Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Bankers Petroleum fiton gjyqin. Kapriçoja e Edi Ramës u kushton taksapaguasve shqiptarë $57 milion

    Bankers mund Shqipërinë në arbitrazh për 57 milionë $

    Emri:  Bankers_0215-1024x614-1024x614.jpg

Shikime: 426

Madhësia:  33.3 KB

    Shqipëria ka marrë një tjetër goditje të rëndë nga gjykatat ndërkombëtare. Këtë herë është gjykata e arbitrazhit në Paris, e cila ka dënuar qeverinë shqiptare ti kthejë 57 milionë dollarë kompanisë Bankers Petroleum.
Top Channel e lexoi vendimin e tribunalit, një kopje e të cilit i ka mbërritur zyrtarisht edhe avokaturës së shtetit dhe Ministrisë së Energjisë. Sipas vendimit këto para qeveria shqiptare ia ka marrë pa të drejtë kompanisë Bankers përmes tatimeve dhe tani duhet t’ia kthejë menjëherë mbrapsht.

    Vendimi i tribunalit të Parisit mbyll përfundimisht, por me kosto të rëndë për buxhetin e shtetit, një konflikt i cili ka nisur dy vjet e gjysmë më parë.
    Në atë kohë agjencia kombëtare e burimeve natyrore auditoi bilancet e viteve të mëparshme të Bankers dhe doli në konkluzionin se kompania kishte rritur artificialisht shpenzimet me 300 milionë dollarë për të paguar më pak taksa në shtet.
Në fund të vitit 2015 duke u bazuar tek raporti i Agjencisë së burimeve natyrore, drejtoria e përgjithshme e tatimeve bllokoi llogaritë e bankers duke i kërkuar të paguajë 75 milionë dollarë së bashku me gjobat. Kompania e refuzoi faturën duke e paditur menjëherë Shqipërinë në arbitrazh.

    Pas presioneve të dyanshme, në shkurt të vitit 2016 qeveria dhe bankers arritën një kompromis. Kompania do të paguante paratë sipas vlerësimit të tatimeve, ndërkohë që qeveria pranoi që konflikti të auditohej nga një ekspert i pavarur ndërkombëtar.

    Palët përzgjodhën gjigantin Priceuaterhouse Coppers, i cili pasi shqyrtoi pretendimet e dyanshme, i dha të drejtë Bankersit. Qeveria nuk e pranoi këtë gjykim dhe vendosi të vazhdojë betejën në arbitrazh. Por siç Top Channel mësoi ekskluzivisht, arbitrazhi ka vendosur pro kompanisë duke, e detyruar qeverinë shqiptare t’i kthejë kompanisë kanadeze 57 milionë dollarë amerikanë plus interesat dhe shpenzimet e gjyqit, që në total shkon në 60 milionë dollarë, një goditje e rëndë për buxhetin e shtetit.

    Kjo është hera e dytë brenda një kohe fare të shkurtër që buxheti merr goditje nga gjykatat ndërkombëtare. Një muaj më parë gjykata e arbitrazhit në Strasburgu dënoi qeverinë të paguajë 13 milionë dollarë për të dëmshpërblyer pronarët e pallatit të ndërtuar nga vjehrri i lulzim bashës në Vlorë. Në total 73 milionë dollarë për vetëm një muaj, që do të paguhet nga taksapaguesit.

    Top Channel

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Bankers Petroleum fiton gjyqin. Kapriçoja e Edi Ramës u kushton taksapaguasve shqiptarë $57 mil

    Po ca pret nga Ballat e Librazhdit e Llllat e gerxhave te Gramshit?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Bankers Petroleum fiton gjyqin. Kapriçoja e Edi Ramës u kushton taksapaguasve shqiptarë $57 mil

    Ka filluar dhe Albo qe emrin e Bashes ta shkruaj me shkronja te vogla....

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Bankers Petroleum fiton gjyqin. Kapriçoja e Edi Ramës u kushton taksapaguasve shqiptarë $57 mil

    Cila është kontrata konçesionare , cilat janë të drejtat dhe detyrimet , mbi ç'kritere janë materilizuar , kush e ka nënshkruar për shtetin shqiptar ?!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Bankers Petroleum fiton gjyqin. Kapriçoja e Edi Ramës u kushton taksapaguasve shqiptarë $57 mil

    Pyetja Lazo ne keto raste nuk eshte kjo.
    Pyetja e vertete eshte : Nga industria e naftes shteti shqiptar do fitonte me teper me ane te privatizimit apo sikur ta kishte mbyllur komplet si nxjerrje dhe perpunimin e naftes ?

    Dhe kam frike qe pergjigja eshte se Shteti Shqiptar do fitonte (jo do humte por do fitonte) me teper sikur industrine e naftes ta mbante mbyllur(sikur nafta te mos egzistonte).

    Dhe kjo pyetje duhet te behet thjeshte nga shifrat ekonomike te industrise te naftes,pa futur pasojat ekologjike dhe morale korruptive...se po i fute dhe ato eshte nje pyetje e kote,qe e ka pergjigjen.

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Bankers Petroleum fiton gjyqin. Kapriçoja e Edi Ramës u kushton taksapaguasve shqiptarë $57 mil

    Sigurisht që ka abuzuar por interesat e shtetit duhet të ishin materializuar në kontratën konçesionare që në fillim . Qeveria nuk mund të nënshkruajë një kontratë në të cilën preken interesat e saj . Të shohim nëse do ketë ndonjë hetim për rastin nga ana e Prokurorisë !

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Bankers Petroleum fiton gjyqin. Kapriçoja e Edi Ramës u kushton taksapaguasve shqiptarë $57 mil

    Shqiptaret e hane faturen e kontratave te erreta qe jane bere me privatin. (ashtu siç ndodhi me CEZin).

    Cila eshte kontrata?
    Kush e firmosi?
    Ne ç'vit u firmos?

    Mungesa e transparences dhe hetimeve te pamvarura kundrejt Shtetit dhe privatit ka sjellur dhe do sjell vetem probleme te tilla.

    Nderkohe, populli vazhdon te paguaje!

    Pushtetet nder vite reflektojne njera tjetren, nuk ka alternative tjeter.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Bankers Petroleum fiton gjyqin. Kapriçoja e Edi Ramës u kushton taksapaguasve shqiptarë $57 mil

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Cila është kontrata konçesionare , cilat janë të drejtat dhe detyrimet , mbi ç'kritere janë materilizuar , kush e ka nënshkruar për shtetin shqiptar ?!
    Ne vend qe te pyesesh se sa miliona dollare i ka paguar kjo firme kanadeze shtetit shqiptar ne 10 vjetet e fundit, ti pyet se kush e nenshkroi kontraten dhe kriteret e kontrates. Kontrata u nenshkruar nga Kryeministri Berisha 10 vjet me pare dhe kjo kompani i ka derdhur arkes se shtetit shqiptar ne vite qindra milione dollare nga te ardhurat e shitjes se naftes. Vetem nga shitja e naftes, dhe nuk po ze ne goje njeri te ardhurat e tjera nga taksat e investimet qe kjo kompani beri ne industrine e naftes dhe ne punesimin e shqiptareve ne vite.

    Tani qe kompania kanadeze u perzu nga vendi nga Sulltani Rama, dhe nuk nxjerr me nafte, e nuk puneson me njerez, sa para do te derdhen ne arken e shtetit shqiptar cdo vit nga nafta?

    Jo vetem qe nuk do te derdhen me para, por Qeverise shqiptare i duhet ti paguaje firmes $57M ne deme financiare per shkelje kontrate. Por te pakten tani, Rama dhe shoket e tij mund ta vjedhin naften shqiptare me kova e t'ua shesin shqiptareve neper benzinate, ashtu sic eshte, te parafinuar fare.

    Qeveria e Rilindjes po e realizon planin: po i perze te gjithe investitoret e huaj private nga Shqiperia qe ta kthejme Shqiperine ne plantacion hashashi te Sulltanit Rama.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-02-2018 më 14:00

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Bankers Petroleum fiton gjyqin. Kapriçoja e Edi Ramës u kushton taksapaguasve shqiptarë $57 mil

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Pasi ka derdhur gjithe keto miliona qe thua ti, perse arkat e shtetit kane qene te boshatisura, dhe si perfituan Shqiptaret?!

    Rama nuk eshte shume ndryshe nga paraardhesi i tij.

    Kompanite e huaja nuk vine ne Shqiperi qe te derdhin MILIONAT siç e pershkruan ti, por ti fitojne ato.

    Ishte Berisha ai ae i shiti tokat Fazlliçite 1 euro m2 sepse gjoja do te investohej mbi keto toka, a me thua se ç'u be?!

    Po kontrata e kompanive qe shkaktuan Gerdecin, a mos paguan dhe ato miliona ne shtet (shtet quan pushtetaret apo institucionet?!)?
    Vende pune kishin hapur dhe keto kompani, si per te rritur ashtu dhe te mitur.

    Duhet te kuptosh diçka, kompanite e huaja qe vijne ne Shqiperi e dine shume mire sesa te deshperuar jane Shqiptaret, prandaj dhe kushtet i vendosin ata dhe jo ne!

    Berishen e kemi patur me shume ne politike e pushtet sesa Ramen, keshtuqe fjala Sulltan i shkon me shume Berishes, sidomos, kur ishte ai qe ne bashkangjiti ne konventen Islamike!

    Kur te perdoresh epitete, te pakten mundohu te gjesh krahasimin e duhur!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Bankers Petroleum fiton gjyqin. Kapriçoja e Edi Ramës u kushton taksapaguasve shqiptarë $57 mil

    Kontraten me Bankers nuk e ka bere shoku Sali,se ne te gjitha kontratat qe ka bere shoku Sali ka falimentim dhe vjedhja ne pergjithsi eshte me e madhe.

    Megjithate,me sa di "une" kontrata e Bankersit u be qe Shteti te fitonte 50% nga nxjerrja e naftes (50 % Bankers 50% shteti). Por shteti do ta merte kete 50 % kur Bankersi te dilte barazim a me fitim nga investimet e bera. Per 10 e ca vjet Bankersi nuk ka dalur as barazim dhe as me fitim,ka dalur gjithmone me humbje dhe nga ky pisllik i ka paguar shtetit vetem 2% nga nxjerrja e naftes.

    Vertet Bankersi ka paguar 500 milion dollare ne 10 vite por ketu hyjne taksat e ambjentit dhe taksat e tjera te tregtise por shtetit i mungon gjithmone 48% qe duhet te merte nga nxjerrja e naftes.

    Albos mos i permendi shokun Berisha se e ka ne vend "te xhaxhit"....Albo kur vjedhjen e ben Rama e quan krim ndersa kur vjedhjen e ben Berisha e quan investim.

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Bankers Petroleum fiton gjyqin. Kapriçoja e Edi Ramës u kushton taksapaguasve shqiptarë $57 mil

    Pasi ka derdhur gjithe keto miliona qe thua ti, perse arkat e shtetit kane qene te boshatisura, dhe si perfituan Shqiptaret?!
    Te gjitha ato "buxhetet shtese" per te cilat Berisha fliste kur ishte Kryeminister, dilnin nga te ardhurat e naftes fale kesaj kompanie private, dhe fale faktit qe nje fuci nafte ne tregun boteror shkoi mbi $100. Ato para shkuan per te rritur rrogat e buxhetoreve, pensionisteve dhe per te ndertuar te gjitha ato rruget e tunelet qe ti bredh me makine ne Shqiperi sot.

    Vertet Bankersi ka paguar 500 milion dollare ne 10 vite por ketu hyjne taksat e ambjentit dhe taksat e tjera te tregtise por shtetit i mungon gjithmone 48% qe duhet te merte nga nxjerrja e naftes.
    O Serafimo,

    Nje resurs natyror qe shteti nuk e shfrytezon, llogaritet cdo vit ne kolonen e humbjeve jo te ardhurave. Qe do te thote, cdo dite qe nafta rri ne nentoken shqiptare e nuk nxirret, perpunohet e del ne shitje, shteti shqiptar humb mijra $$$.

    Une them qe te emerojme Taulant Ballen drejtor te ndermarrjes se Nxjerrjes dhe Perpunimit te Naftes ne Shqiperi. Dhe i futet Taulanti dhe e nxjerr naften me kova me mire sec e nxorri shoku Enver ne kohen e tij.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-02-2018 më 11:04

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Bankers Petroleum fiton gjyqin. Kapriçoja e Edi Ramës u kushton taksapaguasve shqiptarë $57 mil

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Te gjitha ato "buxhetet shtese" per te cilat Berisha fliste kur ishte Kryeminister, dilnin nga te ardhurat e naftes fale kesaj kompanie private, dhe fale faktit qe nje fuxhi nafte ne tregun boteror shkoi mbi $100. Ato para shkuan per te rritur rrogat e buxhetoreve, pensionisteve dhe per te ndertuar te gjitha ato rruget e tunelet qe ti bredh me makine ne Shqiperi sot.

    O Serafimo,

    Nje resurs natyror qe shteti nuk e shfrytezon, llogaritet cdo vit ne kolonen e humbjeve jo te ardhurave. Qe do te thote, cdo dite qe nafta rri ne nentoken shqiptare e nuk nxirret, perpunohet e del ne shitje, shteti shqiptar humb mijra $$$.

    Une them qe te emerojme Taulant Ballen drejtor te ndermarrjes se Nxjerrjes dhe Perpunimit te Naftes ne Shqiperi. Dhe i futet Taulanti dhe e nxjerr naften me kova me mire sec e nxorri shoku Enver ne kohen e tij.

    Albo
    Albo interpretimi i sakte per diskutim eshte nje resurs natyror qe shteti e vjedh dhe jo qe shteti e shfrytezon. Pra, per nje diskutimi llogjik duhet te diskutojme resursi natyror duhet te vidhet apo te mos vidhet ?

    Taulant Balla ka limitet e veta edhe si roje ministrie,por si babzitje ka akoma rruge per te bere qe te arrije Xenin (sidomos ne shperthime).

    Me keto shfrytezime e privatizime e keni bere ate vend, jo qe ska buke e qe nuk jetohet,por do jete nje vend qe do te kete nje te ardhme sketerre.

    (Shikoji njeçik ato shfrytezimet e hidroçentraleve,nuk po lejn kanal uji qe nuk po hedhin beton. 532 leje te ka dhon Xeni e plus keta Xenerat e tjere socialist)

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Bankers Petroleum fiton gjyqin. Kapriçoja e Edi Ramës u kushton taksapaguasve shqiptarë $57 mil

    une ku eshte kapricoja, kompania duhet te mbyllet fare!!!
    kaq vite as nje takse

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Bankers Petroleum fiton gjyqin. Kapriçoja e Edi Ramës u kushton taksapaguasve shqiptarë $57 mil

    Me keto shfrytezime e privatizime e keni bere ate vend, jo qe ska buke e qe nuk jetohet,por do jete nje vend qe do te kete nje te ardhme sketerre.
    Nuk jemi mesuar ne komunistat me privatizime Serafimo. Ne na duhen ndermarrje publike, me njerez te besuar te Partise drejtora, qe te na e realizojne planin 120% e pa asnje qindarke humbje apo vjedhje!

    Ishim mire ne komunizem o Serafim, edhe buken edhe qumshtin na e jepte Partia! Ishim rehat, nuk kishim private atehere qe te na vidhnin e te na rripnin.

    une ku eshte kapricoja, kompania duhet te mbyllet fare!!!
    kaq vite as nje takse
    Per nje kompani private te vije te eksploroje nafte ne Shqiperi, risku eshte i jashtezakonshem pasi ke te besh me nje Banane Republike ku ligjet ndryshojne sa here ndryshojne qeverite. Rasti ne diskutim e verteton kete gje. Dhe jo vetem kaq, por nje kompani private duhet te beje qindra milione dollare investim nga xhepi i saj, per ta nxjerre, per ta rafinuar e shitur ate nafte ne treg. Dhe nafta shqiptare nuk eshte e pastert, qe do te thote, kur nje fuci nafte shkon me pak se $70 ne tregun boteror, kompania ne fjale nuk ka fitim.

    Serafimo ankohet per koncensionet por koncensionet i kushtojne shtetit shqiptar e taksapaguesve shqiptare $0 pasi gjithe investimi del nga xhepi i privatit. Kurse ti ankohesh se nje kompani private si kjo ne fjale nuk paguan taksa kur vetem ne nje vit, 2011 mos gaboj, kjo kompani i derdhi shtetit shqiptar $110 milion nga shitja e naftes.

    Korrupsioni ne Shqiperi eshte galopant, por injoranca e shqiptareve mbi ceshtjet ekonomike eshte akoma me e larte. Nuk eshte rastesi qe nje piktor qeveris shqiptaret prej 5 vjetesh!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-02-2018 më 02:28

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Bankers Petroleum fiton gjyqin. Kapriçoja e Edi Ramës u kushton taksapaguasve shqiptarë $57 mil

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nuk jemi mesuar ne komunistat me privatizime Serafimo. Ne na duhen ndermarrje publike, me njerez te besuar te Partise drejtora, qe te na e realizojne planin 120% e pa asnje qindarke humbje apo vjedhje!

    Ishim mire ne komunizem o Serafim, edhe buken edhe qumshtin na e jepte Partia! Ishim rehat, nuk kishim private atehere qe te na vidhnin e te na rripnin.

    Per nje kompani private te vije te eksploroje nafte ne Shqiperi, risku eshte i jashtezakonshem pasi ke te besh me nje Banane Republike ku ligjet ndryshojne sa here ndryshojne qeverite. Rasti ne diskutim e verteton kete gje. Dhe jo vetem kaq, por nje kompani private duhet te beje qindra milione dollare investim nga xhepi i saj, per ta nxjerre, per ta rafinuar e shitur ate nafte ne treg. Dhe nafta shqiptare nuk eshte e pastert, qe do te thote, kur nje fuci nafte shkon me pak se $70 ne tregun boteror, kompania ne fjale nuk ka fitim.

    Serafimo ankohet per koncensionet por koncensionet i kushtojne shtetit shqiptar e taksapaguesve shqiptare $0 pasi gjithe investimi del nga xhepi i privatit. Kurse ti ankohesh se nje kompani private si kjo ne fjale nuk paguan taksa kur vetem ne nje vit, 2011 mos gaboj, kjo kompani i derdhi shtetit shqiptar $110 milion nga shitja e naftes.

    Korrupsioni ne Shqiperi eshte galopant, por injoranca e shqiptareve mbi ceshtjet ekonomike eshte akoma me e larte. Nuk eshte rastesi qe nje piktor qeveris shqiptaret prej 5 vjetesh!

    Albo
    O Albo nuk ka ekonomi kur fitimi privatizohet dhe humbja shtetezohet. Kjo puna e fitim te sigurte per investuesin dhe humbja e sigurte per shtetin eshte nje marrezi,eshte vetem nje sistem grabitqaresh; te vjedhim sa te vjedhim se borxhet do i paguaj populli.

    Deri tani Cezi si koncesion ka shkuar nja 500 a 600 milion euro,nja 500-600 milion i kemi nga rafinerite se nga e shikon ti qe konçesionet taksapaguesit shqiptar i kushtojne zero nje Zot e di !

    Korrupsioni ne Shqiperi eshte stabel,nuk eshte as me shume a as me pak galopant se sa ne kohen e Berishes.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •