Gjithmonë hutohem gjatë përdorimit të tyre në të shkruar dhe në të folur, sidomos me këto të katërta: të, ta, i dhe ia. Frustrohem nga ideja e vendosjes apo përdorimit të tyre të gabuar.

A mund të më thoni nëse të dyja mënyrat e përdorura tek shembujt e mëposhtëm janë të sakta?

Ta lexosh këtë libër apo të lexosh këtë libër?

Të bësh një gjë apo ta bësh një gjë?

Për ta pranuar këtë ide apo për të pranuar këtë ide?

Ta duash jetën apo të duash jetën?

T'ia bësh një dhuratë apo t'i bësh një dhuratë?

T'i japësh dorën apo t'ia japësh dorën?

T'i respektosh ata apo të respektosh ata?