Revolucioni Anti-Fetar i Shkurtit tė 1967 dhe pasojat e Ateizmit nė Shqipėri
Ky Revolucion i pazakontė pėr objektivat e njė Partie Komuniste, iu ngarkua Organizatės sė Rinisė pas disa fjalimevė obsesise tė Diktatorit, i cili kishte si qėllim qė tė shuante ēdo interferencė ideologjie tjetėr ndaj asaj marxiste leniniste tė drejtuar nga ai vetė, duke shpresuar nė shpėlarjen e trurit nė mėnyrė uniforme tė popullit shqiptar. Dhe nė disa pika u arrit qėllimi.
Nga njė anė aktivizimi i Rinisė sė papjekur nė njė ndėrmarrje kaq intėerresante e pse jo pak mistike vetė ku shumė tė rinj tė asaj kohe bėnė emėr me kėtė djallėzi tė komunizmit pa e ditur as veė se ēfarė po bėnin; sidoqoftė nė kėtė Revolucion Anti fetar morėn pjesė edhe ekspertė tė ideologjisė marksiste , pra pėrveē Enver Hoxhės ishin studjues ttė marksizmit dhe drejtues tė ideologjisė marksiste si Arilla Papajorgji Hulusi Hako, Eshtref Ymeri, si dhe Mehmet Elezi, e plot tė tjerė.
Kjo linjė e shpėlarjes sė trurit tė popullit ishte nė tė njėjtėn vijė edhe me linjėn qė u ndoq mė vonė me nė krye shkrimtarin ismail Kadare dhe me pak nga Dritėro Agolli pėr tė krijuar njė litraturė tė realizmit socialis ku tė lavdėrohej vetėm Udhėheqėsi (sepse ata poshtė tij edhe mund tė hiqeshin apo tė vriteshin nga Diktatori). Kėtė punė e bėri shkėlqyeshėm shkrimtari i oborrit ismail, i cili njėkohėsisht i dha disa ide Enver Hoxhės qė meqėnėse ideologjia fetare u zhduk le tė ngrihet ideologjia Komuniste e sheqerosur me nacionalizmin abstrak shqiptar.
Tė dy kėto linja dhanė rezultatet e duhura positive duke vėnė nė gjumė popullin shqiptar deri mė 1990, aq sa nė Shqipėri ishte i vetmi vend qė ndryshoi Sistemin por pa asnjė opozitar apo dissident tė njohur pėrvec Pjetėr Arbnorit.
Shumė kush do tė thotė pasi tė lexojė shkrimin; po ky pėrse pas disa ditė pas 6 shkurtit shkruan pėrsėri pėr njė ngjarje qė duhej shkruar pikėrisht ose me 6 ose mė 7 shkurt. Pėrgjigja ėshtė fare e thjeshtė . Ėshtė e vėrtetė sė fjalimi i Enver Hoxhės i mbajtur me 6 shkurt nė njė takim tė organizatave bazė tė Minierės sė Qymyr gurit Krrabe, Rep. Ushtarak Nr. 5009, dhe Kuadrove tė Universitetit Shtetėror tė Tiranės. Por fjalimi u botua nga Gazeta Zėri i Popullit, nė datėn 7 shkurt, dhe botoi me pompozitet tė madh fjalimin e 6 Shkurtit, me titullin: Enver Hoxha Sekretar i Parė i Komitetit Qendror tė Partisė trajton temėn: Revolucionarizimi i mėtejshėm i Partisė dhe i pushtetit. Nė fakt, qė kėtu shihet se ai ka dashur tė kalojė nė njė nivel tė ri komunikimi, kur, vetė fjalimin kishte dashur me qėllim ta quante Temė. Emrat e tyre janė nė arkivė, e disa i pėrmėndi Spartak Ngjela, por mund tė pėrmėndėn ata qė mrrėn pjesė atėhere dhe pėrkrahėn shkatėrrimin e kulteve fetare tė tė gjitha feve dhe tė ideologjisė fetare duke shpallur pėr herė tė parė njė shtėt tė vetėm nė botė-ATEIST.
Kush ishin intelektualėt qė muarėn pjesė? Nė Universitetin e Tiranės Xhelal Gjeēovi, Estref Bega, Mehmet Elezi, Arshin Xhezo, Gjikė Kurtiqi, Tritan Shehu etj. Nė Komitetin e Rinisė tė Tiranės: Arilla Papajorgji, Ilia Kongo, Molotov Zeqo, Timoshenko Pekmezi me tė tjerė . Me vonė ithtarė u bėnė dhe Eshtref Ymeri, e plot komunistė drejtues njėri mė i keq se tjetri. Me vonė edhe Prof. Hulusi Hako dhe Eshtref Ymeri.
Fjalime tė tjera kundėr Fesė Enver Hoxha ndėrmorri edhe me dt, 17 shkurt dhe 23 shkurt.
Nė njė nga fjalimet e tij, pėr tu mbushur mėndjen komunistėve dhe popullit i cili nė disa raste reagoi kundėr prishjes sė kulteve fetare Enver Hoxha tha: `` Sipas tij Muslimanėt as kanė, as mund tė kenė, dhe as mund tė kėndojnė dot ndonjė kuran tė vjetėr, pse ay ėshtė nė arabisht. Praktikisht pra ata rrojnė me disa bejte tė kuranit qė i mėsojnė pėrmėndėsh, qė nuk i kuptojnė dhe i transmetojnė gojarisht.
Mė tej Hoxha thotė se edhe ortodoksėt sjanė as mė tė pasur dhe as mė tė ngritur. Ata kanė vetėm avantazhin qė ungjillin e kanė nė shqip. Ndėrsa katolikėt dhe kleri sidomos, sipas tij ėshtė mė i pasur nė libra, mė i ngritur vetė dhe atje ku mundin ata vazjdojnė tė zhvillojnė fenė katolike si filosofi.
Sa i takon shėmbjes sė objekteve tė kultit Hoxha ėshtė i vetėdijshėm se ajo do tė ishte pjesa mė e vėshtirė. Prishja e kishave, xhamive, teqeve e manastireve, natyrisht, paraqitet mė e vėshtirė, pėr arsye se nuk duhet shkuar nė kundėrshtim tė drejtpėrdrejtė me atė pjesė tė popullit qė beson https://www.cna.al/2015/08/26/dokumentikur-enver-hoxha-urdheronte-shkaterrimin-e-kishave-dhe-xhamive/``.
Vendimi pėr tė prishur kultet fetare u mor nga njė Njė urdhėresė me shėnimin tepėr sekrete, e datės 27 shkurt 1967 (Partia e Punės e Shqipėrisė Komiteti Qėndror, Nr. 133 prot. Tepėr secret, Tiranė, mė 27.II. 1967; Komiteteve tė Partisė sė Rretheve, e nėnshkruar nė fund nga sekrari i parė i Komitetit Qėndror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, Enver Hoxha, dėshmon se si ėshtė dirigjuar nga ai vetė gjithė lufta e dhunshme ndaj besimit dhe objekteve fetare nė Shqipėrinė e fundviteve 60-tė.
https://www.cna.al/2015/08/26/dokume...e-dhe-xhamive/
Fillimi shkaterrimeve u mor pėrsipėr nga organizatat e Rinisė tė PPSH dhe e para qė filloi shkatėrrimin me kazmė nė dorė ishte rinia e Durrėsit. Nė njė informacion thuhet:
Nė vitin 1967, gjoja me iniciativėn e rinisė sė Shkollės sė Mesme Naim Frashėri Durrės, filloi njė epokė e re e ndryshimeve rrėnjėsore dhe lufta kundėr shfaqjeve tė huaja dhe fetare mori njė tjetėr dimension. iniciativėn kuptimboshe tė organizatės sė rinisė komuniste tė shkollės N.Frashėri, e pasuan dhe nxėnėsit e shkollės 29 Nėntori dhe mė pas nė aksion u hodh gjithė klasa punonjėse e rrethit tė Durrėsit. Nė Durrės si pasojė e kėtij aksioni u shkatėrruan dhe u mbyllėn mbi 60 xhami, mbi 8 kisha dhe 5 teqe.
(://durreslajm.al/speciale/komunizmi-dhe-revolucioni-antifetar-n%C3%AB-shqip%C3%ABri).
Shkatėrrimiet pas Durrėsit u pėrhapėn nė tė gjithė vėndin dhe zgjatėn jo vetėm disa muaj por disa vite deri nė 1971.
Dy kishat e fundit qė u shkatėrruan ishin, njėra me 30/05/1968 kur u shkaterrua duke u hedhur ne erė me dinamit Kisha e fundit (katolike e Shen Marise ne Va te Dejės) https://sot.com.al/opinione/kisha-e-...-kultur%C3%ABs.
Dhe shkatėrrimi i fundit ishte ai i Kishes se Shen Gjergjit Korēe ne vitin 1971 (http://www.balkanweb.com/site/mekati...e-qytetare-ju/).
Madje per Kishėn e Shėn Gjergjit, thuhet se edhe Enver Hoxha e kritikoi prishjen e kesaj Kishe madheshtore . Kjo tregon se si servilet dallkakuet , spiune ishen me te zellshėm se vete Ustai pra ishin `mė katolikė` se Papa.
Nė total pas 6 shkurt 1967 e deri nė 1971 u prishėn njė numur i madh. Ky numėr arrin gjithsej nė 2169, nga tė cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj. Gjendja e arkave dhe llogarive rrjedhėse tė tė gjitha institucioneve fetare deri nė fund tė muajit mars tė kėtij viti ishte 1, 959.307 (lekė tė reja). Kėshtu p.sh. vetėm 8 manastiret kishin 500 krerė bagėti tė imta dhe tė trasha, kryegjyshata posedonte 34 dynymė tokė qė i kaloi NBSH-sė Gjergj Dimitrov etj. Njė pasuri tjetėr e luajtshme dhe e paluajtshme vazhdonte tė ishte nė duart e tyre. Kjo arrinte nė mbi 6 milionė (lekė tė reja), nga tė cilat 2,150,000 milionė i kishin teqetė bektashiane. (Nė kėto pasuri pėrfshihen ndėrtesat e banimit me aksesorėt, mullinjtė, dhjetėra dyqane e magazina tė tyre, pajisjet e brendshme me shtretėr tė manastireve etj.). Shteti u lehtėsua gjithashtu nga subvencioni qė bėnte ēdo vit pėr pagesat e rrogave e tė pensioneve tė njė pjese tė mirė tė klerikėve, shifėr kjo qė arrinte ēdo vit nė 300,000 lekė tė reja. Nga tė dhėnat del se nė rrethe kishte 912 klerikė profesionistė nga tė cilėt rreth 550 hoxhallarė dhe afro 400 priftėrinj, dervishė, shehlerė etj.
Kushtetuta e datės 28 dhjetor 1976 fuqizoi tashmė zyrtarisht dhe nenin 37, i cili pėrkufizonte: Shteti nuk njeh asnjė fe dhe pėrkrah e zhvillon propagandė ateiste pėr tė rrėnjosur tek njerėzit botėkuptimin materialist shkencor. Kėshtu skishte mė dyshime apo vend pėr hamendėsime, tashmė zyrtarisht ateizmi u fuqizua ligjėrisht nė kushtetutė.
Rezultati i kėtyre masav drastike dhe nė shkelje tė plotė tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe tė pronės nga ana e PPSH, Diktatorit Enver Hoxha dhe e servilėve tė tij drejtues komunistė apo shkrimtarė si Kadare, apo poetha dhe artistė- shkaktoi njė pesimizėm tė madhe nė popull dhe njė mungesė tė thelė perspektive pėr tė ardhmen, dhe pėr njė farė kohe u duk se kėshtu do tė vazhdonte jeta gjithmonė.
Por takimet shpresė dhėnėse tė Presidentit Regan me Gorbacovin, nė 1987, prishja e Sistemit komunist nga falimentimi i BRSS me 1989, e gjeti Shqipėrinė pa opozitė dhe desidentė, gjė qė shkaktoi njė dėm tė madh Shqipėrisė pas ndryshimit tė Sistemit, sepse nė krye tė sistemit tė ri erdhėn ish drejtues komunistė dhe ish sigurimsa apo ish spiunė. Sidoqoftė me gjithė tranzicionin e vonuar, megjithė trė katėr herė problemeve tė rėnda brėnda shtetit shqiptar si rėnia e piramidave, vrsja e Azem Hajdarit, Gėrdeci, 21 janari, dhe problemet e Drogės dhe tė Korrupsionit galopant me ndihmė e BE dhe tė SHBA, Shqipėria dalngadalė po e merr vehten dhe po pėrpiqet tė gjejė njerėz prfesionistė dhe meritokratė qė do tė kenė fatin tė integrojnė Shqipėrinė nė BE.
Feja sot ėshtė ushtron tė drejtat dhe detyrimet e saj brėnda njė shteti laik qė respekton tė gjitha Religjionet pavarėsisht problemeve. Shteti tashmė i respekton Religjionet dhe e shkuara ateiste pėrkujtohet pėr tė informuar brezat e rinj se cfarė ka ndodhur dhe se ēfarė nuk duhet bėrė nė tė ardhmen.
Krijoni Kontakt