Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Pas arrestimit të drejtorit të LSI, pranga ish-drejtorit të Rrugëve të Bashës dhe disa zyrtarëve të

    Emri:  Andi-Toma-768x335.jpg

Shikime: 323

Madhësia:  18.9 KB
    Pas arrestimit të ish-drejtorit të LSI-së Dashamir Xhika, prokuroria e Elbasanit ka lëshuar edhe 10 urdhër-arreste të tjera për skandalin e rrugës Elbasan-Gjinar.

    Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë edhe Andi Toma, ish -drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve, nga viti 2008-2013 (në kohën kur qeveriste PD), Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysa, Kujtim Hysa, ndërsa Rezarta Bokçiu është me ‘arrest shtëpie’.

    Të njëjtat burime pohuan për se nga 11 urdhër-arreste janë ekzekutuar vetëm 6 prej tyre, ndërsa priten ende të tjera arrestime.

    Përveç masës së arrestit, policia ka ushtruar edhe kontrolle në banesë tek zyrtarët në fjalë

    Procedurat e rrugës së Gjinarit kanë nisur që në vitin 2009.

    “Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksioneve që kanë patur, kanë kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, dhe objekti nuk është realizuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Elbasanit.

    Dashamir Xhika kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit nga radhët e LSI në qarkun e Elbasanit.

    Ai ishte i treti në listë, por nuk arriti që të hynte në Kuvend, pasi kjo forcë politike mori vetëm dy deputetë, Kryemadhin dhe Haxhinaston.

    Në fillim të mandatit të dytë të qeverisë Rama, Xhika u kallëzua penalisht për shpërdorim detyre në punimet e rrugës Elbasan-Tiranë, ndërsa mbrëmë u arrestua, së bashku me ish- zv/ drejtorin Toma dhe persona të tjerë, por për punimet e rrugës Elbasan-Gjinar.

    Zv. drejtori Andi Toma është personi tjetër që është arrestuar nga policia për abuzimet në rrugën Elbasan-Gjinar.

    Ai ka qenë ish-drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve nga viti 2008-2013 (në kohën kur qeveriste PD).

    Andi Toma ka qenë ish-funksionar i Partisë Demokratike i arrestuar dhe disa vite më parë për abuzimet gjatë ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës.(TemA)

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Prangat e vonuara nga politika

    Nga Mero Baze/

    Para disa muajsh, një prokurore e Elbasanit prodhoi një lajm në opinionin publik, pasi denoncoi se i kishin tërhequr në mënyrë të paligjshme tre dosje që ajo kishte nën hetim. Ngjarja dukej e pabesueshme për të qenë e vërtetë si “rrëmbim”, por ishte e vërtetë se asaj i ishte ndërprerë forcërisht hetimi. Kryeprokurori i Elbasanit i kishte tërhequr ato dosje, për t’ia hequr nga duart një prokuroreje që po i bënte gati për gjykatë.

    Ndaj kësaj ngjarje në atë kohë pati një reagim politik të Sali Berishës, i cili tha se është “vjedhur” dosja e Saimir Tahirit me biznesmenin Sota, një nga ato krijimtaritë plot fantazi të “qytetarit digital”, që në të vërtetë kërkonte të fshihte një krim.

    http://www.panorama.com.al/zbulohet-...re-do-zhdukej/

    Me ndryshimin e kryeprokurorit të Përgjithshëm dhe shkarkimin e prokurorit të Elbasanit, që deshi të “vetëflijohej” në zyrë për ato dosje, dosjet u rikthyen tek prokurorja dhe rezultati i parë i tyre është arrestimi i dy ish- drejtorëve të Përgjithshëm të Drejtorisë së Rrugëve të Shqipërisë, për një histori të pabesueshme korrupsioni, rreth 5 milionë euro, me një rrugë që lidh Elbasanin me fshatin malor të Gjinarit. Për këtë kanë shkuar në burg përveç dy drejtorëve të Përgjithshëm, dhe 9 zyrtarë dhe biznesmenë të tjerë.

    Pas arrestimit kemi një qëndrim politik të LSI, e cila kërcënon se gjyqi është politik dhe se ata që e kanë bërë, do ta paguajnë.

    Tani, nëse je qytetar normal në këtë vend dhe pret të funksionojë drejtësia, shikon se janë së paku dy qëndrime politike ndaj një afere korruptive, që të bëjnë të besosh se drejtorët e Përgjithshëm janë vërtet viktima, por më shumë se sa të drejtësisë, të shefave të tyre politik, të cilët janë më të shqetësuar se ata.

    I pari, Sali Berisha. Reagimi i tij për “dosjen e zhdukur të Andi Tomës”, të cilën e ka ditur shumë mirë çfarë është, duke e justifikuar si dosje të Saimir Tahirit, është një pistë e pastër e përpjekjes së tij, për të fshehur gjurmët e atyre që donin të zhduknin dosjen.

    Duhet të kujtoj se Andi Toma është burri i partneres në biznesin e studios së Argita Berishës, dhe është në atë detyrë për shkak të gruas që ishte shoqja e vajzës së Sali Berishës. Ai i iku një dënimi për korrupsion në “Rrugën e Kombit”, pasi dosja u mbyll me procedure për shkak se “peshku i madh” ishte Lulzim Basha.

    Më pas, e ka shtyrë sa ka mundur me Adriatik Llallën dhe mjaftoi ikja e tij prej zyrës, që çështja të shkonte në Gjykatë.

    Bëhet fjalë për një rrugë të prokuruar qysh më 2009, dhe të pabërë kurrë, e cila është marrë formalisht në dorëzim dhe janë likujduar “ndërtuesit”.

    Pastaj ka ardhur në detyrë pasardhësi i tij, i cii po ashtu ka hedhur disa miliona të tjera në të njëjtën rrugë, duke e arnuar dhe duke mbyllur sytë para asaj që kishte ndodhur.

    Tani ndaj këtij procesi, ka një reagim po ashtu politik, në formën e një kërcënimi për ditët e tij të burgut.

    E vërteta është se drejtësia shqiptare nuk vuan nga dënimet e kota pa fakte, më shumë se nga mos-dënimet me fakte. Nëse nuk ka fakte për të, natyrisht që ai do të jetë i lirë. Problemi është se nëse faktet ekzistojnë dhe dosja është mbajtur tre vjet në sirtare, dhe në fund është tentuar të zhduket, atëhere hetimi duhet të zgjerohet edhe për ata që kanë bërë të mundur këtë gjë.

    Unë nuk e njoh personalisht as Andi Tomën, i cili është bërë më shumë i njohur si burri i shoqes Argitës, se sa si zyrtar, dhe as Dashamir Xhikën. Nuk kam ndonjë emocion për procesin ndaj tyre, por për përpjekjet për të shmangur gjykimin e tyre në kohë, nga politika. Në këtë rast, është e pastër që së paku Sali Berisha tentoi disa muaj më parë të justifikonte “zhdukjen” e dosjes, duke shpikur një pistë tjetër, dhe sot LSI po del që është shumë e informuar që zyrtari i saj, ka tre vjet nën hetim dhe është e çuditur pse po veprohet tani.

    Në këtë rast, kjo është prova më e mirë, se si politika ka penguar drejtësinë dhe se si tani drejtësia filloi të hetojë politikën.

    Dhe është mirë që bashkë me autorët e dosjeve, të hetohen dhe ata që i penguan të hetohen këto dosje. Ky proces bile vlen më shumë për ata që e kanë penguar, se sa për ata që po gjykohen. Ata sekserë duket që kanë qenë.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Pas arrestimit të drejtorit të LSI, pranga ish-drejtorit të Rrugëve të Bashës dhe disa zyrtarëv

    Ne fakt keta te opozites jane futur ne nje rreth vicioz qe nuk ka perendi qe ti shpetoje.

    I jane futur nje budalliku qe si do shkoje situata do humbasin. Eshte paradoks por po pati arrestime do quhet sukses i Rames po nuk pati arrestime do jete po prap sukses i Rames (se nuk ka kapur drejtesine).

    Si do ta rrotullosh kete muhabet ata qe do ta hajn eshte opozita. Te kerkojne arrestime nuk vin dot ne pushtet te mos kerkojne arrestime duhet te mbajne Ramen.

    I ka futur "Rama" ne nje qorrsokak qe jo qe nuk dine se çfare te kerkojne por nuk dine as se çfare te mendojne.

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Pas arrestimit të drejtorit të LSI, pranga ish-drejtorit të Rrugëve të Bashës dhe disa zyrtarëv

    prit prit se ska kap asgje akoma rrjeta, do kete tjeter proteste kunder drejtesise Lol

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    80 mln euro dëm në rrugën Elbasan-Tiranë; arrestohen dy ish-zyrtarë të ARRSH

    Mbrëmjen e kësaj të diele, policia ka arrestuar edhe dy shtetasit Albens Alite dhe Aksel Qurduka, ish-drejtorë menaxhimi projekti pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.


    Pas dhënies së masës së dytë të sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e ARRSH-së, Dashamir Xhika, Alite dhe Qurduka ishin në kërkim nga policia, që bëri të mundur ndalimin e tyre në orët e mbrëmjes së të dielës.

    Në këtë çështje të dytë, të filluar nga Krimet e Rënda ndaj Dashamir Xhikës, Albens Alites dhe Aksel Qurdukës, prokurorët dyshojnë për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” për rrugën Elbasan-Tiranë, për një dëm ndaj shtetit që Krimet e Rënda e llogarisin në rreth 80 milionë euro.

    Top Channel

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •