Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    761
    Faleminderit
    1
    53 falenderime nė 39 postime

    Revolucioni Anti Fetar i Shkurtit 1967 dhe Pasojat e Ateizmit ne Shqiperi

    Revolucioni Anti-Fetar i Shkurtit tė 1967 dhe pasojat e Ateizmit nė Shqipėri


    Ky Revolucion i pazakontė pėr objektivat e njė Partie Komuniste, iu ngarkua Organizatės sė Rinisė pas disa fjalimevė obsesise tė Diktatorit, i cili kishte si qėllim qė tė shuante ēdo interferencė ideologjie tjetėr ndaj asaj marxiste leniniste tė drejtuar nga ai vetė, duke shpresuar nė shpėlarjen e trurit nė mėnyrė uniforme tė popullit shqiptar. Dhe nė disa pika u arrit qėllimi.

    Nga njė anė aktivizimi i Rinisė sė papjekur nė njė ndėrmarrje kaq intėerresante e pse jo pak mistike vetė ku shumė tė rinj tė asaj kohe bėnė emėr me kėtė djallėzi tė komunizmit pa e ditur as veė se ēfarė po bėnin; sidoqoftė nė kėtė Revolucion Anti fetar morėn pjesė edhe ekspertė tė ideologjisė marksiste , pra pėrveē Enver Hoxhės ishin studjues ttė marksizmit dhe drejtues tė ideologjisė marksiste si Arilla Papajorgji Hulusi Hako, Eshtref Ymeri, si dhe Mehmet Elezi, e plot tė tjerė.

    Kjo linjė e shpėlarjes sė trurit tė popullit ishte nė tė njėjtėn vijė edhe me linjėn qė u ndoq mė vonė me nė krye shkrimtarin ismail Kadare dhe me pak nga Dritėro Agolli pėr tė krijuar njė litraturė tė realizmit socialis ku tė lavdėrohej vetėm Udhėheqėsi (sepse ata poshtė tij edhe mund tė hiqeshin apo tė vriteshin nga Diktatori). Kėtė punė e bėri shkėlqyeshėm shkrimtari i oborrit ismail, i cili njėkohėsisht i dha disa ide Enver Hoxhės qė meqėnėse ideologjia fetare u zhduk le tė ngrihet ideologjia Komuniste e sheqerosur me nacionalizmin abstrak shqiptar.

    Tė dy kėto linja dhanė rezultatet e duhura positive duke vėnė nė gjumė popullin shqiptar deri mė 1990, aq sa nė Shqipėri ishte i vetmi vend qė ndryshoi Sistemin por pa asnjė opozitar apo dissident tė njohur pėrvec Pjetėr Arbnorit.

    Shumė kush do tė thotė pasi tė lexojė shkrimin; po ky pėrse pas disa ditė pas 6 shkurtit shkruan pėrsėri pėr njė ngjarje qė duhej shkruar pikėrisht ose me 6 ose mė 7 shkurt. Pėrgjigja ėshtė fare e thjeshtė . Ėshtė e vėrtetė sė fjalimi i Enver Hoxhės i mbajtur me 6 shkurt nė njė takim tė organizatave bazė tė Minierės sė Qymyr gurit Krrabe, Rep. Ushtarak Nr. 5009, dhe Kuadrove tė Universitetit Shtetėror tė Tiranės. Por fjalimi u botua nga Gazeta “Zėri i Popullit”, nė datėn 7 shkurt, dhe botoi me pompozitet tė madh fjalimin e 6 Shkurtit, me titullin: “Enver Hoxha Sekretar i Parė i Komitetit Qendror tė Partisė trajton temėn: “Revolucionarizimi i mėtejshėm i Partisė dhe i pushtetit.” Nė fakt, qė kėtu shihet se ai ka dashur tė kalojė nė njė nivel tė ri komunikimi, kur, vetė fjalimin kishte dashur me qėllim ta quante ‘Temė’. Emrat e tyre janė nė arkivė, e disa i pėrmėndi Spartak Ngjela, por mund tė pėrmėndėn ata qė mrrėn pjesė atėhere dhe pėrkrahėn shkatėrrimin e kulteve fetare tė tė gjitha feve dhe tė ideologjisė fetare duke shpallur pėr herė tė parė njė shtėt tė vetėm nė botė-ATEIST.

    Kush ishin intelektualėt qė muarėn pjesė? Nė Universitetin e Tiranės – Xhelal Gjeēovi, Estref Bega, Mehmet Elezi, Arshin Xhezo, Gjikė Kurtiqi, Tritan Shehu etj. Nė Komitetin e Rinisė tė Tiranės: Arilla Papajorgji, Ilia Kongo, Molotov Zeqo, Timoshenko Pekmezi me tė tjerė . Me vonė ithtarė u bėnė dhe Eshtref Ymeri, e plot komunistė drejtues njėri mė i keq se tjetri. Me vonė edhe Prof. Hulusi Hako dhe Eshtref Ymeri.

    Fjalime tė tjera kundėr Fesė Enver Hoxha ndėrmorri edhe me dt, 17 shkurt dhe 23 shkurt.

    Nė njė nga fjalimet e tij, pėr tu mbushur mėndjen komunistėve dhe popullit i cili nė disa raste reagoi kundėr prishjes sė kulteve fetare Enver Hoxha tha: `` Sipas tij “Muslimanėt as kanė, as mund tė kenė, dhe as mund tė kėndojnė dot ndonjė kuran tė vjetėr, pse ay ėshtė nė arabisht. Praktikisht pra ata “rrojnė” me disa bejte tė kuranit qė i mėsojnė pėrmėndėsh, qė nuk i kuptojnė dhe i transmetojnė gojarisht”.

    Mė tej Hoxha thotė se edhe ortodoksėt “s’janė as mė tė pasur dhe as mė tė ngritur. Ata kanė vetėm avantazhin qė ungjillin e kanė nė shqip”. Ndėrsa katolikėt dhe kleri sidomos, sipas tij “ėshtė mė i pasur nė libra, mė i ngritur vetė dhe atje ku mundin ata vazjdojnė tė zhvillojnė fenė katolike si filosofi”.

    Sa i takon shėmbjes sė objekteve tė kultit Hoxha ėshtė i vetėdijshėm se ajo do tė ishte pjesa mė e vėshtirė. “Prishja e kishave, xhamive, teqeve e manastireve, natyrisht, paraqitet mė e vėshtirė, pėr arsye se nuk duhet shkuar nė kundėrshtim tė drejtpėrdrejtė me atė pjesė tė popullit qė beson https://www.cna.al/2015/08/26/dokumentikur-enver-hoxha-urdheronte-shkaterrimin-e-kishave-dhe-xhamive/``.

    Vendimi pėr tė prishur kultet fetare u mor nga njė Njė urdhėresė me shėnimin tepėr sekrete, e datės 27 shkurt 1967 (Partia e Punės e Shqipėrisė Komiteti Qėndror, Nr. 133 prot. Tepėr –secret, Tiranė, mė 27.II. 1967; Komiteteve tė Partisė sė Rretheve, e nėnshkruar nė fund nga sekrari i parė i Komitetit Qėndror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, Enver Hoxha, dėshmon se si ėshtė dirigjuar nga ai vetė gjithė lufta e dhunshme ndaj besimit dhe objekteve fetare nė Shqipėrinė e fundviteve ’60-tė.

    https://www.cna.al/2015/08/26/dokume...e-dhe-xhamive/

    Fillimi shkaterrimeve u mor pėrsipėr nga organizatat e Rinisė tė PPSH dhe e para qė filloi shkatėrrimin me kazmė nė dorė ishte rinia e Durrėsit. Nė njė informacion thuhet:

    Nė vitin 1967, gjoja me iniciativėn e rinisė sė Shkollės sė Mesme “Naim Frashėri” Durrės, filloi njė “epokė e re” e ndryshimeve rrėnjėsore dhe lufta kundėr shfaqjeve tė huaja dhe fetare mori njė tjetėr dimension. iniciativėn kuptimboshe tė organizatės sė rinisė komuniste tė shkollės “N.Frashėri”, e pasuan dhe nxėnėsit e shkollės “29 Nėntori” dhe mė pas nė aksion u hodh gjithė klasa punonjėse e rrethit tė Durrėsit. Nė Durrės si pasojė e kėtij aksioni u shkatėrruan dhe u mbyllėn mbi 60 xhami, mbi 8 kisha dhe 5 teqe.

    (://durreslajm.al/speciale/komunizmi-dhe-revolucioni-antifetar-n%C3%AB-shqip%C3%ABri).

    Shkatėrrimiet pas Durrėsit u pėrhapėn nė tė gjithė vėndin dhe zgjatėn jo vetėm disa muaj por disa vite deri nė 1971.

    Dy kishat e fundit qė u shkatėrruan ishin, njėra me 30/05/1968 kur u shkaterrua duke u hedhur ne erė me dinamit Kisha e fundit (katolike e Shen Marise ne Va te Dejės) https://sot.com.al/opinione/kisha-e-...-kultur%C3%ABs.

    Dhe shkatėrrimi i fundit ishte ai i Kishes se Shen Gjergjit Korēe ne vitin 1971 (http://www.balkanweb.com/site/mekati...e-qytetare-ju/).

    Madje per Kishėn e Shėn Gjergjit, thuhet se edhe Enver Hoxha e kritikoi prishjen e kesaj Kishe madheshtore . Kjo tregon se si servilet dallkakuet , spiune ishen me te zellshėm se vete Ustai pra ishin `mė katolikė` se Papa.

    Nė total pas 6 shkurt 1967 e deri nė 1971 u prishėn njė numur i madh. Ky numėr arrin gjithsej nė 2169, nga tė cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj. Gjendja e arkave dhe llogarive rrjedhėse tė tė gjitha institucioneve fetare deri nė fund tė muajit mars tė kėtij viti ishte 1, 959.307 (lekė tė reja). Kėshtu p.sh. vetėm 8 manastiret kishin 500 krerė bagėti tė imta dhe tė trasha, kryegjyshata posedonte 34 dynymė tokė qė i kaloi NBSH-sė “Gjergj Dimitrov” etj. Njė pasuri tjetėr e luajtshme dhe e paluajtshme vazhdonte tė ishte nė duart e tyre. Kjo arrinte nė mbi 6 milionė (lekė tė reja), nga tė cilat 2,150,000 milionė i kishin teqetė bektashiane. (Nė kėto pasuri pėrfshihen ndėrtesat e banimit me aksesorėt, mullinjtė, dhjetėra dyqane e magazina tė tyre, pajisjet e brendshme me shtretėr tė manastireve etj.). Shteti u lehtėsua gjithashtu nga subvencioni qė bėnte ēdo vit pėr pagesat e rrogave e tė pensioneve tė njė pjese tė mirė tė klerikėve, shifėr kjo qė arrinte ēdo vit nė 300,000 lekė tė reja. Nga tė dhėnat del se nė rrethe kishte 912 klerikė profesionistė nga tė cilėt rreth 550 hoxhallarė dhe afro 400 priftėrinj, dervishė, shehlerė etj.

    Kushtetuta e datės 28 dhjetor 1976 fuqizoi tashmė zyrtarisht dhe nenin 37, i cili pėrkufizonte: “ Shteti nuk njeh asnjė fe dhe pėrkrah e zhvillon propagandė ateiste pėr tė rrėnjosur tek njerėzit botėkuptimin materialist shkencor.” Kėshtu s’kishte mė dyshime apo vend pėr hamendėsime, tashmė zyrtarisht ateizmi u fuqizua ligjėrisht nė kushtetutė.

    Rezultati i kėtyre masav drastike dhe nė shkelje tė plotė tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe tė pronės nga ana e PPSH, Diktatorit Enver Hoxha dhe e servilėve tė tij drejtues komunistė apo shkrimtarė si Kadare, apo poetha dhe artistė- shkaktoi njė pesimizėm tė madhe nė popull dhe njė mungesė tė thelė perspektive pėr tė ardhmen, dhe pėr njė farė kohe u duk se kėshtu do tė vazhdonte jeta gjithmonė.

    Por takimet shpresė dhėnėse tė Presidentit Regan me Gorbacovin, nė 1987, prishja e Sistemit komunist nga falimentimi i BRSS me 1989, e gjeti Shqipėrinė pa opozitė dhe desidentė, gjė qė shkaktoi njė dėm tė madh Shqipėrisė pas ndryshimit tė Sistemit, sepse nė krye tė sistemit tė ri erdhėn ish drejtues komunistė dhe ish sigurimsa apo ish spiunė. Sidoqoftė me gjithė tranzicionin e vonuar, megjithė trė katėr herė problemeve tė rėnda brėnda shtetit shqiptar si rėnia e piramidave, vrsja e Azem Hajdarit, Gėrdeci, 21 janari, dhe problemet e Drogės dhe tė Korrupsionit galopant me ndihmė e BE dhe tė SHBA, Shqipėria dalngadalė po e merr vehten dhe po pėrpiqet tė gjejė njerėz prfesionistė dhe meritokratė qė do tė kenė fatin tė integrojnė Shqipėrinė nė BE.

    Feja sot ėshtė ushtron tė drejtat dhe detyrimet e saj brėnda njė shteti laik qė respekton tė gjitha Religjionet pavarėsisht problemeve. Shteti tashmė i respekton Religjionet dhe e shkuara ateiste pėrkujtohet pėr tė informuar brezat e rinj se cfarė ka ndodhur dhe se ēfarė nuk duhet bėrė nė tė ardhmen.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,150
    Faleminderit
    434
    521 falenderime nė 439 postime

    Pėr: Revolucioni Anti Fetar i Shkurtit 1967 dhe Pasojat e Ateizmit ne Shqiperi

    Midis te tjerash ne ato vite Enveri "shkruante" :

    " Por nuk duhet te harrojme per asnje ēast se po keta rilindas kane anet e tyre negative,qe duhet t'i nenshtrohen kritikes sone marksiste-leniniste. Keto dobesi qendrojne ne botekuptimet e tyre filozofike,te cilat jane idealiste. Ky eshte nje bagazh i rende,eshte filozofia e epokes se tyre,qe eshte ne kontradikte dhe ne lufte me ideologjine tone.
    Te heshtim per kete antagonizem,per kete lufte te pameshirshme per jete a vdekje qe zhvillojme ne marksistet kunder filozofise idealiste,kunder fese dhe besimeve fetare ? T'i konsiderojme ata te paprekshem,tabu,vetem per faktin se jane rilindas ? A mund te bashkegzistojne ne nje kohe qe nga nje ane luftojme me rreptesi teologjine,fene,kishat dhe xhamite,prifterit dhe hoxhallaret dhe, nga ana tjeter,te egzaltojme ato pjese te vepres se Naimit ku ai shpreh filozofine e tije bektashiane ; ose te Mjedes,ku ai flet per teologjine kristiane ; ose te Cajupit,ku thote,per shembull,se Baba Tomorri ishte froni i perendise etj,dhe te gjitha keto t'ja japim ushqim ideologjik popullit vetem pse keta jane rilindas,jane njerez te medhenj,kane hedhur bazat dhe ndihmuar ne levrimin e gjuhes,pse vargjet e tyre poetike jane te bukura e kane krijuar figura te kendeshme ? Jo,si marksiste dhe per interes te popullit e te socializmit,ne duhet ti luftojme keto ane negative.
    Ne ideologji nuk mund t'i bejme koncesion vargut ose gjuhes." ...

    ("Per revolucionarizimin e metejshem te shkolles sone".Fjala e mbajtur ne mbledhjen e Byrose Politike te Komitetit Qendror te PPSH me 7 mars 1968)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 13-02-2018 mė 15:36

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    761
    Faleminderit
    1
    53 falenderime nė 39 postime

    Pėr: Revolucioni Anti Fetar i Shkurtit 1967 dhe Pasojat e Ateizmit ne Shqiperi

    Sakte. Ke te drejte.

  4. #4
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,900
    Faleminderit
    122
    65 falenderime nė 61 postime

    Pėr: Revolucioni Anti Fetar i Shkurtit 1967 dhe Pasojat e Ateizmit ne Shqiperi

    Keta plehra as marksiste nuk ishin,por terroriste. Pasojat duken qarte,ceshtja eshte edhe sa dekada do duhen qe te sherohemi nga kjo semundje e tmerrshme.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2017
    Postime
    169
    Faleminderit
    0
    18 falenderime nė 15 postime

    Pėr: Revolucioni Anti Fetar i Shkurtit 1967 dhe Pasojat e Ateizmit ne Shqiperi

    Edhe persa kohe duhet qe te fajesojme Rregjimin Komunist dhe Enverin per gjendjen e shoqerise dhe Shqiperise sot?!

    Me duket fajesim dembel, sa here bje shi e ka fajin Enveri.

    E dime tashme se ē'ka bere komunizmi, por Enveri kish me vehte dhe shumicen e Shqiptareve, pra, nuk ishte vetem ne faj!

    Ēfare dobie paska sot feja ne shoqerine Shqiptare?

    Katoliket kane Vatikanin.

    Ortodoksed kane Greqine.

    Myslymanet kane Meken (Arabine).

    Cila fe ka Shqiperine si ideal?!

    Pra, asnje nga keto fe nuk ka kontribut autokton, por te huaj!

    Me emra te huaj, fjalor te huaj, dhe me se tepermi Kulture te huaj qe rrezikon shfarosjen e kultures vendase (cilado qofte ajo).

    Ato fe i ndane Shqiptaret, nga nje u bene dy, e nga dy u bene tre.
    Dhe kjo sherbeu mire ne perēarjen e kombit.

    Shikoni sot, keni klerike qe dalin haptas duke share dhe sulmuar fete e tjera si dhe shoqerine.
    Po ashtu, ngrene lart kulturat e huaja, duke na "predikuar" qe kultura jone eshte mekat/haram!


    Jam kundra rregjimit komunist dhe ajo ē'ka na beri Enver Hoxha, nuk ka justifikim per vuajtjet qe shkaktuan ato bashke.

    Por, per sa kohe duhet te vazhdojme te fajesojme te shkuaren per gabimet e te tashmes?!

    Jam Ateist, dhe nuk deshiroj te besoj ne kulturat e huaja, pasi ato na kane ēorientuar dhe na mbajne si pa identitet.

    Sa para ne vit u jepen institucioneve fetare?

    A nuk do te ish me mire te hapnim spitale dhe shkolla profesionale me ato para?!

    A ndoshta Zoti te degjon me mire neper kisha e xhamia sesa ne shtepite tuaja?!

    Zoti flet vetem Latinisht, Greqisht dhe Arabisht?!



    E perse u dashkan dekada te tera qe te rigjenerohemi si komb ne nje komb special?!

    Viktimizojme vehten dita dites, ēfare na beri Hoxha , Komunizmi etj etj.

    Ajo kohe iku, ēfare ndryshuan keta te sotmit?

    Na futen ne konventen Islamike, sepse kjo na mungonte.
    Na hapen intitucione fetare nga nje per lagje, sepse Shqiptaret shquhen si popull mistik.


    Cilat jane pasojat e Ateizmit?!

    Kina aplikoi te njetat reforma gjate Maos.
    Perse Kina sot eshte superfuqi ekonomike, me nje byro Komuniste dhe me XIne si lider te perjetshem?!

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,106
    Faleminderit
    9
    54 falenderime nė 47 postime

    Pėr: Revolucioni Anti Fetar i Shkurtit 1967 dhe Pasojat e Ateizmit ne Shqiperi

    Citim Postuar mė parė nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    Edhe persa kohe duhet qe te fajesojme Rregjimin Komunist dhe Enverin per gjendjen e shoqerise dhe Shqiperise sot?!

    Me duket fajesim dembel, sa here bje shi e ka fajin Enveri.

    E dime tashme se ē'ka bere komunizmi, por Enveri kish me vehte dhe shumicen e Shqiptareve, pra, nuk ishte vetem ne faj!

    Ēfare dobie paska sot feja ne shoqerine Shqiptare?

    Katoliket kane Vatikanin.

    Ortodoksed kane Greqine.

    Myslymanet kane Meken (Arabine).

    Cila fe ka Shqiperine si ideal?!

    Pra, asnje nga keto fe nuk ka kontribut autokton, por te huaj!

    Me emra te huaj, fjalor te huaj, dhe me se tepermi Kulture te huaj qe rrezikon shfarosjen e kultures vendase (cilado qofte ajo).

    Ato fe i ndane Shqiptaret, nga nje u bene dy, e nga dy u bene tre.
    Dhe kjo sherbeu mire ne perēarjen e kombit.

    Shikoni sot, keni klerike qe dalin haptas duke share dhe sulmuar fete e tjera si dhe shoqerine.
    Po ashtu, ngrene lart kulturat e huaja, duke na "predikuar" qe kultura jone eshte mekat/haram!


    Jam kundra rregjimit komunist dhe ajo ē'ka na beri Enver Hoxha, nuk ka justifikim per vuajtjet qe shkaktuan ato bashke.

    Por, per sa kohe duhet te vazhdojme te fajesojme te shkuaren per gabimet e te tashmes?!

    Jam Ateist, dhe nuk deshiroj te besoj ne kulturat e huaja, pasi ato na kane ēorientuar dhe na mbajne si pa identitet.

    Sa para ne vit u jepen institucioneve fetare?

    A nuk do te ish me mire te hapnim spitale dhe shkolla profesionale me ato para?!

    A ndoshta Zoti te degjon me mire neper kisha e xhamia sesa ne shtepite tuaja?!

    Zoti flet vetem Latinisht, Greqisht dhe Arabisht?!



    E perse u dashkan dekada te tera qe te rigjenerohemi si komb ne nje komb special?!

    Viktimizojme vehten dita dites, ēfare na beri Hoxha , Komunizmi etj etj.

    Ajo kohe iku, ēfare ndryshuan keta te sotmit?

    Na futen ne konventen Islamike, sepse kjo na mungonte.
    Na hapen intitucione fetare nga nje per lagje, sepse Shqiptaret shquhen si popull mistik.


    Cilat jane pasojat e Ateizmit?!

    Kina aplikoi te njetat reforma gjate Maos.
    Perse Kina sot eshte superfuqi ekonomike, me nje byro Komuniste dhe me XIne si lider te perjetshem?!
    ''Pasojat e ateizmit"..?? Pikerisht ''lufta e klasave'' qe s`la njeri pa prekur dhe qe filloi e 3 fishte pikerisht nga viti 1967. Kush spiunonte tjetrin per ta pare brenda? Orthodhokset??? (Flas per besimin e vertete), jo per ata qe perqafuan komunizmin. Besimi nuk te meson t`i besh keq tjetrit dhe ndoshta kjo ishte aresyeja pse eh ndermorri nismen kunder fese. Por megjithate edhe ne ate kohe kush bente te miren, nuk e gjente gje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 09-04-2018 mė 11:26
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,136
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime

    Pėr: Revolucioni Anti Fetar i Shkurtit 1967 dhe Pasojat e Ateizmit ne Shqiperi

    Se pari, duhet te kuptoni se perse rregjimi komunist i Enver Hoxhes priti plot 23 vjet pas arrdhjes ne pushtet qe te sulmonte e vinte nen kontroll institucionet fetare te vendit. Arsyeja ishte se shqiptaret si popull, edhe pse me disa besime fetare, ishin nje popull me nje tradite te madhe e te pasur fetare. Feja luante nje rol formativ ne vetedijen dhe moralin e njerezve dhe mbare shoqerise. Enver Hoxha, qe kish vete nje mbiemer fetar, e dinte shume mire kete gje. Prandaj per plot 23 vjet nuk guxoi qe ta sulmonte hapur fene dhe komunitetet fetare ne vend, por zgjodhi taktika te tjera presioni, kontrolli, instalimi i njerezve te Sigurimit te Shtetit, etj. Komunistet e dinin shume mire qe brezat e para luftes asnjehere nuk do ta sulmonin fene e te pareve te tyre me te cilen ata ishin brumosur, formuar e jetuar. Plani i komunisteve ishte indoktrinimi i femijeve te tyre, brezit te lindur te pasluftes me ideologjine komuniste dhe ateiste ne bankat e shkolles. 23 vjet eshte plot nje brez i ri. Kur indoktrinimi u finalizua me sukses i ketij brezi te ri, keta u perdoren si vegla per te shkaterruar, mbyllur e plackitur te gjitha objektet e kulteve fetare ne vend. Edhe pas 23 vjetesh ne pushtet, komunistet e kishin frike traditen fetare te shqiptareve prandaj revolucioni nuk u be me urdher te hapur e publik te Byrose Politike, por u shit ne popull si nje revolucion i rinise shqiptare. E bene kete gje ne menyre qe brezat e vjeter te mos benin me faj Partine dhe ata ne pushtet per ate qe po ndodhte, por nga femijet e niperit e mbesat e tyre.

    Tradita fetare ishte pengesa me e forte qe ideologjia komuniste hasi mes shqiptareve. Parimet e ideologjise komuniste binin ndesh me shume prej mesimeve fetare te kater komuniteteve fetare ne vend. Traditat fetare te trasheguara brez pas brezi kishin rrenje te thella ne vetedijen e popullit shqiptar. Dhe Enver Hoxha dhe komunistet e tij e shihnin fene si nje kercenim per ideologjine komuniste ne vend qe u siguronte atyre pushtetin. Ne aspektin politik, komunistet ashtu si osmanet, e perdoren nacionalizmin anadollak si nje justifikim per te shkaterruar traditat shekullore fetare ne vend. Kreret e komuniteteve fetare te vendit ishin edhe disa prej njerezve me te ditur, shkolluar, respektuar ne vend. Respekti qe ata gezonin ne komunitetet e tyre shihej si nje sfidim i autoritetit te Pushtetit Popullor dhe duhej asgjesuar me cdo kush. Fakti qe keto komunitete fetare ne Shqiperi kishin lidhje me gjithe komunitetet e tjera fetare jashte vendit, sfidonte dhe paranojen dhe pikesynimin e Byrose Politike ne vend per ta izoluar vendin ne maksimum.

    Kur rregjimit komunist ne Shqiperi i erdhi fundi ne dhjetorin e 1991, liria e pare qe shqiptaret fituan ishte liria e ndergjegjes, liria e praktikimit te besimit te tyre fetar. Dhe historia e ketyre 30 viteve te fundit na ka mesuar se brezat e rinj te shqiptareve i jane rikthyer traditave te tyre te trasheguara fetare. Ashtu sic kemi mesuar qe komunistet shqiptare tjetersuan shume aspekte te karakterit e shpirtit shqiptar. Por kalane e vetme qe ata nuk e mposhten dot, ishte kalaja shpirterore e besimit ne Zot.

    Brezat e rinj te shqiptareve duhet ta mesojne kete histori, ne menyre qe te mos bejne me gabimin qe ta perseritin ne te ardhmen.

    Albo

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •