Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Luftetari Ilir
    Anëtarësuar
    21-06-2013
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41

    Edi Rama kërkon ambasada, siguri kombëtare dhe president të përbashkët mbarëkombëtar

    Në përvjetorin e 10-të të pavarësisë së Kosovës, Edi Rama ka propozuar që Kosova dhe Shqipëria të përfaqësohen në politikën e jashtme me ambasada të përbashkëta, politikë kombëtare të sigurisë dhe me një president të përbashkët mbarëkombëtar.

    “Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky përfytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e nacionales. Por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet. E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj, dhe e shkuara e 20 viteve të fundit të këtij vendi, Kosovës, u ka paraprirë fal njerëzve të po këtij vendi, i një të ardhmeje që në çdo rast është më e afërt sesa largësia që e shohim sot”, deklaroi Rama.

    Kjo ide është përshëndetur nga shumica e popullsisë së Kosovës, përfshirë edhe krerët e Vetëvendosjes, por po kundërshtohet nga Avdullah Hoti, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, i cili në Facebook e ka quajtur idenë e Ramës si të dëmshme për aspiratat e Kosovës për integrim në NATO dhe BE. Qesharake kjo, duke pasur parasysh faktin që Shqipëria është në NATO dhe është shtet kandidat për integrim në BE - larg para Kosovës në këto hapa. Aspiratat e Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën, në fakt janë të njejtat, dhe Shqipëria është me kilometra përpara.
    VETËVENDOSJE!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Edi Rama kërkon ambasada, siguri kombëtare dhe president të përbashkët mbarëkombëtar

    Ca gallate, Rama i ben marketing vetes se tij, ama kesaj here si patriot!
    Po ta dinte shumica e deputeteve te parlamentit te Kosoves se çfare shkruante Rama dikur per Gegnisht-folesit, do e kishin sperkatur me sh*urre te thate pele!
    Nderkohe qe ne i rrisim çdo dite importet me Serbine, Rama tund flamurin e patriotizmit nje vis te Shqiperise, qe
    Edvinin i quante dikur çeçen e shpellare!

    Me siguri do bej Mero Gelbazja ndonje shkrim ku do duartrokasi patriotizmin e Edvin Rames.

    Sa te shkurter e ke memorien o pis milet..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 18-02-2018 më 16:40
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Luftetari Ilir
    Anëtarësuar
    21-06-2013
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41

    Për: Edi Rama kërkon ambasada, siguri kombëtare dhe president të përbashkët mbarëkombëtar

    Anëtari i kryesisë së LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, del kundër shefit të grupit parlamentar të kësaj partie. Ai në facebook citon Ibrahim Rugovën dhe shkruan:

    "Ne do të ishim të gatshëm të shpallim një shtet neutral dhe për një kohë të mos bëhemi bashkë me Shqipërinë. Megjithëkëtë, bashkimi me Shqipërinë, pa dyshim, është objektivi ynë natyror.
    Ibrahim Rugova - Der Spiegel, 1992".

    Përditësim: Avdullah Hoti ka larguar postimin e tij nga Facebooku. Presim një reagim të stilit të Isa Mustafës kur e pati quajtur Ramush Haradinajn kriminel lufte: "një fëmijë ma ka keqpërdorur llogarinë"...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Luftetari Ilir : 18-02-2018 më 20:44
    VETËVENDOSJE!

  4. #4
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Për: Edi Rama kërkon ambasada, siguri kombëtare dhe president të përbashkët mbarëkombëtar

    "Ne do të ishim të gatshëm të shpallim një shtet neutral dhe për një kohë të mos bëhemi bashkë me Shqipërinë. Megjithëkëtë, bashkimi me Shqipërinë, pa dyshim, është objektivi ynë natyror.
    Ibrahim Rugova - Der Spiegel, 1992".


    LDKistat e sotem e kane sterkequr LDKne ne nje parti percarese mos te them bile antishqiptare. Partine e Rugoves e kane shperfytyruar fare.
    Rama nuk ka thene asnje gje te keqe, nuk e idealizoj Ramen se politikanet flasin cka u sherben atyre ne perfitim gjate karrieres por ska thene gje te keqe. Hoti dhe te tjeret si ai gabojne shume kur e krahasojne Ramen me Vuciqin kundrejt Kosovesw( eshte nje krahasim absurd, qe duhet te lexohet si barazim te Shqiperise me Serbine kundrejt Kosoves)....Keta e kane humbur arsyen, Kosoven e beme ne shtet si projekt gjithshqiptare dhe me mund ,djerse, gjak gjithshqiptare( Vetem Tropoja ka fal 17 Deshmore per lirine e Kosoves ) , nuk e beme shtet qe dikush pas clirimi ta beje shtet multietnik dhe ti cpiki dhe nje komb tjeter qe ti gezoje frutat e mundit te shqiptarise globale.
    Bashkimi kombetar eshte nje nevoje , eshte nje ceshtje jetike per shpetim ne Ballkan, nuk eshte nje ceshtje banale romantike ....Bashkimi per ne eshte i natyrshem dhe eshte proces qe nuk mund ta ndali asnji as nga mbrenda dhe as nga jashta, mund ta vonoje por jo ta ndali.
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Edi Rama kërkon ambasada, siguri kombëtare dhe president të përbashkët mbarëkombëtar

    Kryeministri Ramush Haradinaj reaguar ashpër sot për deklaratat e homologut nga Shqipëria, Edi Rama.

    Në një intervistë për Baton Haxhiun në “Klan Kosova”, Rama tha sot se ishte Haradinaj ai i cili shpiku çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

    Ndërkohë, Ramush Haradinaj i ka sugjeruar kryeministrit Edi Rama që të merret me punët e shtetit të tij. Nëpërmjet një komenti në Facebook, Haradinaj thotë se Rama ka shumë ‘shpikje’ me të cilat duhet të merret në Shqipëri.

    “Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, shkruan Haradinaj në Facebook.

    Rama sot tha se Demarkacioni do të duhej të votohej me kohë, pasi nuk ishte asgjë tjetër përveçse një ide e shpikur nga politika e brendshme e Kosovës, që rrezikoi edhe të ardhmen euro – atlantike të këtij vendi. “Unë kam preferuar gjithmonë që debatet me miqtë e mirë këtu në Prishtinë t’i bëj në mënyrë diskrete, sy me sy, por çështja e demarkacionit u kthye dhe është sot e gjithë ditën në një gur që rëndon mbi qafën e Kosovës dhe që ka krijuar një pështjellim jo të vogël, në mes atyre që janë fuqia që lindi shtetin e Kosovës, partnerët strategjikë ndërkombëtarë të shqiptarëve”, ka pohuar Rama.


    Koha Jone
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Edi Rama kërkon ambasada, siguri kombëtare dhe president të përbashkët mbarëkombëtar

    Edhe kur nuk duhet te flase, ky do e bej patjeter ndonje broçkull, duhet te jet me patjeter protagonist ne çdo vend/situate...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Edi Rama kërkon ambasada, siguri kombëtare dhe president të përbashkët mbarëkombëtar

    keto jane triblime politike

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •