakicës arbëreshe dhe e lejuar të mësohet nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë, ashtu si në gjithë Europën; kurse në Turqi shqipja nuk mësohet nga fëmijët e emigrantëve.

    Gjuha shqipe ka përparuar shumë këta njëqind vjet edhe për sa i përket shkallës së përpunimit të saj. Nga gjuhë me disa variante letrare e dy gjuhë zyrtare (toskërishtja në Shqipëri, gegërishtja në trojet shqiptare në ish-Jugosllavi), prej vitit 1972 ajo është ngritur në shkallën e gjuhës letrare kombëtare, të pranuar nga të gjitha pjesët e kombit. Ishte Konsulta e Prishtinës e prillit 1968 ajo që hodhi hapin e madh të bashkimit gjuhësor, kur intelektualët shqiptarë të atjeshëm, të udhëhequr nga motoja “një komb – një gjuhë letrare”, shpallën se shqiptarët në Jugosllavi pranonin “si gjuhë të vetën letrare gjuhën letrare të vendit ëmë”. Kongresi i Drejtshkrimit e sanksionoi këtë vendim të tyrin, duke shënuar në këtë mënyrë fundin e periudhës kur shqipja shkruhej në disa variante dhe fillimin e jetës kombëtare shqipes letrare. Periudha nga Kongresi i Drejtshkrimit e deri më 1990 vlerësohet nga të gjithë si periudha e përpjekjeve për zotërimin dhe përdorimin e normave të gjuhës letrare në të gjithë veprimtarinë ligjëruese të shkruar e të folur. Në trojet shqiptare të ish-Jugosllavisë Konsulta u vuri detyrë shkollës enteve botuese, redaksive e gazetave dhe administratës zbatimin e normën letrare; kurse në Shqipëri, zbatimi i normave të gjuhës letrare nga shkolla, entet botuese dhe administrata shtetërore u bë i detyrueshëm me një vendim të vitit 1978 të Këshillit të Ministrave.

    Pas viteve ’90, me përmbysjen e sistemeve politike njëpartiake dhe kalimin në pluralizëm, u vu re një rënie e theksuar e kujdesit për gjuhën nga të gjithë, nga shteti e shoqëria, që u pasua edhe me kontestime të gjuhës letrare e me përpjekje për krijimin e gjuhëve të reja letrare. Në praktikën e ligjërimit të shkruar e të folur, për fat të keq, kjo gjendje vijon edhe në ditët tona, kur vijon mungesa e pafalshme e kujdesit të shtetit për gjuhën, ndonëse kushtetutat e të dy shteteve shqiptare e shpallin mbrojtjen e gjuhës si detyrim shtetëror. Sa pak e mbrojmë gjuhën shqipe, kjo duket po ta krahasojmë gjendjen në këtë pikë me vendet fqinje. Maqedonia e Veriut ka një ligj për gjuhën i cili parashikon sanksione të rrepta për shkelësit e tij – institucione, redaksi apo ente botuese. Kurse as Shqipëria dhe as Kosova nuk kanë ende një ligj për gjuhën, ndonëse projektligji përkatës është depozituar prej kohësh në të dy kuvendet.

    Si pasojë e mungesës së kujdesit shtetëror për gjuhën, në botimet, në gazetat e revistat, në televizionet dhe në dokumentacionin zyrtar vërehen shkelje të pafalshme të normave të gjuhës letrare. Më e dukshme kjo dukuri e shëmtuar është në fushën e fjalorit, ku vërehet një vërshim i fjalëve të huaja të panevojshme, madje i fjalëve “kopile”, si realizoj, akses e aksesoj, tentoj, mesazh etj., të cilat po e drunjëzojnë e po e venitin gjuhën, duke u zënë vendin dhjetëra fjalëve të bukura shqipe që përdoren në kontekste të ndryshme sintaksore; edhe në fushën e drejtshkrimit mospërdorimi i shkronjave ë dhe ç është tregues i injorancës kompjuterike, po edhe mungesë e respektit për alfabetin tonë, për shkronjat e të cilit është derdhur gjak. Në televizione po sundojnë modele akcentologjike të huaja, duke i theksuar fjalët e thjeshta e kompozitat në rrokjen e parë si në anglishte, kur modeli theksor i shqipes kërkon theksimin fundor të fjalës, veçanërisht të fjalëve të përbëra, në të cilat pa asnjë përjashtim theksohet përbërësi i dytë. Ky model i huaj theksimi ka prishur edhe melodinë dhe metrikën e frazës, që nuk tingëllon më si shqip, po si një surrogat shqip-anglisht-italisht.

    Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, është rasti t’u drejtohemi shkollës, shtypit dhe të gjithë atyre që janë përfshirë në ligjërimin publik, me thirrjen që të tregojnë respekt për gjuhën tonë, e cila është tipari i vetëm që na dallon prej të tjerëve dhe na bashkon ne shqiptarët në një komb. Thirrja jonë i drejtohet edhe shtetit që të kujdeset për gjuhën, në radhë të parë, duke miratuar ligjin përkatës, i cili do t’u jepte zgjidhje shumë problemeve, duke krijuar një mjedis të pastër nga ndotjet gjuhësore e shkeljet e normave të gjuhës letrare. Dhe deri në miratimin e këtij ligji jemi të mendimit që shteti të kthejë në fuqi vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 1978.


    http://www.gazetadita.al/shqipja-ne-...gjuhes-amtare/

  12. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Kjo puna e institucione per gjuhen kerkon ne radhe te pare shtet,pastaj parate dhe njerezit a profesionistet e kesaj fushe. Gje,qe kam frike se asnje nga keto tre aspekte-shtet-profesionist-para nuk egziston,dhe si e tille nuk egziston dhe as vullneti ose deshira.

    Plus qe dolen edhe ca ithtar te gegnishtes qe duke mos ja patur idene se çfare eshte gjuha ja vun kazmen ne themel gjuhes si istitucion ose asaj tradite qe kishte ky institucion.

    Megjithate kur degjon kryeministrin qe perdor fjale te tipit ;lungomare dhe pedonale e "ka marre ferra uraten".


    Ku t,i gjeje fjalet shqipe kryeministri (gegnisht) ose kokministri (toskerisht),,,,,,,,ku vete gjuha jone eshte perbame nga fjalor i huazuar i cili merr trajte ( gjoja shqipe ) duke deformuar fjalet e huaja

    Ja e gjitha kjo qe ke shkruajtur;


    puna,,,pono= greqisht
    istitucion,,= latinisht
    egziston,,,= latinisht
    deshire,,dessiderio,,=latinisht
    shtet = latinisht
    parate ,,= turk
    profesion = latinisht
    frike,,friki = greqisht
    aspekt= latinisht
    idhtar,,idol,,= latin
    tradite,,tradicion,= latin
    themel = grek
    ferra = latin,,
    ide = grek
    urate ,,= grek
    kazma,,,,,kazan ,,,,etj,etj,
    Ndryshuar për herë të fundit nga loni-loni : 25-03-2019 më 08:22

  13. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Fjale shqipe per te zevendesuar "lungomaren dhe pedonalen" ka sa te duash.
    Nuk eshte e thene te zevendesohen te gjitha fjalet e huaja qe te pakten kan nje tradite perdorimi,e mira do ishte te mos futeshin fjalet e huaja kot...

    Emri:  98.jpg

Shikime: 4667

Madhësia:  27.4 KB
    Emri:  99.jpg

Shikime: 2504

Madhësia:  34.4 KB

  14. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Fjale shqipe per te zevendesuar "lungomaren dhe pedonalen" ka sa te duash.
    Nuk eshte e thene te zevendesohen te gjitha fjalet e huaja qe te pakten kan nje tradite perdorimi,e mira do ishte te mos futeshin fjalet e huaja kot...

    Emri:  98.jpg

Shikime: 4667

Madhësia:  27.4 KB
    Emri:  99.jpg

Shikime: 2504

Madhësia:  34.4 KB


    Rruge latinisht,,,,,,,,,,,udhe( Odo) Greqisht ,,,,,,,,,,,ngado qe te rrotullohemi ,mbrapa veshit e kemi

    mire bojne ata qe ja fusin kot pa mendu,,,,,,,,shenojne ARGJENDARI dhe shesin flori,,,,,,e bojne me qellim qe te corodisin gjuhtaret dhe etnologet

  15. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Rruge latinisht,,,,,,,,,,,udhe( Odo) Greqisht ,,,,,,,,,,,ngado qe te rrotullohemi ,mbrapa veshit e kemi

    mire bojne ata qe ja fusin kot pa mendu,,,,,,,,shenojne ARGJENDARI dhe shesin flori,,,,,,e bojne me qellim qe te corodisin gjuhtaret dhe etnologet
    Qe si gjuhe kemi shume fjale te huaja eshte e vertete, por siç u veprua me fjalet qe vinin nga turqishtja qe u zevendesuan fjalet te tjera... Deri ne vitet mbas çlirimit nga 4000 e ca fjale qe vinin nga turqishtja dhe me vone u kthyen ne me pak se 1000 dhe sot duhet te jene edhe shume me pak. Megjithate prsh edhe bullgarishtja ne vitet 1880-90 kishte reth 10.000 fjale qe vinin nga turqishtja dhe ariten te tkurreshin deri ne 2000 ne vitin 1936...
    Eshte edhe çeshtje dembelizmi se shume fjale edhe mundet te zevendesohen me fjale qe vijne nga shqipja pa problem...

  16. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Qe si gjuhe kemi shume fjale te huaja eshte e vertete, por siç u veprua me fjalet qe vinin nga turqishtja qe u zevendesuan fjalet te tjera... Deri ne vitet mbas çlirimit nga 4000 e ca fjale qe vinin nga turqishtja dhe me vone u kthyen ne me pak se 1000 dhe sot duhet te jene edhe shume me pak. Megjithate prsh edhe bullgarishtja ne vitet 1880-90 kishte reth 10.000 fjale qe vinin nga turqishtja dhe ariten te tkurreshin deri ne 2000 ne vitin 1936...
    Eshte edhe çeshtje dembelizmi se shume fjale edhe mundet te zevendesohen me fjale qe vijne nga shqipja pa problem...


    Dyqan - shitore

    Dyshek - shtroje

    nga kosova keto

  17. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Nénkrie (nénkrye) per jastek - arvanitase.

  18. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Perpjekje per zevendesimin e fjaleve jane bere gjithmone....

    Emri:  124.jpg

Shikime: 2788

Madhësia:  60.6 KB
    Emri:  125.jpg

Shikime: 2619

Madhësia:  77.8 KB

  19. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Ta duam dhe ta mbrojmë gjuhën tonë të bukur

    Prof. Gjovalin Shkurtaj*

    Urimin tim për shqiptarët në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare do ta nis duke rikujtuar sa kam shprehur në librat e mi “Ta duam dhe ta mbrojmë gjuhën tonë të bukur” (SHBLU, 1998), “Urgjenca gjuhësore” (“Ada”, 2015 dhe “Naimi”, 2017 ) dhe në libra e shkrime të tjera sa herë ka qenë rasti për ta lëvduar e për t’u krenuar me vlerat përbashkuese dhe kombëtare të gjuhës shqipe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Më pëlqen ta theksoj dhe ta vlerësoj interesimin dashamirës për gjuhën shqipe e të ardhshmen e saj si tipar përbashkues i kumtimit dhe i marrëveshjes midis të gjithë shqiptarëve në trojet e veta ballkanike, si dhe të atyre që janë në diasporat e hershme (në Greqi, Itali, Zarë, Mandricë, Ukrainë etj.) dhe të grupeve mërgimtare më të reja në metropolet e Evropës, të SHBA-së , Australisë etj.

    Të gjithëve sa jemi shqiptarë, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi etj. gjuha shqipe na shërben si mjet komunikimi, si mjeti kryesor i shprehjes dhe i të folurit, po edhe si tregues e simbol i përbashkësisë etnike dhe shpirtërore e kulturore, si hallkë e fortë shqiptarie. Kjo përbashkësi është kënduar e lëvduar në vjershat e poetëve më të shquar të kombit tonë, të cilëve unë, në gati të gjitha shkrimet e intervistat e mia, u jam referuar dhe i kam përmendur me nderim e duke i çmuar si peng të çiltër qytetar e kombëtar. Kam cituar Naim Frashërin, bilbilin e gjuhës sonë, i cili na ngazëllen edhe sot me thirrjen e tij përdëllimtare: “Shqip të flisni përherë, fjesht e të papërzierë”, si dhe Fishtën, i cili me mllef e forcë të madhe, shprehet kundër fjalëve te huaja të panevojshme: “Dhe atij ju thaftë, po goja, që në gjuhë të huaj kur nuk asht nevoja flet e të vetën e len mbas dore!” Kam cituar sidomos Mjedën që thotë: “Kjoftë mallkue kush qet ngatërrime, ndër këta vllazën shoq me shoq, kush e ndan me fjalë e shkrime çka natyra vetë përpoq!” Prandaj, kërkesa për ta dashur, për ta njohur, për ta nxënë me baza të shëndosha gjuhën shqipe ka qenë dhe duhet të mbetet edhe më tej kërkesë me rëndësi të dorës së parë për shkollat shqipe, për administratën shtetërore e publike, për të gjitha botimet me karakter zyrtar e publik.

    Së pari e kryekreje,sikundër e kanë shprehur edhe gjuhëtarë e studiues të tjerë të autoritetshëm, theksoj se krahas veprimtarisë gjuhëdashëse, që e ka pasur dhe e ka shprehur gjithmonë populli shqiptar, mbetet me rëndësi edhe veprimtaria gjuhëmbrojtëse e organizuar, prandaj në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare rikujtojmë kërkesën për domosdoshmërinë që Shteti dhe institucionet zyrtare e publike,që varen ose që lejohen prej tij, të zbatojnë politika mbrojtëse për gjuhën shqipe. Natyrisht edhe përkujdesje të veçantë për shkencën e gjuhësisë dhe veprimtarinë shkencore të organizuar në universitetet shqiptare dhe nga institutet shkencore dhe komisionet për mbrojtjen e gjuhës shqipe të Akademisë Albanologjike, të Akademisë së Shkencave dhe të Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe.

    Ndaj gabimeve e shkeljeve të pafalshme e të përditshme të rregullave të shqipes së shkruar e të gramatikës së gjuhës sonë, po tregohemi të pandjeshëm e, madje, neglizhues. . Me ngut e me përgjegjësinë e duhur kërkohet të pastrohen e të rishikohen nga ana gjuhësore reklamat e televizioneve dhe titujt e titullimet e rubrikave, shumica e të cilave janë padrejtësisht e pa asnjë motivim bindës vetëm në gjuhë të huaja. Duhet të ndjekim shembullin e kombeve e vendeve të mëdha, si Franca, Anglia, Italia etj. që tregojnë shumë kujdes për ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhëve të veta amtare. Puna është ta përmirësojmë cilësinë e botimeve dhe të publikimeve zyrtare. Sekretaret dhe punonjësit e administratës shtetërore dhe të institucioneve të tjera publike, të mos merren me facebook-un, por të mësojnë si bëhet korrektimi me programin e drejtshkrimit të shqipes, që është realizuar nga një grup studiuesish të IA të Prishtinës dhe të QSA-së. Mbi të gjitha të shtohet kujdesi për pastrimin e shqipes nga barbarizmat dhe “kallëpet” e huaja të panevojshme. Me doemos duhet të vendoset autoriteti i gjuhës së shkruar shqipe dhe të gjitha botimet zyrtare të kalojnë më parë në redaktimin dhe korrektimin në përputhje me rregullat e drejtshkrimit dhe normat gramatikore.

    Për këtë, edhe kohëve të fundit, kam shkruar te gazeta “Dita” si dhe jam shprehur në intervistën te “Provokacija” e Mustafa Nanos, si dhe në kanale të tjera. Kam shkruar sidomos në librin tim “Urgjenca gjuhësore”, të cilin do të dëshiroja ta lexonin, së paku disa nga ata që janë kundër mbrojtjes së organizuar të gjuhës shqipe dhe, për fat të keq, janë vetë ata që shkruajnë me gabime trashanike e me shkelje të normës drejtshkrimore deri në titujt e librave “shkencorë”.Koha jonë,me mundësitë shumë të mëdha teknike që zotërojmë, kërkon që kujdesi për drejtshkrimin dhe kulturën shkrimore të rrite e të jenë në një shkallë më të mirë. Mundësitë janë, shkollimi dhe diplomimi i masave të gjera të punonjësve e zyrtarëve është i lartë, por, për fat të keq, kujdesi dhe përkushtimi për shqipen e shkruar e të folur në mjediset e për funksione zyrtare e publike lë shumë për të dëshiruar. Këtë e kanë theksuar edhe shumë nga dashamirët e shqipes,si dhe shkrimtarë e mendimtarë të shquar, sidomos i ndjeri Arbër Xhaferi, akademikët Ismail Kadareja e Rexhep Qosja dhe shumë të tjerë. Që nga Amerika, gazetari dhe shkrimtari i njohur Skifter Këlliçi, i shqetësuar për gabimet e pafalshme në botimet zyrtare e në shtypin e shkruar, me shqetësim të ligjshëm kërkon të merren masa mbrojtëse për shqipen e shkruar në botimet zyrtare e në fjalimet publike. Pra, duhet të ecim pa u lodhur në udhën e mbarë që kanë këshilluar edhe të mëdhenjtë e gjuhësisë shqiptare. A.Xhuvani, E.Çabej etj. na kanë lënë porositë e pavdira se “pastrimi i shqipes nga fjalët e huaja, është një detyrë shkencore dhe kombëtare”, ndërsa akademiku Idriz Ajeti në Kosovë, në rrjedhën e jetës së tij të gjatë, ka përsëritur shumë herë më trishtim se “shqipja po derdhet në kallëpe të huaja”.

    Në Ditën e Gjuhëve Amtare gjej rastin të ritheksoj se kam përkrahur dhe mbështes pa ngurrim idenë e Kryesisë së Akademisë sonë të Shkencave për krijimin e grupeve të punës e të bërthamave studimore për problemet më të mëdha e me vlerë kombëtare në fushën e historisë dhe të albanologjisë, sidomos për mbrojtjen e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare nga bastardimi e keqpërdorimet e pafalshme.

    Mendoj se është pikërisht koha që Akademia jonë duhet të marrë përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e shqipes dhe të veprojë që, sa më parë, të hartohet e të jetësohet kërkesa e saj për një mbështetje të re ligjore të Shtetit Shqiptar, ku të ritheksohet detyrimi për zbatimin e drejtshkrimit të njësuar dhe i normës letrare kombëtare të gjuhës shqipe në administratën zyrtare e në të gjitha botimet me karakter zyrtar e publik. Në këtë kuadër, kohëve të fundit, kemi shprehur mbështetjen e plotë për punën e kujdesshme për mbrojtjen e shqipes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku është krijuar dhe ka filluar punën Inspektorati Gjuhësor, si organizëm që ka për detyrë të vrojtojë e të realizojë zbatimin e shqipes letrare në botimet zyrtare e në administratën publike. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ndonëse janë pakicë gjuhësore e etnike, po kërkojnë e po punojnë me ngulm për mbrojtjen e shqipes zyrtarisht. Ne duhet patjetër të krijojmë, së paku në Akademi, një komision a grup pune pikërisht për mbrojtjen e gjuhës, duke mos lejuar gjendjen e pakujdesisë dhe gabimeve trashanike që po bëhen në botimin e librave dhe në gazetarinë e shkruar e të folur. Në jetësimin dhe krijimin e një bërthame studimore e kërkimore për mbrojtjen e shqipes duhet të punohet me shumë kujdes e duke siguruar patjetër edhe bashkërendimin me Këshillin Ndërakademik të Gjuhës Shqipe, por jo të mbetet vetëm sa ka bërë e sa do të bëjë Këshilli. Këshilli,qysh më 2004 kur u krijua, ka pasur karakter ndërakademik, por duhet ta bëjmë patjetër një Këshill Kombëtar e të ngjashëm me Këshillin e Mbrojtjes së Frëngjishtes e të Frankofonisë, i cili e ka qendrën në Francë, por që mbron frëngjishten në mbarë vendet dhe shtetet e tjera jashtë saj, ku flitet e shkruhet frëngjishtja. Edhe ne, me sa të jetë e mundshme, duke shfrytëzuar edhe hapësirat tashmë më të përshtatshme për shkëmbime e bashkëpunime me akademitë dhe universitetet në krejt hapësirat shqiptare në Ballkan e në diasporë, duhet ta ritheksojmë synimin mbrojtës të Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe.

    Ndërkaq, me punën dhe shtjellimet e grupit të punës në Akademinë tonë, patjetër, ne duhet të japim shembullin e një përkujdesjeje për gjuhen shqipe, ashtu si po bëhet në Maqedoninë e Veriut nga Inspektorati Gjuhësor për mbrojtjen dhe zbatimin e gjuhës shqipe në të gjithë praktikën shkrimore e botuese. Ndaj gabimeve e shkeljeve të pafalshme e të përditshme të rregullave të shqipes së shkruar e të gramatikës së gjuhës sonë, po tregohemi të pandjeshëm e, madje, neglizhues. Me ngut e me përgjegjësinë e duhur kërkohet të pastrohen e të rishikohen nga ana gjuhësore reklamat e televizioneve dhe titujt e titullimet e rubrikave, shumica e të cilave janë padrejtësisht e pa asnjë motivim bindës vetëm në gjuhë të huaja.
    Po ashtu, është e turpshme dhe e pafalshme që në gazetarinë e shkruar dhe në gati të gjitha emisionet e folura bëhen gabime trashanike, shtrembërime të emrave të krahinave e të qendrave qytetare,si p.sh. Betonalja e Shkodrës, në vend të Pedonalja, po aq më tepër kur edhe mund të thuhej shqip Këmbësorja.

    Kam shkruar e folur me shqetësim për tri nga drejtimet dëmprurëse të shqipes së sotme në gazetarinë shqiptare dhe në botimet zyrtare. Së pari, se krahas vrullit për të mësuar sa më shpejt e sa më mirë gjuhët e huaja, sidomos anglishten dhe italishten, kohëve të fundit edhe gjermanishten,si gjuhë pune e punësimi në vende të ndryshme jashtë Shqipërisë, ka shpërthyer në mënyrë të shfrenuar pakujdesia, ndonjëherë, edhe shpërfillja e gjuhës shqipe letrare. Ka pasur diskutime e ”qarje” prej krokodili për gjoja zgjidhjen e pamirë të variantit letrar mbi bazën e toskërishtes, duke penguar kështu rrjedhën e mbarë të zbatimit të drejtshkrimit të njësuar dhe, madje, edhe duke rikthyer shumë fjalë të huaja të panevojshme, të cilat vite më parë ishin zëvendësuar me sukses me fjalët shqipe përkatëse ekzistuese ose të krijuara me brumin e shqipes.

    Ka ndodhur dhe po vijon një vërshim i përshtuar dhe i pafrenueshëm i fjalëve të huaja të panevojshme, shtim i termave të huaj në vend të termave shqip që përdoreshin normalisht dhe nuk ka pse të mënjanohen. Kjo, qysh nga Kuvendi i Shqipërisë, të cilin, vetë ata që e përbëjnë (deputetët dhe drejtuesit e tij) në mbi 90 % të rasteve e quajnë ”Parlament” dhe jo shqip Kuvend, siç e ka emërtesën zyrtare. Së këndejmi edhe kryeparlamentar (në vend të kryetar i Kuvendit). Kanë hyrë e nuk pushojnë së hyri edhe jo pak mënyra të të thëni apo ndërtime sintaksore të papranueshme për shqipen, thjesht si ndikim nga gjuhët e huaja.

    Politikanët dhe shtetarët janë ata që japin më së shumti shembullin e keq në përdorimin e fjalëve të huaja të panevojshme. Ata janë të parët që sjellin terma të huaj e të pakuptueshëm nga masat, si dividenti, inceneratori, rankimi i universiteteve, staf, bord, draft, prioritet, prioritar-e, guadria di financia, ekzil, moment, fluks, fokus, frustracion, risk e riskoj, premioj, lider, lidership, investigoj, interfeoj, interferim, konsensus, konsensual-e etj. etj. Fill pas tyre vijnë gazetarët dhe analistët, të cilët, nganjëherë si pasojë e përsëritjes së papeshuar e të pamenduar të asaj që dëgjojnë a regjistrojnë nga bisedat apo shkrimet e politikanëve e shtetarëve, po më shumë edhe nga pakujdesia e qëndrimi i tyre i pandërgjegjshëm, nga nguti e mosnjohja e shqipes dhe e fjalorit të saj, lëshojnë përbindshërira siç është, ndër të tjera, i famshmi ”komisioni bipartizan”, në vend të ” dypalësh, i dy partive, dypartiak a prej dy partish”; vrasje e dyfishtë, e trefishtë, e katërfishtë etj.(në vend që të thuhet shqip: vrasja e dy vetave apo e tre vetave etj.). Kështu, nga padija e pakujdesia e shkruesve dhe folësve (qofshin politikanë apo gazetarë) që e lëshojnë për herë të parë nga goja, fjalët apo termat e huaj bëhen si orteku që nuk e ndalon dot. Për të ditur kuptimin e tyre, siç shihet, do të duhej me doemos një fjalor anglisht-shqip dhe nja disa fjalorë të tjerë dygjuhësh italisht-shqip. frëngjisht-shqip etj. Huazimi i fjalëve të tilla, sidomos i anglicizmave (qoftë të marra nga anglishtja e BE-së, qoftë nga anglo-amerikanishtja) vijnë në shqipen në kuadrin e një dygjuhësie të çalë, d.m.th. nëpërmjet nëpunësve që jo vetëm nuk e dinë mirë anglishten, por edhe që nuk kanë as ndershmërinë, as përgjegjësinë më të vogël që, së paku, para se të flasin e të shkruajnë shqip, ato që i kanë lexuar a dëgjuar në anglisht, t‘i shohin se si përkthehen në fjalorët anglisht-shqip, të cilët tashti, fatmirësisht nuk na mungojnë. Kur dëgjon disa prej emisioneve radio-televizive publike e private të duket sikur jemi të pushtuar nga ndonjë ushtri anglishtfolëse dhe, që qysh nga pasthirrma “uau” e deri te intonacionet e shtrembërimet e imitimet e huaja, shqipja nuk ngjan më si gjuha jonë, por si një përzierje a ”hibride” e tipit të ”franglais” (frënglishtes), kundër të cilës me aq zell e atdhetari luftojnë prej vitesh francezët. Edhe neve na kërcënon sot rreziku i një ”shqipanglitalishteje”, prandaj, në qoftë se nuk duam që një shqipe e përçudnuar të përçudnojë edhe mendjen e shqiptarëve, duhet që shteti dhe krejt shoqëria e qytetëruar shqiptare të shkunden nga letargjia dhe të dalin nga mjegullnaja e kësaj shqipanglitalishteje që rrezikon të na kaplojë.

    Ra tërmeti në nëntor dhe, sa herë flitej për atë fatkeqësi, u stërpërdor folja panikosem, a thua se shqipja nuk ka fjalë të vetat për të shprehur frikësimin, drithërimën, drojën etj. Por, puna nuk mbaron vetëm me qëndrimin ndaj fjalëve të huaja të panevojshme. Kanë marrë përmasa shumë të mëdha format e gabuara gramatikore në vend të formave të zakonshme e të mira të shqipes. Kaq dendur po këndoret forma e gabuar e tipit i tha atyre (në vend të u tha atyre), saqë shumëkush mund të mendojë se ajo është forma e drejtë. Më duket e rëndë të kujtojmë se në të gjitha librat e shkollës, që nga klasa e parë deri në mbarim të shkollës së mesme, shqiptarët kanë pasur e kanë këshillimin e formave të drejta (normative), si: u tha atyre, t’u kthehemi lajmeve nga vendi; t’u tregojmë të vërtetën etj, ( në vend të formave të gabuara, si i tha atyre, t’i kthehemi lajmeve etj.). Prandaj, është tregues analfabetizmi kur gazetari shkruan ose thotë me gojë: “X duhet t’i kërkoj falje maturantëve.(Në vend të formës së drejtë: t’u kërkojë falje maturantëve.)

    Për turp e dëm të madh shkruhen në formë të gabuar dhe pa përfillur rregullat e pikësimit, që nga më e vogla, apostrofi. Na vjen për të qeshur (po më fort për të qarë), kur shohim se shkruhen pa apostrof format mi, ti, tu (mi dha, ti thuash, tu sjellësh), që edhe nxënësit e klasës së dytë të shkollës fillore e dinë se shkruhen me apostrof (m’i, t’i, t’u) dhe, çuditërisht, janë të shumtë ata që i shkruajnë me apostrof format ma, ta (?!) Kjo na kujton shprehjen urtake ”Bir, Selman i nënës, çfarë të të qaj më parë!”

    Gabime të tilla, sa trashanike aq edhe qesharake, na kujton sa thoshte Faik Konica për analfabetët me diplomë: “Po sot shoh një turmë të errët prej analfabetësh me diplomë në xhep, që po i vërsulen shqipes dhe duan t’ i vënë thikën në kurriz, që ta gdhendin pas formës që u pëlqen atyre; se të gjorët kujtojnë që gjuha është një copë dru pa shpirt. Nuk dinë që është jo vetëm e gjallë, po dhe shumë e hollë, aq sa, po i shtrembërove pakëz një nyjë a një dell, trupi i tërë i tronditet, vuan dhe humb forcën bashkë me bukurinë“.

    E përmenda këtë vlerësim të Konicës së madh sepse dua të ndalem më shumë në punën dhe peshën e gazetarëve e përgjithësisht të mediave të sotme në përdorimin e gjuhës. Pësimet e E përmenda këtë vlerësim të Konicës së madh sepse dua të ndalem më shumë në punën dhe peshën e gazetarëve e përgjithësisht të mediave të sotme në përdorimin e gjuhës. Pësimet e pamerituara të gjuhës shqipe në kohën tonë janë të tilla që, çdo gjuhëtari e dashamirësi të shqipes që ka ndonjë pikë gjak shqiptari, nuk mund të mos i vijë keq e të mos shprehë zemërim . Sidoqoftë, më tepër se çdo vërejtje a kritikë, në punën e gazetarëve dhe përgjithësisht të punonjësve të medias, të letrave e të skenës shqiptare, duhet të vlerësojmë rolin e tyre si përçues të fjalës shqipe, si përhapës të normave gjuhësore të sotme e të bukurisë së gjuhës letrare kombëtare që me aq mundim e kemi prurë deri në këtë shkallë. Kam shkruar e thënë disa herë se gazetarët janë edhe mësues të shqipes për masën e gjerë të lexuesve. Ky nuk është një vlerësim që e bëj vetëm unë. Bashkë me aktorët e skenës e të ekranit dhe shkrimtarët, armata jonë e gazetarëve shqiptarë ka në dorë më shumë se çdo mësues e pedagog (më tepër se universitetet a institutet e gjuhësisë) t’ i prijë për së mbari kulturës së gjuhës shqipe.

    Le të jetë ky vlerësim edhe si kërkesë e urim i çiltër që të gjithë sa jemi, sipas detyrave e punëve që kryejmë, të tregojmë dashuri, po edhe kujdes e mbrojtje të përkushtuar për gjuhën shqipe, për gjuhën tonë amtare, që është, si thoshte Naimi ”sa e ëmbël, sa e vlerë”.

    *Akademik Emeritus

    http://www.gazetadita.al/ta-duam-dhe...tone-te-bukur/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 21-02-2020 më 15:14

  20. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Nëse i flisni dikujt në gjuhën e vet, do t’i hyni drejt e në zemër!

    Në etimologji gjuha amtare është gjuha që nëna i flet fëmijës. Pra, është gjuha që e përkund gjatë gjithë fëmijërisë, ajo që i ngjall dashurinë, ndjesinë e familjes. Sigurisht, të shumtë janë njerëzit që e flasin gjuhën e tyre amtare në jetën e përditshme, thjesht sepse kjo gjuhë është mbizotëruese në vendin ku banojnë. Sidoqoftë, po kaq janë ata që nuk e praktikojnë çdo ditë gjuhën e tyre amtare: emigrantët, fëmijët e emigrantëve, njerëzit që jetojnë në rajone ku bashkëjetojnë një gjuhë rajonale dhe një gjuhë zyrtare./Konica.al

    Gjuhët, me implikimet e tyre komplekse për identitet, komunikim, integrimin shoqëror, arsimimin dhe zhvillimin, kanë një rëndësi strategjike për njerëzit dhe planetin. Megjithkëtë, për shkak të proceseve të globalizmit, ato janë gjithnjë e më të kërcënuara, ose po zhduken krejt. Kur zbehen gjuhët, zbehet edhe veshja e pasur e diversitetit kulturor në botë. Mundësitë, traditat, kujtimet, mënyrat unike të të menduarit dhe të të shprehurit, burime të vlefshme për të siguruar një të ardhme më të mirë, gjithashtu humbasin.

    Të paktën 43% e 6000 gjuhëve të llogaritura në botë janë të rrezikuara. Vetëm disa qindra gjuhëve u është dhënë një vend i vërtetë në sistemet arsimore dhe në domenin publik, më pak se njëqind përdoren në botën dixhitale.

    Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare kremtohet çdo vit, që nga 21 shkurti 2000, për të promovuar diversitetin gjuhësor e kulturor dhe shumëgjuhësinë. Gjuhët janë instrumentet më të fuqishme për ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë sonë të prekshme dhe të paprekshme. Të gjitha lëvizjet për të promovuar përhapjen e gjuhëve amtare do të shërbejnë jo vetëm për të inkurajuar diversitetin gjuhësor dhe arsimin shumëgjuhësh, por edhe për të zhvilluar vetëdijen më të plotë, për traditat gjuhësore dhe kulturore në të gjithë botën, si dhe për të frymëzuar solidaritetin bazuar në mirëkuptimin, tolerancën dhe dialogun. Çdo dy javë një gjuhë zhduket, duke marrë me vete një trashëgimi të tërë kulturore dhe intelektuale. Shoqëritë shumëgjuhëshe dhe multikulturore ekzistojnë përmes gjuhëve të tyre, që transmetojnë dhe ruajnë dijet dhe kulturat tradicionale në një mënyrë të qëndrueshme.

    Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare u shpall nga Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara Arsimore, Shkencore dhe Kulturore (UNESCO) në nëntor 1999.

    Në ditët e sotme ekziston ndërgjegjësimi në rritje, që gjuhët luajnë një rol jetësor në zhvillimin, në sigurimin e diversitetit kulturor dhe dialogut ndërkulturor, por edhe në forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e arsimit cilësor për të gjithë, në ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse të njohurive dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore etj.

    UNESCO i kushton vëmendje gjuhëve indigjene. U zgjodh si datë-simbol 21 shkurti, në kujtim të tragjedisë që ndodhi në vitin 1952: Bangladeshi ishte akoma pjesë e Pakistanit dhe disa studentë bengalezë nga Universiteti i Dacca-s u vranë, ndërsa protestonin për njohjen zyrtare të gjuhës bengale./Konica.al

    “Nëse flisni me dikë në një gjuhë që ai e njeh, do t’ju kuptojë. Nëse i flisni në gjuhën e vet, do t’ju dojë”, – shprehej Nelson Mandela.


    Po jetojmë në epokën e globalizmit dhe të rrjeteve sociale dhe, nëse ekziston një gjuhë zyrtare, e adoptuar dhe e njohur nga përdoruesit e internetit për të komunikuar dhe për t’u kuptuar, kjo është anglishtja. Në këtë kuptim, rëndësia e gjuhës amtare merr një vlerë të re dhe të brendshme, ne e ndiejmë atë para se të lindim, rritet dhe vigjëlon mbi secilin prej nesh, mbrojtëse dhe e lakueshme dhe me të cilën krijojmë një marrëdhënie të ndërvarur. Pra, nëse gjuhët “jetojnë” përmes folësve vendas dhe atyre jo-vendas, ato formohen dhe modifikohen çdo ditë nga ata që i përdorin ato, po ashtu ato transformojnë dhe ndryshojnë perceptimin tonë për botën. Përdorimi i një gjuhe në krahasim me një tjetër ndikon në perceptimin e hapësirës, kohës, ngjyrës, sasisë, gjinisë, duke arritur deri në ndikimin e realitetit të përditshëm, në gjykimin e mirëfilltë personal. Futja në kontakt dhe të kuptuarit e gjuhëve të ndryshme, përsëri, hap një mënyrë për të kuptuar një realitet të ndryshëm dhe për të njohur tjetrin.

    “Bukuria e diversitetit gjuhësor është të na zbulojë, se sa e mençur dhe fleksibël është mendja njerëzore”.

    https://konica.al/2020/02/nese-i-fli...hyni-ne-zemer/

  21. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Studiuesit: Gjuha shqipe objekt i ndotjes së fjalëve të huaja, duhen ndërhyrje ligjore

    Shkruar nga Julia Vrapi - "SOT"


    Në “Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare” studiuesit kërkuan mbrojtjen e gjuhës shqipe. Sipas tyre, gjuha shqipe të mbrohet me ligj dhe të ketë penalitete për shkeljet. Sipas studiuesve, problem për gjuhën shqipe është vërshimi pa kriter i fjalëve të huaja.

    Në “Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare”, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi simpoziumin “Lëvizjet për gjuhë”, me pjesëmarrjen e studiuesve dhe profesorëve të letërsisë e gjuhës. Botues, por me veprimtari në fushën studimore, Rexhep Hida pohon se fjalët e huaja të panevojshme po ndotin gjuhën shqipe. “Gjuha shqipe është bërë objekt i ndotjes nga fjalët e huaja. Fjalë të huaja të panevojshme janë sulur dhe po përfaqësohen nga politikanë, gazetarë, etj, po fitojnë që të rrinë pa qenë e nevojshme. Në këtë kontekst, një rol ka gjithë shoqëria dhe institucionet. Rolin kryesor e ka shteti, që duhet të nxjerrë një ligj që të mbrojë gjuhën, dhe të ketë penalitete”, u shpreh studiuesi Hida në fjalën e tij.

    Duke sjellë disa shembuj të përdorimit të fjalëve të huaja, studiuesi Rexhep Hida tha se vërehet një deformim në sintaksën e gjuhës shqipe. “Unë nuk them të mohojmë gjithçka, por aty ku është e panevojshme nuk ka pse të ndotet me fjalë të huaja. Thonë po e preklamoj këtë problem, kur duhet po e shpall këtë çështje. Së pari, mbrojtja e gjuhës nga ndotja në kuptimin leksikologjik, por shqetësim tjetër ka të bëjë me ndërtimin e fjalive. Vërehet një deformim, një shtrembërim i strukturës së gjuhës shqipe. Mendoj se botuesit janë në krye të mbrojtjes së gjuhës shqipe, sepse kanë ruajtur në botimet dhe përkthimet e tyre një gjuhë shumë të pastër Ne nuk kemi një ligj sot për gjuhën shqipe. Me sa di Akademia e Shkencave së bashku me Institutin e Gjuhësisë po përpunojnë një ligj të gjuhës shqipe, i cili më pas do të kalojë në parlament”, pohon Hida.

    I pranishëm në simpoziumin, që u zhvillua dje në Muzeun Historik Kombëtar, studiuesi Behar Gjoka tha se gjuha shqipe duhet mbrojtur si sistem. “Shteti duhet ta marrë në mbrojtje gjuhën shqipe si sistem, që nuk përjashton standardin, por as dialektet kurrsesi, sepse këtu është një situatë absurde, se duket sikur gjuha e standardit ka shpik gjuhët e tjera, por jo. Është gjuha e folur, është gjuha e letërsisë, që ka krijuar gjuhën me të cilën ne komunikojmë, shkruajmë. Mendoj që në qeveri, gazeta, shkolla, etj, le të komunikohet me standard. Por gjuha e letërsisë nuk standardizohet, sepse është gjuha e autorit. Gjuha e letërsisë dhe autorit nuk ka standard, nuk e ndryshon dot, është unik”, u shpreh studiuesi.

    Aktiviteti i parë i QKLL

    Ky ishte aktiviteti i parë i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL), institucioni më ri në varësi të Ministrisë së Kulturës, dhe u realizua me mbështetjen e Muzeut Historik Kombëtar. Znj. Alda Bardhyli, drejtoreshë e QKLL, në hapje të këtij simpoziumi tha se gjuha mund të cilësohet dhe vetë kombi. "21 shkurti është dita kombëtare e gjuhës amtare. Gjuha është pjesa më e qënësishme e identitetit të një kombi dhe madje mund të cilësohet si vetë kombi. Më vjen mirë, që në vendet fqinje ka aktivitete të tilla për gjuhën tonë unike shqipe", tha drejtoresha Bardhyli.

    Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, tha se askush nuk mund të mohojë nga studiuesit seriozë të gjuhës dhe kulturës shqipe se epoka e pas vendosjes së standardit është periudha më e pasur në krijimtarinë artistike të shqiptarëve, dhe përpos kësaj standardi ka vepruar si enë komunikuese e suksesshme midis të gjitha komuniteteve shqipfolëse në rajon. Po kështu sipas tij, është pranuar gjerësisht nga të gjithë gjuhëtarët se dialektet janë një pasuri në gjuhë, të cilat bëjnë të mundur që të përsosen më tej format shprehëse të komunikimit. “Ne sot ndihemi mirë kur lexojmë veprën e Kadaresë në standard po aq dhe të pasuruar në shprehi kur lexojmë Camaj”, tha ai.

    21 shkurti është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, që kremtohet në të gjitha vendet e botës. Qëllimi i caktimit nga UNESCO-ja të kësaj dite si dita e gjuhës amtare ka qenë vlerësimi i gjuhës si mjeti më i rëndësishëm për ruajtjen dhe trashëgimin e kulturës së çdo populli dhe i nevojës për të nxitur lëvrimin e gjuhëve amtare të popujve dhe të etnive dhe të popujve të botës, të cilat janë pjesë e thesarit kulturor të njerëzimit.

    https://sot.com.al/kultura/studiuesi...ja-duhen-nderh
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 25-02-2020 më 10:16

  22. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    21 Shkurti – Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare!

    Përmbi za që lshon bylbyli,
    gjuha shqipe m’shungullon;
    përmbi er’ që jep zymbyli,
    pa da zemren ma ngushëllon.


    N. Mjedja

    Në bazë të thënieve të dijetarëve shqiptarë dhe të huaj për gjuhën amtare vijmë në përfundim në fjalët e gjuhëtarit kombëtar Eqrem Çabej, i cili thotë: “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”.

    Prandaj edhe ne, me rastin e 21 Shkurtit, Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare, jemi të detyruar të shikojmë veten në pasqyrë, se sa i shërbejmë gjuhës sonë amtare. Shërbimi duhet t`i bëhet nga secili prej nesh dhe deri te institucionet shtetërore, të cilat e kanë edhe obligim kushtetues. Në shumë vende të botës gjuha amtare mbrohet me ligj.

    Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli, nëpërmjet së cilës shprehet shpirti, kultura, arti, historia dhe trashëgimia kombëtare. Fjalët e Filip Shirokës kumbojnë edhe sot, në veshët e shqiptarëve me gjithë forcën që kanë, se “kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet”.

    Këto fjalë janë alarm për shumë njerëz, për shumë familje shqiptare, por edhe për shumë institucione private dhe publike, të cilat duhet të bëjnë më shumë për gjuhën e nënës apo duhet t`i kthehen vetes sepse përndryshe nesër do të jetë vonë. Pra, nëse ne si komb me institucionet tona nuk ecim me ritmin e përshpejtuar ka drojë se brezat e ardhshëm do të jenë analfabet për gjuhën amtare.

    Derisa në shumë vende, apo troje shqiptare gjuha shqipe ende diskriminohet, ne që jetojmë larg atdheut në shumë vende të Evropës dhe botës kemi të drejtë ta ruajmë dhe ta mësojmë në mënyrë të rregullt gjuhën tonë. Dijetari shqiptar Sami Frashëri thotë: “Shenja e kombit është gjuha. Çdo komb njihet me anë të gjuhës”.

    Prandaj, sot më 21 shkurt, në këtë ditë të veçantë të gjuhës amtare apelojmë në emër të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), që të gjithë pavarësisht vendit se ku jetojmë dhe veprojmë t`i kthehemi gjuhës sonë të bukur shqipe, sepse vetëm kështu nderojmë veten dhe atdheun. Apelojmë te të gjithë prindërit shqiptarë, që fëmijët e tyre t`i drejtojmë drejt shkollave shqipe sepse në këtë mënyrë pasardhësit tanë trashëgojnë pasurinë kombëtare – gjuhën shqipe.

    Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD)

    Dr. Vaxhid Sejdiu – kryetar


    https://www.radiokosovaelire.com/21-...gjuhes-amtare/

  23. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Lumnije Jusufi për sfidat e shqipes si gjuhë amtare

    21 shkurti është Dita ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e shpallur nga OKB për të promovuar diversitetin gjuhësor.


    Deutsche Welle: Pёrse i ёshtё dedikuar gjuhёs amtare njё ditё ndёrkombёtare?

    Dr. Lumnije Jusufi: Termi apo koncepti gjuhё amtare nё gjuhёsi ёshtё vjetёrsuar me kohё. Kjo pёr dy arsye. Nё njёrёn anё ky term ka qёndruar nё thelb tё shumё lёvizjeve politike. Nё epokёn e lёvizjeve kombёtare gjuhёt amtare pёrbёnin qё nё fillim thelbin e konceptit komb dhe identitetit kombёtar. Nё politikat kolonialiste tё shumё shteteve kolonizatore evropiane, gjuhёt amtare tё kёtyre shteteve iu imponuan popujve tё nёnshtruar, duke shtypur apo zhdukur shumё gjuhё vendase. Nё bllokun socialist gjuha amtare qёndronte nё thelb tё ideologjisë dhe nё rolin e gjuhёs sё normuar, ajo u instrumentalizua jo vetёm nё luftimin e dialekteve, por edhe nё shtypjen dhe asimilimin e pakicave gjuhёsore nё shtetet pёrkatёse.

    Arsyeja e dytё pёr mёnjanimin e konceptit gjuhё amtare nё gjuhёsi ka tё bëjë me degën shumё të re linguistike, atë të hulumtimit tё shumёgjuhёsisё (multilingualizmit). Kjo degё flet pёr gjuhёt L1, L2 etj., çfarё nёnkupton radhёn e gjuhёve nё procesin e pёrvetёsimit tё njё gjuhe, pavarësisht rolit tё saj nё pёrbёrjen e identitetit tё njё bashkёsie gjuhёsore. T’i marrim kёtu si shembull pasardhёsit e migrantёve shqiptarё nё Gjermani, tё cilёt me shumicё e ndjejnё veten si shqiptarё, por si L1, dmth. si gjuhё primare, nё tё cilёn ata edhe alfabetizohen, ёshtё gjermanishtja. Me gjuhё amtare nё kёtё kontekst nёnkuptohet shqipja, por me njё domethёnie vetёm pёr identitetin kombёtar dhe jo për zotёrimin e saj real.

    Ideja e shpalljes sё ditёs ndёrkombёtare nuk synon pёrkrahjen e praktikave asimiluese me anё tё konceptit gjuhё amtare, por mbrojtjen e larmisё gjuhёsore nё botё, si hap kundёr pёrhapjes sё gjuhёve tё mёdha, siç ёshtё anglishtja, apo gjuhёve shtetёrore ofensive nё shёrbim tё politikave asimiluese shtetёrore qoftё ndaj gjuhёve tё pakicave, qoftë ndaj varieteteve tё panormёzuara.

    Deutsche Welle: Si mund ta zbatojmё kёtё ide pёr gjuhёn shqipe?

    Dr. Lumnije Jusufi: Gjuhёn shqipe mund ta gjejmё nё tё gjitha aspektet e lartёpёrmendura, pёrveç nё rolin e gjuhёs sё kolonializmit. Ajo qёndronte nё thelb tё krijimit kombёtar shqiptar qё nё shekullin e 19-të. Me larminё fetare tё shqiptarëve dhe traditёs sё varfёr shtetёrore, Rilindasit ngritёn gjuhёn nё elementin e vetёm kombpёrbёrës dhe dallues nga popujt fqinj. Kёtё proces e pёrforcoi Shqipёria socialiste edhe mё shumё. Nё politikёn mik-armik tё kёsaj ideologjie, gjuha shqipe u shpall si mburojë e popullit shqiptar nё luftё kundёr gjithё botёs. Me kёtё rol atё e gjejmё edhe sot, madje nё nivel aq absurd, saqё çdo ide ndryshimi tё normёs aktuale apo tematizimi tё larmisё gjuhёsore tё shqipes qoftё nё nivel dialektor, rajonal apo shtetёror, shihet si akt kundёr njёsisё kombёtare shqiptare. Rolin asimilues tё saj e hasim tek pakicat gjuhёsore nё Shqipёri, p.sh. te romёt, vllehёt, maqedonasit etj. Rolin shtypёs tё shqipes letrare/standarde e hasim nё kohёn komuniste kundёr çdo varieteti tjetёr, sidomos kundёr Shkodranishtes Letrare.

    Por gjuha shqipe ka edhe rolin e pakicave gjuhёsore nga mё tё ndryshmet. Fillimisht ajo, apo shtresa historike tё saj, sot ose ёshtё/janё zhdukur (p.sh. arvanishtja nё Greqi), ose ёshtё e rrezikuar (p.sh. arbёrishtja nё Itali). Shqipja paraqiste apo paraqet ende gjuhё pakicash nё hapёsirёn ish-jugosllave. Dhe si e tillё ajo ёshtё ballafaquar apo ballafaqohet ende me probleme tё presionit, asimilimit, por edhe tё nacionalizmit dhe instrumentalizimit tё saj politik ndaj politikave shtetёrore ose ndaj pakicave rajonale (sot shtetёrore), si p.sh. romёt dhe turqit nё Kosovё.

    Shqipen e gjejmё edhe si gjuhё pakicash tё shtresave migruese mё tё reja, si nё SHBA dhe Evropёn Perёndimore. Pёrmbajtjen e mirёfilltё tё termit gjuhё amtare e realizojnё kёto grupe. Hapja e kёtij koncepti nё kuptim tё degёs linguistike tё shumёgjuhёsisё do tё ishte fitimiprurёse nё pёrhapjen e zotёrimit tё shqipes dhe zbutjes sё rolit vetёm simbolik kombёtar tё saj. Njohja dhe recitimi i poezive tё Naim Frashёrit dhe kёndimi i kёngёve tё Ilir Shaqirit nuk e pajisin njё tё ri shqiptar, si punonjёs i ndonjё banke nё Evropёn Perёndimore nё bisedime biznesi me ndonjё bankё shqiptare apo kosovare.

    Dita ndёrkombёtare e gjuhёs amtare i ndihmon shqipes nё disa mёnyra. Ajo na kujton humbjen tragjike tё arvanishtes dhe tё shqipes moderne te shumё tё rinj dhe fёmijё nё migracion. Ajo kujton mbrojtjen e saj si gjuhё pakice nё Itali dhe vende tjera ballkanike. Mbrojtja e gjuhёve ёshtё e drejtё thelbёsore njerёzore. Por ajo na detyron tё jemi tё kujdesshёm me synime unike gjuhёsore dhe na kujton pёrgjegjёsinё e rolit tё shumicёs ndaj pakicёs. Çdo gjuhё apo varietet gjuhёsor ka vlerёn dhe vendin e saj/tij nё botёn globale. Kjo pёrgjegjёsi me ditёn ndërkombёtare tё gjuhёs amtare ju jepet edhe shqiptarёve.

    Dita ndёrkombёtare e gjuhёs amtare na kujton zbatimin e gjuhёve amtare nё tё gjitha fushat dhe aspektet e jetёs. Moszbatimi apo simbolizmi i saj nёnkupton vdekjen e saj. Globalizimi ёshtё njё aspekt pёr jozbatim tё shumё gjuhёve amtare. Pёr shqipen ёshtё edhe simbolizmi i saj si nё vendet atdhetare tё shqipes nё Ballkan, ashtu edhe te migracioni shqiptar jashtё Ballkanit.

    Deutsche Welle: A duhet bërë unifikimi i gjuhës në aspekt pluricentrik, sipas mendimit tuaj? Çfarë fitojmë dhe çfarë humbasim me unifikim?

    Dr. Lumnije Jusufi: Me unifikimin e shqipes nё kёtё fushё do tё kishim vazhdimёsinё e politikёs gjuhёsore tё Shqipёrisё komuniste, tё cilёn nuk do ta donte as pёrkrahte ndokush. Humbjet gjuhёsore me njё unifikim tё tillё do tё ishin jo vetёm gjuhёsore, por edhe shoqёrore. Do tё humbnim zhvillimet e shqipes letrare sidomos nё Kosovё, e cila ёshtё dёshmitare mё vitale pёr pёrpjekjet e njё shqipje letrare pёr tё gjithё shqiptarёt. Shqipёria komuniste, me purizmin e saj tё fortё gjuhёsor ka zhdukur shumё gjurmё tё kёtyre pёrpjekjeve dhe elementë tё çmuara historike tё shqipes, siç janё turqizmat. Pёr shoqёrinё do tё kishte pasoja fatale nё aspektin e zotёrimit tё shqipes letrare/standarde, sidomos nё atё tё shkruar. Sa mё larg gjuhёs sё folur tё jetё njё normё gjuhёsore, aq mё e huaj dhe jo atraktive ёshtё ajo. Njё shqipe letrare identike me Tiranёn nuk do tё jetё kurrё e mundur nё Prishtinё, sё paku jo pёr masat e gjera. Detyrimi i saj do ta bёnte shqipen jo tё natyrshme dhe nuk do ta pajiste aspak me rolin e gjuhёs amtare. Dita ndёrkombёtare e gjuhёs amtare duhet tё shihet edhe nga ky kёndvёshtrim, hapja e koncepteve gjuhёsore nё favor tё ngritjes sё nivelit tё zotёrimit tё gjuhёve standarde nё tё folur dhe nё tё shkruar.

    Deutsche Welle: Cili është rreziku më i madh për gjuhën shqipe, në kohë globalizimi?

    Dr. Lumnije Jusufi: Shqipja letrare/standarde me rolin e saj simbolik kombёtar humb detyrat e saj shoqёrore si gjuhё pune, gjuhё profesioni, gjuhё shkolle. Ajo shumё rrallё ose pothuaj fare nuk ka arritur tё kalojё nё sferёn private apo familjare. Me globalizimin bёhen gjuhё tjera standarde atraktive pёr kёto role, sidomos te shtresat migruese. Moszotёrimi i saj, shqipes standarde si gjuhё amtare nё nivel tё lartё nuk i pёrgatit shqiptarёt sa duhet pёr pёrvetёsimin e gjuhёve tё huaja, sidomos tё anglishtes, tё cilat janё bёrё thelbёsore nё sferёn e punёs. Le ta kujtojmё edhe kёtё detyrim nё ditёn ndёrkombёtare tё gjuhёs amtare.


    Dr. Lumnije Jusufi ёshtё albanologe nga Gjermania, sё fundi drejtuese e njё projekti shkencor pёr rajonin e Dibrёs nёn ndikimin e kufirit, në Universitetin Humboldt të Berlinit. Ajo merret me çёshtje gjuhёsore nga fusha e sociolinguistikёs dhe didaktikёs sё gjuhёve tё huaja. Ka botuar disa libra nё gjermanisht dhe shqip, dhe shumё artikuj nё revista tё ndryshme shkencore.


    https://www.dw.com/sq/lumnije-jusufi...are/a-47608194

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •