-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
Te pandare:
Nje kend te shpirtit kemi zene vend,
ti ne timin,une ne tendin vend,
udhes shkuam veshtersi,perpjekje
kudo qe shkon me merr e te marr
me vehte
.............
Rreze dielli kur kape mengjesi
e largohet ne perendim
gezim,hidherim prane jemi
nate e dite ne cdo stine
............
Vjen koha zemer ligeshtohet
s'dua t'ja di,prane me je
nga gezimi vjen rendohet
butesisht me ve te fle
...........
Ne gjume te nates ndolle t'mendoj
me godet me embelsi
ndjenje strukur,zgjohet ne enderr
her te shoh,here me sheh ti.
......................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
Me vjen nga kujtimi:
Do thure vargje,dua ti kushtoj
dite e nate papushim
sa t'jkem fryme te nxjerr ze
deri te kem dhe nje mendim
..............
Nga thellesia do me shfaqesh
me fuqi rreke pandale
vjen ndjenja nga kujtimi
ishe,je sa te jeme gjalle
.................
Syri rreket sa te bukura
atje lart ka gjithandej
porsi lulet qe jane ketu
dhe atje do i rrefej
................
Shoh parajsen mrekulli
atje lart valviten re
me kenaqesi do u perplasja
shi per ty t'leshoj mbi dhe.
........................................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
Udhes pa kthim:
Ne udhen pa kthim po te nisim
me lotin e heshtjes ne sy
dhembje qe s'ka te ndale
shenje respekti per ty
...............
Emri fjala jote,
do vazhdoje te kujtohet perhere
te thuhet njeri i mire
na ishe nje kohe nje here
..............
Do flitet perseri ne kafene
jo shpesh si dikur cdo dite
per te shkumin do thuhet rahmet
per te ikurin paste drite
.............
Ti nga siper mbase
koken nga poshte do veshtrosh
vendi karrigja jote
e lire perhere bosh.
..............................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
Te gjunjezuar te respektojme:
Me ato ndjenja gjithnje zgjuar
mengjes heret ne agim
shoh erresire te mbuloje qiellin
dielli iken hena mberrin
..............
Zeri brendshem rri ngacmon
e per ne s'pyet as di
vjen e ike vjeshte dimer
duke pritur t'kthehet ngrohtesi
..................
O pranvere,brenda nesh ti rizgjon
nisin lulet me petalet
vjen shkrin bora atje lart
duke zbritur posht nga malet
...........
Hidhen,sillen lloje aromash
ngjyra te ndryshme pa ja nda
prane na zgjohet lumturi
jemi ne,me natyre bashke me to
.............
Te perulur,shenje respekti
te gjunjezuar t'falenderojme
gjere fryme fundit sa te zgjase
ishe je shpetimi jone.
...................................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
Kur asgje s'te pelqen:
Kur zemerimi vjen te ngjishet
shtyhet poshte,ben kerdi
kur nxjerr koken del perjashta
ftohtesi,thatesi,shkreti
.................
Dikur,o sa shume te shijonin
kur e bukura dilte perpara
as aroma e gjelberimi,
s'te sheh syri fusha te gjera,lugina
pllaja
...............
Erresire te behet dita
e pse flladi te ngjaje tufan
te ike drita te vije nata
kur asgje s'di as dallon
.............
Kur bie shiu fuqi rrebeshi
token tone me e lulezu
bora akulli ngrica ngjeshi
me ftohtesi rrin duke gezu
...................
S'dallon te bukuren nga shemtuta,
embelsin me kripesi,
c'fare ti thuash mendjeshkretes
tani humbes,s'ke ndjesi.
..............................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
S'ke te krahasuar:
Te flas me shpirtin e zhuritur
prej nga larg me gulcim
mengjeseve heret rrezja diellit
e kur udhe merr larg ne perendim
................
Perher ne zemer,gjithnje te kam,
si ne gjume e kujtime,
dhembje ftohtesi a mes te vapes,
do jesh e je ti pjesa ime
................
Ndaj me ndolle te flas me vehte
dot s'te ndaje kudo te marr
shkoj e vije,gjersa te vije dita
deri ne fund,poshte ne varr.
...............
Ti me ngjason je me e vyera
del mbi gjitha s'ka tjeter
permbi fushat,lendinat lule
e te bekuarat ujera dete.
.......................................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
Zien kazani i ndjenjave:
Vijne vitet,pas na ndjekin
duke shtyre duke ngacmu
fshihet ndjenja brenda shpirtit
trupi,me te madhe tu gjemu
............
Renkon fjala i rende mendimi
sy pergjumur, mendja rrine
kur nuk gjene rrugen trupi
shpirti s'ben asnje leshim
............
Ku drejtsia e i ndershmi
njesh jane bere perpeliten
kush leshim,hakmarrje ne enderr
moralistin ka bere diten
...............
Rrine e shtypen duke fshehur
ndjenjen zgjidhje pa renkim
rrine erresojne brenda vehten
kur mengjes e kur perendim
.............
Maje t'malit shperthen vullkani
duke rrjedhur pandalu
lulezon jeta rreth e rrotull
duke rrjedhu duke shku.
.........................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
S'luaj me vehte:
Nganjeher me lind deshira,
te luaj me ndjenjen,mundem dot
lojen doja qe ta thurja
shoh t'mi dalin shpirtit lote
...................
Kur me vehte nis bej trimin
e per ty s'dua t'ja di
pamje,merr ftyra shtremberimin
e trishtimin ta fsheh s'di.
...................
Mengjes heret pa zbardhe dita
fluturim do vije prane teje
ike zemrimi,rrjedhe gezimi
bashke me gjakun neper deje
....................
C'fare me duhet te provoj
kur i forte s' ndihem me vehte
pse te lodhem me t'panjohura
jam mire ne t'miat dete
..............
Kur limanin e kam t'qete
mrekullisht e kam zbulu
pse te loze me ndjenjat e mia
e trazim me provu.
........................,......................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
Moralistin ben gomari:
Kur morali me vjen e sillet
ne nje cep, kam mbete ne vetmi
arome lulesh nuk degjoj
sa i ndershem jam tani
.........
Kush i ndershem si budalla
qindra mijera kane ka kalu
ate kushe e la
brez pas brezi pa kafshu
.......
Vjen shpirti ta perplas
ty pandale rri te veshtroj
dhe ne enderra dua te shoh
e mekatin e pranoj
..........
Ne te femrat lulet shohim
kur petalet te jene hape
dhe natyra jep bekimin
krenari,nane e babe
..........
Permbi to vazhdon jeta
sikur bleta me nektarin
valle me vehte kush lufton
shoke te ngushte ka gomarin
............
Krenari ka gomari
veshe te gjate t'ja kene ngjite
te ish shembull,
c'ka,gjithe diten tu pellit.
....................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
E vertete krenaria:
Vjene e ike,kjo krenaria
ti godet ke fuqi
i gjunjezuar ty te lutem
s'bej dallim,lart e poshte,me yjesi
..........
Ndjenjat tona brenda shpirtit
dua te di,ne nga vijme
nga thellesia brenda tokes
apo llave,qiellin kur mberrin
............
Brenda nesh te lumtur shpirtin
neper deje gjithandej
s'ka mjerim,as uje te ndenjur
vec pranevere gjelberim perhere
..........
Kur vjen vjeshta bie gjethi
ngjyre arte plot hijeshi
tunden deget me te madhe
trupi rrapit,hijeshi
..........
Muaj,vite,mijera shkojne
e nga brenda s'ndjejme plogeshti
sa te fryeje ne anet tona
s'ka te ndale jete begati.
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
Nuk harrohen:
Me lotin ne sy i permalluar
ndonese moshes si beje balle
degjonim psheretimat,dhembjen e tjereve,
tani nxjerre ze i yni malle
........
Duke rendur flakur teje
vijme e sillemi duke kerkuar
zbrita poshte hoqa vitet
me dridherime duke u penduar
.........
Rrjedhe loti porsi uji
jo nga dhembja por pendimi
ta ktheje kohen,t'kerkoj falje s'jam i zoti,
fort rreh zemra prej deshperimi
.........
Shoh perpara vite te femijerise
kur nje dhembje a shqetesimi
syte prane teje,rrinin ruanin
t'nanes babes,atij prindi
........
Vijne kujtimet,me vitet ikin
pse kaq gjate i kemi harru
se ato jeten e tyre
vec tani,sa shume vone jemi kujtu.
.................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
Enderr:
Udhen marr shkoj te shtrihem
ne erresire si vura priten
sec mu sulen m'prishen gjumin
kenaqesi,vec atje erdhen goditen
...........
Mesnate t'me dale gjumi,
e pyes vehten,c'te kete ndollur
mbase eshte ngrohte
a mos valle shpirti lodhur
...........
Me ngaterrohen ,lemsh me behen,
nuk i njoh,thua s'jane enderrat e mia
ikin zbresin vitet hershme
mbase poshte,femijeria
.........
Mundem valle qe ti lidh
nje nga nje ti bashkoj
dalengadale mbase arrije
te fle i qete,mbase kuptoj.
........................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
Vazhdimesi:
Vitet qe vijne e ikin na dhembin
kujtimet rrjedhin pandalu
ndjenja e cilter feminore
tani morali pluhuri ka mbulu
.............
Iken kaluan vite te pafund
asgje pase nuk mund te sjellim
hileja genjeshtra sundon ne cdo ane,
me koken larte te mira ndjellim
............
S'jemi te paret as te fundit
mbi token e shejte te leme gjurme
ndjenje e embel dikur do fiket
dhe ne te heshtur ne shpirte nje gure
...........
Do tretemi,ne te shejtin dhe
me ndjenjen e zhdukur lakmitare
jete do zbrese perseri te ne
me te tjere,stafete trashegimtare.
.......................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
Vjeshte:
Larte e poshte rrotullohen
me ate ngjyren rreze arte
jane gjethe hedhi vjeshta
permbi token te thare a te laget
..............
Do ikin,do zhduken
e te tjerat me nxitim
brigje lumi,lart ne shpate
do te mberrijne pa shpetim
........
Vjeshten malet kane per te prite
do ushtije ere e madhe
ato brinja maje te larta
heshtur presin pelhure bardhen
...........
Rrine kodrinat shohin fushat
bari thare,peme zhveshur
koken larte drejtu nga mali
nuk nxjarre ze rri i heshtur
..........
Jete lumejte bartin me vehte
i shohe te thare aty ketu
ndonje kthese i gjene plote
tjera vende deri te gjuri
.............
Po ne shpirte s'mundet vjeshta
force te saje me tregu
vjen e ike gjethi prillit
vere e dimer s'ka te ndalu
.........................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
Me sjell ngacmim:
Udhes tende,me rrahu zemra
ndjenjen ta fshehe fare s'di
mrekullit vijne nga qielli
rri e lutem ne qetesi
........
E ne mendjje me vijne lulet,
,mbi ato ti me rri
mbylli syte perseri
arome tyre ndjej tani
.............
Vjen ngulitesh,
mengjese agime a darka te vona
fllad freskie,valezim deti
e pandare mendjeve tona
..............
Vjen sulmon do te ikesh
pa thene fjale asnje germezim
mbrrin si hena vezullonjese
udhen merr kur dielli mberrin
...............
Sillet syri lumturohet
nuk njeh fund s'njeh perendim
vete natyra qeshe e gezohet
po mbi gjitha shpirti yne.
.................................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
Vargje per ty:
Me vargun e ty ne mendje
doja te lutesha mos t'me ike
nje pike,nje vize,nje presje
me ngacmonte ta thurja kete dite
.......................
Pika mberriti tek une
enderr e nje nate me pare
udhes te shihja te shkoje
me shiun si vese mbi balle
....................
Vazhdonte te binte rreke
ne heshtje rri ta veshtroj
hapin koken kthej pase
me ty ne mendje eci e shkoj
....................
Shiu i rene mbi floke
kacurelat te ka perkule
zjarre qe ndiej brenda
zemren do me shkule
......................................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
Vargjet dilnin per ty:
Nisen vargjet permbi flete
as per rrimen s'kam ndihmu
dridhje pulsi niste zemra
lart e poshte mbi flete tu shkru
...........
Kur nje rreshte sapo mbaronte
fjale zemre me gulcim
hidhej dora ne krahun tjeter
niste vargu ty perkushtim
............
Varg pas vargu kur mbaronte
une se dija kisha arrite
e perzgjati rreshqiti dora
fundi strofes kish mberrite
............
Presje rralle holla mbi flete
ecte shpejt pa ndalim
duhej vene pika mbi i,
ndonje shenje zhgarravine
..............
Kur fuqishem me sulmonte
shpirti nxirrte ndonje fjale
po morali me ndalonte
zevendesoja me kodrine,lugine livadh
.............
Detit shpesh i therrisja,
dallge lartin me valezim
kur e shihja te trazuar
uje mali me lumenj,leshoja mbi te per qetesim.
.........................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
Ere mali ere fushe:
Fryne nga lart me te madhe
e ngado zeri tufanit
ndjellin vajzat porsi lulet
ze t'fuqishem zerin e djalit
.............
Vjen nga deti ushton tallazi
e perzihet bashke me to
arome fushe,freski deti
ftohtesi mali rrjedhe nder to
..............
Tunden fusha me lendina
lulet detin duan me mberri
por nje ze fishkellen nga malet
kthejne petalet nga ai
.................
Me arome pershendesin
ate freski qe zbret nga lart
eshte ngrohtesia brenda tyre
bashke me malin,atje poshte lugine e shpat
................
Shtrihen lulet ne ultesira
me koke poshte pershendesin
do vije vjeshta rrebesh e shi
e mbi to te leshoje freskun
...................
Lule mali lule fushe
jete me ngjyra plot hijeshi
force e malit nga lartesirat
fryne tallazi,fllad i fresket ka per t'mberri.
..............................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
Jete e lumtur:
Ti me vjen e paharruar
mengjeseve heret,lindje perendim
ne erresire enderra te nates
vend te henes kur dielli ndrin
................
Po ne shpirt se mbaje pendesen
re te zeza ne qiellin blu
yje te nates a vale te detit
jo s'fshihemi jemi ketu
.........
Fryne cikloni dimra t'ashper
e gjinkalla ne ngrohtesi
do vije vjeshta shira dendur
e mengjeset,me rrufe duke shkrepeti
................
Rreth oxhakut zjarrit prushit
a mbi gaca e nen thengjille
pluhur hiri i mbane ngrohte
sa ti fryjme flake shendrine
................
Takojme duart pershendesim
vijne e shkojne pa u ndale
dite te qeta buzegaz
si dallojme rrullat mbi balle.
............................
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Lulio pėr postimin:
-
i/e regjistruar
Pėr: Ndihme kerkojme:
Sikur lulja ne vazo:
S'eshte thare,as fishkur
lulja gjithnje qe mbaja ne saksi
kujtimin e mrembjeve ndaras
e mengjeseve zgjohem te ti
.........
Me kujdes e vendosja ne hije
me uje vaditja cdo dite
e gjethet e rena pastroja
token vendin ndrite
..............
Arome ta prekja me kujdes
prane saje me kuptonte
flakerinin fletet,mbi hunde me rrinin,
ndoshta gezimin derdhte leshonte
..............
Sa vite kane rrjedhur kaluar
te tjere ikin e vijne
ndjenje per te plot mirenjohje
mengjes,darke,perendim
.............
Nga enderrat s'te largoj
i mbeshtetur fjetur zgjuar
symbyllur nates me hene
a mengjeseve,dielli rreze t'kete leshuar.
.......................
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt