Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    E shkuara dhe e ardhmja e se ardhmes

    Po shikoja ne tv diskutimin mbi Teatrin Kombetar dhe zhvillimin, qe nuk e di se mbase duhet quajtur keshtu,te Tiranes. Perveē diskutimit te te madhit Robert Ndrenikes dhe pasionantit Bujar Asqeriut,qe sido qe ti cilesosh i sherbejne memories sone kolektive dhe private,me beri pershtypje nje fakt qe edhe keta dy artiste nuk luftojne per te shkuaren,per memorien e tyre. Nuk degjova nga asnje qe te thoshte prere :" Teatri nuk duhet te prishet. Te kushtoje sa te kushtoje (edhe 100,200 milion euro) duhet te rikostruktohet,sepse eshte e shkuara jone,i perket nje memorie te perbashket per te gjithe popullin.Eshte nje memorie,nje kujtese, jo vetem arti 70 vjeēare ". Besoj,se ne te gjitha vendet e botes nuk do kishte nevoje per nje diskutim te tille,sepse prishja do ishte nje opsion qe nuk do pranohej ose do pranohej sikur te rindertohej siē ka qene ne origjinalitet.

    Por,kjo tema e Teatrit vlen pothuajse per gjithe Tiranen qe eshte kthyer ne nje fshat kaotik gjigand pa identitet,pa te shkuar dhe pa memorie. Pa asgje qe te japi nje shprese per nostalgjine e kujteses. Dhe mendoj qe ky eshte problemi kryesor qe e ben ate qytet ku nuk ka me bashkejetese civile per nje te ardhme te nje harmonie shoqerore. Eshte kjo mungesa e nostalgjise,mungesa e memorjes vizive,mungesa e te kaluares qe mundet ta prekesh, ta kujtosh,qe te ben me shume pesimist se ēfare do gje tjeter mbi te ardhem.

    "Me kane" prishur dhe lulishten mbrapa bustit te Skenderbeut,qe vend me memorik besoj se nuk ka ne bote (per frym popullsie). Ishte i vetmi vend ku te pakten te gjithe shqiptaret (per te pakten dy breza) qe kane bere fotografi aty kane nga 80-90 % e lart ne te gjitha fotografite e tyre. Ne qofte se nje shqiptar, i atyre te pakten dy brezave ka 10 fotografi ne album te pakten 7-8-9 fotografi i kane ne ate 200 metra katrore lulishte. Dhe pse e kane prishur ate lulishte,qe u be vite,edhe sot e kesaj dite nuk arrij ta konceptoj. Mundet vetem te kerkohet qe te shpegohet vetem tek idiotsia ose psikopatia e njerezimit. Eshte diēka jashte llogjikes,qe nuk ka memorje civile dhe shoqerore qe ta pranoje.

    Per te treguar se ēfare eshte memorja e njeriut,nje dite nate para 7-8 vitesh u nisem me makine per ne mal te Dajtit.Isha vetem dhe me nje te huaj dhe meqe nuk kishim se ēfare te benim ne shtepi i thashe ;"marim makinen dhe ikim ne Dajt,ku perpara ndodhej nje ndertese qe quhej "Kampi i pioniereve" dhe perpara kesaj ndertese eshte nje fushe e bukur ku mundet te shikohet Tirana nga lart". Kisha 10-12 vjet a mos me teper qe nuk kisha shkuar ne Dajt dhe nostalgjia e kujtimit me shtyu ne kete udhetim. Nisemi reth ores 7-8 te darkes marim rrugen qe te nxjerr jashte Tiranes.Rruge gropa-gropa me ndertime kaotike pa fund deri siper malit sa po mos ta dije qe eshte e vetmja rruge do mendoje se ishe ne drejtimin e gabuar. Nejse,hecim me veshtirsi neper ato rruge te prishura,dredha-dredha dhe te ngushta dhe arrime ne nje vend ku degezohet rruga,njera te ēon drejt ish Kampit te Pioniereve dhe tjetra te ēante mbas malit te Dajtit simbas memories sime. Ndaloj te pyes,sepse ishte nate dhe per siguri me teper. Shikoj qe po vinit tre persona qe vinin perballe dhe i pyes : "Kjo eshte rruga e Kampit te pionereve,meqe po vini qe andej ?" Me pergjigjen :ēfare eshte ky Kampi se nuk dim gje. Dakort,falemindertit dhe iki perpara. Pyes dy veta te tjere por dhe keta me japin te njejten pergjigje,nuk kuptonin se ēfare kerkoja. Por meqe mu duken sikur nuk kishin dialektin tirans dhe duhet te ishin te ardhur mendova se per kete nuk e dinin. Erresirre dhe nate, ecim perpara,afer nje burimi qe duhet te egzistonte edhe ne memorjen time por meqe ishte nate nuk isha i sigurte "100 %",shikoj nje grup prej 10 vetash qe po pinin uje dhe flisnin ne dialektin tiranas,mosha e tyre ishte 40-50 vjeēare,dmth u sigurova qe pergjigjia do ishte e sakte. Pyes nje grua qe ishte pak e veēuar : " Me fal,rruga per Kampin e Pioniereve eshte kjo ?" Gruaja me pergjigjet e habitur ; ēfare Kampi,nuk ka Kamp ketu. Mbetem i habitur,dhe mundohet te pyes dhe te tjeret dhe asnje nuk me jepte nje shpegim normal. Sa, nga pyetes fillova ti shpegoja se dikur tek ky mal ka egzistuar nje ndertese,dhe tani duhet ta kene prishur qe quhej dikur Kampi... Fillova ta ndjej veten ne faj,se po me dukej sikur po pyesja per nje gje qe kurre nuk ka egzistuar. Me ne fund nga ky grup afrohet nje burre dhe pergjigja e tije qe : Kampi,hu-hu,per te treguar se sa kohe e larget ishte,hu-hu ai Kampi qe ka qen (qené),hu-hu po ate se mban men (mend)njeri. Dhe me ne fund me tha po kjo rruga eshte. Me ne fund.
    Duhet ta ndjeja veten te ēliruar,por ndihesha i hutuar,e ndjeva veten te huaj ne vendin tend. Si perfundim shkova afer nje restoranti te ri te ndertuar,pash nga lart,ne nje cep perpara deres se ketij restoranti te rrethuar, marrezine e rremujes te dritave shume ngjyreshe te nje qyteti psikopatik ku nuk dalloje dot as rruget kryesore dhe as qendren e Tiranes. Dikur dalloja dhe rrugicat e shtepise sime nga ajo largesi-lartesi. Ecem pak reth e rrotull por nuk pashe as vendin e nderteses se vjeter dhe as fushen e madhe perpara saj. Nuk ishte vetem nata se sa ishte memoria qe me kishin vjedhur.

    Te nesermen kete muhabet ja them shokeve qe jetojne ne Tirane. Qeshin me ata qe nuk e dinin Kampin,por qeshin dhe tallen edhe me mua qe pyeta per Kampin. Per tu shfaqsuar i them qe:"pyeta per Kampin e Pionereve nuk pyeta per keshtjellat e zhdukura te Skenderbeut " Me dukej se ishte dhe eshte nje pyetje normale. Si perfundim i them;mire kampin por ate fushen qe ishte aq e madhe para Kampit nuk e pashe,nuk e gjeta. Pergjigjet ishin :1) Tek ajo fushe eshte ndertuar restoranti. 2) Jo,tek ajo fushe eshte ndertuar teleferiku. 3) Fusha nuk egiston por kishte dhe qe fusha egziston. I thashe: "shyqyr qe behet muhabet per nje fushe te vetme ne "maje" te malit se imagjino sikur te ishin dy male me disa fusha do duhej tapija dhe vetem mbas gjyqit mundet te gjendet pergjigja e sakte" ! Kjo per te thene se ēfare eshte memoria kolektive,ku vet une edhe sot nuk e di se egziston apo nuk egziston ajo fushe. Eshte vetem propabiliteti i shkaterrimit qe me jep te vetmen garanci llogjike qe ajo fushe te mos egzistoje me,se memoria kolektive nuk e di.Nuk te jep garanci.

    Per ta mbyllyr kete fatkeqsi memorike,te se shkuares qe kemi humbur dhe po shkon drejt zhdukjes po e mbyll me nje pergjigje te nje filozofi frances (Jean Guitton. L'infinito in fondo al coure. Con Francesca Pini) qe intervistuesja e ben filozofit ne kapitullin ;"Il passato e l'avvenire dell'avvenire" :
    Ju thoni qe e shkuara eshte keshtu e larget,eshte keshtu e ndryshme qe nuk na meson asgje. Atehere kush eshte roli i saj ?

    "Ne kete moshet time te moēme,me ndodh shpesh nje gje kurioze. Ate qe kam bere dje,nuk me kujtohet me ;eshte e pabesueshme por eshte keshtu ! Por si shperblim,ate qe kam bere ne Montravel ne 1910 me vjen ne nje menyre te mbrekullueshme,preēize,sikur te ishte dje.Domethene kujtimet e tanishme shkrihen,ndersa ato kujtime antike marrin nje vlere,nje drite,nje foshforeshence te jashtezakonshme. E shkuara e larget mbase nuk na meson ndonje gje,por reflektimi mbi ate te kaluar po,dhe shume. Une besoj qe ēdo njeri i ndjeshem merr nje avantazh shume te madh duke medituar mbi jeten qe ka kaluar. Simbas mendimit tim e shkuara eshte e ardhmja e se ardhmes,sepse ajo qe dikur ishte do te behet e tashmja,dhe pastaj pernjehet behet e shkuara,dhe kur te vdesim nuk do kemi me te ardhme,do jemi komplete e shkuara dhe memoria".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 18-02-2018 mė 01:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •