Ariela Murati ka qenë duke ecur vetëm në rrugën pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza. Shiu i kësaj të diele rralloi lëvizjet në rrugë dhe askush nuk e vuri re përballjen e vajzës me Aldion Belulin.
23 vjeçari i kërkonte të lidheshin bashkë thotë policia, por siç duket ishte refuzuar vazhdimisht nga vajza. Momentet e fundit mes të dyve janë të paqarta, por Aldisoni e ndaloi Arielën i armatosur.
Refuzimi ka qenë i fundit. 23 vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar vajzën në bark.
Më pas vuri armën në kokë dhe tërhoqi këmbëzën.
Të dy janë shtrirë në tokë. Në momentet e fundit Ariela qëndroi e shtrirë rrethuar nga të panjohur, ndërsa plaga në bark i rridhte gjak.
Nuk është e qartë, nëse përndjekja e Aldison Belulit kishte krijuar shqetësime të forta tek 21 vjeçarja. Mbetet për t’u parë nëse vrasësi kishte precedentë penalë apo ishte denoncuar më herët në polici. Dy trupat e të rinjve qëndruan për rreth 30 minuta të shtrirë në tokë thanë dëshmitarë okularë për Lapsi.al.
Kur mbërriti ambulanca të dy bashkë u dërguan në reanimacion. Vajza ndërroi jetë sapo mbërriti në spital, ndërsa vrasësi me një plumb në kokë është në gjendje të rëndë.
Krijoni Kontakt